SURA 114. NAS
Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit
1. Thuaj: "Mbështetem (mbrohem) me Zotin e njerëzve!
2. Sunduesin e njerëzve,
3. Të adhuruarin e njerëzve,
4. Prej të keqes së cytësit që fshihet.
5. I cili bën cytje në zemrat e njerëzve,
6. Qoftë ai (cytësi) nga xhinët ose nga njerëzit".
Kur'ani Fisnik Noble Kuran
albanian quran
Saturday, 28 May 2011
SURA 113. FELEK
SURA 113. FELEK
Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit
1. Thuaj: I mbështetem Zotit të agimit,
2. Prej dëmit të çdo krijese, që Ai e krijoi.
3. Dhe prej errësirës së natës kur ngryset plotësisht.
4. Dhe prej dëmit të atyre që lidhin dhe fryejnë nyja.
5. Edhe prej dëmit të smirëkeqit kur sipas smirës vepron.

SURA 112. IHLAS

1. Thuaj: Ai, All-llahu është Një!
2. All-llahu është Ai që çdo krijesë i drejtohet (i mbështetet) për çdo
nevojë.
3. As s'ka lindur kë, as nuk është i lindur.
4. Dhe Atij askush nuk i është i barabartë.

SURA 111. MESED

1. Qoftë i shkatërruar Ebi Lehebi, e ai më është shkatërruar!
2. Atij nuk i bëri dobi pasuria e vet, as ajo çka fitoi!
3. Ai do të hyjë në një zjarr të ndezur flakë.
4. E edhe gruaja e tij, ajo që barti dru (ferra),
5. E në qafën e saj ajo ka një litar të përdredhur.

SURA 110. NASR

1. Kur erdhi ndihma e All-llahut dhe çlirimi (ngadhënjimi),
2. Dhe i pe njerëzit që po hyjnë turma-turma në fenë e All-llahut.
3. Ti, pra, lartësoje Zotin tënd duke falënderuar dhe kërko nga Ai
falje. Ai vërtet pranon shumë pendimin, është mëshirues i madh.

SURA 109. KAFIRUN

1. Thuaj: "O ju jobesimtarë!
2. Unë nuk adhuroj atë që ju e adhuroni!
3. As ju nuk jeni adhurues të Atij që unë e adhuroj!
4. Dhe unë kurr nuk do të jem adhurues i asaj që ju adhuroni!
5. Por edhe ju nuk do të jeni adhurues të Atij që unë adhuroj!
6. Ju keni fenë tuaj (që i përmbaheni), e unë kam fenë time (që i
përmbahem)!

SURA 108. KEWTHER

1. Ne, vërtet, të dhamë ty shumë mira.
2. Andaj, ti falu dhe prej kurban për hirë të Zotit tënd!
3. E s'ka dyshim se urrejtësi yt është farësosur.

Subscribe to:
Posts (Atom)