SURA 46. AHKAF
Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit
1. Ha, Mimë.
2. (Ky) Libër i shpallur prej All-llahut, të fuqishmit, të urtit.
3. Ne nuk i krijuam qiejt e tokën dhe atë që ekziston ndërmjet tyre,
përpos me qëllim dhe për një afat të caktuar, kurse ata që nuk besuan
nuk i vunë veshin asaj me çka u tërhiqet vërejtja.
4. Thuaj: "Më thuani për ata që pos All-llahut i adhuroni, më tregoni
se çka krijuan ata në tokë dhe a kanë pjesëmarrje në (krijimin në)
qiejtë? Nëse e thoni të vërtetën, më sillni ndonjë libër para këtij ose
ndonjë gjurmë të mbetur prej diturisë".
5. Kush është më i humbur se ai që pos All-llahut lut diç që nuk i
përgjigjen atij deri në kijamet, pse ata (që luten) janë gafilë ndaj
lutjes së tyre.
6. E kur do të tubohen njerëzit, ata (zotat e tyre) do të jenë armiq të
tyre (të adhuruesve) dhe do ta mohojnë adhurimin e tyre (të
idhujtarëve).
7. Dhe kur atyre u lexoheshin ajetet Tona të qarta, ata të vërtetës
(Kur'anit) që u erdhi, i thanë: "Kjo është magji e hapët!"
8. Ose i thonë se ai (Muhammedi) e trilloi. Thuaj: "Nëse unë kam
trilluar atë, ju nuk keni mundësi asgjë të më mbroni prej All-llahut.
Ai e di më së miri se çka i mveshni ju atij, por mjafton që Ai është
dëshmitarë ndërmjet meje e ndërmjet jush, Ai është mëkatfalësi,
Mëshiruesi".
9. Thuaj: "Unë nuk jamë risimtar prej të dërguarve, e nuk e di se çka
do të bëhet me mua e as me ju, unë nuk ndjek tjetër vetëm atë që më
shpallet, unë nuk jam tjetër pos i dërguar që ju tërheq vërejtjen
qartas".
273
10. Thuaj: "Më tregoni mua se nëse ai (Kur'ani) është prej All-llahut,
e ju e mohuat (si do të jetë puna e juaj), ndërsa një dëshmitar nga
beni israilët e dëshmoi si të tillë (të zbritur prej All-llahut) dhe i
besoi, kurse ju bëtë kryelartësi (a nuk jeni zulllumqarë)?" E, s'ka
dyshim se All-llahu një popull që është mizor, nuk e udhëzon në rrugën
e shpëtimit.
11. E ata që nuk besuan, atyre që besuan u thanë: "Sikur të ishte ai
(Kur'ani - feja) ndonjë e mirë, ata nuk do ta përqafonin para nesh!" E
derisa nuk drejtohen me të (Kur'anin), ata do të thonë: "Ky është
trillim i kahershëm".
12. E para tij ishte libri i Musait, prijës dhe mëshirë, e edhe ky
është libër që vërteton (librin e Musait), është në gjuhën arabe për
t'ia tërhequr vërejtjen atyre që nuk besuan, kurse myzhde për
besimtarët.
13. Ata që thanë: "All-llahu është Zoti ynë dhe qëndruan besnikrisht,
për ta nuk ka frikë dhe ata nuk do të pikëllohen.
14. Të tillët janë banues të Xhennetit, aty do të jenë përgjithonë, atë
e kanë shpërblim pë veprat që i bënë.
15. Ne e urdhëruam njeriun t'u bëjë mirë prindërve të vet, ngase nëna e
vet me mundim e barti dhe me vështirësi e lindi, e bartja e tij dhe
gjidhënia e tij zgjat tridhjetë muaj (e ai vazhdon të jetojë) derisa të
arrijë pjekurinë e vet dhe kur t'i mbush dyzet vjet ai thotë: "Zoti im,
më inspiro mua që të falënderoj për të mirën tënde që ma dhurove mua
dhe prindërve të mij, që të bëj vepra të mira që i pëlqen Ti dhe m'i
bën të mirë pasardhësit e mij, unë pendohem te Ti dhe unë jam me
myslimanët.
16. Të tillët janë ata që Ne ua pranojmë në mënyrë më të mirë atë që
punuan, ua kapërcejmë të këqijat e tyre duke rradhitur me banuesit e
Xhennetit. (Ky është) Premtim i vërtetë që u është premtuar.
17. E ai që prindërve të vet u thotë: "Oh, përr ju!, a më premtoni mua
se do të ringjallem, kur sa e sa gjenerata kanë kaluar para meje (e nuk
u ringjallën)?" E ata të dy e lusin All-llahun ta udhëzojë (duke i
thënë atij) "I mjeri ti, beso, se premtimi i All-llahut është i saktë!"
po ai thotë: "Kjo nuk është tjetër vetëm se legjendë e të lashtëve!"
18. Ata janë të tillë, kundër të cilëve a marrë fund vendimi (të jenë
banues të zjarrit) si në popujt nga exhinët dhe njerëzit që kaluan para
tyre, sepse ata ishin të humbur.
19. E, secilit sipas veprave që i bënë i takon shkalla, e shpërblimi
për veprat e tyre do t'u plotësohet, e nuk u bëhet padrejtë.
20. E në ditën kur ata që nuk besuan paraqiten pranë zjarrit (e u
thonë): Ju i shfryëzuat të mirat në jetën e dynjasë dhe i përjetuat
ato, e sot, për shkak se keni bërë mendjemadhësi në tokë pa të drejtë
dhe për shkak se nuk respektuat urdhërat e Zotit, do të shpërbleheni me
dënim nënçmues.
21. Përkujto vëllain e Adit (Hudin) kur popullin e vet në Ahkafë e
qortoi, megjithatë qortime pati edhe para edhe pas tij, (u tha): Të mos
adhuroni tjetër vetëm se All-llahun, pse unë i kam frikë dënimit tuaj
në ditën e madhe!
22. Ata i thanë: "A ke ardhur të na largosh prej zotave tanë?! Nëse je
i sigurt, na sjell atë me çka na kërcënohesh.
274
23. Ai tha: "Vetëm All-llahu di atë, ndërsa unë po ju kumtoj atë për
çka jam i dërguar, por unë po ju shoh se jeni popull injorant.
24. E kur e panë të paraqitur (renë) të drejtuar kah luginat e tyre,
thanë: "Kjo re do të na sjellë shi!" jo, kjo është ajo që ju e kërkuat
sa më shpejt, një erë (shtrëngatë) me një dënim të dhemshëm.
25. (Erë) që me lejen e Zotit të saj, rrënon çdo send. Dhe aguan
ashtuqë nuk shihej tjetër përveç banesave të tyre. Ashtu, Ne e
ndëshkojmë popullin zullumqarë.
26. Ne u patëm mundësuar atyre (fuqi, pasuri, jetë të gjatë), atë që
nuk u mundësuam juve, u patëm dhënë të dëgjuar, të parë e edhe zemra
(të menduar), por atyre nuk u bëri dobi asgjë, as të dëgjuarit e tyre,
e as të parit e tyre e as zemrat e tyre, pse ata ishin që i mohonin
argumentet e All-llahut, andaj, i përfshiu ajo me të cilën talleshin.
27. Ne i zhdukëm disa vendbanime përreth jush, u përsëritëm argumentet
ashtuqë të kthehen (në rrugën e drejtë).
28. Përse atyre nuk u ndihmuan zotat, të cilët i adhuruan pos Allllahut,
në shenjë të afrimit me ta (te All-llahu)? Por, ata humbën prej
syve të tyre. Ajo ishte gënjeshtër e tyre dhe ajo që trillonin ata
vetë.
29. (Përkujto) Kur disa prej exhinëve i drejtuam te ti që të dëgjojnë
Kur'anin dhe kur u afruan dhe e dëgjuan atë, thanë: "Heshtni!" dhe kur
u krye, u kthyen te populli i vet dhe e këshilluan.
30. Thanë: "O populli ynë, në dëgjuam një libër të shpallur pas Musait,
që vërteton atë para tij, që udhëzon në të vërtetën dhe në rrugën
drejtë!"
31. O populli ynë, përjigjuni thirrësit të All-llahut dhe besoni atij!
Ai ju falë mëkatet tuaja dhe ju shpëton prej një dënimi plot vuajtje.
32. E kush nuk i përgjigjet atij që thërret në rrugën e All-llahut, ai
nuk është i pamposhtur në tokë dhe pos Atij, ai nuk ka mbrojtës, të
tillët janë në një humbje të hapët!"
33. A nuk e dinë ata se All-llahu që krijoi qiejt dhe tokën dhe nuk u
lodh në krijimin e tyre, Ai ka fuqi t'i ngjallë të vdekurit. Po, Ai
është i plotfuqishëm për çdo send.
34. E ditën kur ata që nuk besuan paraqiten pranë zjarrit (e u thuhet):
"A nuk është ky (dënimi) i vërtetë?" Ata thonë: "Po pasha Zotin tonë!"
Ai thotë: "Për shkak se nuk besuat, pra vuanie dënimin!"
35. Ti (Muahamed) duro, ashu sikurse duruan të dërguarit e vendosur dhe
mos kërko ngutjen e dënimit për ta, sepse ditën kur do ta përjetojnë
atë (dënimin) që u është premtuar, atyre u duket sikur nuk kanë jetuar
vetëm se në një moment të shkurtër të ditës. Kumtesë e mjaftueshme! A
mos shkatërrohet kush, pos popullit të shfrenuar
No comments:
Post a Comment