SURA 62. XHUM'A
Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit
1. Çka ka në qiej dhe çka ka në tokë bën tesbih All-llahun, Sunduesin,
të Pastërin nga çdo e metë, të Fuqishmin e të Urtin.
2. Ai është që arabëve të pashkolluar u dërgoi Pejgamberin nga mesi i
tyre që t'ju lexojë ajetet e Tij, t'i pastrojë ata, t'ua mësojë librin
dhe sheriatin, edhe pse më parë ata ishin në një humbje të dukshme.
3. (U dërgoi) edhe të tjerëve që nuk i arritën ata, Ai është
ngadhnjyesi, i urti.
4. Kjo është mirësi e All-llahut, që ia jep atij që do, e All-llahu
është i zoti i dhuntisë së përsosur.
5. Shembulli i atyre, që janë obliguar me Tevrat, dhe nuk e zbatojnë
atë, është si shembulli i ndonjë gomari që bart libra. Shembull i keq,
është shembull i popullit që përgënjeshtroi ajetet e All-llahut, e Allllahu
nuk udhëzon në rrugë të drejtë popullin jobesimtarë.
6. Thuaj: "O ju që i përmbaheni jehudizmit, nëse pretendoni se jeni më
të afërmit e All-llahut e jo njerëzit e tjerë, atëherë kërkonie
vdekjen, po qe se jeni të sinqertë (në atë që thoni)".
7. Po, ata nuk e dëshirojnë kurrë atë, për shkak të asaj që e punuan me
duart e veta, e All-llahu e di shumë mirë se kush janë mizorët.
8. Thuaj: "S'ka dyshim se vdekja prej së cilës po ikni, ka për t'ju
zënë, e mande do të silleni te Ai që e di të padukshmën dhe të dukshëm,
dhe atëherë Ai do t'ju njoftojë me atë që keni punuar".
9. O ju që besuat, kur bëhet thirrja për namaz, ditën e xhumasë, ecni
shpejt për aty ku përmendet All-llahu (dëgjojeni hutben, falnie
305
namazin), e lini shitblerjen, kjo është shumë më e dobishme për ju nëse
jeni që e dini.
10. E, kur të kryhet namazi, atëherë shpërndanuni në tokë dhe kërkoni
begatitë e All-llahut, por edhe përmendnie shpeshherë All-llahun, ashtu
që të gjeni shpëtim.
11. Po, kur ata shohin ndonjë tregti, ose ndonjë aheng mësyhen atje,
kurse ty të lënë në këmbë. Thuaju: "Ajo që është tek All-llahu është
shumë më e mirë se dëfrimi dhe tregëtia, e All-llahu është furnizuesi
më i mirë!"
No comments:
Post a Comment