Saturday, 28 May 2011

SURA 12. JUSUF

SURA 12. JUSUF
Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit
1. Elif, Lamë, Ra. Këto (ajete që t'u zbritën) janë ajetet e librit të
qartë.
2. Ne e zbritëm atë Kur'an arabisht, ahtu që ta kuptoni.
3. Ne me të shpallur të këtij Kur'ani po të rrëfejmë ty (Muhammed) me
të bukurin rrëfim, edhe pse para tij ishe nga të painformuarit.
4. (përkujto) Kur Jusufi, babait të vet i tha: "O baba im, unë pashë
(në ëndërr) njëmbëdhjetë yje dhe diellin e hënën, i pashë duke më bërë
mua sexhde!"
5. Ai (Jakubi) tha: "O biri im, mos u trego ëndërrën tënde vëllezërve
tu, se po të bëjnë ndonjë dredhi, s'ka dyshim, djalli për njeriun është
armik i hapët".
6. Ja, kështu Zoti yt të zgjedh ty, të mëson interpretimin e ëndërrave,
plotëson dhuntinë e Tij ndaj teje dhe familjes së Jakubit, sikrse pat
plotësuar atë më parë ndaj prindërve tu, Ibrahimit dhe Is-hakut.
Vërtet, Zoti yt është më i dijshmi, më i urti!"
7. Njëmend,për ata që pyesin (interesohen) në ndodhinë e Jusufit dhe të
vëllezërve të tij, pati fakte (mbi fuqunë e Zotit).
8. Kur ata (vëllezërit) thanë: "Pasha Zotin, Jusufi dhe vëllai i tij,
janë më të dashur te baba ynë se sa ne, ndërsa ne jemi grup (i fortë).
Vërtet, babai ynë është në gabim sheshazi.
9. Mbytnie Jusufin ose hidhnie diku larg në një vend e babai juaj t'ju
dojë juve e pas asaj (pendohuni) bëheni njerëz të mirë.
10. Njëri prej tyre tha: "Mos e mytni Jusufin, e në qoftë se jeni për
të bërë diç, lëshonie atë në fund të bunarit, do ta marrë atë dikush
prej udhëtarëve".
11. Ata thanë: "O baba ynë ç'ke që nuk na beson për Jusufin, e ne ia
duam të mirën atij?
12. Dërgoje nesër atë me ne, le të hajë pemë dhe le të luajë me siguri
do ta ruajmë atë.
13. Ai tha: "Unë mallëngjehem po të vijë me ju, e edhe kam frikë se do
ta hajë ujku, kur mungon kjdesi juaj për të".
14. Ata thanë: "Për Zotin, nëse e ha ujku, e duke qenë në grup kaq i
fortë, atëherë ne mos qofshim fare!"
15. Pasi që ata shkuan me të dhe vendosën ta vënë në fund të bunarit,
Ne i shpallëm: "Ti do t'i njoftosh ata për këtë vepër të tyre, e duke
mos ditur ata (do të vijë koha të ju thuash për këtë vepër e ata nuk do
të dinë se ti je Jusufi)".
16. E në mbrëmje erdhën duke qarë te baba i tyre.
17. Thanë: "O baba ynë, ne shkuam të bëjmë gara, e Jusufin e lamë te
teshat tona edhe atë e kishte ngrënë ujku. Ti nuk do të na besosh neve,
edhe po të jemi të vërtetë!"
18. E erdhën (i sollën) e në këmishën e tij me gjak të rrejshëm. Ai
tha: "Jo, (nuk e ka ngrënë ujku), por epshet tuaja ua hijeshuan punën.
118
Halli im është: durim i mirë. All-llahu është nga i cili kërkohet
ndihmë për këtë që përshkruani ju".
19. Dhe atypari kaloi një gru udhëtarësh, e e dërguan ujëbartësin (për
ujë), e ai e lëshoi kofën e vet (në bunar) dhe tha: "Myzhde! Qe një
djalosh!" Ata e fshehën atë si mall tregtie. Po All-llahu e dinte shumë
mirë se ç'vepronin ata.
20. Dhe e shitën atë (Jusufin) për një çmim të vogël, për disa dirhemë
(masë argjendi) të numëruar, sepse në mesin e tyre pati asish që nuk
lakmuan (për çmim më të lartë).
21. E ai që e bleu nga Misiri (Egjipti) i tha gruas së vet: "Bëni
pritje të kënaqshme, se është shpresë t'ia shohim hajrin ose ta
adoptojmë për fëmijë!" Ja, kështu (sikuse e shpëtuam nga bunari), Ne i
bëmë vend Jusufit në tokë (në Egjipt), e që t'ia mësojmë atij
shpjegimin për disa ëndërra. All-llahu është mbizotërues i punës së
vet, por shumica e njerëzve nuk e dinë (fshehtësinë e çështjeve).
22. E kur e arriti pjekurinë e tij, Ne i dhamë pushtet e dituri. E
kështu Ne i shpërblejmë punëmirët.
23. E ajo, në shtëpinë e së cilës ishte Jusufi, i bëri lajka atij dhe
ia mbylli dyert e i tha: "Eja!" Ai (Jusufi) tha: "All-llahu më rruajtë,
ai zotëriu im (e burri yt), më nderoi me vendosje të mirë (si mud t'i
bëj hile në familje)?". S'ka dyshim se tradhtarët nuk kanë sukses.
24. Ajo e mësyni atë qëllimisht, e atij do t'i shkonte mendja ndaj saj,
sikur të mos i prezentohej argumenti nga Zoti i tij. Ashtu (e bëmë të
vendosur) që të largojmë nga ai të keqen dhe të ndytën. Vërtet, ai
ishte nga robët tanë të zgjedhur.
25. Dhe, që të dy ata u ngutën kah dera, e ajo ia grisi këmishën e tij
nga mbrapa dhe pranë dere ata të dy takuan burrin e saj, e ajo tha
"Çfarë mund të jetë ndëshkimi i atij që tenton të keqen në familjen
tënde, përpos të burgoset, ose dënim të dhembshëm!?"
26. Ai (Jusufi) tha: "Ajo m'u vërsul mua!" Një dëshmitarë nga familja e
saj gjykoi: nëse këmisha e tij është grisur përpara, ajo ka thënë të
drejtën, kurse ai gënjen.
27. E nëse këmisha e tij është grisur prapa, atëherë gënjen ajo, kurse
ai është i drejtë.
28. E kur e pa ai (burri i saj) këmishën e tij të grisur prapa, tha:
"Kjo është dredhi juaja, vërtet dredhia juaj është e madhe!"
29. "Jusuf, largohu nga kjo (mos ia përmend askujt)! E ti (gruas) kërko
falje për mëkatin tënd, se vërtet ti qenke fajtore!"
30. Një grup nga gratë e qytetit thanë: "Gruaja e zotëriut (e
ministrit) i vërsulet marrëzisht shërbëtorit të vet, atë e ka kapluar
në shpirt dashuria, e ne jemi të bindura se ajo është në humbje të
hapët.
31. E kur ajo dëgjoi për ato përshpëritjet e tyre, dërgoi t'i thërrasë
ato, u përgaditi vendmbështetje dhe secilës prej tyre i dha nga një
thikë e tha: "Dilu para atyre!" Kur e panë atë, ato u tronditën dhe i
prenë duart e tyre e thanë: "All-llahut i qofshim falë! Ky nuk është
njeri, ky nuk është tjetër vetëm se ndonjë engjëll i lartë!"
119
32. Ajo tha: "Qe, ky është ai për të cilin më qortuat mua, e unë e
mësyna atë, po ai u ruajt fort. Po qe se nuk bën çka e urdhëroj, ai
gjithqysh do të burgoset dhe do të nënçmohet".
33. Ai (Jusufi) tha: "O Zoti im, burgu është më i dëshiruar për mua, se
sa atë që më ofrojnë ato mua dhe nëse Ti nuk largon prej meje dredhinë
e tyre, unë mund të anoj te ato e të bëhem injorant.
34. E Zoti i tij ia pranoi lutjen atij dhe e largoi nga ai dredhin e
tyre. Vërtet, Ai është që dëgjon (lutjet) dhe di (gjendjen).
35. Mandej, pasi që vertetuan argumentet (e pastërtisë së Jusufit),
atyre (ministrit dhe rrethit të tij) iu paraqit ideja që atë për një
kohë ta burgosin.
36. Së bashku me të hynë në burg dy të rinj. Njëri prej atyre dyve tha:
"Unë ëndërrova veten se po shtrydhi (rrush për) verë". E tjetri tha
"Unë ëndërrova se po bart mbi kokë një bukë nga e cila hanin shpezët".
Na trego komentimin e saj, se ne të konsiderojmë nga komentuesit e mirë
(të ëndërrave).
37. Tha: "Nuk ju vjen juve ndonjë ushqim me të cilin ushqeheni, e që
unë të mos dijë, t'ju përshkruaj atë para se t'ju vijë. Kjo është nga
ajo çka më mësoi Zoti im (nuk është fall e as prognozë). Unë kam
braktisur fenë e një populli që nuk e beson All-llahun as botën tjetër,
e ata ishin jobesimtarë".
38. Unë e ndoqa fenë e prindërve të mij: Ibrahimit, Is-hakut, Jakubit.
Neve nuk na takoi t'i përshkruajmë kurrë një send shok All-llahut. Ky
(besim i drejtë) është dhuratë e madhe nga All-llahu ndaj nesh dhe ndaj
njerëzve, por shumica e njerëzve nuk ia dinë vlerën.
39. O ju dy shokët e mij të burgut, a është më mirë të adhurohen zota
të ndryshëm ose All-llahu, i vetmi ngadhënjimtar?"
40. Ata që ju adhuroni përveç All-llahut, nuk janë tjetër vetëm se emra
që pagëzuat ju dhe prindërit tuaj. All-llahu nuk shpalli ndonjë fakt
për ta, vendimi (në çështjen e adhurimit) nuk i takon kujt, pos Allllahut,
e Ai urdhëroi të mos adhuroni tjetër vetëm Atë. Kjo është feja
e drejtë, por shumica e njerëzve nuk e dinë.
41. O shokët e mij të burgut! Njëri prej ju dyve do t'i japë të pijë
verë zotëriut të vet, e tjetri do të varet, kurse shpezët do të hanë
nga koka e tij. Çështja për të cilën kërkuat shpjegim, ka marrë fund
(kështu).
42. E atij për të cilin besonte se është i shpëtuar i tha: "Më përkujto
mua te zotëriu yt". Po djali e vuri në harresë ta përkujtojë te zotëriu
i tij, e për këtë mbeti në burg disa vjet.
43. E (kur u afrua lirimi i Jusufit) mbreti tha: "Kam parë ëndërr
shtatë lopë të majme dhe shtatë lopë të dobëta që i hanin ato (të
dobëtat, i gëlltitën ato të majmet) dhe shtatë kallinj të gjelbër (që
kishin lidhur frytin) e (shtatë) të tjerë të tharë. O ju pari, nëse
dini të interpretoni ëndërrën, më tregoni për ëndërrën time!"
44. Ata (paria) thanë: "Ëndërra të përziera, e ne nuk dimë komentimin e
ëndërrave të tilla".
45. E ai prej atyre dyve që shpëtoi (që i pat thënë Jusufi ta përmendë)
e përkujtoi pas një periudhe e tha: "Unë ju tregoj kuptimin e saj. Pra
më lejoni të shkoj (te Jusufi)".
120
46. (E dërguan te burgu, e ai tha) O Jusuf, o ti i drejti, na shpjego
për shtatë lopë të dobëta që i hanin shtatë lopë të majme, dhe shtatë
kallinj të gjelbër e shtatë të thatë, e ndoshta po kthehem te njerëzit
(me përgjigje), ashtu që edhe ata të kuptojnë (vlerën dhe dijen tënde)!
47. Ai (Jusufi) tha: "Mbillni shtatë vjet vazhdimisht, e çka keni
korrur lënie në kallinj, përveç një pakice nga e cila do të hani.
48. Pastaj, do të vijnë shtatë (vjet) të vështira (me skamje) që do ta
hanë atë që e keni ruajtur për to, përveç një pakice nga ajo që do ta
ruani (në depo për farë).
49. Mandej, pas asaj vjen një vit (i begatshëm) në të cilin njerëzve u
bie shi dhe në të cilin do të kenë të vjela (vit i begatshëm në
përgjithësi)".
50. E mbreti tha: "Më sillni mua atë (Jusufin)!" Dhe kur i shkoi atij
(Jusufi) i dërguari (i mbretit), ai itha: "Kthehu te zotëriu yt dhe
pyete atë: ç'është puna e grave, që i prenë duart e tyre? Vërtet, Zoti
im e di shumë mirë dredhinë e tyre".
51. Ai (mbreti) tha: "Çka ishte puna juaj kur ju vetë e dëshiruat (iu
vërsulët) Jusufin?" Ato thanë: "Zoti na ruajt, ne nuk dijmë ndaj tij
asnjë të keqe!" Gruaja e ministrit tha: "Tash doli në shesh e vërteta,
e unë iu vërsula atij me dashuri, e ai është nga të drejtit!"
52. Këtë (e bëra thotë Jusufi) për ta ditur ai (ministri) se unë nuk e
tradhtova tinëzisht dhe së vërtet All-llahu nuk realizon dredhinë e
tradhtarëve.
53. Unë nuk e shfajsoj veten time, pse epshi është shumë nxitës për të
keqen, përveç atë që ka mëshiruar Zoti im, se Zoti im është që fal e
mëshiron shumë.
54. Mbreti tha: "Me sillni mua atë, theshtë ta veçoj për veten time!"
(ia sollën Jusufin) E pasi që bisedoi me të tha: "Tash ti ke pozitë dhe
je i besueshëm".
55. Ai (Jusufi) tha: "Më cakto mua përgjegjës të depove të vendit, unë
jam besnik i dijshëm".
56. Dhe kështu Ne Jusufit i dhamë pozitë në vend (në Egjipt) zinte vend
aty ku dëshironte. Ne e pajisim me të mira tona atë që duam, e Ne nuk
ua humbim shpërblimin punëmirëve.
57. Po shpërblimi i botës tjetër, gjithsesi është shumë më i mirë për
ata që besuan dhe ata që u frikësuan dhe u ruajtën.
58. Dhe (pas një kohe) vijnë vëllezërit e Jusufit e hynë tek ai, e ai i
njohti, ndërsa ata nuk e njihnin.
59. E pasi i furnizoi me të gjithë artikujt e nevojshëm (me barë drithi
për të cilin kishin ardhur, etj), u tha: "Më sillni një vëlla tuajin që
e keni nga baba, a nuk e vëreni se unë vërtet u plotësoj barrën
(peshojën) dhe se unë jam mikëpritësi më i mirë!"
60. E nëse nuk ma sillni atë (vëllaun), Ju nuk do të merrni tek unë
barë drithi (për ushqim), e as mos iu afroni (vendit tim).
61. Ata thanë: "Ne do të përpiqemi për të (për ta marrë) te babai i tij
dhe gjithsesi ne do të bëjmë atë!"
62. Ai (Jusufi) djelmoshave të tij shërbëtorë u tha: "Vënie mallin e
tyre (barrën që kishin sjellë për të blerë drith) në barrët e tyre,
121
ashtu që kur të këthehen te familja e tyre (t'i hapin barrët) ta
njohin, e ndoshta do të kthehen sërish te na".
63. E kur u kthyen te babai i tyre thanë "O baba ynë, po na ndalohet
barra (drithi), lejoni të vijë me ne vëllau ynë (Binjamini) që të
marrim ushqim, e ne do ta ruajmë atë (nga çdo e keqe)".
64. Ai (Jakubi) tha: "A t'u besoj për këtë, vetëm sikurse u besova më
parë për vëllain e tij (Jusufin), po All-llahu është mbrojtësi më i
mirë dhe Ai është mëshirues i mëshiruesve".
65. E kur i hapën barrët e tyre, e gjetën mallin e tyre që iu ishte
kthyer dhe thanë: "O ati ynë, çka duam më tepër, qe, ky është malli ynë
që na u kthye, do të furnizojmë me drith familjen tonë, do ta ruajmë
vëllain tonë dhe do ta shtojmë një barrë deveje, e kjo është sasi e
lehtë (për sundimtarin)".
66. Ai (Jakubi) tha: "Unë kurrsesi nuk e dërgoj atë me ju, derisa të ma
jepni besën (e fortë) në All-llahun, se gjithsesi do të ma ktheni atë
mua, përveç nëse u diktojnë rrethanat e nuk mundeni". E kur ata ia
dhanë besën (u betuan), ai tha: "All-llahu është garantues për këtë që
e thamë".
67. Po ai (Jakubi) tha: "O bijt e mij, mos hyni (në Egjipt) për një
derë, po hyni nëpër dyer të ndryshme. Unë nuk mund të largoj prej jush
asnjë send nga caktimi i All-llahut, vendimi nuk është i tjetërkujt
vetëm i All-llahut, vetëm Atij iu kam mbështetur dhe vetëm Atij le t'i
mbështeten ata që besuan.
68. Dhe ata hynë ashtu si porositi babai i tyre, po ajo nuk ishte gjë
që do t'u ndihmonte asgjë nga caktimi i All-llahut, përveç një dëshire
të Jakubit që e kishte në vete dhe e kreu. Po ai (Jakubi) ishte i
dijshëm për te, ngase Ne e kemi mësuar për atë, por shumica e njerëzve
nuk e dinë.
69. E kur hynë te Jusufi, ai (Jusufi) e afroi pranë vete vëllain e vet
(Binjaminin) dhe i tha: "Unë jam vëllai yt, e ti mos u pikëllo për atë
që ata vepruan!"
70. E kur i pajisi ata me pajimet e tyre, e vuri tasin (gotën) në
barrën e vëllait të vet, e pastaj një thirrës thirri: "O ju devexhinj,
ju jeni vjedhës!"
71. U kthyen (devexhinjtë) dhe thanë: "Çka keni humbur?"
72. (shërbëtorët e sundimtarit) Thanë: "Kemi humbur tasin e sunduesit,
e kush e sjell atë (tasin), ka (shpërblim) një barrë deveje (drith).
Unë vetë jam për këtë garantues!"
73. Ata (vëllezërit e Jusufit) thanë: "Pasha All-llahun, ju e dini se
ne nuk kemi ardhur për të bërë shkatërrime në tokë dhe nuk jemi
vjedhës!"
74. (shërbetorët) Thanë: "Nëse jeni gënjeshtarë, çfarë duhet të jetë
ndëshkimi i atij (që ka vjedhur)?"
75. (vëllezërit) Thanë: "Dënimi i tij është, vetë ai (të robërohet) në
barrën e të cilit gjendet. Kështu ne i dënojmë të padrejtit!"
76. Dhe filloi (kontrollimi) në barrët e tyre, përpara barrës së
vëllait të vet, e pastaj e nxori atë (tasin) nga barra e vëllait të
vet. Kështu Ne e mësuam të planifikojë Jusufi. Sipas ligjit të mbretit,
atij (Jusufit) nuk i takonte ta ndalte (peng) vëllain e vet, përveç kur
122
është dëshira e All-llahut! Atë që duam Ne e lartësojmë shumë në
dituri, e mbi secilin të dijshëm ka edhe më të dijshëm.
77. (vëllezërit) Thanë: "Në pastë vjedhur ky, ka pasë vjedhur më parë
edhe një vëlla i tij. Jusufi këtë e mbajti fshehtë në vete e nuk ua
zbuloi atyre dhe tha: "Ju jeni në pozitë më të keqe (këtë e tha me
vetvete e jo atyre), All-llahu e di më së miri për atë që trilloni.
78. Ata thanë: "O zotëri, ai ka një babë shumë të vjetër, pra, në vend
të tij na merr njërin prej nesh. Bëne këtë të mirë se ti je prej atyre
që bëjnë mirë!
79. Ai (Jusufi) tha: "All-llahu na ruajt, të marrim tjetër pos atij te
i cili e kemi gjetur teshën tonë, ne atëherë do të jemi të padrejtë!"
80. E kur e humbën shpresën prej tij, u veçuan për t'u konsultuar. Më i
madhi i tyre tha: "A nuk e dini që babai juaj ka marrë prej jush besën
në All-llahun, e më parë çafrë padrejtësishë keni bërë ndaj Jusufit?"
Unë pra nuk ndahem kurrë prej kësaj toke (të Egjiptit) deri që të më
lejojë babai im, ose të vendosë All-llahu (mirë) për mua, e Ai është
gjykatës më i drejtë!
81. Ju kthehuni te babai juaj dhe thuani: "O at ynë, djali yt vodhi, ne
dëshmojmë vetëm për atë që dijmë, e për të fshehtën ne nuk ishim roje!"
82. Ti dërgo e pyeti (banorët në) qytetin ku ishim ne, po ashtu edhe
(ata me) karavanin me të cilin kemi ardhur. Ne jemi të drejtë (ç'të
themi).
83. Ai (Jakubi) tha: "Jo, çështjen ua lehtësoi epshi juaj. (mua nuk më
ka mbetur tjetër) Durim i mirë, është shpresë që All-llahu do të m'i
sjellë të gjithë; Ai është më i dijshmi, më i urti!"
84. Dhe, ua ktheu shpinën e tha: "O dëshprim i im për Jusufin, dhe nga
pikëllimi iu zbardhën të dy sytë, po i përmbajtur (nga pikëllimi).
85. Ata thanë: "Për All-llahun ti vazhdimisht e përkujton Jusufin
derisa do të sëmuresh rëndë, e të shkatërrohesh".
86. Ai (Jakubi) tha: "Unë hidhërimin tim dhe pikëllimin tim, ia
parashtroj All-llahut, e unë di për All-llahun atë që ju nuk dini".
87. (Jakubi u tha të bijve të vet) O bijtë e mi, shkoni dhe hulumtoni
(në Egjipt) për Jusufin dhe vëllain e tij, e mos e humbni shpresën nga
mëshira e All-llahit, pse vetëm populli jobesimtar e humb shpresën në
All-llahun.
88. (shkuan) E kur hynë tek ai i thanë: "O ti zotëri, neve dhe familjen
tonë na ka goditur skamje e vështirë, e kemi ardhur me një mall të
vjetër, e ti pra na mbush masën (barren) dhe na dhuro, All-llahu i
shpërblen ata që dhurojnë".
89. Ai (Jusufi) tha: "A e dini çka keni bërë me Jusufin dhe vëllain e
tij, kur ishit injorantë?"
90. Ata thanë: "A ti je vetë Jusufi?" Ai tha: "Unë jam Jusufi, e ky
është vëllai im, All-llahu na dhuroi shpëtimin, pse ai që ruhet dhe bën
durim, s'ka dyshim All-llahu nuk humb shpërblimin e punëmirëve".
91. Ata thanë: "Pasha All-llahun, është e vërtetë se All-llahu të ka
lartësuar mbi ne, kurse ne vërtet ishim fajtorë!"
92. Ai tha: "Sot nuk ka qortim kundër jush, All-llahu ju faltë juve; Ai
është më mëshirues i mëshiruesve!
123
93. Ju shkoni me këtë këmishën time, dhe hidhnia atë babait tim në
fytyrë, e atij do t'i kthehet të pamët, e pastaj ejani tek unë me tërë
familjen time".
94. (u nisën) Dhe posa u ndanë devet (prej qytetit), i ati i tyre tha:
"Unë po e ndiej erën e Jusufit, mos më konsideroni të matufosur." (këtë
ia tha familjes së vet në Palestinë).
95. Ata (që ishin prezent) thanë: "Për All-llahun, ti vërtet qëmoti në
humbje".
96. E kur erdhi myzhdexhiu, ia vuri atë (këmishën) mbi fytyrën e tij,
atij ju kthye të të pamët dhe tha: "A nuk ju thashë se unë di nga Allllahu
çka ju nuk dini?"
97. Ata thanë: "O baba ynë, lutu për neve të na falen mëkatet tona, se
me të vërtetë ne kemi qenë fajtorë!"
98. "Më vonë do të kërkoj Zotit tim faljen tuaj", tha ai (Jakubi), se
vërtet, Ai është që falë, është mëshirues.
99. (e morën familjen dhe shkuan) e kur hynë te Jusufi, ai i afroi ngat
vete të dy prindërit e tij dhe tha: "Me dëshirën e All-llahut hyni në
Egjipt të sigurt!"
100. Dhe ai të dy prindërit e vet i mori lart në fron (i uli pranë
vete), e ata iu përulën atij, e ai tha: "O ati im, kjo është domethënia
e ëndërrës sime të mëparshme. Zoti im këtë tanimë e bëri realitet, e
mua më dhuroi mirësi kur më nxori prej burgut, e juve u solli ngs
fshati pasi djalli pat futur përçarje ndërmjet meje dhe vëllezërve të
mij. Zoti im, me mjeshtëri e butësi realizon dëshirën e vet për çka
don, vërtet Ai është i dijshmi, i urti.
101. (Pasi iu plotësua dëshira Jusufi tha) Zoti im, Ti më ke dhënë mua
pushtet, më mësove mua komentimin e ëndërrave; o Krijues i qiejve e i
tokës, Ti je kujdestar imi në dynja e në Ahiret, më bën të vdes
mysliman dhe më bashko me të mirë!"
102. Këto janë nga ato lajme të panjohura, e Ne po t'i shpallim ty
(Muhammed), se ti nuk ke qenë pranë tyre kur ata vendosën çështjen e
tyre (hudhjen e Jusufit në bunar etj.) dhe kur bënin dredhi.
103. Po ti edhe pse lakmon (për besimin e tyre), shumica e njerëzve nuk
do të besojnë.
104. Megjithatë që ti nuk kërkon prej tyre ndonjë shpërblim për të (për
këshillë e udhëzim). Ai (Kur'ani) nuk është tjetër vetëm se këshillë
për mbarë njerëzit.
105. Sa e sa argumente ka në qiej e në tokë, të cilët i shohin, por ata
nuk i vështrojnë fare.
106. Dhe shumica e tyre nuk e beson ndryshe All-llahun, vetëm se duke i
shoqëruar (zota të tjerë).
107. A mos janë siguruar ata prej dënimit që mund t'u vijë nga Allllahu
e t'i mbulojë, ose befas duke mos e hetuar fare t'u vijë
katastrofa e përgjithshme.
108. Thuaj: "Kjo është rruga ime, e vënë në fakte të qarta, e që unë
thërras te All-llahu, unë dhe ai që vjen pas meje. Larg të metave është
All-llahu, e unë nuk jam nga idhujtarët."
124
109. Ne nuk dërguam para teje vetëm se burra nga banuesit e qyteteve,
të cilët i pajisëm me shpallje. A nuk udhëtuan ata nëpër tokë e të
shihnin se si ishte përfundimi i atyre që ishin më parë? E s'ka dyshim
se jeta e botës së ardhshme është shumë më e dobishme për ata, të cilët
janë ruajtur; a nuk mendoni?
110. (nuk dërguam tjetër vetëm burra e ndihma u vonua) Derisa të
dërguarit gati e humbnin shpresën (se do t'i besojë populli), dhe
menduan se u përgënjeshtruan (pse ende nuk i kapi dënimi), atëherë u
erdhi atyre (të dërguarëve) ndihma Jonë. Ne e shpëtuam atë që dashtëm.
E dënimi Ynë kundër popullit idhujtar nuk zbrapset.
111. Në tregimet e tyre (të dërguarve dhe të Jusufit me vëllezër) pati
mësime e përvojë për të zotët e mendjes. Ai (Kur'ani) nuk është bisedë
e trilluar, por vërtetues i asaj që ishte më parë (librave të shenjta)
dhe sqarues i çdo sendi, e edhe udhërrëfyes e mëshirë për një popull që
beson.

No comments:

Post a Comment