Saturday, 28 May 2011

SURA 3. ALI IMRAN

SURA 3. ALI IMRAN
Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit
1. Elif, Lamë, Mimë.
2. All-llahu është Një, e nuk ka të adhuruar (Zot) pos tij, është i
përjetshëm mbikëqyrës.
3. Ai ta zbret ty (Muhammed) librin me argument që është vërtetues i
librave të mëparshme. Ai e zbriti më parë Tevratin dhe Inxhilin.
4. Udhërrëfim për njerëz, e zbriti edhe Furkanin (dalluesin e së
vërtetës nga gënjeshtra). S'ka dyshim se ata që mohojnë argumentet e
All-llahut i pret ndëshkimi i rreptë. All-llahu është ngadhënjyes,
shpagimtar.
5. S'ka dyshim se All-llahu nuk mund t'i fshihet asgjë në tokë e as në
qiell.
6. Ai është që ju krijon (formon) juve në mitra ashtu si të dojë. S'ka
Zot pos Tij, e që është fuqiplotë i urti.
7. Ai është që ta zbriti ty e që në të ka ajete të qarta dhe ato janë
bazë e librit, e ka të tjerë që nuk janë krejtësisht të qartë
(muteshabih). E ata, që në zemrat e tyre kanë anim kah e shtrembëta,
ata gjurmojnë atë që nuk është krejt e qartë për të shkaktuar huti, e
kinse kërkojnë komentin e tyre. Po, pos All-llahut askush nuk e di
domethënien e tyre të saktë. Dijetarët e pajisur me dituri thonë: "Ne u
kemi besuar atij (atyre që janë të paqarta), të gjitha janë nga Zoti
ynë! Por këtë e kuptojnë vetëm ata që janë të zotët e mendjes.
8. "Zoti ynë, mos na i lako zemrat tona pasi na drejtove, na dhuro
mëshirën Tënde, pse vetëm Ti je dhuruesi i madh".
9. "Zoti ynë Ti je ai që në një ditë do t'i tubosh njerëzit, ditë që
për të cilën nuk ka dyshim. All-llahu nuk shkel premtimin e vet.
10. Është e vertetë se atyre që nuk besuan nuk do t'u vlejë asgjë para
All-llahut, as pasuria e as fëmijët e tyre. Ata vetë janë lëndë e
zjarrit.
11. Si gjendja e pasardhësve të faraonit dhe e atyre që ishin para
tyre, që përgënjeshtruan argumentet tona, e All-llahu i shkatërroi me
fajet e tyre, All-llahu ndëshkon shumë ashpër.
12. Thaju atyre që nuk besuan: "Do të jeni të mposhtur (në këtë jetë)
dhe do të hidheni në xhehenem. Sa i shëmtuar është ai djep (shtrat).
13. Ju (jehudi) patët një përvojë të madhe në ato dy grupet që u
konfrontuat ndërmjet vete. Njëri grup luftonte në rrugën e All-llahut,
e tjetri ishte pabesimtar, dhe me shikimin e syve të tyre i shihnin se
ishin dy herë më shumë se besimtarët. Po, All-llahu me ndihmën e vet
përforcon atë që do. Vërtetë, në këtë është një përvojë e madhe për ata
që kanë mendje të kthjelltë.
14. Njerëzve u është zbukuruar dashuria ndaj të këndshmeve, ndaj grave,
djemve e ndaj pasurisë së grumbulluar nga ari e argjendi, ndaj kuajve
të stolisur, bagëtisë e bujqësisë. Këto janë kënaqësi të kësaj bote, po
te All-llahu është e ardhmja më e mirë.
25
15. Thuaj: "A t'ju kumtoj për diç shumë më të mirë se ato (kënaqësitë e
dynjasë)? Për ata që janë ruajtur, ata kanë te Zoti i tyre Xhennete
nëpër të cilat rrjedhin lumenj dhe aty do të jenë përgjithmonë, kanë
bashkëshorte të pastra, dhe kënaqësinë e All-llahut. All-llahu është i
kujdesshëm për robtë.
16. Ata të cilët thonë: "Zoti ynë, ne vërtet besuam, na i falë mëkatet
tona dhe na ruaj prej ndëshkimit të zjarrit!"
17. Dhe ata që janë të durueshëm, të drejtë, të devotshmëm e
dorëdhënës, dhe të cilët në kohën e agimit (syfyrit) kërkojnë ndjesë.
18. All-llahu vërtetoi se nuk ka zot tjetër përveç Tij, edhe engjëjt e
dijetarët, dhe se Ai është Zbatues i drejtësisë. Nuk ka zot përveç Tij,
Fuqiplotit, e të Urtit.
19. Feja e pranueshme tek All-llahu është islami, e atyre që është
dhënë libri, pasi mësuam për të vërtetën, vetëm nga zilia mes vete
kundërshtuan. E kush mohon argumentet e All-llahut, le ta dijë se Allllahu
shpejt do t'I jape llogarinë.
20. E, nëse ata të polemizojnë me ty, ti thuaj: "Unë me tërë qenien
time i jam dorzuar All-llahut, e edhe ithtarët e mij!" E thuaju edhe
atyre që u është dhënë libri dhe injorantëve: "A pranuat fenë islame?"
Nëse pranuan islamin, atëherë e kan gjetur të vërtetën, e nëse
refuzojnë, ti ke për obligim vetëm t'u kumunikosh; All-llahu I di shumë
mirë punët e robërve.
21. Ata që mohojnë argumentet e All-llahut, mbysin pejgamberët pa farë
të drejte, mbysin njerëz që këshillojnë për të drejtën, ti ata lajmëroi
për një ndëshkim të dhëmbëshëm e pikëllues.
22. Ata veprat e tyre i asgjësuan në këtë botë dhe në botën tjetër, ata
nuk kanë ndonjë mbrojtës.
23. A nuk i sheh ti ata, të cilëve u është dhënë mjaft nga libri, kur
të thirrën që ndërmjet tyre të gjykojë libri i All-llahut, se si një
grup prej tyre prapsohet. Ata janë refuzues.
24. E atë (e bënin) ngase ata thonin: "Neve nuk do të na djegë zjarri
vetëm për pak ditë të numëruara, e ajo që shpifën për fenë e tyre, i
mashtroi keq.
25. E, si do të jetë gjendja e tyre kur Ne do t'i tubojmë ata një ditë,
për të cilën nuk ka dyshim dhe çdo njeriu do t'i ofrohet ajo që e ka e
fituar, duke mos iu bërë atyre kurrnjë e padrejtë.
26. Thuaj: "O All-llah, Sundues i çdo sendi, Ti ia jep pushtetin atij
që do, Ti ia heq prej dore pushtetin atij që do dhe e përul atë që do,
e lartson atë që do. Çdo e mirë është në dorën Tënde, vërtet, Ti ke
mundësi për çdo gjë!"
27. Ti e fute natën në ditë dhe Ti e fute ditën në natë, Ti nxjerr nga
i vdekuri të gjallin dhe nga i gjalli të vdekurin dhe Ti e begaton pa
masë atë që do!
28. Besimtarët të mos i mësojnë mosbesimtarët, e t'i lënë manash
besimtarët. E kush bën atë, ai nga feja e All-llahut nuk ka asgjë,
përveç për qëllim ruajtja prej të keqës së tyre. All-llahu ju tërheq
vërejtjen me dënim prej Tij, pse vetëm tek All-llahu është e ardhmja.
26
29. Thuaj: "Edhe nëse e fshehni atë që keni në zemrat tuaja ose, e
publikoni, All-llahu e di gjithçka ka në qiej e ç'ka në tokë; All-llahu
është i plotëfuqishëm për çdo send.
30. Ditën kur çdo njeri e gjen pran vete atë që veproi mirë ose keq, e
për atë të keqe që bëri, do të dëshiroj që në mes tij dhe në mes asaj
të jetë një distancë shumë më e madhe (e mos ta shohë). All-llahu u jep
të frikësohen prej dënimit që vjen prej Tij, megjithqë All-llahu është
i mëshirshëm ndaj robëve.
31. Thuaj: Nëse e doni All-llahun, atëherë ejani pas meje që All-llahu
të ju dojë, t'ju falë mëkatet tuaja, se All-llahu është që fal shumë,
mëshiron shumë.
32. Thuaj: "Binduni All-llahut dhe të dërguarit, e ata refuzojnë,
atëherë All-llahu nuk i do pabesimtarët!"
33. All-llahu e zgjodhi (pejgamber) Ademin, Nuhun, familjen Ibrahimit,
familjen e Imranit mbi popujt tjerë (të asaj kohe).
34. Që janë pasardhës njëri prej tjetrit. All-llahu dëgjon gjithçka dhe
i di të gjitha.
35. (Përkujtohu) Kur gruaja e Imranit pat thënë: "Zoti im, Unë këtë që
është në barkun tim, vendosa ta kushtoj thjesht vetëm për shërbimin
Tënd, pra pranoje këtë prej meje, vertetë Ti je Ai që dëgjon e di!"
36. E kur ajo e lindi tha: "Zoti im, unë e linda femër!" Po All-llahu e
di më së miri atë që ajo e lindi. E mashkulli nuk është si femra. "Dhe
unë e emërtova atë Merjeme, e atë dhe pasardhësit e saj po t'i lë Ty në
mbrojtje prej djallit të mallkuar.
37. Zoti i saj e pranoi premtimin e saj si është më mirë, e rriti me
një edukatë të mirë e të plotë dhe e vuri nën kujdesin e Zekirjas. Sa
herë që hynte Zekirjaja në mihrabin (dhomën) e saj gjente te ajo ushqim
e thonte: "Ai është nga All-llahu, se All-llahu atë që do pa masë e
furnizon!"
38. Aty në atë moment Zekirjaja e lut Zotin e tij e thotë: "Zoti im, më
falë edhe mua nga ana Juaj një pasardhës (fëmijë) të mirë,vërtet, Ti je
dëgjues i lutjes!"
39. E duke u falur ai në faltore, engjëjt e thërrasin: "All-llahu të
përgëzon ty me Jahjanë, që do të vërtetojë fjalën (Isain) e ardhur nga
All-llahu, e që do të jetë prijës i matur dhe pejgamber nga të
dalluarit!"
40. Ai (Zekirjaja) tha: "Zoti im,si mund të kem unë djalë kur mua më ka
arritu pleqëria dhe shoqja ime beronjë (sterile)?" Tha (All-llahu):
"Kështu,All-llahu punon çka të dojë!"
41. Ai (Zekirjaja) tha: "Zoti im më jepë mua një shenjë!" Shenja e jote
- tha Ai - është që tri ditë nuk do të mund t'u flasësh njerzve, pos me
gjeste (mimikë), e ti përmende shumë Zotin tënd dhe madhëroje mbrëmje e
mëngjes!"
42. Përkujto kur engjujt i thanë: "Oj Mejreme, All-llahu të dalloi ty
(me besim e karakter), dhe të lartësoi mbi gratë e botës.
43. Oj Mejreme, vazhdoje adhurimin ndaj Zotit tënd, bën sexhde dhe falu
për Zotin bashkë me ata që falen!
27
44. Këto janë nga lajmet e fshehta (të hershme) që po t'i shpallim ty.
Ti nuk ishe ndër ta kur i hidhnin shortet se kush prej tyre do të bëhej
kujdestar i Mejremes, nuk ishe pranë tyre as kur ata ziheshin mes vete.
45. Përkujto kur engjujt i thanë: "Oj Mejreme, All-llahu të përgëzon me
fjalën e vet (me lindjen e një fëmije si rezultat i fjalës së Zotit)
emri i të cilit është Mesih, Isa, bir i Merjemes, i famshëm në dynja e
ahiret dhe nga të afërmit (e Zotit).
46. E që duke qenë në djep (foshnje) u flet njerëzve, e edhe si i
rritur e që është nga të përsosurit.
47. Ajo tha: "Zoti im, si mund të kemë unë djalë e mua s'më ka prekur
njeriu (nuk jam e martuar)? Ai (All-llahu) tha: "Ja, kështu, All-llahu
krijon çka të dojë. Kur Ai vendos për një çështe, vetëm i thotë: Bëhu!
Ajo menjëherë bëhet.
48. Ai (All-llahu) ia mëson atij librin (besimin), urtësinë, Tevratin
dhe Inxhilin.
49. Dhe, të dërguar te bijtë e Israilit: unë kam ardhur nga Zoti juaj
me argument, unë nga balta ju bëj diç si shpendi, i fryej atij dhe ai
me lejen e All-llahut bëhet shpend, unë i sheroj të verbërit, të
sëmurit në lëkurë, dhe unë me lejen e All-llahut ngjalli të vdekurit:
unë ju tregoj për atë që e hani dhe për atë që e depononi në shtëpitë
tuaja. Vertetë, kjo është fakt për ju nëse jeni besimtarë.
50. Dhe (kam ardhur) që t'ju vërtetoj Tevratin që e keni para duarsh,
t'ju lejoj disa që u ishin ndaluar juve, kam ardhur me argument nga
Zoti juaj, pra kini frikë All-llahun dhe më dëgjoni mua.
51. All-llahu është Zoti im dhe Zoti juaj. Adhuronie Atë; kjo është
rrugë e drejtë!
52. E kur e kuptoi Isai vendosmërinë e tyre në mosbesim (dhe qëllmin që
ta mbysin), tha: "Kush janë ndihmëtarët e mij për në rrugë të Allllahut?"
Havarijjunët thanë: "Ne jemi ndihmëtarë të fesë së All-llahut,
ne i besuam All-llahut, e ti dëshmo për ne se jemi muslimanë (të
bindur, të dorëzuar)!
53. Zoti ynë, ne e besuam atë që e zbrite (shpalljen), e pasuam të
dërguarin (Isain), pra shënona bashkë me ata që dëshmojnë (besimin e
drejtë)!"
54. E, ata (jehuditë) i kurdisën një dredhi (mbytjen e Isait), Allllahu
iu kundëvu dredhisë së tyre, All-llahu është asgjësuesi më i
fuqishëm kundër atyre që bëjnë dredhi.
55. (Përkujto, o i dërguar) Kur All-llahu tha: 'O Isa, Unë po të marr
ty, po të ngris te Unë, po të shpëtoj prej sherrit të atyre që nuk
besuan. E ata që të besuan ty, do t'i ngrisë lart mbi ata që nuk besuan
deri në ditën e kijametit, pastaj vetëm te Unë është kthimi juaj, Unë
gjykoj mes jush për atë që kudështoheshit.
56. Për sa u përket atyre që nuk besuan, Unë do t'i ndëshkoj me një
ndëshkim të ashpër në këtë botë dhe në botën tjetër, dhe ata nuk do të
kenë ndihmëtarë.
57. E për sa u përket atyre që besuan dhe bënë vepra të mira, atyre u
japë shpërblim të plotë. All-llahu nuk i do të padrejtit.
58. Këto që po t'i lexojmë ty (o i dërguar) janë nga ajetet, janë nga
Kur'ani i pa të meta (i rrezistueshëm).
28
59. Vërtet, çështja e Isait (të lindur pa baba) te All-llahu është
sikurse çështja e Ademit. Atë e krijoi Ai nga dheu, e pastaj atij i tha
"Bëhu!" ai u bë.
60. E vërtetë është (kjo) nga Zoti yt, e ti kurrsesi mos u bën nga ata
që dyshojnë.
61. E kush të kundërshton ty në çështjen e tij (Isait) pasi të është
bërë e ditur e vërteta, ti thuaj: "Ejani i thërrasim bijtë e tanë dhe
bijtë tuaj, gratë tona dhe gratë tuaja, vetë ne dhe vet ju, mandej
sinqerisht të lutemi për mallkim, dhe mallkimi nga ana e All-llahut ta
hedhim kundër gënjeshtarëve.
62. S'ka dyshim, ky është lajm i vërtetë. Nuk ka asnjë të adhuruar
tjetër pos All-llahut. All-llahu është Ai, i plotëfuqishmi, i
vetëdijshmi.
63. E nëse ata refuzojnë (besimin e drejtë), ata janë ngatërrestarë,
për të cilët All-llahu e di shumë mirë.
64. Thuaju (o i dërguar): "O ithtarë të librit (Tevrat e Inxhil), ejani
(të bashkohemi) te një fjalë që është e njejtë (e drejtë) mes nesh dhe
mes jush: të mos adhurojmë, pos All-llahut, të mos ia bëjmë Atij asnjë
send shok, të mos konsiderojmë njëri - tjetrin zotër pos All-llahut!" E
në qoftë se ata refuzojnë, ju thoni: "Dëshmoni pra, se ne jemi
muslimanë (besuam një Zot)!"
65. (madje thuaju): "O ithtarë të librit, pse po polemizoni me ne rreth
Ibrahimit? E, nuk ja në shpallur as Tevrati as Inxhilli, vetëm se pas
tij?! A nuk e kuptoni (gënjeshtrën tuaj)?"
66. Ja ju jeni ata që polemizuat edhe për atë që e dinit (për Isain) e
përse polemizoni për atë që s'keni kurrfarë dije (për Ibrahimin)? Allllahu
e din të vërtetën e ju nuk e dini.
67. Ibrahimi nuk ka qenë as jehudi as i krishterë, por ai ishte larg
besimeve të kota, ishte musliman dhe nuk ishte prej idhujtarëve.
68. Njerëzit më me meritë për t'u thirrur në Ibrahimin, ishin ata që e
ndoqën atë (besimin e tij) dhe ky Pejgamber me ata që besuan (ymeti i
këtij). All-llahu është mbrojtës i besimtarëve.
69. Një grup nga ithtarët e librit kishin dëshirë t'u shpiejnë në rrugë
të gabuar por ata nuk mashtrojnë tjetër pos vetes së tyre, dhe nuk e
vërejnë.
70. O ithtarë të librit, përse nuk i besoni ajetet (Kur'anin) e Allllahut,
e duke e ditur të vertetën?
71. O ithtarët e librit, përse, duke qenë se ju e dini të vertetëne
ngatërroni me gënjeshtrën dhe fshihni realitetin?
72. Një grup nga ithtarët e librit thanë (të vetëve): "Besoni para dite
në atë që u është shpallur atyre që besuan (muslimanëve), e pasdite mos
e besoni, e ndoshta edhe ata (muslimanët), do të zbrapsen (nga besimi i
tyre).
73. Dhe (u thonin): Mos i besoni askujt përveç atij që është në fenë
tuaj!" Thuaj (o i dërguar):"I vetmi udhëzim është udhëzimi nga Allllahu!"
(u thoni të vetëve mos besoni nga droja) Se po i jepet ndokujt
(pejgamberllëku) sikurse u është dhënë juve dhe (nga droja) se t'ju
paraqesin fakte (muslimanët) para Zotit tuaj (ditën e gjykimit).
29
Thuaju: "E tërë e mira është në duar të All-llahut, Ai ia jep atë kujt
të dojë; All-llahu është dhurues i gjërë, i gjithdijshëm"
74. Ai veçon me mëshirën e vet (me pejgamerllëk) ke të dojë. All-llahu
është Zot i mirësisë së madhe.
75. Ndër ithtarë të librit ka, që po ia besove një sasi të madhe (ari),
ai ta kthen ty atë, por ka të atillë që po ia besove një dinarë, ai nuk
ta kthen ty atë, përveç nëse gjithnjë i rri gati (ia kërkon pajada).
Këtë (e bëjnë) për arsye se ata thonin: "Ne nuk kemi kurrfarë
përgjegjësie ndaj (pasurisë që u marrim) të të paditurëve (arabëve
analfabetë). Pra duke e ditur të vertetën, ata bëjnë gënjeshtër ndaj
All-llahut.
76. Jo, (nuk është ashtu si thonë ata) po kush e përmbush emanetin e
vet (është besnik) dhe ruhet nga mëkatet, s'ka dyshim, All-llahu i do
ata që ruhen.
77. Ata që për një vlerë të paktë e shesin besën e dhënë All-llahut,
ndryshojnë edhe zotimet e tyre, të tillët nuk kanë pjesë (mëshirë) në
botën tjetër, dhe në ditën e kijametit All-llahu nuk u flet atyre, nuk
i shikon ata dhe i pastron (prej barrës së gabimeve), ata kanë një
dënim të dhembshëm.
78. Në të vertetë, një grup prej tyre janë ata që pështjellojnë gjuhët
e tyre kur lexojnë librin (për të deformuar kuptimin) ashtu që ju të
mendoni se ajo (shprehje) është nga libri, po ajo nuk është nga (i
vertetë), madje thonë: Kjo është nga All-llahu!" Po ajo nuk është nga
All-llahu. Ata duke ditur thonë gënjeshtra për All-llahun.
79. S'është e drejtë as nuk i takoi asnjë njeriu që t'i ketë dhënë Allllahu
librin, urtësinë dhe pejgamberllëkun,e pastaj ai t'u thotë
njerëzve: "Bëhuni rob të mij (adhuromëni mua) e jo të All-llahut!" por
(ju thotë): "Bëhumi dijetarë të mësimeve të Zotit, ngase e keni mësuar
njerëzve librin dhe e keni studiuar atë.
80. Dhe as që ju urdhëron ai (pejgamberi) që të adhuroni engjëjt, as
pejgamberët për zota. Vallë, a ju urdhëoi ai juve mosbesimin pasiqë ju
jeni muslimanë?
81. Përkujtoni (o ithtarë të librit) kur All-llahu mori zotimin e
pejgamberëve: nga ajo se juve ju dhashë libër e urtësi, e që verteton
atë që ju keni pranë veti. Tha (All-llahu): "A pranuat, a e morët sipër
obligimin Tim? "Ata thanë: "Ne e pranuam!" Tha (All-llahu): "Dëshmoni
pra, edhe Unë dëshmoj bashkë me ju!"
82. E kush shkel këtë (zotim) pas kësaj, ata janë jashtë respektit ndaj
All-llahut.
83. A mos kërkojnë ata (ithtarët e librit) fe, pos fesë së shpallur nga
All-llahu? E Atij i është dorëzuar gjithë ç'ka në qiej e në tokë, me
dashje dhe te Ai kthehen.
84. Thuaj: "Ne i kemi besuar All-llahut, edhe asaj që na u zbrit neve,
edhe asaj që i është zbritur Ibrahimit, Ismailit, Is-hakut, Jakubit dhe
pasardhësve. Edhe asaj që i është dhënë Musait dhe Isait, edhe asaj që
i është zbritur të gjithë pejgamberëve nga Zoti i tyre. Ne nuk bëjmë
kurrfarë dallimi në mes tyre dhe ne vetëm Atij i jemi dorzuar.
85. E, kush kërkon fe tjetër përveç fesë islame, atij kurrsesi nuk do
ti pranohet dhe ai në botën tjetër është nga të dëshpruarit.
30
86. E, si ta udhëzojë All-llahu një popull që pas besimit të tyre u
bënë pabesimtarë dhe pasi dëshmoi se i dërguari është i vërtetë, dhe
pasi t'ju kenë ardhur atyre argumente të qarta? All-llahu nuk i
mundëson udhëzimin e Vet popullit zullumqarë.
87. Ndëshkimi i të tillëve është: mallkimi nga All-llahu, nga engjëjt
dhe nga gjithë njerëzimi tok.
88. Ata përgjithmonë janë në te (në zjarr), atyre as nuk ju lehtësohet
dënimi dhe as nuk u jepet afat.
89. Përveq atyre që pas asaj u penduan dhe u përmirsuan. Vërtet, Allllahu
falë shumë dhe mëshiron.
90. Ata, të cilët pas besimit të tyre u bënë pabesimtarë, e pastaj e
shtuan mosbesimin, atyre kurrsesi nuk du pranohet pendimi. Të tillët
janë mu ata të humburit.
91. Ata që nuk besuan dhe vdiqën si mosbesimtarë, anjërit prej tyre nuk
do t'u pranohet për kompensim, qoftë edhe plotë faqen e dheut ari. Ata
i pret dënim dhëmshëm dhe për ta nuk ka ndihmëtarë.
92. Kurrë nuk do të arrini sinqeritetin e plotë me besim (as kënaqësinë
e lumtur në xhennet) derisa të mos e jepni më të dhembshmen (më të
dashurën) e pasurisë suaj. Çkado që jepni (për Zotin), All-llahu atë e
di.
93. I tërë ushqimi ishte i lejuar për bijtë e Israilit, përveç atij që
Israili (Jakubi) para se të zbriste Tevrati, ia ndaloi vetvetes.
Thuaju: "Sillne pra një Tevrat dhe lexoni atë, nëse jeni të vërtetë (në
çka thoni)?
94. Ai që edhe pas kësaj shpif gënjeshtra kundër All-llahut, ata vërtet
janë mizorë.
95. Thuaj: "All-llahu e tha të vërtetën, pra ndiqne fenë e pastër të
Ibrahimit, sepse ai nuk u takonte idhujtarëve.
96. Shtëpia (xhamia) e parë e ndërtuar për njerëz, është ajo në Bekë
(Mekë), e dobishme udhërrëfyese për mbarë njerzëimin.
97. Aty ka shenja të qarta: vendi iIbrahimit, dhe kush hyn në te, ai
është i sigurt. Për hirë të All-llahut, vizita e shtëpisë (Qabes) është
obligim për atë që ka mundësi udhëtimi te ajo, e kush nuk e beson (ai
nuk e viziton); All-llahu nuk është i nevojshëm për (ibadetin që e
bëjnë) njerëzit.
98. Thuaj: "O ithtarë të librit, përse i mohoni ajetet (argumentet) e
All-llahut? E All-llahu mbikëqyr atë që veproni.
99. Thuaj: "O ithtarë të librit, përse e pengoni atë që besoni nga
rruga e All-llahut, duke u angazhuar që ta paraqitni atë të shtrembër,
ndërsa vetë ju, jeni dëshmues se është e vërtetë! Veprimi juaj nuk mund
t'i shmanget mbikëqyrjes së All-llahut.
100. O ju që besuat, në qoftë se ju i bindeni një grupi të atyre që iu
është dhënë libri, ata, pas besimit tuaj, do t'ju kthejnë në
mosbesimtarë.
101. Si bën të mos besoni, kur juve janë duke iu lexuar (duke iu
shpallur) ajetet e All-llahut dhe kur në mesin tuaj gjendet i derguari
i Tij? E kush i përmbahet fesë së All-llahut, ai padyshim është i
udhëzuar në rrugën e drejtë.
31
102. O ju që besuat, kinie frikë All-llahun me sinqeritet të vërtetë
dhe mos vdisni, pos vetëm duke qenë muslimanë (besimtarë)!
103. Dhe kapuni që të gjithë ju për litarin (fenë dhe Kur'anin) e Allllahut,
e mos u përçani! Përkujtonie nimetin e All-llahut ndaj jush,
kur ju (para se ta pranonit fenë islame) ishit të armiqësuar, e Ai
bashkoi zemrat tuaja dhe ashtu me dhuntinë e Tij aguat të jeni
vëllezër. Madje ishit në buzë të greminës së xhehennemit, e Ai ju
shpëtoi prej tij. Po kështu All-llahu ua sqaron juve argumentet e veta
që ju të gjeni të vërtetën e lumtur.
104. Nga ju le të jetë grup që thërret në atë që është e dobishme,
urdhëron për punë të mbara dhe ndalon nga e keqja. Të tillët janë ata
të shpëtuarit.
105. E mos u bëni si ata që u ndanë dhe u përçanë pasi u patën zbritur
argumentet. Ata do të pësojnë një dënim të madh.
106. Në ditën kur ka fytyra që zbardhen dhe ka fytyra që nxihen. E për
sa u përket atyre fytyrave që janë nxirë (u thuhet): "A edhe pasbesimit
tuaj u bëtë pabesimtarë? Vuanie pra, dënimin për shkak se ishit që nuk
besojshit!"
107. Ndërsa atyre që fytyrat e tyre u janë zbardhur, ata janë në
mëshirën (Xhennetin) e All-llahut dhe aty janë përgjithmonë.
108. Ja, këto që po t'i lexojmë ty janë argumentet e sakta të Allllahut.
E All-llahu nuk është ai që e do padrejtsinë për njerëz.
109. Të All-llahu janë ç'ka në qiej dhe ç'ka në tokë dhe vetëm te Allllahu
kthehen çështjet.
110. Je jeni populli më i dobishëm, i ardhur për të mirën e njerëzve,
të urdhëroni për mirë, të ndaloni nga veprat e këqia dhe të besoni në
All-llahun. E sikur ithtarët e librit të besonin drejt, do të ishte
shumë më e mirë për ta. Disa prej tyre janë besimtarë, por shumica e
tyre janë larg rrugës së Zotit.
111. Ata kurrsesi nuk mund t'ju sjellin ndonjë dëm juve, përveç ndonjë
shqetësimi, po edhe në ju luftofshin, ata do të zmbrapsen prej jush.
Mandej ata nuk janë të ndihuar.
112. Atyre (jehudive) u është vënë njollë e nënçmimit kudo që të
gjenden, vetëm nëse kapen për litarin (fenë) e All-llahut dhe kthehen
në besën e njerëzve (të muslimanëve), ata kanë shkaktuar kundër vetes
përbuzje nga All-llahu, andaj atyre u është shtruar shtypja e mjerimi.
Këtë për shkak se ata i mohonin argumentet e All-llahut, i mbytnin
mizorisht pejgamberët dhe për shkak se kundërshtonin (udhëzimet e
Zotit) dhe tejkalonin (çdo normë njerëzore).
113. Ata (ithtarët e librit) nuk janë të njejtë. Nga ithtarët e librit
ka që janë në rrugë të drejtë, gjatë natës lexojnë ajetet e All-llahut
duke u lutur.
114. I besojnë All-llahut dhe së ditës, këshillojnë për të mirë dhe
largojnë nga të këqijat përpiqen për punë të dobishme, edhe ata janë
prej të mirëve.
115. E çfarëdo të mire që bëjnë, ajo nuk u mohohet. All-llahu i di
shumë mirë të devotshmit.
32
116. S'ka dyshim se atyre që nuk besuan, nuk do t'u bëjnë dobi ndaj
(dënimit të) All-llahut as pasuria e as fëmijët e tyre.Ata janë banues
të zjarrit dhe aty janë përgjithmonë.
117. Shembulli i asaj që ata e japin në këtë jetë (për t'u lavdëruar e
për e përmendur) është si i një erë me breshër që godet dhe shkatërron
të mbjellat e një populli që e ka lëshuar rrugën në dëm të vetes. Allllahu
nuk u bëri zullum atyre, por ata ishin që i benë të padrejtë
vetes së vet.
118. O ju që besuat, mos i zini për miq të ngushtë të tjerët jashtë
mesit tuaj, ata nuk pushojnë së vepruari në dëm tuajin, u dëshirojnë
çka u mundon juve. Urrejta kundër jush duket nga gojët e tyre, por ajo
që fshehin në gjoksat tyre, është edhe më e madhe. Ne pra, u kemi
sqaruar faktet nëse ju i kuptoni.
119. Ja, ju (muslimanë) jeni që i doni ata, e ata nuk u duan juve.
Madje ju i besoni librat në tërësi (të gjitha shpalljet), e kur u
takojnë thonë:"Ne kemi besuar!" e kur veçohen,ata mllefi kundër grisin
majet e gishtrinjve. Thuaju: "Vdisni me atë mllef tuajin!" All-llahu i
di shumë mirë se çka mbajnë (të fshehtat) zemrat e tyre.
120. Nëse ju përjetoni ndonjë të mirë, ata i dëshpron ajo, e nëse u
godet ndonjë e keqe, ata gëzohen për atë. Po, në qoftë se ju bëhi të
durueshëm dhe ruheni (mëkateve), dinakëria e tyre nuk do të t'u dëmtojë
aspak. Është e sigurt se All-llahu e ka në dorë atë që punojnë ata.
121. Përkujto (O i dërguar) kur dole nga familja jote që t'ua
përcaktosh besimtarëve vendet për luftë, e All-llahut është që dëgjon
(fjalët) dhe që kupton (qëllimet).
122. Kur dy grupe prej jush gati u treguan të dobëta, po All-llahu
ishte që u ndihmoi atyre (që të mos largoheshin), andaj besimtarët le
t'i mbështeten vetëm All-llahut.
123. All-llahu u ndihmoi juve në Bedr kur ju ishit pak në numër, e për
të qenë mirënjohës, keni frikë nga Zoti.
124. Kur ti u thoshe besimtarëve: "A nuk është mjaft për ju që Zoti
juaj t'ju vazhdojë ndihmën me tre mijë engjëjt e zbritur?"
125. Po, nëse jeni të qëndrushëm e të matur, e ata (armiqtë) t'ju vinë
tash në këtë momoent, Zoti juaj ua vazhdon juve ndihmën me pesë mijë
prej engjëjve të ushtruar (për luftë) ose të shënuar.
126. E atë (ndihmë) All-llahu nuk e bëri për tjetër por vetëm për t'ju
gëzuar dhe me të të qetësojë zemrat tuaja, për ndryshe ndihma vjen
vetëm prej All-llahut, ngadhënjyesit, të urtit.
127. (u ndihmoi) Që ta këpusë një grup nga ata që nuk besuan (duke i
mbytur a zënë robër), ose për t'i demoralizuar dhe ashtu të kthehen të
dëshpruar.
128. Ty nuk të takon asgjë rreth çështjes se a do t'u pranojë Ai
pendimin apo do t'i dënojë ata, në të vërtetë ata janë zullumqarë.
129. Vetëm e All-llahut është gjith ç'ka në qiej e në tokë, Ai i fal
atij që do dhe Ai dënon atë që do. All-llahu është mëkatfalës,
mëshirues.
130. O ju të cilët besuat, mos e hani kamatën që po e shumëfishoni dhe
kini frikë (dënimin e) All-llahut ashtu që të gjeni shpëtim.
131. Dhe ruajuni zjarrit që është përgaditur për pabesimtarët.
33
132. E bindjuni All-llahut dhe të dërguarit, ashtu qëtë mëshiroheni.
133. Dhe ngutuni (me punë që meritoni) në falje mëkatesh nga Zoti juaj
dhe për në një Xhennet, gjerësia e të cilit është si gjerësia e qiejve
dhe e tokës, i përgatitur për të devotshmit.
134. Të cilët japin kur janë shlirë edhe kur janë në vështirësi dhe që
e frenojnë mllefin, që u falin (të keqen) njerëzve, e All-llahu i do
bamirësit.
135. Edhe ata të cilët kur bëjnë ndonjë (mëkat) të shëmtuar ose i bëjnë
zullum vetës së tyre, e përmendin All-llahun dhe kërkojnë falje për
mëkatet e tyre - e kushi i falë mëkatet përveç All-llahut? - dhe që
duke ditur, nuk vazhdojnë në atë që kanë punuar (në të keqen).
136. Shpërblimii të tillëve është falja nga Zoti i tyre dhe xhennetet
nëpër të cilët rrjedhin lumenj e aty do rrijnë përgjithmonë. Sa i mirë
është shpërblimi i atyre që punojnë.
137. Përpara jush kanë kaluar popujt ndaj të cilëve janë zbatuar
ligjet, ndaj, udhtoni nëpër tokë dhe shikoni si qe përfundimi i atyre
që përgenjeshtruan.
138. Ky (Kur'ani) është sqarim për njerëzit, është dhëzim dhe këshillë
për të devotshmit.
139. E mos u dobësoni (fizikisht) dhe mos u dëshproni (shpirtërisht)
derisa ju jeni më të lartit, po qe se jeni besimtarë të sinqert.
140. Në qoftë se juve u preku çka u dhemb (në Uhud), edhe atë popull
(armikun) e pat prekur dhembje si kjo e juaja (në Bedr). Ne, këto ditë
i ndrrojmë (u japim në përdorim) mes njerëzve për t'u ditur tek Allllahu
ata që besuan dhe për t'i zgjedhur disa prej jush për dëshmorë
(ose dëshmues). All-llahu nuk i do zullumqarët.
141. Dhe që All-llahu t'i pastrojë besimtarët, ndërsa gradualisht t'i
shkatërrojë mosbesimtarët.
142. A mos menduat ju se do të hyni në xhennet e All-llahu pa i ditur
(pa u vërtetua në praktikë) se cilët prej jush kanë luftuar, dhe pa u
ditur cilët prej jush ishin të durueshëm.
143. Ju ishit ata që dëshironit vdekjen para se të ballafaqoheshit me
te. Ja pra, atë e patë dhe e shikuat me sytë tuaj.
144. Muhammedi nuk është tjetër vetëm se i dërguar. Edhe përpara tij
pati të dërguar (që vdiqën ose u vranë). E nëse ai vdes ose mbytet, a
do të ktheheshit ju prapa (nga feja ose lufta)? E kushdo që kthehet
prapa, ai nuk i bën dëm All-llahut aspak, kurse All-llahu do t'i
shpërblejë mirënjohësit.
145. Askush nuk vdes pa vullnetin dhe lejen e All-llahut. Ai është
shënim i afatit të caktuar. E kush e dëshiron shpërblimin e kësaj bote,
Ne atij ia japim, e kush e dëshiron shpërblimin e botes tjetër, edhe
atij do t'ia japim atë, kurse mirënjohësit Ne do t'i shpërblejmë.
146. E sa pejgamberë pati që së bashku me të luftuan turma të mëdha
besimtarësh dhe për atë që i goditi në rrugën e All-llahut, ata nuk u
dobësuan dhe nuk u përulën. All-llahu i do durimtarët.
147. Fjala e tyre nuk ishte tjetër pos vetëm të thonin: "Zoti ynë, na i
falë mëkatet tona dhe lëshimet në punët tona dhe na forco në vendet
tona (në luftë), ndihmona kundër popullit jobesimtar!"
34
148. Ndaj All-llahu ua dha atyre shpërblimin e kësaj bote dhe
shpërbllimin më të mirë të botës tjetër; All-llahu i do punëmirët.
149. O besimtarë, nëse u nënshtroheni jobesimtarëve, ata ju kthejnë
prapa aty ku ishit (në kufr) dhe atëherë do të jeni të humbur.
150. Sepse vetëm All-llahu është ndihmëtar i juaji dhe Ai është më i
miri ndihmës.
151. Ne do të mbjellim frikën në zemrat e atyre që nuk besuan sepse ata
All-llahut i trillojnë e i mveshin zota të tjerë, duke mos pasur për të
kurrëfar fakti, ndaj vendbanimi i tyre do të jetë xhehnemi. Sa i
shëmtuar është vendi i mizorëve.
152. All-llahu përmbushi premtimin e vet ndaj jush, ngase me vullnetin
e Tij i korrët ata (me shpata) deri kur u dobësuat dhe u përçatë
ndërmjet vete, në çështjen e vendit (që u pat caktuar Pejgamberi) dhe
pasi vrejtët atë që e dëshironit (prenë e luftës), e atëherë
kundërshtuat (urdhërin e Pejgamberit). Pati prej jush që e deshën këtë
jetë (ata që u ngutën pas presë) e pati prej jush që e deshtën botën
tjetër. Pastaj, për t'ju sprovur u zmbrapi juve nga ata. Po All-llahu u
fali juve; All-llahu është dhurues i madh ndaj besimtarëve.
153. Dhe kur largoheshit e nuk përfillshit as njëri-tjetrin, ndërsa i
dërguari ju thërriste mbrapa. Atëherë u goditi me dëshprim për dëshprim
(që i shkaktuat Pejgamberit), ashtu që mos pikëlloheni për atë që u
shpëtoi (preja e luftës) e as për atë që u goditi. All-llahu është i
njohur hollësisht me atë që veproni.
154. Mandej, pas asaj tronditjeje të rëndë, Ai u lëshoi sa për qetësim,
një kotje (gjumi të lehtë) që i kaploi një grup prej jush, kurse një
grup i kishte preokupuar vetëm çështja e vetvetes. Ata formuan bindje
të padrejtë ndaj All-llahut, bindje injorante, e thonin: "Ne nuk kemi
në dorë asgjë nga kjo çështje!" Thuaj: "E tërë çështja është vetëm në
duar të All-llahut!" Ata fshehin në vetvete atë që ty nuk ta shprehin.
Thonin: "Sikur ne të kishim diçka në dorë në këtë çështje, ne nuk do të
mbyteshim këtu!" Thuaj: "Edhe sikur të ishit në shtëpitë tuaja, atyre
që është caktuar mbytja (vdekja), do të dilnin në vendin e flijimit të
tyre!" Në mënyrë që All-llahu të provojë atë që është në zemrat e tuaja
(sinqeritetin, ose hipokrizinë) dhe që të pastrojë atë që është në
zemrat tuaja. All-llahu i di shumë mirë të fshehtat në zemrat.
155. Vërtet, ata që u zbrapsën prej jush ditën e ndeshjes së dy grupeve
(besimtarë dhe idhujtarë në Uhud), ata vetë djalli i shtyri të
rrëshqasin me disa punë të tyre që i bënë, po All-llahu ua fali atyre
gabimin; All-llahu është mëkatfalës dhe i butë.
156. O besimtarë, mos u bëni si ata që nuk besuan dhe, për vëllezërit e
tyre që kishin dalë në udhëtim (tregtie e gjallërimi) ose që kishin
shkuar në luftë thonin: " Sikur të kishin ndejtur pranë nesh (e të mos
dilnin), atë (bindje), All-llahu ua bëri një dëshprim në zemrat etyre.
Pse All-llahu është Ai që jep jetë dhe jep vdekje dhe All-llahu sheh
atë që ju punoni.
157. E sikur të ishit mbytur në rrugën e All-llahut, ose t'u kishte
zënë vdekja, do të gëzonit falje e mëshirë prej All-llahut që është
shumë më e dobishme se ajo çka ata grumbullojnë.
158. Po edhe nëse vdiqët (në shtrat) ose u vratë, pa tjetër do të
tuboheni te All-llahu.
35
159. Ti ishe i butë ndaj atyre, ngase All-llahu të dhuroi mëshirë, e
sikur të ishe i vrazhdë e zemërfortë, ata do shkapërderdheshin prej
teje, andaj ti falju atyre dhe kërko ndjesë për ta, e konsultohu me ta
në të gjitha çështjet, e kur të vendosësh, atëherë mbështetu në Allllahun,
se All-llahu i do ata që mbështeten.
160. Nëse All-llahu dëshiron t'ju ndihmojë, s'ka kush që mund t'ju
mposhtë, e nëse Ai iu lë pa ndihmë, atëherë kush është ai pas Tij, që
dot'ju ndihmojë? Pra vetëm All-llahut le t'i mbështeten besimtarët.
161. Asnjë pejgamberi nuk i takoi të bëjë hile dhe kush bën hile (në
ndarjen e plaçkës së luftës), ai në ditën e kijametit vjen i ngarkuar
me atë që ka bërë, pastaj secilit njeri i jepet ajo që e ka fituar,
duke mos iu bërë e padrejtë.
162. A është i njëjtë ai që iu bind All-llahut dhe kërkoi kënaqësinë e
Tij, si ai që tërhoqi kundër vetes hidhërim të madh nga All-llahu dhe e
ardhmja e tij është xhehennemi, që është përfundim shumë i keq?
163. Ata kanë dallim te All-llahu, e All-llahu sheh shumë mirë atë që
veprojnë.
164. Është e vërtetë se All-llahu u dha dhuratë të madhe besimtarëve,
kur ndër ta nga mesi i tyre dërgoi të dërguar që atyre t'u lexojë
shpalljen e Tij, t'i pastrojë ata, t'ua mësojë Kur'anin dhe sheriatin,
edhe pse, më parë ata ishin krejtësisht të humbur.
165. E kur juve u goditi një dështim (në Uhud) e që ju ia patët dhënë
atë dyfish (armikut në Bedr), thatë: "Prej nga kjo?" thuaj: "Ajo është
nga vetë ju!" S'ka dyshim se All-llahu është i plotëfuqishëm për çdo
send.
166. Ajo që ju goditi juve ditën e ballafaqimit të dy grupeve
(besimtarë dhe idhujtarë), ishte me lejen e All-llahut, për t'u dalluar
besimtarët e sinqert.
167. Dhe, për t'u ditur ata që ishin hipokritë. E atyre u është thënë:
"Ejani e luftoni në rrugën e All-llahut ose mbroni vetën!" E ata thanë:
"Sikur të dinim se do të luftohej, ne do të vinim pas jush!" Në atë
moment ata ishin më afër mosbesimit se besimit. Flisnin me gojët e tyre
atë që nuk e kishin në zemrat e tyre, po All-llahu e di mirë për atë që
fshehin.
168. Dhe ata që nuk luftuan dhe atyre të vetëve u thanë: " Sikur të na
dëgjon neve (e të ktheheshin siç u kthyem ne), nuk do të mbyteshim!"
thuaju: "Largonie pra vdekjen prej vetes suaj, nëse jeni të sigurt çka
thoni?"
169. Kurrsesi të mos mendoni se janë të vdekur ata që ranë dëshmorë në
rrugën e All-llahut. Përkundrazi, ata janë të gjallë duke u ushqyer te
Zoti ityre.
170. Janë të gëzuar me atë që u dha All-llahu nga të mirat e Tij, dhe
atyre që kanë mbetur ende pa i bashkuar rradhëve të tyre, u marrin
myzhde se për ta nuk ka as frikë dhe as që kanë pse të brengosen.
171. Ata janë të gëzuar me begati e dhurata që ua dha All-llahu, e s'ka
dyshim se All-llahu nuk ua humb shpërblimin besimtërëve.
172. Të cilët edhe pasi i goditi plaga iu përgjegjën All-llahut dhe të
dërguarit. E për ata prej tyre që bënë, mirë dhe u rujtën, është një
shpërblim i madh.
36
173. E atyre (shokëve të pejgamberit) që dikush u tha: "Populli
(idhujtarët) është tubuar t'ju sulmojë, pra kini frikë!" Ajo, vetëm ua
shtoi edhe më shumë besimin e thanë: "Neve na mjafton që kemi Allllahu,
Ai është mbrojtësi më i mirë!".
174. Dhe atë pa i gjetur kurrfarë e keqe fituan begati e mirësi të
mëdha nga All-llahu dhe e arritën kënaqësinë e Tij, All-llahu është
dhurues i madh.
175. Po atë (propagandë) e bëri vetëm shejtani që dëshironte me miqtë e
vet (idhujtarët), t'ju friksojë, po ju mos u frikësoni prej tyre,
frikësomënu Mua, nëse jeni besimtar.
176. E ty të mos të brengosin ata që përpiqen për mosbesim, ata
kurrsesi nuk mund të dëmtojnë asgjë All-llahun. All-llahu me urtësinë e
vet dëshiron që atyre të mos u takojë kurrfarë e mire në botën tjetër
dhe ata kanë një dënim të madh.
177. Ata që në vend të besimit pranuan kufrin, nuk i bëjnë asgjë dëm
All-llahut, ata i pret një dënim i idhët.
178. Të mosmendojnë ata që nuk besuan se afatin që u dhamë Ne atyre të
jetojnë, është në dobi të tyre. Ne i lamë të jetojnë vetëm që shtojnë
edhe më shumë mëkate, se ata i pret dënim nënçmues.
179. All-llahu nuk është që t'i lë besimtarët ashtu siç jeni, pa
dalluar të keqin nga i miri. All-llahu nuk ju zbulon juve të fshehtat
(e të dini se ç'mbajnë në zemrat e tyre. Por All-llahu është Ai që nga
të dërguarit e vet zgjedh atë që do (e i zbulon ndonjë të fshehtë).
Prandaj, besoni All-llahut dhe të dërguarit të Tij, e në i besofshit
dhe nëse ruheni, atëherë ju keni një shpërblim të madh.
180. Ata, të cilët bëjnë koprraci me atë që nga të mirat e veta u dha
All-llahu, të mos mendojnë kurrsesi se ajo është në dobi të tyre. Jo,
ajo është në dëm të tyre. Ajo e mirë me çka bënë koprraci, në ditën e
kijametit do t'u mbështillet në qafën e tyre. All-llahut i mbesin
trashëgim qiejt dhe toka, All-llahu është i njohur mirë më atë që
veproni.
181. All-llahu ka dëgjuar fjalën e tyre që thanë: " All-llahu është i
varfër e ne jemi të pasur!" Ne do të shënojmë atë që thanë ata dhe që i
mbytën pejgamberët pa kurrfarë faji, e do t'ju themi: "Vuane mundimin e
djegies së zjarrit.
182. Kjo është meritë e duarve tuaja, se All-llahu nuk është zullumqar
ndaj robëve.
183. Ata janë që thanë: "All-llahu na ka porositur që të besojmë asgjë
të dërguar derisa ai të na sjellë një kurban që do ta ngrënë zjarri.
Thuaju: "Para meje juve u erdhën të dërguar me argumente dhe me atë që
e thatë, e përse i mbytët ata, nëse thoni të vërtetën?"
184. Po nëse ata ty të përgënjeshtrojnë, janë përgënjeshtruar edhe para
teje të dërguar që u erdhën me argumente të prera, me shkrime qiellore
dhe me libër të ndritshëm.
185. Secili njeri do të shijojë vdekjen, e shpërblimet tuaja u
plotësohen ditën e kijametit, e kush shmanget zjarrit e futet në
xhennet, ai ka arritur shpëtim, e jeta e kësaj bote nuk është tjetër
pos një përjetim mashtrues.
186. Ju patjetër do të sprovoheni si në pasurinë tuaj, si në vetën
tuaj, madje do të dëgjoni ofendime të shumta prej atyre që u është
37
libri para jush, e edhe prej idhujtarëve, po në qoftë se duroni dhe
ruheni, ajo është gjëja më vendimtare.
187. Dhe kur All-llahu mori zotimin nga ata që i pat dhënë libri: që
gjithqysh t'ua publikoni atë njerëzve, e të mos e fshehni, por ata e
lanë pas dore atë për pak send të kësaj jete; pra, bënë punë të keqe.
188. Mos mendo se janë të shpëtuar ata që gëzohen për atë që bënë (e
fshehen çështjen tënde) dhe dëshirojnë të jenë të lavdëruar për atë që
nuk e punuan mos llogarit shpëtim për ta (nuk e thanë të vërtetën), ata
kanë një dënim të dhëmbshëm.
189. Vetëm All-llahut i takon sundimi i qiejve e i tokës dhe All-llahu
është i gjithfuqishëm për çdo send.
190. Në krijimin e qiejve e të tokës, në ndryshimin e natës dhe të
ditës, ka argumente të qarta për ata që kanë arsye dhe intelekt.
191. Për ata që All-llahun e përmendin me përkujtim kur janë në këmbë,
kur janë ulur, kur janë të shtrirë dhe thellohen në mendime rreth
krijimit të qiejve e të tokës (duke thënë): Zoti ynë, këtë nuk e
krijove kot, i lartësuar qofsh, ruana prej dënimit të zjarrit!
192. Zoti ynë, atë Ti e fute në zjarr, atë e ke poshtëruar; për mizorët
nuk ka ndihmëtarë!
193. Zoti ynë, ne dëgjuam një thirrës që ftonte për besim (e që
thoshte): Të besoni Zotin tuaj! E ne besuam! Zoti ynë, na i falë
mëkatet tona, na i mbulo të metat dhe pas vdekjes na bashko me të
mirët!
194. Zoti ynë, jepna atë që nëpërmjet të dërguarëve Tu, na e premtove
dhe në ditën e kijametit mos na turpëro; vërtet Ti je Ai që nuk e shkel
premtimin!"
195. Zoti i tyre iu përgjegj lutjes së tyre (e tha): Unë nuk ia humb
mundin asnjërit prej jush, mashkull qoftë apo femër. Ju jeni njëri nga
tjetri por ata që u dëbuan prej shtëpive të tyre dhe emigruan, u
munduan vetëm pse ishin në rrugën Time, luftuan dhe u vranë, atyre
patjetër do t'ua shlyej mëkatet e tyre dhe do t'i vejë në xhennete në
të cilët burojnë lumenj. Ai është shpërblim nga ana e All-llahut, se më
i miri i shpërblimeve është tek All-llahu.
196. Të mos mashtrojë bredhja nëpër qytete e atyre që nuk besuan.
197. Ajo është një kënaqësi e pakët, e pastaj vendi i tyre është
xhehennemi që është vend mjerimi.
198. Por ata që ia patën frikën Zotit të tyre, ata i kanë xhennetet
nëpër të cilat rrjedhin lumenj dhe aty janë përgjithmonë. Ajo është
pritje nga ana e All-llahut, e për të mirët më e dobishmja është ajo që
është tek All-llahu.
199. Po edhe nga ithtarët e librit ka që besojnë All-llahun, e besojnë
atë që u është shpallur juve, e besojnë atë që është shpallur atyre,
janë të bindur ndaj All-llahut, dhe argumentet e All-llahut në shpallje
nuk i shesin për pak send të kësaj jete, të tillët kanë shpërblimin e
vet te Zoti i tyre, e All-llahu është që llogarinë e bën shpejt.
200. O ju besimtarë, bëni durim, bëhuni të qëndrueshëm kundër armikut,
rrini të përgaditur dhe, që të shpëtoni, ruajuni dënimit të All-llahut.

No comments:

Post a Comment