Saturday, 28 May 2011

SURA 10. JUNUS

SURA 10. JUNUS
Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit
1. Elif, Lamë, Ra. Këto janë ajetet e librit të pacenueshëm.
2. A ishte çudi për njerëzit, që Ne një njeriut nga mesi i tyre i
thamë: Tërhiqjau vërejtjen njerëzve, kurse ata që besuan gëzoi se me të
vërtetë kanë pozitë të lartë te Zoti i tyre. E ata që besuan thanë:
"S'ka dyshim, kjo është një maxhi e vërtetë!"
3. Vërtet Zoti juaj është All-llahu, i cili krijoi qiejt e tokën brenda
gjashtë ditësh e pastaj qëndroi mbi Arshin; Ai rregullon gjendjen.
Ndërmjetësues nuk do të ketë vetëm poqese lejon Ai. Ky, Madhëria e Tij
është All-llahu, Zoti juaj, pra adhurojeni Atë! A nuk merrni mësim?
4. Kthimi i të gjithë juve është te Ai, premtimi i All-llahut, është i
vërtetë. Ai e filloi krijimin e pastaj e përsërit atë për t'i
shpërblyer me të drejtë ata që besuan dhe bënë vepra të mira. E për ata
që mohuan, ka pije të valë dhe dënim të dhembshëm, për shkak se ata
mohonin.
5. Ai e bëri diellin shëndritës, e hënën dritë dhe asaj (hënën) ia
caktoi fazat, që ta dini numrin e viteve dhe llogarinë. All-llahu nuk
krijoi këtë për tjetër, pos me qëllim të caktuar. Ai ia sqaron
argumentet një populli që kupton.
6. Në ndërrimin e natës e të ditës, dhe në çka krijoi All-llahu në qiej
e në tokë, vërtet ka fakte për njerëzit që kanë droje.
7. Ata që nuk presin takimin Tonë, që janë të kënaqur me jetën e
dynjasë dhe kanë gjetur prehje në të, dhe ata që janë indieferentë ndaj
argumenteve tona.
8. Vendi për të tillët është zjarri, për shkak të asaj që punuan.
9. E ata që besuan dhe bënë vepra të mira, Zoti i tyre, për shkak të
besimit të tyre i udhëzon në xhennete të begatshme në të cilët rrjedhin
lumenj.
10. Lutja e tyre aty është: "I lartë je o All-llah!", e përshëndetja e
tyre është: Selam! dhe lutja e fundit e tyre: "Falënderimi i qoftë Allllahut,
Zotit të botëve!"
11. Sikur All-llahu t'ua shpejtonte njerëzve pranimin e kërkesës për të
keqen, ashtu si e pranon shpejtimin e kërkesës për të mirën, atyre do
t'u përfundonte afati (i vdekjes). Po Ne, ata që nuk janë të bindur se
do të vijnë para nesh, i lëmë të bredhin në mashtrimet e tyre.
12. E kur njeriun e godet dëmi, ai na lut qoftë shtrirë, ulur ose në
këmbë, e kur Ne ia largojmë të keqen, ai, sikurse të mos na ishte ulur
fare për dëmin që e pat goditur. Kështu kriminelëve u duket mirë ajo që
veprojnë.
103
13. Ne kemi shkatërruar gjenerata para jush (o idhujtarë), pse nuk
besonin, edhe pse të dërguarit u erdhën me argumente të qarta. Kështu
shpërblejmë Ne njerëzit kriminelë.
14. Pastaj juve ju bëmë zëvendësues pas tyre në Tokë për t'ju parë si
do të veproni.
15. Dhe kur atyre u lexohen ajetet Tona të qarta, ata që nuk besojnë
takimin Tonë (ringjalljen), thonë: "Sillna një Kur'an tjetër, ose
ndryshoje këtë!" Thuaj: "Mua nuk më takon që ta ndrushojë vetë, unë
përcjelli vetëm atë që më shpallet, unë nëse kundërshtoj Zotit tim i
frikësohem dënimit të një Ditës të madhe.
16. Thuaj: "Sikur të kishte dashur All-llahu, unë nuk do t'ua kisha
lexuar juve atë, as nuk u kisha njoftuar me të. Unë para tij kam jetuar
në mesin tuaj (as nuk kam ditur as nuk kam lexuar), a nuk mendoni?"
17. A ka më mizor se ai, që shpif ndaj All-llahut gënjeshtër ose
përgenjeshtron faktet e Tij? Mëkatarët vërtet s'kanë për të shpëtuar.
18. Ata pos All-llahut adhurojnë çdo gjë që nuk bën as dobi, e thonë:
"Këta janë ndërmjetësuesit tanë te All-llahu!" Thuaj: "A po e informoni
All-llahun me diçka që Ai nuk e di se ç'ka në qiej dhe në tokë?" I
pastër është madhëria e Tij nga ajo që i shoqërojnë!
19. Njerëzit nuk ishin tjetër pos të një feje, e u përçanë. E sikur të
mos ishte caktim i hershëm nga Zoti yt, do të përfundohej (me dënim)
mes tyre, për atë që ishin të përçarë.
20. Dhe thonin: "Përse nuk i vjen atij (Muhammedit) ndonjë mrekulli nga
Zoti i tij?" Po ti thuaj: "E fshehta është (çështje) vetëm e All-llahut
(Ai sjell mrekulli). Prandaj, ju pritni se edhe unë së bashku me ju po
pres!"
21. E kur Ne ua dhurojmë njerëzve mëshirën pasi t'i ketë goditur e
keqja (skamja), kur qe ata u bëjnë hile argumenteve tona. Thuaj: "Allllahu
është më i shpejti në ndëshkim". S'ka dyshim, përcjellësit tanë
(melaiket) regjistrojnë atë që po thurrni ju.
22. Ai (All-llahu) ua bëri të mundshëm udhëtimin në tokë e në det, deri
kur jeni në anije që lundrojnë me ta (me udhëtarët) me anë të një ere
të lehtë dhe janë të lumtur me të (me erën e lehtë), ia beh një erë e
fortë dhe nga të gjitha anët rrethohen nga valët dhe binden se janë
shkatërruar, e lusin All-llahun pa farë përzierje të idhujve (duke
thënë): Nëse na shpëton nga kjo (katastrofë), ne do të jemi gjithnjë
falënderues!"
23. E kur Ai (All-llahu) i shpëtoi ata, ja, ata veprojnë mbrapshtë në
tokë, pa arsye. O ju njerëz! Kryeneçësia juaj është vetëm kundër vetes
suaj, është përjetim i jetës së kësaj bote, pastaj kthimi juaj është te
Ne, e Ne ju shpërblejmë për veprimet tuaja.
24. Shembulli i jetës së kësaj bote është si i një shiu që e kemi
zbritur nga qielli, e me anën e të cilit gërshetohen bimët e tokës
(mbijnë dhe shpeshtohen të gjitha llojet) prej nga hanë njerëzit e
kafshët deri kur toka të ketë marrë stolinë e vet dhe të jetë zbukuruar
(me bimë, pemë e behar), e banorët e saj të mendojnë se janë të zotët e
saj, e asaj i vjen urdhëri ynë, natën ose ditën, Ne e bëjmë atë (të
mbjellat) të korrur sikurse të mos ekzistonte dje. Kështu Ne u sqarojmë
faktet njerëzve që mendojnë.
104
25. All-llahu thërret për në xhennet, dhe atë që do, e vë në rrugë të
drejtë.
26. Atyre që bëjnë vepra të mira, u takon e mira (xhenneti) edhe më
tepër (e shohin All-llahun). Fytyrat e tyre nuk i mbulon pluhuri i zi
as nënçmimi, ata janë banues të xhennetit, aty janë përgjithmonë.
27. E ata që bënë të këqia, dënimi i së keqes është aq sa është ajo,
ata i mbulon poshtërimi. Ata nuk mund t'i mbrojë kush nga All-llahu,
fytyrat e tyre, porsi t'i kishte mbuluar ndonjë copë e errët e natës.
Ata janë banues të përjetshëm të zjarrit.
28. Atë ditë i tubojmë të gjithë, ndërkaq atyre që i kanë bërë shok
All-llahut u themi: "Rrini në vendin tuaj, ju dhe idhujt tuaj!" Ne
ndajmë ata. E idhujt e tyre u thonë: "Ju nuk na adhuruat ne!"
29. All-llahu na mjafton si dëshmues mes nesh e jush (kështu u thonë
idhujt idhujtarëve). Ne nuk dimë gjë për adhurimin tuaj ndaj nesh (ne
nuk dëgjojmë, nuk shohim e nuk kuptojmë).
30. Aty, në atë vend, secili njeri provohet me atë që e ka bërë më parë
dhe kthehen te All-llahu, Sundimtari i tyre i vërtetë dhe humb (shkon
huq) prej tyre ajo që trillonin (se do t'u bëjnë shefatë).
31. Thuaj: "Kush ju furnizon me ushqim nga qielli e toka, kush e ka në
dorë të dëgjuarit e të pamët (tuaj), kush nxjerr të gjallin nga i
vdekuri e kush nxjerr të vdekurin nga i gjalli, kush rregullon çdo
çështje?" Ata do të thonë: "All-llahu". Ti thuaj: "A nuk frikësoheni?"
(dënimit).
32. E ky është All-llahu, Zoti juaj i vërtetë. Pas të vërtetës nuk ka
tjetër pos iluzione, e si po ia ktheni shpinën (të vërtetës)?
33. Kështu është pra, vendimi i zotit tënd kundër të shfrenuarve, pse
ata nuk besojnë.
34. Thuaj: "A ka prej idhujve tuaj ndokush që ta fillojë krijimin e
mandej atë (pas vdekjes) ta rikthejë?" Thuaj: "All-llahu e nis krijimin
dhe sërish e rikthen. Si i largoheni pra, së vërtetës?
35. Thuaj: "A ka ndokush prej idhujve tuaj që ndonjë të humbur ta
drejtojë në rrugën e drejtë? Thuaj: "Vetëm All-llahu udhëzon në të
vërtetën.. Atëherë pra, a është më e drejtë të shkohet pas tij që
udhëzon në rrugën e drejtë, apo pas atij që nuk udhëzon, (sepse nuk
mund të udhëzojë as vetveten) vetëm nëse prej dikuj tjetër udhëzohet?
Ç'është me ju? Si gjykoni?
36. Shumica e tyre nuk përkojnë tjetër pos supozim, e supozimi nuk
është asgjë ndaj të vërtetës. All-llahu di shumë mirë për atë që
punojnë.
37. Nuk është e logjikshme të mendohet se ky Kur'an është i trilluar
prej dikujt pos All-llahut, por është vërtetues i asaj (shpalljes) që
ishte më parë, dhe sqarues e komentues i librit. Nuk ka farë dyshimi se
është (i zbritur) nga Zoti i botëve.
38. Përkundër kësaj, ata (idhujtarët) thonë se atë e trilloi ai
(Muhammedi). Ti thuaj: "Sillne pra ju një kaptinë të ngjajshme me këtë,
madje thirrni kë të doni në ndihmë, pos All-llahut, po qe se jeni të
drejtë në atë që thoni".
105
39. Por ja, ata përgënjeshtruan atë (Kur'anin) pa e kuptuar dhe pa ju
ardhur shpjegimi i tij. Po kështu, gënjenin dhe ata që ishin më
përpara. Shiko si ishte përfundimi i zullumqarëve.
40. Ka prej tyre (te të cilët u dërgua Muhammedi) që e besojnë atë
(Kur'anin), e ka prej tyre edhe asish që atë nuk e besojnë. Zoti i njeh
më së miri kokëfortit.
41. Po nëse ata të përgënjeshtruan ty, thuaj: "Mua më takon (shpërblimi
nga) vepra juaj, ju nuk përgjigjeni për atë që bëj unë, e as për atë që
bëni ju.
42. Ka prej tyre që të dëgjojnë (kur lexon, por formalisht). A mund të
bësh të shurdhëtin të dëgjojë, edhe kur ata nuk kuptojnë?
43. Ka prej tyre që të shikon ty (duket se po të shikon). A mund ta
udhëzosh ti të verbërin, kur ata nuk shohin (të vërtetën)?
44. All-llahu nuk u bën asgjë të padrejtë njerëzve, por ata i bëjnë të
padrejtë vetes së tyre.
45. (Përkujto) Ditën kur i tubojnë ata, (atyre u duket) sikur nuk
qëndruan (në dynja) vetëm një moment të ditës, atëherë njihen mes vete.
E, vërtet, kanë dështuar ata që nuk besuan këtë prezencë para Allllahut,
edhe nuk gjetën udhën e drejtë.
46. Nëse ta bëjmë të mundshme të shohish diçka nga (dënimi) që u
premtuan atyre (mirë), ose ta marrim shpirtin ty (kurse ti nuk sheh
gjë), e ardhmja e tyre është vetëm te Ne. All-llahu është dëshmues i
asaj që punojnë.
47. Secili popull kishte të dërguarin e vet, e kur u vinte i dërguari i
tyre bëhej gjykimi i drejtë mes tyre, atyre nuk u bëhet padrejtësi.
48. Ata thonë: "Kur do të jetë ky premtim (dënim), nëse jeni të drejtë
ç'ka thoni?
49. Thuaj: "Unë nuk mund t'i sjellë vetes sime as dëm as dobi, pos atë
që dëshiron All-llahu". Çdo popull ka fatin (e caktuar), e kur të vijë
afati i tyre, ata nuk mund ta vonojnë as për një moment e as ta ngutin.
50. Thuaj: "Më tregoni, nëse u vjen dënimi i Tij natën ose ditën, e çka
i shtyen të nguten për të, kriminelët?"
51. A pasi që të ndodhë (dënimi) do të besoni atë? A tani!? (po
besoni), e ju ishit ata që kërkonit t'u vijë më shpejt?
52. Më vonë (në ditën e kijametit) atyre që bënë zullum u thuhet:
"Shijoni dënimin e përjetshëm!" Mos jeni dënuar më shumë se ç'keni
merituar?"
53. E ata kërkojnë t'u tregosh (e do të thonë): a është e vërtetë ajo
(që thua për dënimin)? Thuaj: "Po, pasha Zotin tim, ajo është më se e
vërtetë, dhe ju nuk do të mund ta pengoni kurrsesi.
54. Secili njeri që ka dëmtuar veten (duke mosbesuar), po të ishte e
tij çdo gjë që ekziston në tokë, ai do ta flijonte atë (për të
shpëtuar). E kur e shohin dënimin, ata fshehin dëshprimin (nga hutia).
Atëherë bëhet gjykimi i drejtë mes tyre nuk u bëhet padrejtë.
55. Vini re! Nuk ka dyshim se gjithçka që gjendet në qiej e në tokë
është e All-llahut! Kini kujdes. Premtimi i All-llahut është më se i
vërtetë, por shumica e tyre nuk e dinë.
56. Ai jep jetë dhe vdekje, dhe vetëm te Ai do të ktheheni.
106
57. O ju njerëz! Juve ju erdhi nga zoti juaj këshilla (Kur'ani) dhe
shërimi i asaj që gjendet në krahrorët tuaj (në zemra), edhe udhëzim e
mëshirë për besimtarët.
58. Thuaj: "Vetëm mirësisë së All-llahut dhe mëshirës së Tij le t'i
gëzohen, se është shumë më e dobishme se ajo që grumbullojnë ata.
59. Thuaj: "Më thuani, atë që All-llahu ju dha si ushqim (të lejuar), e
ju nga ai diçka bëtë të ndaluar e diçka të lejuar?" Thuaj: "A ju lejoi
All-llahu ju, ose ju i shpifni All-llahut?"
60. Po çfarë është mendimi i atyre që shpifin All-llahut, për ditën e
kijametit? All-llahu është dhurues i madh ndaj njerëzve, por shumica e
tyre nuk falënderojnë.
61. Ti nuk angazhohesh me asnjë çështje, nuk lexon nga ai pjesë nga
Kur'ani dhe nuk bëni ndonjë vepër, vetëm se ne jemi prezentuesit tuaj,
kur ju ndërmerrni atë. Zotit tënd nuk mund t'i fshihet as në tokë e as
në qiell as sa grimca e as më e vogël se ajo e as më e madhe, por vetëm
sa është evidentuar në librin e sigurt.
62. Ta keni të ditur se të dashurit e All-llahut (evliatë) nuk kanë
frikë (në botën tjetër) e as kurrfarë brengosje?
63. (Ata janë ata) Të cilët besuan dhe ishin të ruajtur.
64. Atyre u jepen myzhde në jetën e dunjasë (në çastin e vdekjes) dhe
në jetën tjetër (për shpëtim në xhennet). Premtimet e All-llahut nuk
mund të pësojnë ndryshim. E, ai është suksesi i madh.
65. Po ty të mundojnë thëniet e tyre. E tërë fuqia dhe ngadhënjimi i
takon vetëm All-llahut. Ai i dëgjon dhe i di të gjitha.
66. Ta keni të ditur se gjithçka që është në qiej e në tokë janë në
pushtetin e All-llahut (pra, edhe idhujtarët). E ata, që pos All-llahut
adhurojnë, në të vërtetë nuk janë kah pasojnë zota, ata nuk janë kah
pasojnë tjetër pos supozimeve dhe nuk janë tjetër vetëm se gënjejnë.
67. Ai (All-llahu) bëri për ju natën që në te të pushoni, e ditën të
ndritshme (të shihni). Në këtë, (që bëri) vërtet ka argumente për një
popull që dëgjon.
68. (Pas të gjitha argumenteve) Ata (jobesimtarët) thanë: "All-llahu ka
fëmijë". Larg asaj është All-llahu, Ai s'ka nevojë, e Tij është ç'ka në
qiej dhe ç'ka në tokë, ju nuk keni argumente për këtë (që ta thoni), a
thoni për All-llahun çka nuk dini?
69. Thuaj: "Ata që trillojnë gënjeshtër për All-llahun, nuk kanë për të
shpëtuar".
70. Ata kanë një përjetim në dynja, pastaj kthimi i tyre është vetëm te
Ne, e Ne do të bëjmë që ata të shijojnë dënimin e dhembshëm për shkak
se nuk besonin.
71. Lexoju atyre ngjarjen e Nuhut, kur i tha popullit të vet: "O
populli im, nëse u vjen rëndë qëndrimi im në mesin tuaj, përkujtimet e
mia me ajetet e All-llahut, e unë iu kam mbështetur vetëm All-llahut,
ju vendosni për qëllimin tuaj, thirrni në ndihmë edhe zotat tuaj, e mos
e mbani fshehtë, dhe zbatoni atë kundër meje e mos pritni.
72. E nëse prapësoheni (nga mësimet e mia), unë nuk u kërkoj ndonjë
shpërblim, se shpërblimi im është vetëm prej All-llahut. Unë jam i
urdhëruar të jam njëri prej muslimanëve.
107
73. E ata (populli i tij) e konsideruan atë rrenacak e Ne e shpëtuam
atë dhe ata që ishin bashkë në anije, dhe i bëmë që ata të jenë
pasardhës (zëvendësues), kurse ata që përgënjeshtruan ajetet tona i
përmbytëm. Shih pra, si ishte fundi i gënjeshtarëve.
74. Mandej pas tij dërguam të dërguar te popujt e tyre, të cilët erdhën
dhe u sollën atyre argumente të forta, por ata nuk i besuan asaj, të
cilën më parë e kishin përgënjeshtruar. Kështu, pra u vulosim zemrat
atyre që kalojnë kufijtë.
75. Pastaj, pas tyre dërguam Musai dhe Harunin me argumentet tona, te
faraoni dhe paria e rrethit të tij, po ata paraqitën kryelartësi, pse
ishte popull që bënte krime.
76. E kur u erdhi atyre e vërteta e sigurt nga Ne, ata thanë: "Kjo nuk
është tjetër pos magji e qartë.
77. Musai tha: A të vërtetës i thoni magji? A magji është kjo?
Magjistarët nuk shpëtojnë?
78. Ata thanë: "Mos erdhe të na largosh nga ajo (feja) që e gjetëm te
prindërit tanë, për t'ju mbetur ju dyve madhështia në tokë? Po ne nuk u
besojmë juve dyve.
79. Faraoni tha: "Sillmëni mua të gjithë magjistarët e aftë.
80. E kur erdhën magjistarët, Musai u tha: "Hidhni ç'keni për të
hedhur".
81. E kur i hodhën ata, Musai u tha: "Kjo që e sollët ju tash, vërtet
është magji!" Po All-llahu do ta asgjësojë këtë, sepse All-llahu nuk e
përkrahë veprën e të prishurve.
82. Dhe me argumentet e veta All-llahu e fuqizon të vërtetën, ndonëse e
urrejnë të pabesët.
83. Duke pasur frikë nga faraoni dhe nga rrethi i tij se do t'i
turturojnë, Musait nuk i besoi kush pos një pjese të pasardhësve të
popullit të tij. Vërtet, faraoni ishte mbizotërues në tokë dhe ai ishte
prej shkatërrimtarëve.
84. Musai tha: "O populli im, nëse i keni besuar All-llahut, vetëm atij
mbështetuni, nëse jeni të dorëzuar (vendimit të Tij)!"
85. Ata iu përgjegjën duke i thënë: "All-llahut iu kemi mbështetur,
Zoti ynë, mos i mundëso popullit mizor të na sprovojë!"
86. Dhe me mëshirën tënde, na shpëto prej popullit jobesimtarë!"
87. Ne i thamë Musait dhe vëllait të tij t'i bëni vend në Egjipt
popullit tuaj, shtëpitë tuaja t'i bëni faltore e ta falni namazin
rregullisht. Ti (Musa) përgëzoi besimtarët!
88. Musai tha: "Zoti ynë, Ti i ke dhënë faraonit dhe parisë së tij
mjete të përjetimit dhe pasuri në jetën e kësaj bote, ashtu që o Zot
ynë, po i largojnë njerëzit prej rrugës tënde. Zoti ynë, zhduke
pasurinë e tyre, shtrëngoi zemrat e tyre, e të mos besojnë derisa të
shijojnë dënimin e idhët.
89. Ai (All-llahu) tha: "Lutja juaj është pranuar, prandaj ju të dy
qëndroni ashtu si jeni e mos ndiqni rrugën e atyre që nuk dinë!
90. Ne i kapërcyem beni israilët përtej detit, e faraoni dhe ushtria e
tij i ndoqi mizorisht dhe armiqësisht derisa e përfshiu atë përmbysja,
108
e ai tha: "Besova se nuk ka Zot tjetër pos Atij që i besuan beni
israilët, edhe unë jam nga muslimanët!"
91. Ti tani beson, ndërsa ma parë kundërshtove dhe ishe njëri prej
shkatërruesve!
92. Sot po të shpëtojmë ty (po të nxjerrim prej detit) me trupin tënd
(të vdekur), që të shërbesh si argument për ata që vijnë pas teje.
Vërtet, ekziston një shumicë njerëzis që nuk hulumtojnë argumentet
Tona.
93. Në të vërtetë, Ne i vendosëm beni israilët (pas shkatërrimit të
armiqve të tyre) në një vend të mirë, i furnizuam ata me ushqime të
dobishme dhe nuk ishin të përçarë (rreth fesë) vetëm pasi që u erdhi
atyre dituria (Tevrati). Zoti yt, do të gjykojë mes tyre në ditën e
kijametit, për atë që ishin përçarë.
94. Po, (fjala vjen) nëse je në dyshim për këtë që të zbritëm ty (për
ngjarjet e pejgamberëve), atëherë pyeti ata që lexojnë librin para
teje. Ty të erdhi nga Zoti yt e vërteta, pra, mos u bë prej atyre që
dyshojnë.
95. Dhe mos u bë prej atyre që përgënjeshtruan argumentet e All-llahut,
e të bëhesh nga të dështuarit.
96. Kundër atyre, për të cilët ka përfunduar caktimi i Zotit tënd, ata
nuk besojnë,
97. Edhe sikur t'u kishin paraqitur atyre çdo lloj argumenti, ata nuk
besojnë derisa të shohin dënimin e rëndë.
98. Përse nuk pati vendbanim që të ketë besuar e besimi i tij të ketë
ndihmuar (në shpëtim), pos popullit të Junusit, që pasi që besoi, Ne
larguam prej tyre dënimin shëmtues në jetën e kësaj bote dhe i lejuam
të jetojnë deri në një afat të caktuar.
99. Sikur të kishte dashur Zoti yt, do t'i besonin çka janë në tokë që
të gjithë. A ti do t'i detyrosh njerëzit të bëhen besimtarë?
100. Nuk është e mundur për asnjë njeri të besojë (ndryshe), pos me
ndihmën e All-llahut. E dënimin u jepë atyre që nuk mendojnë.
101. Thuaj: "Vështroni me vëmendje çka në (nga argumentet) në qiej e në
tokë. Po argumentet dhe qortimet nuk bëjnë dobi ndaj një popull që nuk
beson.
102. A janë duke pritur tjetër (fat) pos ditët (e zeza) si të atyre që
ekzistonin para tyre? Thuaj: "Pritni, pra, se edhe unë bashkë me ju po
pres!"
103. E Ne pastaj i shpëtojmë të dërguarit tanë, edhe ata që besuan. Ja
kështu, është detyrë e Jona, t'i shpëtojmë besimtarët.
104. Thuaj: "O ju njerëz, nëse ju dyshoni në fenë time, unë nuk adhuroj
ata që ju i adhuroni pos All-llahut, por adhuroj All-llahun që u jepë
vdekjen (ashtu si u ka dhënë jetën), dhe jam i urdhëruar të jem
besimtarë (i Zotit një).
105. Dhe (jam i urdhëruar): Përqëndrohu me tërë qenien tënde në fenë e
drejtë, e mos u bë nga idhujtarët!
106. Dhe mos lut tjetër kë pos All-llahut, ndonjë (idhull) që nuk të
sjell as dobi as dëm, e nëse bën atë, dije se i ke bërë padrejt
vetvetes.
109
107. Nëse All-llahu të provon me ndonjë të keqe, atë s'mund ta largojë
kush pos Tij, po nëse dëshiron të japë ndonjë të mirë, s'ka kush që
mund ta pengojë dhuntinë e Tij. E shpërblen me të, atë që do nga robët
e Tij. Ai falë dhe mëshiron shumë.
108. Thuaj: "O ju jerëz, juve ju erdhi e vërteta nga Zoti juaj, e kush
merr rrugën e drejtë, ai ka vetëm për veten e vet, nërsa kush e merr të
shtrembëren, ai e ka humbur veten. Unë nuk jam rojë e juaj!"
109. Ti ec pas asaj që të shpallet dhe bëhu i durueshëm derisa Allllahu
të gjykojë. Ai është më i miri i gjykatësve!

No comments:

Post a Comment