Saturday, 28 May 2011

SURA 15. HIXHR

SURA 15. HIXHR
Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit
1. Elif, Lamë, Ra. Këto janë ajetet e librit, të Kur'anit të
plotkuptueshëm.
2. Ata që nuk besuan shpeshherë do të kishin dëshiruar të kishin qenë
myslimanë.
3. Lëri (Muhammed) ata, të hanë, të dëfrehen dhe t'i preokupojë shpresa
(se do të jetojnë shumë), e më vonë do të kuptojnë.
4. Ne nuk kemi shkatërruar asnjë fshat (vendbanim) ndryshe vetëm në
afatin e tij të caktuar.
5. Asnjë popull nuk mund ta shpejtojë afatin e vet e as ta shtyjë për
më vonë.
6. Dhe ata thanë: "O ti që t'u shpall përkujtimi (Kur'ani), me të
vërtetë ti je çmendur!"
7. Përse nuk na erdhe me engjëj (që të vërtetojnë) nëse je i sinqertë?
8. Ne nuk i dërgojmë engjëjt (u përgjigjet Zoti) ndryshe vetëm kur
duhet (kur e kërkon urtësia e Zotit) dhe atëherë ata nuk afatizohen.
9. Ne me madhërinë Tonë e shpallëm Kur'anin dhe Ne gjithsesi jemi
mbrojtës të tij.
10. Ne përpara teje kemi dërguar të dërguar në grupet e popujve të
hershëm.
11. E atyre nuk u erdhi asnjë nga të dërguarit, e të mos talleshin me
të.
12. Ja kështu e fusim atë në zemrat e kriminelëve (mosbesimin -
talljen).
13. Ata nuk e besojnë atë (Kur'anin). Po ligji (i dënimit) ndaj popujve
më të hershëm tashmë është i provuar (se si i shkatërroi Zoti).
14. Edhe sikur Ne t'u hapnim atyre një derë në qiell dhe të ngjiteshin
vazhdimisht lart në të (e të shihnin engjëjt e fshehtësitë).
132
15. Ata gjithqysh do të thonin: "Neve na janë ndalë sytë (të pamët).
Jo, ne jemi njerëz të magjepsur.
16. Ne, në qiell kemi krijuar galaksione yjesh dhe atë (qiellin) e kemi
zbukuruar për ata që e shikojnë me vëmendje.
17. Dhe atë (qiellin) e kemi ruajtur prej çdo djalli të mallkuar.
18. Përveç atij që vjedh (përgjon) çka dëgjohet, po edhe atë e kapë
ylli i zjarrtë (e djeg).
19. E tokën e kemi shtruar dhe në të kemi vuar kodra dhe kemi bërë që
në të të mbijnë bimë të caktuara të të gjitha llojeve.
20. Dhe Ne ju krijuam juve në te jetesën (mjetet për jetë) e edhe atyre
për të cilët ju nuk jeni furnizues.
21. E nuk ka asnjë send që të mos ta ketë burimin te Ne, po Ne, nuk e
japim atë ndryshe vetëm sipas një mase të caktuar (të nevojshme).
22. Ne i lëshojmë erërat mbarësuese, e nga qielli (retë) lëshojmë shi
dhe atë ju japim ta pini, e ju nuk mund ta ruani atë.
23. Ne, vërtet jemi që japim jetë e vdekje dhe Ne jemi trashëgues (të
qiejve e tokës).
24. S'ka dyshim se Ne e dimë për ata që ishin para jush dhe edhe për
ata që vijnë pas.
25. E Zoti yt është Ai që i tubon të gjithë ata (të kaluarit e të
ardhëshmit), vërtet Ai është shumë i urtë, shumë i dijshëm.
26. Ne krijuam njeriun nga balta e argjilit, të zi e të prishur (me erë
të keqe)? (të formuar-të trajtuar-mesnun).
27. E xhinët i krijuam më parë nga zjarri, nga flaka e fortë.
28. Dhe (përkujto) kur Zoti yt engjëjve u tha: "Unë po krijoj njeriun
nga balta e tharë, e zezë e me erë.
29. E kur ta përsosë atë (në formën e njeriut) dhe t'i japë atij
shpirtin që është krijesw Imja, atëherë ju bini atij në sexhde".
30. Të gjithë engjëjt tok, bënë sexhde.
31. Përpos Iblisit. Ai refuzoi të jetë me ata që bënë sexhde?"
32. Ai tha: "O Iblis, ç'është ajo që ti të mos jeshë me ata që bënë
sexhde?"
33. Ai tha: "Nuk është për mua t'i bëjë sexhde një njeriu që e krijove
nga balta e terur, e zezë e me erë".
34. (All-llahu) tha: "Dil pra, prej aty, ti qofsh i mallkuar!"
35. Vërtet, mallkimi kundër teje qoftë deri në ditën e gjykimit".
36. (Iblisi) Tha: "Zoti im, më jep pra afat deri në ditën kur ata
(njerëzit) të ringjallen!"
37. (Zoti) Tha: "Ti je prej të afatizuarve,
38. deri në kohën e ditës së caktuar".
39. (Iblisi) Tha: "Zoti im, për shkak që më përzune (më largove), unë
do t'ua zbukurojë (të këqiat) atyre sa të jenë në tokë (në këtë botë)
dhe të gjithë ata do t'i largoj nga rruga e drejtë!"
133
40. Përveç robërve të Tu, të cilët i ke bërë të sinqertë.
41. (Madhëria e Tij) Tha: "Kjo është rruga Ime e drejtë (e qartë)".
42. Se ti ndaj robëve të Mi (të sinqertë) nuk ke kurrëfarë force (as
fizike as mendore), përveç atyre të humburve që vijnë pas teje.
43. E s'ka dyshim se xhehenemi është vendpremtimi i të gjithë atyre.
44. Ai (xhehenemi) i ka shtatë dyer, çdonjëri prej tyre ka shtegun
(derën) e caktuar (nëpër të cilën do të hyjë).
45. E ata, të cilët iu ruajtën (mosbesimit dhe punëve të këqija) janë
në xhennete e mes burimeve.
46. (u thuhet) Hyni në to, të shpëtuar (prej çdo të keqeje) të siguruar
(nga vdekja).
47. Ne kemi hequr prej zemrave të tyre çfarëdo urrejtje, e ata në
mbështetëse qëndrojnë ballë për ballë njëri-tjetrit duke qenë të
vëllazëruar.
48. Ata aty nuk i godet kurrfarë lodhje dhe nuk do të nxirren kurrë
prej tij.
49. Njoftoji robët e Mi se vërtet Unë jam Ai që fal shumë dhe mëshirues
i madh.
50. Po (njoftojë) se edhe dënimi Im është ai dënim i dhëmbshëm.
51. E njoftoj edhe për mysafirët e Ibrahimit.
52. Kur ata hynë te ai dhe thanë: "Selamen - e përshëndetën, e ai
(Ibrahimi) tha: "Ne po frikësohemi prej jush!"
53. Ata i thanë: "Mos u frikëso, ne po të marrim myzhde për një djalë
të zgjuar!"
54. Ai (Ibrahimi) tha: "A më merrni myzhde kur më ka kapur mua
pleqëria? Me çka po më përgëzoni ju?
55. Ata thanë: "Ne të morëm myzhde me atë që është e sigurt e ti mos u
bën i pashpresë!"
56. Tha: "Askush nuk e humb shpresën në mëshirën e Zotit të vet, përveç
atyre që janë të humbur"
57. Tha: "E çka është pra çështja e juaj, o të dërguar?"
58. Ata thanë: "Ne jemi dërguar te një popull i prishur!"
59. Me përjashtim të familjes së Lutit. Ata do t'i shpëtojmë që të
gjithë.
60. Përpos gruas së tij. Ne kemi vendosur, ajo të mbetet me ata të
dënuarit (All-llahu ka vendosur).
61. E kur i erdhën familjes së Lutit të dërguarit,
62. Ai (Luti) tha: "Ju jeni njerëz të panjohur (nuk ju njoh)!
63. Ata thanë: "Jo, (nuk kemi qëllim të keq ndaj teje) Të kemi ardhur
ty me atë (dënim) që ata dyshonin.
64. Të kemi sjellë të vërtetën, e ne jemi të drejtë (çka themi).
134
65. Ti ec me familjen tënde pasi të kalojë një pjesë e natës dhe ti rri
pas tyre (që të mos frkësohen) dhe asnjëri prej jush të mos kthejë
mbrapa (për të shikuar) dhe shkoni andej kah urdhëroheni.
66. E Ne i kumtuam atij (Lutit) atë çështje, se zhdukja e tyre deri në
më të mbramin, do të jetë në mëngjes.
67. E banuesit e qytetit (Sadum) erdhën të gëzuar duke i lajmëruar
njëri-tjetrit.
68. Tha: (Luti): "Këta janë mysafirët e mi, e mos më turpëroni mua,
69. Edhe kinie frikë All-llahun e mos më nënçmoni!"
70. Ata thanë: "A nuk të kemi ndaluar që të mos na përzihesh në
njerëzit (që ne i mësyjmë)?
71. Ai (Luti) tha: "Ja, këto (gratë) bijat e mija, nëse do të bëni
(martohuni me to)!"
72. Pasha jetën tënde (Muhammed), s'ka dyshim se ata (Populli i Lutit)
ishin të humbur në dehjen e tyre.
73. E në kohën e lindjes (së diellit) ata i përfshiu ushtima e
tmerrshme.
74. Dhe duke e përmbysur anën e lartë të qytetit poshtë, Ne e përmbysëm
dhe lëshuam mbi ta shi (të dheut të pjekur në xhehenem) si gurë.
75. Në atë (ngjarje), vërtet ka argumente për ata që mendojnë.
76. Dhe se ato (vendbanime të shkatërruara) ende janë të dukshme pranë
rrugës.
77. Për ata që besojnë, ka fakte në të.
78. Edhe populli i "Ejkës" ishin zullumqarë.
79. E Ne ndërrmorëm kundër tyre (i shkatërruam), dhe që të dyja ato
(vendi Sadum dhe Ejke) janë në rrugë që duken.
80. Edhe populli i "Hixhres" i përgënjeshtroi të dërguarit.
81. Ne u patëm parashtruar atyre argumentet (mrekullitë) Tona, por ata
i kundërshtonin ato.
82. Ata skalisnin shtëpia në kodra shkëmbore për të qenë të sigurt.
83. E ata në mëngjes i goditi gjëmim i tmerrshëm e shkatërrues.
84. Dhe nuk u ndihmoi atyre asgjë ajo që vepruan.
85. E Ne nuk i krijuam qiejt as tokën ndryshe vetëm me urtësi (të
madhe). E s'ka dyshim se momenti i fundit (kijameti) do të vijë, e ti
(Muhammed) sillu me njerëzishmëri.
86. Vërtet, Zoti yt është krijuesi i përgjithshëm, më i dijshmi.
87. Ne të kemi dhënë ty shtatë (ajete) që përsëriten (Fatiha përsëritet
në rekate të namazit) edhe Kur'anin e madhërueshëm.
88. E ty të mos shkojnë kurrsesi sytë në atë me çka Ne i pajisëm disa
prej tyre, as mos u brengos për ta (pse nuk besuan), kurse ndaj
besimtarëve bëhu i përulur e i butë.
89. Dhe thuaj: "Unë jam qortues i hapët (për dënimin nga Zoti për ata
që kundërshtojnë)"
135
90. (U sjellim dënim) Sikurse u sollëm atyre që bënë ndarjen (e librave
të mëparshëm).
91. Të cilët e bënë Kur'anin të ndarë në pjesë.
92. Pasha Zotin tënd, ata të gjithë do t'i marrim në përgjegjësi.
93. Për atë se ç'vepruan.
94. Publiko haptas atë për të cilën urdhërohesh, e hiqu idhujtarëve.
95. S'ka dyshim se Ne të mjaftojmë ty kundër atyre që tallen,
96. të cilët All-llahut, i kundërvejnë zot tjetër, e më vonë ata do ta
kuptojnë (prapavinë e tyre).
97. Ne dimë mirë se ti ngushtohesh shpirtërisht për atë që thonë ata.
98. Po ti madhëroje me falënderime Zotin tënd e bëhu prej atyre që
luten (përulen duke u falur).
99. Dhe adhuroje Zotin tënd deri të vijë ty e vërteta (vdekja).

No comments:

Post a Comment