Saturday, 28 May 2011

SURA 54. KAMER

SURA 54. KAMER
Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit
1. Momenti (i katastrofës së përgjigjthshme) është afruar, e hëna është
çarë (në dysh).
2. Po ata (idhujtarët) edhe nëse shohin ndonjë argument (mrekulli)
zbrapsen e thonë: "Kjo është magji e vazhdueshme!"
289
3. Dhe përgënjeshtruan, e ndoqën dëshirat e veta, por çdo çështje
arrinë cakun e fundit.
4. Atyre u patën ardhur aso lajmesh (të popujve të lashtë), ku ka mjaft
qortime, (për ata që kuptojnë).
5. Urtësi e përsosur (është Kur'ani)! Po sa bëjnë dobi qortimet!
6. Pra, largohu prej tyre. ditën kur thirrësi (Israfili) kumton një
send të tmerrshëm.
7. Dalin prej varreve, e si karkaleca të shpërndarë e me shikim ë
përulur.
8. Duke shpejtuar drejt atij që i thërret, e, jobesimtarët thonë: "Kjo
është ditë e vështirë".
9. Populli i Nuhut që ishte para tyre përgënjeshtroi, dhe robin Tonë
(Nuhun) e quajti rrenacak dhe thanë: "I marrë!" dhe iu bë kërcënim.
10. E ai iu drejtua Zotit të vet: "Unë jam i mundur, prandaj më
ndihmo!"
11. Atëherë Ne me një shi të vrullshëm i hapëm dyert e qiellit.
12. Dhe Ne tokën e zbërthyem në burime uji, kurse uji u bashkua siç
ishte caktuar.
13. E atë (Nuhun) e bartëm në (anije) dërrasash e shtyllash të
gojëzuara.
14. Që lundronte në mbikëqyrjen Tonë. (I fundosëm) Si ndëshkim për atë
(Nuhun) që ishte mohuar (përbuzur).
15. Atë (ngjarje) Ne e lamë kujtim, po a ka ndokush që merr mësim?
16. E çfarë ishte ndëshkimi Im dhe kërcënimi Im!
17. Ne Kur'anin e bëmë të lehtë për mësim, po a ka ndokush që merr
mësim?
18. Adi përgënjeshtroi, e çfarë ishte ndëshkimi Im dhe kërcënimi?
19. Atyre Ne një ditë fatkeqe të përjetshme u lëshuam një erë të fortë.
20. I ngriste njerëzit si të ishin trupa hurmash të shkulura.
21. Dhe çfarë ishte ndëshkimi Im dhe vërejtja Ime?
22. Ne Kur'anin e bëmë të lehtë për të kuptuar, a ka ndokush që merr
këshillë?
23. Themudi përgënjeshtroi të dërguarit.
24. E thamë: "A të shkojmë pas një të vetmit njeri që doli nga mesi
ynë, po Ne atëherë do të jemi të humbur në një marrëzi!"
25. A, atij nga mesi jonë iu dha shpallja? Jo, por ai është një
gënjeshtar mendjemadh.
26. Mirëpo ata nesër do të kuptojnë se kush është gënjeshtari,
mendjemadhi!
27. Ne atyre do t'ua dërgojmë deven si sprovë e ti vetëm vështro dhe
bën durim.
28. Dhe lajmëroji ata se uji është i ndarë për ta veç e veç, secili do
të paraqitet për të pirë ujë në rendin e vet.
290
29. Po ata e ftuan shokun e vet, e ai mori dhe e theri atë.
30. E çfarë ishte ndëshkimi Im dhe kërcënimi Im?
31. Ne lëshuam kundër tyre një ushtimë, e ata u bënë si shtrojë vathi.
(Mbeturinë e ushqimit të kafshëve që u shtohet).
32. Ne Kur'anin e bëmë të lehtë për këshillë, po a ka ndokush që merr
mësim?
33. Populli i Lutit i përgënjeshtroi vërejtjet e pejgamberit të vet.
34. Ne atyre, përveç famijes së Lutit të cilën e shpëtuam para se të
agonte, u lëshuam një erë që solli gurë mbi ta.
35. (Shpëtimi ishte) Një mirësi nga ana Jonë, ashtu Ne shpërblejmë atë
që falënderon.
36. Ai (Luti) u pat tërhequr vërejtjen atyre për dënimin Tonë të rëndë,
por ata dyshuan në ato kërcënime.
37. Ata deshën t'u afrohen mysafirëve të tij Ne ua verbëruam sytë
atyre, pra përjetoni ndëshkimin Tim dhe qortimet e Mia!
38. E, atyre në një mëngjes të hershëm u erdhi dënimi i përhershëm.
39. Pra, vuanie dënimin Tim dhe qortimin Tim!
40. Ne Kur'anin e bëmë të lehtë për të studiuar, a ka ndokush që merr
përvojë nga ai?
41. Edhe rrethit të faraonit i patën ardhur shumë vërejtje.
42. Ata i përgënjeshtruan të gjitha argumentet Tona, prandaj Ne i
dënuam ashtu siç është dënimi i një ngadhënjyesi, i një fuqiploti.
43. A jobesimtarët tuaj janë më të vlefshëm se ata që u përmendën, apo
ju keni ndonjë kontratë në librat e qiellit?
44. A mos po thonë: "Ne jemi një grup ngadhënjyes tok të bashkuar?"
45. Grupi, do të pësojë disfatë dhe ata do të kthehen prapa.
46. Por jo, afati i tyre është kijameti, e kijameti është edhe më i
vështirë, edhe më i hidhur.
47. S'ka dyshim se idhujtarët kriminelë, janë edhe në një huti edhe në
zjarr të madh.
48. Ditën kur me fytyrat e tyre do të tërhiqen zvarrë në zjarr. "Vuanie
dënimin Sekar". (emër i një Xhehennemi).
49. Ne çdo send kemi krijuar me masë të caktuar.
50. Puna Jonë (në krijim) është e shpejtë sa çel e mshel sytë.
51. Ne, ata që ishin si ju i shkatërruam, a ka ndokush që merr mësim?
52. Dhe çdo gjë që ata e punuan, gjendet (e shkruar) në shënime.
53. Dhe çdo vepër, qoftë e vogël dhe qoftë e madhe është rradhitur
(evidentuar në Lehvi Mahfudh).
54. Është e vërtetë se të devotshmit do të jenë në Xhennete e në
lumenj.
55. Në një vend të kënaqshëm, te Sunduesi i plotfuqishëm (te Allllahu).

No comments:

Post a Comment