Saturday, 28 May 2011

SURA 48. FET'H

SURA 48. FET'H
Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit
1. Ne ty të dhamë (vendosëm për) një fitore të sigurt.
2. Ashtu që All-llahu (pas fitores) të liroi ty prej mëkateve (që t'i
mbathën) të mëparshme dhe prej atyre të mëvonshme (kur njerëzit do të
pranojnë fenë islame dhe nuk do të jenë më mëkatarë) dhe ashtu të
plotëson mirësinë e Vet ndaj teje në rrugën e drejtë.
3. Dhe që All-llahu të ndihmon ty me një ndihmë të fortë.
4. Ai është që në zemrat e besimtarëve dhuroi qetësinë për ta shtuar
ata bindjen në besimin e vet që kishin. Ushtritë e qiejve e të tokës
janë vetëm të All-llahut, e All-llahut është shumë i dijshëm dhe shumë
preciz.
5. (E urdhëroi luftën) Edhe për t'i shtie besimtarët dhe besimtaret në
Xhennete nëpër të cilët rrjedhin lumenj e ku do të jenë përgjithmonë,
dhe për t'u shlyer të këqijat e tyre, e kjo është fitore e madhe te
All-llahu.
6. E në anën tjetër, për t'i ndëshkuar hipokritët dhe hipokritet,
idhujtarët dhe idhujtaret, mendimi i të cilëve ndaj All-llahut ishte
mendim i keq. Atyre u raftë e keqja! All-llahu shprehu urrejtje kundër
tyre dhe i mallkoi e Xhehennemin e përgatiti për ta, që është vednbanim
i keq.
7. Edhe ushtritë (ndëshkuese) e qiejve e të tokës janë vetëm të Allllahut
dhe All-llahu është i fuqishëm e i urtë.
8. Ne të dërguam ty (Muhammed) dëshmitar, përgëzues dhe qortues.
9. Që ju (njerëz) t'i besoni All-llahut dhë të dërguarit të Tij dhe atë
ta përkrahni e ta respeketoni, e (All-llahun) ta madhëroni për çdo
mëngjes e mbrëmje.
10. Ata që të zotohen ty, në të vërtetë, ata i zotohen All-llahut, se
dora e All-llahut është mbi duart e tyre. E kush e thyen (zotimin), ai
e thyen vetëm në dëm të vetin, e kush e znaton atë që i është zotuar
All-llahut, Ai do t'i japë atij shpërblim të madh.
11. Ata beduinë që mbetën pas (nuk erdhën me ty) do të thonë: "Neve na
penguan pasuritë tona familjet tona, andaj ti kërko falje për neve!"
Ata flasin me gjuhët e veta atë që nuk e kanë në zemrat e tyre. Thuaj:
"Kush mund ta pengojë dëshirën e All-llahut, nëse Ai dëshiron t'ju
përfshijë juve ndonjë dëm, ose nëse Ai dëshiron t'ju gjejë ndonjë e
mirë?" Jo, por All-llahu hollësisht di për atë që punoni ju.
278
12. Por ju menduat se i dërguari dhe besimtarët kurrë nuk do të kthehen
të familjet e veta dhe kjo (bindje) në zemrat e tuaja duket e mirë dhe
patët mendim të keq, ju ishit popull i shkatërruar.
13. E kush nuk i besoi All-llahut dhe të dërguarit të Tij, Ne pra, për
jobesimtarët kemi përgatitur zjarr shumë të fortë.
14. Vetëm i All-llahut është pushteti i qiejve dhe i tokës, Ai falë kë
të dojë dhe ndëshkon kë të do, All-llahu është mëkatfalës Mëshirues.
15. Kur të shkoni ju për të mbledhur prenë e luftës, ata që ngelën pas,
do të thonë: "Na lejoni edhe ne të vijmë me ju!" Ata duan ta ndryshojnë
vendimin e All-llahut! Ti thuaj: "Kurrsesi, ju nuk keni për të ardhur
me ne, kështu ka thënë më parë All-llahu!" E ata do t'ju thonë: "Jo,
por ju na keni zili!" Po ata janë që kuptojnë pak gjë.
16. Atyre nga beduinët që ngelën pas, thuaju: "Ju do të ftoheni te një
popull luftarak e i fuqishëm, t'i luftoni ata ose të dorëzohen (të
pranojnë fenë islame), e nëse përgjigjeni (në thirrje), All-llahu ju
jep shpërblim të mirë, e nëse nuk dilni sikurse ngelët pa dalë më parë,
Ai ju ndëshkon me një dënim të padurueshëm",
17. Nuk është mëkat (të ngelë pa dalë) për të verbërin, për të çalin, e
as për të sëmurin. E kush respekton All-llahun dhe të dërguarin e Tij,
Ai atë e shtie në Xhennete ku rrjedhin lunenj, e kush ngel prapa, Ai
atë e ndëshkon me një dënim të dhembshëm.
18. Vërtet, All-llahu qe i kënaqur me besimtarët kur ata nën hijen e
atij druri zotoheshin ty dhe Ai e dinte se ç'kishin zemrat e tyre,
andaj u dhuroi qetësimin dhe së shpejti i shpërbleu me një fitore
(çlirimin e Hajberit).
19. Dhe me pre të tjera të mëdha, të cilat i merrni, All-llahu është i
gjithfuqishëm i urtë.
20. All-llahu u premtoi juve pre të shumta që do t'i merrni, e këtë (të
Hajberit) ua shpejtoi dhe pengoi duart e njerëzve kudër jush, e që kjo
të jetë një shenjë e mirë për besimtarët e edhe që Ai t'ju drejtojë në
rrugën e fortë.
21. E edhe (pre) të tjera, të cilat ju nuk keni pasur fuqi t'i merrni,
po All-llahu mbizotëroi atë, e All-llahu ka fuqi për çdo gjë.
22. Edhe sikur ata që nuk besuan t'ju luftonin juve, ata do të munden
dhe do të kthejnë prapa, pastaj nuk do të gjejnë as mbrojtës, as
ndihmës.
23. (ky është) Ligji i All-llahut e është i kahershëm edhe ndër të
parët, në ligjin e All-llahut nuk do të gjesh ndryshime.
24. Dhe Ai është që pengoi duart e tyre prej jush dhe duart e tuaja
prej tyre brenda në Mekë, pasi që u dha fitoren kundër tyre, e Allllahu
mbikëqyr atë që ju punoni.
25. Ata janë që nuk besuan, ju penguan t'i afroheni xhamisë së shenjtë
(Qabes), duke i mbajtur kurbanet të penguar të arrini në vendin e vet.
E sikur të mos kishte burra besimtarë dhe gra besimtare, që ju nuk i
dinit, e t'i sulmonit duke mos ditur, dhe me mbytjen e ndonjërit prej
tyre të turpëroheni (zoti do t'ju jepte leje të hyni në Mekë). (E bëri
atë) Për të marrë All-llahu në mëshirën e vet atë që do. Dhe sikur të
ishin të ndarë, Ne do t'i dënonim me një dënim të rëndë ata prej tyre
të cilët nuk besuan.
279
26. Kur ata që nuk besuan ndezën në zemrat e tyre euforinë, dhe atë
kryelartësi injorante (pagane), po All-llahu dhuroi qetësimin e Vet dhe
ndaj të dërguarit të vet dhe ndaj besimtarëve dhe për ata zgjodhi
besimin e drejtë (fjalinë: la ilahe il lell llah), pse ata ishin më me
meritë për të dhe më të zotët e saj, e All-llahu është i gjithdijshëm
për çdo send.
27. All-llahu ëndrrën e të dërguarit të Vet e vërtetoi me realitet: se
me vullnetin e All-llahut do të hyni në xhaminë e shenjtë (në Qabe) të
siguruar, të rruani flokët e kokave tuaja, t'i shkurtoni e nuk do të
keni frikë! Pra Ai ka ditur atë që ju nuk e dinit, para kësaj ju dha
një fitore të shpejtë (Hajberin).
28. Ai është që e dërgoi të dërguarin e Vet me udhëzim të plotë dhe me
fenë e vërtetë, që të triumfojë mbi çdo fe, e mjafton All-llahu
dëshmitar.
29. Muhammedi është i dërguar i All-llahut, e ata që janë me të
(sahabët) janë të ashpër kundër jobesimtarëve, janë të mëshirshëm
ndërmjet vete, ti i sheh kah përulen (në rukuë), duke rënë me fytyrë në
tokë (në sexhde), e kërkojnë pre All-llahut që të ketë mëshir dhe
kënaqësinë e Tij ndaj tyre. Në fytyrat e tyre shihen shenjat e gjurmës
së sexhdes. Përshkrimi i cilësive të tyre është në Tevrat dhe po ky
përshkrim është edhe në Inxhil. Ata janë si një farë e mbjellë ku mbin
filizi i vet, e ai trashet, përforcohet dhe qëndron në trungun e vet,
ajo e mahnit mbjellësin. (All-llahu i shumoi). Për t'ua shtuar me ta
mllefin jobesimtarëve. All-llahu atyre që besuan dhe bënë vepra të mira
u premtoi falje të mëkateve dhe shpërblim të madh.

No comments:

Post a Comment