Saturday, 28 May 2011

SURA 72. XHINN

SURA 72. XHINN
Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit
1. Thuaj: "Mua më shpalllet se një grup i vogël nga xhinët i vuri
veshin dhe dëgjoi (Kur'anin) dhe (kur u kthyen te të vetët) thanë: "Ne
kemi dëgjuar një Kur'an që mahnit,
2. që udhëzon në të vërtetën, andaj ne i besuam atij dhe Zotit tonë,
kurrsesi nuk do t'ia shoqërojmë më askë"
3. Dhe se lartësia e madhëruar e Zotit tonë, nuk është që ka as grua,
as fëmijë.
4. S'ka dyshim se ai mendjelehti jonë fliste të pavërteta ndaj Allllahut.
5. Ndërsa, ne kemi pas menduar se as njerëzit, as xhinët nuk flasin
gënjeshtra përkitazi me All-llahu,
6. Dhe se ka pasur burra prej njerëzve, që kërkonin ndihmë prej disa
xhinëve dhe ashtu ua shtonin atyre edhe më shumë arrogancën.
7. Dhe se ata (njerëzit) kanë menduar, siç keni menduar edhe ju, se
All-llahu nuk ka për të ringjallur askë.
8. Dhe vërtet, ne kemi hulumtuar ta arrijnë qiellin, po atë e gjetëm
përplot roje të forta dhe me shkëndija (zjarri që djeg),
9. Dhe ne më parë hulumtonim në vendëvështrim për të dëgjuar, e kush
përpiqet të dëgjojë tash, ai has në pusinë e shkëndijës së zjarrtë.
10. Ne nuk e dimë se me këtë (përgaditje të qiellit) është për qëllim
ndonjë e keqe për ata që janë në tokë, apo Zoti i tyre dëshiron që ata
t'i udhëzojë.
11. Është e vërtetë se prej nesh ka të mirë, por ka edhe që nuk janë aq
të mirë, sepse ne kemi qenë në drejtime të ndryshme.
12. Dhe ne kemi qenë të bindur se All-llahut nuk mund t'i shmangemi në
tokë e as nuk mund t'i shpëtojmë Atij duke ikur.
13. Dhe ne, sapo e dëgjuam udhëzimin (Kur'anin), i besuam atij, e kush
e beson Zotit të vet, ai nuk i frikësohet ndonjë dënimi e as ndonjë
padrejtësie.
14. Është e vërtetë se prej nesh ka besimtarë (myslimanë) dhe prej nesh
ka që janë jashtë rrugës (jobesimtarë), e kush e pranoi islamin, të
tillët mësynë rrugën e shpëtimit.
15. Ndërsa, ata që lëshuan rrugën, ata u bënë lëndë e Xhehennemit!
16. Sikur ata (idhujtarët) t'i përmbaheshin rrugës së drejtë, Ne do
t'iu lëshonim atyre ujë me bollëk,
17. Për të sprovuar me të. E kush ia kthen shpinën adhurimit ndaj Zotit
të vet, Ai e shpie atë në vuajtje të padurueshme.
18. Dhe (mua më shpallet) e vërtetë xhamitë janë veçant për të adhuruar
All-llahun, e mos adhuroni në to askë tjetër me All-llahun!
19. Dhe se kur u ngrit robi i All-llahut ta adhurojë Atë, ata (xhinët
ose idhujtarët) gati hipnin njëri mbi tjetërin për të dëgjuar.
20. Thuaj: "Unë dëshiroj vetëm Zotin tim dhe Atij nuk i bëj asnjë
shok!"
318
21. Thuaj: "Unë nuk kam në dorë që t'ju largojë dëmin, as t'ju sjell
dobi!"
22. Thuaj: "Është e vërtetë se mua nuk më mbron askush prej (dënimit)
të All-llahut dhe përveç Tij, unë nuk gjej mbështetje".
23. (Nuk kam në dorë tjetër), përveç kumtimin prej All-llahut dhe
përveç shpalljeve të Tij. Kush e kundërshton All-llahun dhe të
dërguarin e tij, i tij është zjarri i Xhehennemit, aty do të jenë
përgjithmonë, pambarim.
24. Derisa kur ta shohin atë që u premtohet, atëherë do të kuptojnë se
kush është më i dobët në ndihmë dhe më i vogël në numër.
25. Thuaj: "Unë nuk e di a do të jetë afër ajo që u premtohet, apo Zoti
im do ta vonojë atë shumë?"
26. Ai është që e di të fshehtën, por fshehtësinë e vet nuk ia zbulon
askujt.
27. Me përjashtim të ndonjë të dërguari që Ai do. Atë botë Ai vë roje
para edhe prapa tij (kur i shpall fshehtësinë),
28. Për ta ditur (për t'u dukur) se ata kanë kumtuar shpalljet e Zotit
të tyre, dhe se Ai ka përfshi atë te ata, dhe Ai e di sasinë e çdo
gjëje që ekziston.

No comments:

Post a Comment