Saturday, 28 May 2011

SURA 29. ANKEBUT

SURA 29. ANKEBUT
Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit
1. Elif, Lamë, Mimë.
2. A menduan njerëzit të thonë: "Ne kemi besuar, e të mos vihen në
sprovë?"
211
3. Ne i sprovuam ata që shin para tyre, ashtu që All-llahu gjithqysh do
t'i dallojë ata që e thanë të vërtetën do t'i dallojë dhe gënjeshtarët.
4. A mos menduan ata që bëjnë vepra të këqija (krime) se do të na
shpëtojnë (t'i ikin dënimeve)? Sa i shmtuar është gjykimi i tyre!
5. E kush shpreson takimin (shpërblimin) e All-llahut, s'ka dyshim se
afati i All-llahut do të vijë patjetër, e Ai është dëgjuesi i dijshmi.
6. E kush lufton (përpiqet për të mirë), ai bën luftë për vete, se Allllahu
vërtet nuk ka nevojë për askë në tërë botën.
7. Po ata që besuan dhe bënë vepra të mira, Ne me siguri do t'ua
shlyejmë të këqijat do t'i shpërblejmë më së miri për atë që vepruan.
8. Ne e kemi obliguar njeriun me punë të mira ndaj prindërve të vet, e
nëse ata të dy përpiqen të shpiejnë ty që të më pëshkruash Mua shok
(zot tjetër) për çka ti nuk di asgjë, atëherë ti mos i respekto ata.
Kthimi juaj është te Unë, e Unë do t'ju njoftoj për atë që keni
vepruar.
9. E ata që besuan e bënë vepra të mira, ata do t'i rradhisim ndër më
të mirët.
10. Ka disa njerëz që thonë: "Ne i kemi besuar All-llahut, e kur
goditet me ndonjë të keqe për shkak të (rrugës së) All-llahut, si
sprovimin prej njerëzve e trajton si dënimin e All-llahut (prej të
cilit njerëzi ikin prej mosbesimit në besim), e nëse vjen ndonjë fitore
prej Zotit tënd, ata do të thonë: "Ne kemi qenë me ju!" Po a nuk është
All-llahu që di më së miri për atë që është në zemrat e njerëzve?
11. All-llahu do t'i vërë në pah ata që besuan dhe do t'i vërë në thumb
hipokritët.
12. Ata që nuk besuan u thanë atyre që besuan: "Ejani në rrugën (në
fenë) tonë, e ne po i bartim mëkatet tuaja (po qe se është mëkat rruga
jonë). Po ata nuk do të bartin asgjë nga mëkatet e tyre, në të vërtetë
ata janë gënjeshtarë.
13. Ata pa tjetër do të bartin barrën e vet, e me atë veten edhe barrë
tjera, e në ditën e kijametit do të merren në përgjegjësi për atë që
kanë trilluar.
14. Ne e dërguam Nuhun te populli i vet, e ai kaloi ndër ata njëmijë pa
pesëdhjetë vjet, e ata meqë ishin horra i përfshiu vërshimi.
15. Ndërsa atë vetë dhe të tjerët që ishin në anije, i shpëtuam dhe Ne
atë (ngjarje) e bëmë argument për tërë botën.
16. Edhe Ibrahimin (e dërguam) kur ai popullit të vet i tha: "Adhuronie
All-llahun dhe keni frikë prej Atij, se kjo, nëse e kuptoni, është
shumë më mirë për ju.
17. Ju në vend të All-llahut jeni duke adhuruar vetëm idhuj që i
trilloni vetë si gënjeshtarë. S'ka dyshim se ata që i adhuroni në vend
të All-llahut, nuk posedojnë furnizimin tuaj, pra kërkonie furnizimin
te All-llahu, adhuronie Atë dhe shprehni falënderimin Atij, pse te Ai
do të ktheheni".
18. Po nëse ju përgënjeshtroni, edhe popuj para jush përgënjeshtruan, e
të dërguarit nuk i takon tjetër pos komunikimi i kuptueshëm.
19. A nuk e kanë vërejtur ata se si All-llahu nis krijimin, e pastaj
atë e përsërit, e kjo është lehtë për All-llahun.
212
20. Thuaj: "Udhëtoni nëpër tokë e shikoni se si filloi krijimi, pastaj
All-llahu e fillon krijesën tjetër (ringjalljen). Është e vërtet se
All-llahu ka mundësi për çdo send.
21. Ai ndëshkon atë që do dhe mshiron kë të dojë dhe te Ai do të
silleni.
22. Ju nuk keni mundësi ta bëni të paaftë (Zotin tuaj t'ju dënojë) as
në tokë e as në qiell, dhe përpos All-llahut, nuk keni as mbrojtës as
ndihmëtar".
23. E ata që nuk besuan argumentet e All-llahut dhe takimin me Të, të
tillët kanë humbur shpresën nga mëshira Ime dhe ata i pret dënimi i
hidhur.
24. Po përgjegjja e popullit të tij nuk ishte tjetër vetëm të thotë:
"Mbytnie atë (Ibrahimin) ose digjnie!" Mirëpo, All-llahu e shpëtoi atë
prej zjarrit. Pë një popull që beson, këtu vërtet ka fakte bindëse.
25. Ai (Ibrahimi) tha: "Ju përqafuat, veç All-llahut, idhuj vetëm sa
për bashkëjetesë mes jush në jetën e kësaj bote, e në ditën e kijametit
(ndryshon gjendja) ju do të refuzoni njëri-tjetrin dhe do të mallkoni
njëri-tjetrin; fundi juaj është zjarri, për ju nuk do të ketë
ndihmëtarë".
26. Atij (Ibrahimit) i besoi Luti, e ai (Ibrahimi) tha: "Unë
shpërngulem atje ku më udhëzoi Zoti im, Ai është i gjithfuqishëmi, i
urti".
27. Dhe Ne i dhuruam atij Is-hakun dhe Jakubin, e në pasardhësit e tij
shpallëm pejgamberllëkun dhe librin e shenjtë (librat e shpallura),
atij i dhamë shpërblimin në këtë botë, kurse në botën tjetër do të jetë
ndër të mirët e përsosur.
28. (Dërguam) Edhe Lutin, i cili popullit të vet i tha: "Ju, bëni aq
punë të shëmtuar sa askush para jush nga tërë bota nuk e ka bërë".
29. Ju jeni që kontaktoni meshkujt, që sulmoni njerëzit në rrugë, që në
vendtubimet tuaja bëni punë të ndyta. Përgjegjja e popullit të tij nuk
ishte tjetër vetëm të thonë: "Nëse e thua të vërtetën, na sill dënimin
nga All-llahu?"
30. Ai tha: "O Zoti im, më ndihmo kundër popullit të prishur!"
31. E kur të dërguarit tanë (engjëjt) i erdhën me myzhde Ibrahimit, i
thanë: "Ne jemi shkatërrues të banorëve të këtij qyteti, pse banorët e
tij janë mizorë!"
32. Ai (Ibrahimi) tha: "Aty është Luti!" Ata i thanë: "Ne e dimë edhe
më mirë se kush është aty, atë dhe familjen e tij do ta shpëtojmë
përveç gruas së tij, ajo do të mbetet me të zhdukurit".
33. E pasi të dërguarit tonë i erdhën Lutit, ai për shkak të tyre u
shqetësua dhe u ngushtua, po ata i thanë: "Mos ke frikë, as mos u
pikëllo, ne të shpëtojmë ty dhe familjen tënde, përveç gruas sate që do
të mbetet me të dënuarit".
34. Ne mbi banorët e këtij qyteti do të lëshojmë një dënim nga qielli
për shkak se ata bëjnë punë të liga.
35. E nga ai vend Ne kemi lënë gjurmë për një popull që mendon.
213
36. E në Medjen (dërguam) vëllaun e tyre Shuajbin dhe si u tha: "O
populli im, adhuronie vetëm All-llahun dhe kinie rikën ditën e fundit,
e mos e teproni si shkatërrues në tokë!"
37. Po ata e përgenjështruan, andaj i përfshiu tërmeti dhe aguan të
shtangur (të ftohur e të vdekur) në shtëpitë e tyre.
38. (I shkatërruam) Edhe Adin e Themudin, e venbanimet e tyre janë të
qarta për ju. Djalli ua pat zbukuruar veprat e tyre dke i shmangur nga
e vërteta, edhe pse e shihni atë.
39. Edhe Karunin, faronin dhe Hamanin. Atyre Musai u solli fakte por
ata treguan mendjemadhësi, ndaj nuk mundën t'i shptojnë dënimit.
40. Secilin prej tyre e kemi dënuar për shkak të mëkatit të vet; disa
prej tyre Ne i goditëm me furtunë plot rërë, disa i shkatërruam me
krismë nga qielli, kurse disa të tjerë i sharrum në tokë dhe disa
përmbytëm në ujë. All-llahu nuk u bëri atyre ndonjë padrejt, por ata
vetës së tyre i bënë padrejtë.
41. Shembulli i atyre, të cilët veç All-llahut morën mbrojtës (zota
idhujsh), është si shembulli i marimangës që thur shtëpi, e sikur ta
dinin ata, më e dobëta shtëpi është e shtëpia e marimangës.
42. All-llahu e di se ç'adhurojnë ata pos Tij (ose nuk adhurojnë
asgjë), Ai është ngadhënjyesi, i urti..
43. Këta janë shembuj që Ne ua sjellim njerëzve, po këta nuk i kupton
kush pos dijetarëve.
44. All-llahu krijoi qiejt dhe tokën me një serozitet të caktuar. Në to
më të vërtetë ka fakte për besimtarët.
45. Ti lexo atë që po të shpallet nga libri (Kur'ani), fal namazin,
vërtet namazi largon nga të shëmtuarat dhe të irituarat, e përmendja e
All-llahut është më e madhja (e adhurimeve); All-llahu e di çpunoni ju.
46. Ithtarët e librit mos i polemizoni ndryshe (kurr i thirrni në fenë
tuaj) vetëm ashtu si është më së miri, përveç atyre që janë mizorë dhe
thuajuni: "Ne i besuam asaj që na u zbrit dhe që u zbrit juve dhe se
Zoti ynë dhe Zoti juaj është një, dhe se ne i jemi dorëzuar Atij.
47. Dhe po ashtu (siç i zbritëm librat e mëparshëm), Ne ta zbritëm ty
librin. E ata, të cilëve Ne u kemi dhënë librin, i besojmë këtij
(Kur'anit) edhe nga ata (idhujtarët arabë) ka që i besojnë këtij, kurse
argumentet tona nuk i refuzon askush, përpos jobesimtarëve".
48. Ti (Muhammed) nuk ishe që lexon ndonjë libër para këtij, e as që
shkruajshe atë me dorën tënde të djathtë, pse atëherë do të dyshonin
ata të prishurit.
49. Por jo ai është plot argumente të qarta në zemrat e atyre që u
është dhënë dituria, e argumentet Tona nuk i mohon kush pos të
shfrenuarëve.
50. Ata thanë: "Përse të mos i ketë zbritur atij një mrekulli nga Zoti
i tij?" thuaj: "çështja e mrekullive është vetëm në duar të All-llahut,
e unë nuk jam tjetër pos tërheqës i vërejtjes dhe shpjegues.
51. Po a nuk u mjaftoi atyre që Ne ta shpallëm librin, i cili u lexohet
atyre, e s'ka dyshim se kjo është dhuratë e përkujtim për njerëz që
duan të besojnë".
214
52. Thuaj: "Mjafton që All-llahu është dëshmitar ndërmjet meje dhe
juve, Ai e di ç'ka në qiej e në tokë, e ata që i besuan të kotës e nuk
e besuan All-llahun, ata janë të dështuarët".
53. Ata kërkojnë prej teje ngutjen e ndëshkimit, e sikur të mos ishte
afati i caktuar, atyre do t'u vinte ndëshkimi, po ai patjetër do t'u
vijë atyre befas ashtu që ata nuk e hetojnë.
54. Po, si e kërkojnë ata ngutjen e ndëshkimit? E në të vërtetë
Xhehennemi është që i ka rrethuar në të gjitha anët jobesimtarët.
55. Ditën kur ata i mbulon dënimi (i zjarrit) prej së larti dhe së
poshtmi nën këmbët e tyre, e u thonë: "Shijone atë që keni vepruar!"
56. O robët e Mi që besuat, toka Ime është e gjërë, pra vetëm Mua më
adhuroni.
57. Secili njeri do të shijojë vdekjen, e pastaj do të ktheheni te Ne.
58. E ata që besuan dhe bënë vepra të mira, atyre do t'u bëjmë vend të
lartë në Xhennet në të cilin rrjedhin lumenj, aty janë përgjithmonë; sa
i mirë është shpërblimi për ata që vepruan.
59. Të cilët bënë durim dhe vetëm Zotit të tyre iu mbështetën.
60. Sa e sa gjallesa janë që nuk kanë mundësi për furnizimin e vet.
All-llahu i furnizon ato edhe juve. Ai është dëgjuesi, i dijshmi.
61. Nëse ti i pyet ata: "Kush krijoi qiejt e tokën, kush i nënshtroi
(të lëvizin) diellin dhe hënën?" Ata do të thonë: "All-llahu!" E si
prapsoheni, pra?
62. All-llahu i jep furnizim atij që do nga robërit e vet, e ia pakëson
(shtrëngon) atij që do. Vërtet, All-llahu është i gjithdijshëm për çdo
gjë.
62. Dhe nëse ti pyet ata: "Kush e lëshon shiun nga qielli dhe me të e
ngjall tokën pas vdekjes së saj?" Ata thonë: "All-llahu!" Thuaj:
"Falënderimi i qoftë All-llahut, por shumica e tyre nuk mendojnë".
64. Kjo jetë e kësaj bote nuk është tjetër vetëm se dëfrim e lojë, e
jetë e vërtetë, padyshim është ajo e botës së ardhme (Ahireti), sikur
ta dinin.
65. (Idhujtarët e dinë për All-llahun pse) Kur hipni ata në anije (u
këputet lidhja me tokë, dhe frikësohen) i luten sinqerisht All-llahut,
e kur i shpëton ata (dhe dalin) në tokë, qe, po ata të njëjtit lusin
idhuj!
66. Po le të përbuzin ato të mira që ua dhamë dhe le të kënaqen, (e mos
të besojnë), se më vonë do ta kuptojnë.
67. A nuk e kanë vërejtur ata se Ne kemi bërë vendin e shenjtë (Mekën)
të sigurt, e njerëzit për rreth tyre rrëmbehen (plaçkiten, mbyten). Po,
a i besojnë ata të kotës, e të mirat e All-llahut i përbuzin?
68. E kush është më mizor se ai që shpif gënjeshtër ndaj All-llahut,
ose përgënjeshtron të vërtetën pasi t'i ketë ardhur ajo? Po, a nuk
është Xhehennemi vend për jobesimtarët?
69. E ata, të cilët luftuan për hir Tonë, Ne, me siguri do t'i
orientojmë rrugës për te Ne, e nuk ka dyshim se All-llahu është në
krahun e besimtarëve.

No comments:

Post a Comment