SURA 11. HUD
Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit
1. Elif, Lamë, Ra, (ky është) Libër, ajetet e të cilit janë radhitur
(në mënyrë të përsosur, njëkohësisht) edhe shkoqitur nga i Dijshmi i të
gjitha çështjeve në hollësi.
2. Që të mos adhuroni tjetër përveç All-llahut. Unë jam (dërguar) nga
Ai qortues e përgëzues për ju.
3. E të kërkoni falje Zotit tuaj dhe pendohuni (kthehuni) te Ai, se Ai
do të ju mundësojë përjetime të mira (në këtë jetë) deri në një afat
(të caktuar) dhe çdo punëmiri i jep shpërblimin e merituar. Në qoftë se
refuzojnë (të kërkojnë falje), unë pra kam frikë për ju, dënimin e
ditës së madhe.
4. Se kthimi i juaj është vetëm te All-llahu, Ai ka fuqi për çdo send.
5. Ja, ata mbështjellojnë (armiqësinë në) gjoksat e tyre që ta fshehin
nga Ai, po ta dini se edhe kur mbulohen me petkat e tyre, Ai e di se
çka fshehin dhe çka shfaqin. S'ka dyshim se Ai e di shumë mirë çka
mbajnë zemrat (qëllimet) e tyre.
6. Nuk ka anjë gjallesë në tokë që All-llahu të mos ia ketë garantuar
furnizimin e saj, Ai e di vendbanimin dhe vendstrehimin e saj (pas
vdekjes). Të gjitha (këto) janë në librin e njohur (Levhi Mahfudhë).
7. Ai është i cili krijoi qiejt e tokën brenda gjashtë dite (fazave), e
Arshi (Froni) i Tij kishte qenë (më parë) mbi ujë, që t'ju sprovojë, se
cili prej jush është më vepërmirë. Nëse ti u thua: "Ju do të
ringjalleni pas vdekjes!" Ata që nuk besuan thonë: "Kjo (çka na thua)
nuk është tjetër vetëm se magji e hapur.
8. Nëse Ne e vonojmë ndëshkimin për një kohë të shkurtër kundër tyre,
ata thonë: "Çka po e pengon atë?" Le ta dijnë se ditën kur t'u vijë, ai
nuk zbrapët prej tyre, ata do t'i rrethojë ai (dënimi) me të cilin
talleshin.
9. Po nëse Ne ia japim njeriut ndonjë begati nga ana jonë, e pastaj e
tërheqim atë prej tij, ai do të jetë i dëshpruar dhe përbuzës.
10. E nëse pas të keqes që e pat goditur atë, Ne dhurojmë të mira, ai
do thotë: "Kaluan të këqiat prej meje!" Vërtet, ai është shfrenuar dhe
mendjemadh.
11. Përveç atyre, të cilët kishin durim dhe bënin vepra të mira, të
tillët kanë falje (të gabimeve) dhe shpërblim të madh.
12. A mos (shpresojnë idhujtarët se) do të lëshë diçka nga ajo që t'u
shpall ty (ngase u vjen rëndë ta dëgjojnë), dhe të shtëngon zemrën
tënde ajo (komunikimi i shpalljes), për shkak se ata do të thonë: "Pse
110
të mos i ketë zbritur atij (Muhammedit) ndonjë pasuri, ose përse të mos
i ketë ardhur bashkë me të ndonjë engjëll?" Ti je vetëm qortues, e Allllahu
përkujdeset prë çdo send.
13. Apo, pse ata thonë: "Ai (Muhammedi) e trilloi atë (Kur'anin)".
Thuaj: "Formuloni pra, dhjetë kaptina si ai (Kur'ani) ashtu të
trilluara (siç thoni ju) dhe thirrni, pos All-llahut, po qe se jeni të
drejtë (Çka thoni), kë të mundeni për ndihmë!"
14. E nëse nuk përgjigjen juve, atëherë pra ta keni të qartë se ai
(Kur'ani), është i zbritur me dijen e All-llahut dhe se nuk ka zot pos
Tij. A jeni pra myslimanë?"
15. Kush ka për qëllim jetën e kësaj bote dhe të mirat e saj, Ne do t'u
plotësojmë atyre shpërblimin e veprave të tyre në të, dhe atyre në të,
dhe atyre nuk do t'u mungojë gjë.
16. Të këtillëve në botën tjetër u përket vetëm xhehennemi. Ajo që
punuan dhe vepruan ata ka dështuar dhe është asgjësuar.
17. A ai që është (i mbështetur) në argument nga Zoti i tij dhe atë e
përforcon dëshmia nga Ai, e para tij (Kur'anit) ishte (dëshmitar) libri
i Musait (Terati) që ishte udhërrëfyes e mëshirë - (është i njejtë me
atë që ka për qëllim vetëm këtë jetë)? Të tillët (që janë në rrugë të
drejtë) e besojnë (Kur'anin). E kush prej tyre grupeve refuzuan atë,
vendi i tij është zjarri. E ti (Muhammed) mos kij dyshim në te, ai
është e vërtetë nga Zoti yt, në të s'ka dyshim, por shumica e njerëzve
nuk e besojnë.
18. E kush është më mizor se ai që trillon për All-llahun? Të tillët
paraqiten para Zotit të tyre, e dëshmitarët thonë: "Këta ishin të cilët
gënjyen ndaj Zotit të tyre, pra mallkimi i All-llahut qoftë kundër
mizorëve!"
19. Të cilët pengojnë nga rruga e All-llahut dhe përpiqen atë ta
shtrembërojnë, mu ata janë që nuk e besojnë botën tjetër.
20. Ata nuk ishin të paprekshëm në tokë (prej dënimit të Zotit), dhe
ata nuk kishin mbrojtës pos All-llahut. Atyre u shumëfishohet dënimi,
sepse ata nuk ishin që mund të dëgjonin dhe as nuk shikonin.
21. Ata mashtruan vetveten dhe humben prej tyre ata (idhujt) që i patën
trilluar.
22. Është e vërtetë se ata në botën tjetër janë më të humburit.
23. Ata që besuan dhe bënë vepra të mira dhe u përulën ndaj Zotit të
tyre, ata janë banues të xhennetit, në të janë përgjithmonë.
24. Shembulli i gjendjes së këtyre është (i atyre që nuk besuan) si ai
i verbëri dhe i shurdhëti dhe (i atyre që besuan) si ai që sheh dhe
dëgjon. A janë në pozitë të barabartë? A nuk përkujtoheni?!
25. Ne patëm dërguar edhe Nuhun te populli i vet (me porosi të njejtë
si Muhammedin që t'u thotë): Unë ju tërheq vërejtjen haptazi.
26. Që të mos adhuroni tjetër kë pos All-llahut, sepse unë kam frikë
për dënimin tuaj në ditëm e pikëllueshme.
27. Paria që nuk besoi nga populli i tij tha: "Ne nuk të shohim ndryshe
vetëm si njeri, sikurse edhe ne, ne nuk po shohim se të pasojë kush,
përveç atyre që janë më të poshtërit e më mendjelehtit nga mesi ynë dhe
ne nuk shohim se ju keni ndonjë vlerë mbi ne, përkundrazi, ne ju
konsiderojmë gënjeshtar!"
111
28. (Nuhu) Tha: "O populli im, më thuani nëse unë jam i mbështetur në
argument të qartë nga Zoti im dhe Ai më dha mëshirë nga ana e Tij, e
juve u janë fshehur ato (argumentet ngase jeni dhëmë pas kësaj jete), a
mos do t'ju detyrojmë për to (pranimin e tyre), kur ju jeni urrejtës të
tyre!
29. O populli im, unë për këtë nuk kërkoj prej jush ndonjë pasuri,
shpërblimi im është vetëm te All-llahu. Dhe unë kurrsesi nuk i largoj
ata që besuan, ata janë afër Zotit të tyre; por unë ju shoh si popull
që nuk dini e nuk kuptoni.
30. O populli im, a nuk po mendoni se nëse unë i përzë ata, kush do të
mund të më mbrojë mua nga All-llahu (dënimi i Tij)?
31. Unë nuk u them juve se tek unë janë depot e All-llahut, as nuk u
them se unë e di të fshehtën, as nuk u them se unë jam engjëll, as nuk
u them atyre që sytë tuaj i nënçmojnë, se All-llahu nuk u dhuroi atyre
të mira. All-llahu e di më së miri se çka në shpirtrat e tyre, pse
atëherë unë konsiderohem zullumqar.
32. Ata thanë: "O Nuh, ti polemizove me ne dhe e zgjate polemikën tonë.
Urdhëro, e nëse flet të vërtetën, sillnie pra, të na godasë ajo me çka
na kërcënohesh!"
33. Ai tha: "Atë ju sjell vetëm All-llahu, po qe se dëshiron, e ju nuk
mund ta pengoni!"
34. Nëse përpiqem t'ju këshilloj, po qe se All-llahu don t'ju humb,
këshilla ime nuk bën dobi. Ai është Zoti juaj dhe vetëm te Ai do të
ktheheni.
35. A mos po thonë se ai e trilloi atë? Thuaj: "Nëse unë kam trilluar,
atëherë ai është mëkati im, e unë jam larg nga krimet tuaja".
36. E, Nuhut i qe shpallur: "Nuk do të besojë më askush nga populli yt,
përveç atyre që kanë besuar (deri më tash), pra mos u brengos për ata
që punojnë ata".
37. E, mbaroje anijen nën mbikëqyrjen Tonë dhe me mësimin tonë, e mos
m'u drejto Mua për ata që bënë zullum, ata gjithqysh janë të përmbytur.
38. Dhe ai ndërtonte anijen e paria e popullit të tij, saherë që
kalonte pranë tij përqeshej me të. Ai u thoshte: "Nëse talleni me ne,
edhe ne do të tallemi me ju, ashtu siç po talleni ju!"
39. Dhe më vonë do të kuptoni se cili do të pësojë dënimin e turpshëm
dhe mbi të cilin do të jetë dënim i përjetëshëm.
40. E kur erdhi urdhëri ynë (i caktuar për ndëshkim) dhe gufoi (uji)
prej furrës (vend ku piqet buka), Ne i thamë: "Ngarko në të çdo krijesë
nga një çift edhe familjen tënde, përveç për kë është marrë vendim i
hershëm kundër tij, e (ngarkoje) edhe kush ka besuar, po përveç një
pakice nuk i kishin besuar atij.
41. Dhe ai tha: "Hipni në të, me emrin e All-llahut ajo lundron dhe
ndalet. Vërtet, Zoti është që falë shumë, është mëshirues.
42. Ajo lundron me ta nëpër valë si kodra, e Nuhu e thirri djjalin e
vet, që ishtë në një vend të ndarë: "O djali im, hip bashkë me ne, e
mos u bë me mohuesit!"
43. Ai (djali) tha: "Unë do të ngjitëm në një kodër që do të më mbrojë
nga uji (vërshimi)!" Tha: nuk ka sot mbrojtës prej dënimit të All112
llahut, pos atë që Ai e ka mëshiruar!" Vala hyri mes tyre të dyve, e ai
(djali u mbyt në ujë.
44. E iu pat thënë: "Oj tokë, përbije ujin tënd, dhe o qiell, ndërpreje
(shiun), uji u tërhoq, urdhëri u zbatua dhe ajo (anija) undal në
(kodrën) Xhudij, e u tha: "I shkatërruar qoftë populli mizor!"
45. Nuhu e luti Zotin e vet, duke thënë: "O, Zoti im, djali im është i
familjes sime, e premtimi Yt është i saktë, ndërsa Ti je më idrejti i
të drejtëve!"
46. (Zoti) Tha: "O Nuh, ai (djali) nuk ishte nga familja jote (për të
cilën të premtova se do t'i shpëtojë), ai ishte punëkeq, e ti mos më
kërko Mua atë që nuk e di, Unë të këshilloj që të mos bëhesh nga
injorantët!"
47. (Nuhu) Tha: "Zoti im, unë mbështetem në mbrojtjen Tënde që të (mos)
kërkoj prej Teje atë për çka nuk kam njohuri, e në qoftë se nuk më fal
mua dhe nuk më mëshiron Ti, do të jam i humbur!"
48. Iu pat thënë: "O Nuh, zbarko qofsh i shpëtuar nga ana Jonë, me
begati për tu. E një popull (tjetër) do t'i mundësojmë përjetime, e
pastaj do t'i godasë dënim i dhembshëm nga ana Jonë.
49. Këto janë disa rrëfimet e panjohura (për ty), që po t'i shpallim
ty, e që para këtij (Kur'anit) nuk i ke ditur as ti as populli yt. Pra
të jesh i durueshëm se përfundimi (i lavdishëm) është për të
devotshmit.
50. Edhe tek (populli) Adi (dërguam) nga mesi tyre Hudin që tha: "O
populli im, ju nuk keni zot tjetër pos Tij, ju vetëm po hutoheni me
trillime.
51. O populli im, unë për këtë nuk kërkoj prej jush ndonjë shpërblim.
Shpërblimi im është vetëm prej Atij që më krijoi. A nuk po kuptoni.
52. O populli im, kërkoni falje prej Zotit tuaj dhe ktheniu Atij, Ai ju
lëshon shi me bollëk, dhe fuqisë suaj i shton fuqi, e mos refuzoni e të
bëheni mëkatarë!"
53. Ata thanë: "O Hud, ti nuk na solle ndonjë argument, e ne nuk i
braktisim zotat tanë për fjalën tënde dhe ne nuk të besojmë ty".
54. Ne nuk themi tjetër vetëm se dikush prej zotave tanë të ka goditur
me çmendje! Ai tha: Unë dëshmitar e kam All-llahun, e ju dëshmoni se
unë jam larg nga ajo çka ju i shoqëroni.
55. (larg adhurimit) Pos Tij. Ju pra, të gjithë përpiquni kundër meje e
mos më jepni afat.
56. Unë iu kam mbështetur Allaut, Zotit tim dhe Zotit tuaj, pse Ai nuk
ka asnjë nga gjallesat, e që Ai të mos e ketë nën sundim, vërtet Zoti
im është i drejtë.
57. Nëse kundërshtoni, unë ju kumtova atë me të cilën jamë dërguar te
ju. Zoti im do t'ju zëvendësojë me një popull tjetër, Atij nuk mund t'i
bëni kurrëfarë dëmi. Vërëtet, Zoti im është përcjellës i çdo sendi".
58. E kur arriti vendimi Ynë (për dënim), Ne me mëshirën Tonë e
shpëtuam Hudin, e bashkë me të edhe ata që kishin besuar. I shpëtuam
prej dënimit të rëndë.
113
59. E ato ishin (gjurmë të gënjeshtrave të fisit) Ad-ët, që mohuan
argumentet e Zotit të tyre, kundërshtuan të dërguarin e Tij, shkuan pas
urdhërit të çdo kryelarti kundërshtar.
60. Ata u përcollën me mallkim si në këtë botë, ashtu edhe në ditën e
gjykimit. Le të dihet, Adët mohuan Zotin e tyre. Qoftë i shkatërruar
Adi, populli i Hudit!
61. Edhe te (populli) Themud e patëm njërin prej tyre, Salihun, e ai u
tha: "O populli im, adhuronie All-llahun, ju nuk keni zot tjetër pos
Tij, Ai së pari ju krijoi nga dheu dhe ju bëri banues të tij, andaj
kërkoni falje prej Tij, dhe shprehni pendim te Ai. S'ka dyshim, Zoti im
është afër (me mëshirë), Ai përgjigjet (lutjeve)"!
62. Ata thanë: "O Salih, ti ishe shpresë jona para kësaj. Si mund të na
ndalosh të adhurojmë atë që adhuruan prindërit tanë? Vërtet, ne jemi
shumë të dyshimtë e në dilemë në atë që na thërret ti!"
63. "O populli im, më tregoni ju, nëse unë jam (i bazuar) në argument
(të qartë) nga Zoti im,dhe Ai të më ketë dhënë mua mëshirë (gradën
pejgamber) nga ana e Tij, kush do të më mbrojë mua nga All-llahu, nëse
unë kundërshtoj Atë? Ju nuk më shtoni tjetër vetëm humbje.
64. O populli im, kjo është devja e All-llahut, për ju është një
argument. Lënie pra, të ushqehet në tokën e All-llahut e mos e prekni
me ndonjë të keqe e të ju godas menjëherë dënimi!"
65. E megjithatë, ata e therrën atë, e ai (Salihu) ju tha: "Përjetoni
në vendin tuaj tri ditë, ky është caktim jo i rrejshëm!"
66. E kur erdhi vendimi Ynë (për dënim), Ne e shpëtuam Salihun nga
poshtërimi i asaj dite, e bashkë me të, edhe ata që besuan. Zoti yt
është ai i fuqishmi, ngadhënjyesi.
67. Ndërsa ata që bënë zullum, i kapi (në ditën e katërt) krisma dhe
gëdhinë kufoma (të ngrira) në vendin e tyre.
68. (gëdhinë) Sikur të mos kishin qenë fare në të. Kuptonie pra,
(populli) Themud e mohoi Zotin e vet. Mallkimi qoftë kundër Themudit!
69. Edhe Ibrahimit i patën ardhur të dërguarit (engjëjt) tanë me myzhde
dhe i thanë: "Selam". Ai u përgjegj: "Gjithnjë paçi selam" dhe nuk
vonoi t'ju sjellë një viç të pjekur (të fërguar në gurë).
70. Kur pa se duart e tyre nuk shtrihen kah ai (viç), iu dukën të
pazakonshme dhe ndjeu prej tyre njëfarë frike. Ata i thanë: "Mos u
frikëso, ne jemi të dërguar te populli i Lutit".
71. E gruaja (Sare) e tij (Ibrahimit) rrinte në këmbë dhe qeshi, e Ne e
përgëzuam atë me Is-hakun, e pas Is-hakut Jakubin.
72. Ajo tha: "E mjera unë, si do të lindë unë kur jam e vjetëruar,
kurse ky burri im është i shtyer më moshë, vërtet kjo është gjë e
çuditshme.
73. Ata i thanë: "Si, mos po çuditesh me caktimin e Zotit?" Mëshira e
All-llahut dhe bekimi i Tij qoftë me ju o familje e shtëpisë (së
Ibrahimit)! Vërtet, Ai është meritues për falënderim është bamirës i
madh.
74. Pasi që Ibrahimit i kaloi frika dhe i erdhi myzhdeja, ai nisi
dialog me të dërguarit tanë rreth popullit të Lutit..
114
75. Vërtet, Ibrahimi ishte shumë i butë, shumë i dhembshëm dhe i
kthyeshëm.
76. (engjëjt i thanë) O Ibrahim lëre këtë (dialog), urdhëri i Zotit
tënd tashmë ka zbritur, s'ka tjetër, ata do të përjetojnë dënim të
pashmangshëm.
77. E kur të dërguarit tanë i erdhën Lutit, ai u keqësua për ta dhe u
ngushtua rëndë me ardhjen e tyre e tha: "Kjo është ditë e vështirë!"
78. Dhe populli i tij, që më parë bënin punë të turpshme, erdhi me
nguti te ai (te Luti), e ai tha: "O populli im, qe këto bijat e mia
(gratë e atij vendi), janë më të pastra për ju, kinie frikë pra Allllahun
e mos më turpëroni me mysafirët e mi, a nuk ka ndër ju ndonjë
njeri të mençur (e të ju ndalojë nga e keqja)?"
79. Ata thanë: "Po ti e ke të ditur se ne, nuk kemi kurrfarë lakmie në
bijat tua, ti e di me siguri se çka dëshirojmë ne!"
80. Ai tha: "Ah, sikur të kisha fuqi kundër jush (t'ju zbrapsë), ose të
kisha mbështetje në ndonjë përkrahje (të fisit) të fortë!" (do t'i
mbroja mysafirët e mij).
81. (engjëjt) Thanë: "O Lut, ne jemi të dërguarit e Zotit tënd, ata
(populli yt) nuk kanë për t'u afruar te ti, e ti kah fundi i natës
udhëto me familjen tënde dhe askush prej jush të mos vështrojë mbrapa
(familja do të shpëtojë), pos gruas sate, ajo do të jetë e goditur me
çka do të goditen edhe ata. Afati i tyre është mëngjesi, a nuk është
mëngjesi afër?
82. Kur erdhi urdhëri ynë, Ne përmbysëm të gjitha ato (fshatrat e tyre)
duke kthyer çdo gjë nga lart poshtë, dhe mbi ta reshëm gurë të fortë pa
ia nda.
83. (gurë) Të shënuar te Zoti yt. Ai (vend) nuk është larg zullumqarëve
(idhujtarëve kurejshitë).
84. Edhe Medjenit (i dërguam) vëllain e tyre Shuajbin që ju tha: "O
popull im, adhuronie All-llahun, ju nuk keni Zot tjetër pos Tij, mos
matni as mos peshoni mangut, unë po shoh se jeni në gjendje të mirë
jetësore, pra unë po frikësohem për ju nga dënimi që do t'ju përfshijë
një ditë!"
85. O populli im, veproni drejtë gjatë matjes dhe peshimit, e mos
dëmtoni njerëzit në asgjë dhe mos shkaktoni rrëmujë në tokë!"
86. Atë pjesë që ju lejoi All-llahu është shumë më e mirë për ju, nëse
jeni besimtarë, e unë nuk jamë rojë juaj!"
87. Ata thanë: "O shuajb, a namazi yt po të thotë të na urdhërosh që ta
braktisim atë që adhuruan prindërit tanë, ose(po të urdhëron) për të
punuar në pasurinë tonë ashtu si të dëshirojmë? Vërtet, ti qenke i butë
e i mençur". (Kjo ishte tallje e tyre).
88. "O populli im, më thuani pra, nëse unë kam argumente të sigurta nga
Zoti im dhe nga ana e Tij, Ai më furnizoi mua me të mira (si mund të
mos ju udhëzoj në rrugë të drejtë?) Unë nuk dua t'ju kundërshtoj (duke
punuar) për atë nga e cila po ju ndaloj, unë nuk dua tjetër vetëm të
përmirësoj aq sa mundem, por këtë mund ta arrij vetëm me ndihmën e Allllahut,
vetëm Atij iu kam mbështetur dhe vetëm te Ai jam i drejtuar!"
115
89. O populli im, kundërshtimi ndaj meje të mos u shpie (në mosbesim)
që të ju gjejë ajo që e gjeti popullin e Nuhut, popullin e Hudit ose
popullin e Salihut. E populli i Lutit nuk është larg prej jush.
90. Kërkoni falje zotit tuaj dhe sinqerisht pendohuni ndaj Tij. Vërtet,
Zoti im është mëshirues, shumë i dashur.
91. Ata thanë: O Shuajb, ne nuk po e kuptojmë shumicën nga ajo që thua
dhe ne të konsiderojmë ty të dobët në mesin tonë, dhe sikur të mos
ishte ai grupi yt, ne do të gurëzonin ty, ngase ti nuk je i çmuar ndër
ne".
92. Ai tha: "O populli im, a është më i çmuar te ju farefisi im se Allllahu,
që e keni hedhur Atë pas shpine? Nuk ka dyshim, Zoti im i di të
gjitha ato që veproni".
93. O populli im, veproni sa të mundeni, unë veproj, e më vonë do ta
kuptoni se kush do të pësojë atë dënim që e poshtëron dhe kush është ai
rrenacak. Pritni se edhe unë së bashku me ju jam duke pritur.
94. E kur erdhi urdhëri Ynë, Ne me mëshirën tonë e shpëtuam Shuajbin
dhe bashkë me të edhe ata që besuan, ndërsa zullumqarët i kapi britma e
tmerri, duke gëdhirë në vendin e tyre kufoma të gjunjëzuara.
95. (gëdhinë) Si të mos kishin ekzistuar fare aty. Qoftë i shkatërruar
Medjeni sikurse ishte shkatërruar Themudi!
96. Ne e patëm dërguar Musain me dispozitat tona dhe me mrekulli
konkrete,
97. Te faraoni dhe rrethi i tij, e ata iu bindën urdhërit të faraonit,
po urdhëri i faraonit nuk ishte mençuri.
98. Në ditën e kijametit ai (faraoni) i prinë popullit të vet dhe i fut
në zjarr. Sa i shëmtuar është ai vend i ofruar.
99. Edhe në këtë botë ata i përcolli mallkimi, e edhe në ditën e
kijametit. Sa e keqe është ajo dhuratë e dhuruar.
100. Këto janë disa nga lajmet e vendeve që po t'i rrëfejmë ty; disa
prej tyre ekzistojnë ende, e disa janë shkatërruar.
101. Ne nuk u bëmë padrejtë atyre, por ata vetvetes i bënë padrejtë. E
kur erdhi urdhëri i Zotit tënd, atyre nuk u ndihmuan asgjë zotat e
tyre, të cilëve luteshin pos All-llahut, dhe nuk fituan tjetër pos
shkatërrim.
102. Ja, kështu është ndëshkimi i Zotit tënd, kur dënon vendet që janë
zullumqare. Vërtet, ndëshkimi i Tij është i dhëmbshëme i ashpër.
103. Në këto (rrëfime) me të vërtetë ka një përvojë për atë që i
frikësohet dënimit të botës tjetër. Ajo është ditë e tubimit të
njerëzve dhe ajo është ditë dëshmuese.
104. Dhe atë (ditë) nuk e shtyejmë vetëm deri në një afat që është i
caktuar.
105. E kur të vijë ajo ditë, askush nuk do të flasë, pos me lejen e
Tij, e prej tyre (të tubuarëve), ka fatzi dhe fatbardhë.
106. E për sa u përket atyre fatkëqinjve, ata janë në zjarr, aty ata
kanë dihatje kërhamzë të vështirë (në frymëmarrje).
107. Aty janë përgjithmonë, sa të jenë qiejt dhe toka, përveç atë çka
do Zoti yt, vërtet Zoti yt punon çka dëshiron.
116
108. E për sa u përket atyre fatmirëve,ata jan në xhennet përgjithmonë,
sa të jenë qiejt dhe toka, përveçatë çka do Zoti yt (All-llahu ju
dhuron) shpërblim të pakëputur.
109. Për adhurimin që bëjnë këta (idhujtarët), ti mos kij dyshim (se
është i kotë). Nuk adhurojnë tjetër vetëm si adhuronin më parë
prindërit e tyre, e Ne do t'u japim pjesën e tyre pa mangësi.
110. Ne edhe Musait i patëm dhënë librin, e u bë përçarje rreth tij, e
sikur të mos ishte vendim i Zotit tënd i përcaktuar më heret, me siguri
do të kryhej (dënimi kundër tyre). Vërtet, ata (populli yt) kanë
shprehur dyshim rreth tij.
111. S'ka tjetër, vetëm se secilit prej tyre, Zoti yt do t'u përmbushë
veprat e tyre, se Ai është i njohur hollësisht për atë që veprojnë.
112. Ti (Muhammed) përqëndrohu vendosmërisht ashtu si je i urdhëruar, e
bashkë me ty edhe ata që u penduan (prej idhujtarisë), e mos tejkaloni
(kufijtë e caktuar), se më të vërtetë Ai është shikues i asaj që
veproni.
113. Dhe mos anoni kah ata që bënë zullum, e për atë shkak t'ju kapë
zjarri, sepse përveç All-llahut nuk keni mbrojtës, e mbeteni të pa
ndihmuar.
114. Dhe fale namazin në dy skajet e ditës, e edhe në orët e afërta (me
ditën) të natës. S'ka dyshim se veprat e mira i shlyejnë ato të këqiat.
Kjo është një këshillë për ata që pranojnë këshillat.
115. Dhe ti, jij i durueshëm, se All-llahu nuk ua humb shprblimin
bëmirësve.
116. E përse të mos ketë pasur nga breznitë që ishin para jush, të
zotët e mendjes e të nderit që të ndalonin çrregullimin e kaosin në
tokë, përveç një pakice, të cilët i shpëtuam (ngase frenuan nga të
këqiat), e ata që ishin mizorë u dhanë pas kënaqësive si të shfrenuar,
duke vazhduar të jenë mëkatarë.
117. E Zoti yt nuk është që të shkatërrojë mizorisht vendet, nëse
banorët e tyre janë punëmirë.
118. Sikur të dëshironte Zoti yt, do t'i bënte njerëzit të një feje
(por nuk dëshiroi, ai e di pse). Ata vazhdimisht janë në kundërshtime
(mes vete),
119. Përveç atij që mëshiroi Zoti yt. Po për këtë edhe i krijoi ata.
Fjala e Zotit tënd: "Gjithsesi do ta mbushë xhehennemin me të gjithë
exhinët dhe njerëzit", ka marrë fund (është plotësuar).
120. Të gjitha këto që t'i rrëfyem ty nga lajmet e pejgamberëve, janë
që të forcojnë zemrën tënde, dhe në to ka ardhur e vërteta e këshilla,
si dhe përkujtime për besimtarët.
121. E atyre që nuk besojnë thuaju: "Veproni sa të mundeni në atë të
tuajën, edhe ne jemi duke vepruar".
122. Ju pritni (ç'do të na gjejë neve), edhe ne jemi duke pritur (se
ç'do t'ju gjejë juve).
123. Vetëm All-llahut i takon dija për fshehtësitë e qiejve dhe të
tokës, çdo çështje i kthehet (në kompetencë) vetëm atij, pra adhuroje
Atë, mbështeu tek Ai, se Zoti yt, nuk është i panjohur për atë që
veproni.
No comments:
Post a Comment