Saturday, 28 May 2011

SURA 23. MU'MINUN

SURA 23. MU'MINUN
Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit
1. Është e sigurtë se kanë shpëtuar besimtarët:
2. ata të cilët janë të përulur dhe të kujdesshëm gjatë faljes së
namazit,
3. dhe ata të cilët i shmangën të kotës (fjalë a punë),
4. dhe ata të cilët rregullisht e japin zeqatin,
5. dhe ata të cilët e ruajnë nderin e vet (sa i përket jetës intime),
6. me përjashtim ndaj grave të veta (me kurorë) dhe ndaj atyre
(robreshave) që i kanë në pronësinë e vet, për të cilat nuk janë të
qortuar,
7. e kush kërkon përtej tyre (dëfrim nga të ndaluarat), të tillët janë
ata që kanë shkelë normat e caktuara,
8. dhe ata të cilët me kujdes i ruajnë ato që u janë besuar (sende ose
fjalë), e ruajnë edhe premtimin e dhënë,
9. dhe ata të cilët i kushtojnë kujdes kohës së namazit të tyre.
10. Të tillët janë mu ata trashëgimtarët,
11. të cilët e trashëgojnë Firdevsin dhe aty ata janë përgjithmonë.
12. Për All-llahun, Ne krijuam njeriun prej një ajke (lëngu), e një
balte.
13. Pastaj atë (ajke - baltë) e bëmë (e shndërruam) pikë uji (farë) në
një vend të sigurt.
14. Më pas, atë pikë uji e bëmë copë gjaku, e atë gjak të ngurtë e bëmë
copë mishi, e atë copë mishi e shndërruam në eshtra, edhe eshtrave ua
veshëm mishin, pastaj atë e bëmë krijesë tjetër (me shpirtë). I lartë
është All-llahu, më i miri Krijues!
15. Mandej, pas kësaj (krijese) ju do të vdisni.
16. E në ditën e kijametit ringjalleni.
17. Ne krijuam mbi ju shtatë palë (qiej) dhe nuk jemi të pakujdesshëm
ndaj asaj që krijuam.
18. Ne lëshuam me masë ujë nga qielli dhe atë e përqëndrojmë në tokë.
Po Ne kemi mundësi edhe ta humbim ate (ujin).
19. Dhe me anën e tij Ne mundësuam për ju kopshte hurmash e rrushi, që
në to keni shumë pemë dhe hani prej tyre.
20. Dhe (krijuam) trupa drunjsh që mbijnë në kodrën Sina e që japin
vajëra dhe mëlmesa për ngrënësit.
21. Ju edhe nga kafshët keni një mësim, ngase ju freskojmë me lëng prej
barqeve të tyre dhe keni shumë dobi prej tyre, e edhe prej tyre
ushqeheni.
179
22. Dhe mbi to e mbi anije bartni (hypni).
23. Ne e patëm dërguar Nuhun te populli i tij, e ai u tha: "O populli
im, adhurone vetëm All-llahun, se nuk ka zot tjetër pos tij; a nuk i
frikësoheni (dënimit)?"
24. E paria e atij populli që nuk besuan thanë: "Ky nuk është tjetër
pos njeri sikurse edhe ju, po dëshiron të jetë më i lartë se ju. Po të
dëshironte All-llahu do të dërgonte engjëj; ne një gjë të tillë nuk e
kemi dëgjuar as nga të parët tanë!"
25. Ai nuk është tjetër pos një njeri i sëmurë mentalisht, andaj pritni
(keni durim) edhe për një kohë.
26. Ai (Nuhu) tha: "Zoti im, më ndihmo për atë që më përgënjeshtrojnë.
27. E Ne i shpallëm: "Ndërto anijen nën mbikëqyrjen Tonë dhe sipas
urdhërit Tonë, e kur të vijë urdhëri Ynë dhe të ashpërsohet gjendja
atëherë ti ngarko në të prej secilit lloj nga një çift (palë), e edhe
familjen tënde, me përjashtim të atij ndaj të cilit ka marrë fund
vendimi, kundër tij pra mos kërko (falje) prej Meje për ata që janë
mëkatarë, pse ata janë të përmbytur.
28. E kur të vendosesh ti dhe kush është më ty në anije, atëherë thuaj:
"Falënderuar qoftë All-llahu, i cili na shpëtoi prej popullit të
prishur!"
29. Dhe thuaj: "Zoti im, më zbarko në një vend të bekuar, e Ti je më i
miri i atyre që bëjnë vendosjen!"
30. Nuk ka dyshim se në këto (ngjarje të popujve) ekzistojnë fakte
bindëse. Në të vërtetë Ne i vëmë në sprovë.
31. Mandej pas tyre Ne sollëm popull tjetër.
32. Edhe atyre u dërguam pejgamber nga mesi i tyre (që u tha):
"Adhuroni All-llahun, ju nuk keni zot tjetër pos Tij, a nuk
frikësoheni!"
33. Edhe paria nga populli i tij e cila nuk besoi dhe e mohoi jetën
tjetër dhe të cilëve Ne u patëm mundësuar rehati e begati në jetën e
kësaj bote, thanë: "Ky nuk është tjetër pos njeri sikurse edhe ju, ha
ashtu si hani ju dhe pi ashtu si pini ju!"
34. E nëse i përuleni një njeriu që është si ju, vërtet, atëherë do të
jeni të humbur e të mashtruar.
35. Mos vallë ai po ju premton se pasi që të vdisni, të bëheni dhé e
eshtra (të kalbur), do të nxirreni të gjallë?"
36. Sa larg e larg është sendërtimi i asaj që premtoheni.
37. Nuk ka tjetër, pos jetës sonë të kësaj bote, vdesim, lindim dhe ne
nuk do të ngjallemi!
38. E ai (Hudi) nuk është tjetër pos njeri që trillon gënjeshtra ndaj
All-llahut, po ne nuk i besojmë atij.
39. Ai (Hudi) tha "Zoti im, më ndihmo se ata po më përgënjeshtrojnë!"
40. E Ai (Zoti) tha: "Së shpejti do të dëshprohen ata".
41. Atëherë me të drejtë ata i zuri ushtima (dënimi) dhe ashtu i bëmë
sikur me qenë hedhurina (mbeturina). Larg qoftë prej mëshirës së Zotit
populli zullumqarë.
180
42. Mandej pas tyre Ne sollëm brezni të reja.
43. Asnjë nga popujt (e shkatërruar) nuk mundi ta shpejtojë e as ta
vonojë afatin e caktuar.
44. Ne më pas dërguam pejgamberët tanë një pas një, mirëpo, çdo herë që
një popull i erdhi i dërguari i vet, ata e përgënjeshtruan atë, prandaj
Ne i përcollëm ata (me dënim) njërin pas tjetrit dhe i bëmë që të
përmenden në tregime. I shkatërruar qoftë populli që nuk beson!
45. Më pas Ne dërguam Musain dhe vëllain e tij Harunin me mrekulli dhe
argumentet tona të qarta,
46. te faraoni dhe rrethi i tij, po ata u treguan kryelartë, sepse
ishin popull mendjemadh.
47. Dhe thanë: "Si t'u besojmë dy njerëzve që janë si ne, kur populli i
tyre është në shërbimin tonë?"
48. Kështu, ata i përgënjeshruan që të dy, andaj me të drejtë i
shkatërruam.
49. Ne Musait i dhamë librin (pas shkatërrimit të faraonit) në mënyrë
që ata (populli israilit) të gjejnë rrugën e drejtë.
50. Edhe të birin e Merjemes dhe nënën e tij i paraqitëm si argumente
(mrekulli) dhe i vendodëm që të dy në një rrafshnaltë dhe me ujë
rrjedhës.
51. (Ne u patë thënë): "O ju të dërguar, hani atë që është e lejuar dhe
mirë dhe bëni vepra të mira se Unë e di atë që ju veproni.
52. Kjo feja juaj është e vetmja fé e Unë jam Zoti juaj, ruanju dënimit
Tim.
53. E ata më vonë u ndanë në grupe sipas çështjes së fesë dhe secili
grup krenohej me atë që kishte përvehtësuar për vete.
54. Andaj, ti (Muhammed) lëri ata edhe një kohë në atë mashtrimin e
tyre.
55. A mos mendojnë ata se me atë që jemi duke u dhënë atyre nga pasuria
dhe fëmijët,
56. nxitojmë t'u ofrojmë atyre të mirat? Jo, kurrsesi, por ata nuk janë
kah e kuptojnë.
57. Vërtet, ata të cilët ndaj madhërisë së Zotit të tyre kanë frikë,
58. ata, të cilët u besojnë argumenteve të Zotit të vet,
59. dhe ata, të cilët nuk i përshkruajnë shok Zotit të vet,
60. dhe,ata të cilët japin (sadaka-zeqatë) nga ajo që u është dhënë,
pse dinë se do të kthehen te Zoti i tyre, andaj zemrat e tyre i kanë të
frikësuara,
61. Të tillët janë duke nxituar drejt të mirave dhe të parët do t'i
arrijnë ato.
62. Ne nuk e obligojmë asnjë njeri përtej mundësive të tij dhe te Ne
është libri (i shënive) që shënon saktësisht (veprat) dhe atyre nuk u
bëhet padrejtë.
63. Por zemrat e tyre (mohuesve) janë të verbëruara nga ky (libër), e
përveç kësaj, ata vazhdojnë të bëjnë vepra të këqia.
181
64. Ndërkaq, kur t'i kapim me dënim ata që kanë çuar jetë të shfrenuar,
atëherë ata me britmë bëjnë lutje (duke kërkuar mdihmë).
65. Mos ngritni zërin tash, se ju nuk keni ndihmën Tonë!
66. Sepse, juve u lexoheshin ajatet e Mia, e ju zbrapseshit.
67. Si arogant ndaj tij (ndaj Kur'anit, ose ndaj Qabës), e me fyerje
kundër tij natën bisedoshit.
68. A nuk menduan ata thellë fjalën (Kur'anin), apo mos u erdhi atyre
diçka, që të parëve të tyre të lashtë nuk u pat ardhur,
69. apo mos nuk e njohin të dërguarin e vet (Muhammedin), prandaj ata e
refuzojnë atë?
70. Apo mos thanë për te se është i çmendur? Jo, por ai ka ardhur me të
vërtetën, e shumica e tyre e urren të vërtetën.
71. E sikur të përputhej e vërteta me dëshirat e tyre, do të
shkatërroheshin qiejt e toka dhe çdo gjë që gjendet në to. E megjithatë
që Ne atyre u sollëm (me këtë Kur'an) famën e tyre, ata u zbrapsën ndaj
përkujtimit të vet.
72. A mos u kërkon ti atyre ndonjë shpërblim? Po shpërblimi i Zotit
tënd është më i miri, pse Ai është furnizuesi më i mirë.
73. Ç'është e vërteta, ti i fton ata në rrugë të drejtë.
74. Po ata që nuk e besojnë botën tjetër, i shmangen rrugës së drejtë.
75. Edhe sikur t'i mëshironim ata (idhujtarët) dhe t'ua kishim larguar
fatkeqësitë, ata do të vazhdonin të zhyteshin në zhgënjimin e tyre.
76. Ne i sprovuam ata me dënim, po ata nuk iu përulën Zotit të tyre e
as nuk iu drejtuan me lutje.
77. Deri sa t'ua hapim një derë dënimi të ashpër, atëherë ata do të
mbesin aty me shpresa të humbura.
78. Ai është që ua krijoi të dëgjuarit, të parit dhe të kuptuarit e
juaj; sa pak jeni mirënjohës.
79. Dhe Ai është që ju krijoi ju në tokë dhe vetëm te Ai do të
tuboheni.
80. Dhe Ai është që jep jetë dhe vdekje dhe vetëm Ai bën ndryshimin e
natës e të ditës; si nuk e kuptoni?
81. Por ja ata flasin, ashtu si flasin ata para tyre.
82. Ata thanë: "Pasi të vdesim e të bëhemi dhé e eshtra të kalbur, a do
të ringjallemi?
83. Kjo na është premtuar ne edhe prindërve tanë më parë, po kjo nuk
është gjë tjetër pos një mit i lashtë!
84. Thuaj: "E kujt është toka dhe çdo gjë që ka në të, nëse jeni që e
dini?"
85. Ata do të thonë: "E All-llahut". Atëherë thuaju: "Përse pra nuk
mendoni?"
86. Thuaj: "Kush është Zoti i shtatë qiejve dhe Zot i Arshit të madh?"
87. Ata do të thonë: "All-llahu!" Thuaju: "E pse nuk frikësoheni pra?"
182
88. Thuaj: "Në dorën e kujt është i tërë pushteti i çdo sendi, dh Ai
është që mbron (kë të do), e që prej Atij nuk mund të ketë të mbrojtur;
nëse jeni që e dini?"
89. Ata do të thonë: "Në dorë të All-llahut!" Thuaj: "E si mashtroheni
pra?"
90. Por jo, Ne ua sollëm atyre të vërtetën, e megjithatë, ata jetojnë
me gënjeshtra (duke adhuruar idhuj).
91. All-llahu nuk ka marrë për veten kurrfarë fëmijë (as nga engjëjt,e
as nga njerëzit), nuk ka me Të ndonjë zot tjetër, pse (sikur të kishte
zot tjetër), atëherë secili zot do të veçohej me atë që ka krijuar, dhe
do të dominonte njëri mbi tjetrin! I lartë, i pastër është All-llahu
nga ato që i përshkruajnë.
92. Ai e di të fshehtën e të dukshmën, Ai është larg atyre që ata ia
shoqërojnë.
93. Thuaj: "Zoti im, po që se patjetër do të më tregosh atë (dënim) që
ua premtove atyre?"
94. Zoti im, mos më fut pra, mua te ai popull zullumqar!"
95. Në të vërtetë, Ne kemi fuqi të tregojmë ty atë që u kemi premtuar
atyre.
96. Ti të keqen kthe me më të mirën. Ne e dimë më së miri atë që
shpifin ata.
97. Dhe thuaj: "O Zot im, unë mbrohem me Ty prej cytjeve të djajve!"
98. Dhe mbështetem te Ti që ata të mos më afrohen!"
99. E kur ndonjërit prej tyre i vjen vdekja, ai thotë: "O Zoti im, më
kthe,
100. që të bëj vepra të mira e të kompensoj atë që lëshova!" Kurrsesi,
(Kthim nuk ka) e kjo është vetëm fjalë që e thotë ai, e ata kanë para
tyre një perde (distancë periodike) der në ditën kur ringjallen.
101. E kur i fryhet surit (herën e dytë), atëherë, në atë ditë nuk do
të ketë lidhje familiare mes tyre e as që do të pyes kush për njëritjetrin.
102. E kujt i peshojnë më rëndë peshojat (veprat e mira), ata janë të
shpëtuarit.
103. Ndërsa, atyre që u peshojnë lehtë, peshojat (veprat e mira), ata
janë që humben vetveten dhe janë në Xhehennem përgjithmonë.
104. Zjarri do t'ua djegë atyre fytyrat dhe do të duken shumë të
shëmtuar brenda tij.
105. (atyre u thuhet): A nuk u janë lexuar juve ajete e Mia; e ju, nuk
i besuat ato?
106. Ata thonë: "O Zoti ynë, ne na patën mundur të këqiat (u dhamë pas
epsheve të dynjasë) dhe si të tillë ishim popull i humbur!
107. Zoti ynë, na nxjerr prej tij, e nëse gabojmë përsëri, atëherë
vërtet, jemi mizor!"
108. Ai thotë: "Heshtni aty e mos më folni!"
109. Pse një grup prej robëve të Mi thanë: "O Zoti ynë, ne besuam,
prandaj na falë dhe na mëshiro, se Ti je më i miri i mëshiruesve!"
183
110. E ju i patët tallur ata, sa që ajo tallje bëri që të harronin
përkujtimin ndaj Meje, madje edhe qeshnit me ta.
111. E Unë sot i shpërbleva ata për atë që ishin të durueshëm atë janë
fitimtarët.
112. Ai thotë: "E sa vjet keni kaluar në tokë?"
113. Ata thonë: "Kemi qëndruar një ditë ose një pjesë të ditës, pyeti
ata që dinë numërimin!"
114. Ai thotë: "Mirë e keni, sikur ta dishit njëmend pak keni
qëndruar!"
115. A menduat se Ne u krijuam kot dhe se nuk do ktheheni ju te Ne?
116. I lartë është All-llahu, Sunduesi i vërtet, nuk ka zot tjetër pos
Tij, Zot i Arshit bujar.
117. E kush adhuron me All-llahun edhe ndonjë zot tjetër, për të cilin
nuk ka kurrfarë fakti, përgjegjësia e tij është para Zotit të vet, e
mohuesit nuk do të shptojnë.
118. E ti thuaj: "O Zoti im, më fal e më mëshiro, se Ti je me
Mëshiruesi i mëshiruesve!"

No comments:

Post a Comment