Saturday, 28 May 2011

SURA 19. MERJEM

SURA 19. MERJEM
Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit
1. Kaf Ha Ja' A'jn Sadë!
2. (ky është) Përkujtim i mëshirës së Zotit tënd ndaj robit të vet
Zekeriait,
3. Kur ai iu lut Zotit të vet me një zë të ulët, e
4. Tha: "Zoti im! Vërtet, mia më janë dobësuar eshtrat, më janë
përhapur thinjat në kokën time, e me lutjen time ndaj Teje o Zoti im,
asnjëherë nuk kam qenë i dëshpëruar".
5. Unë ua kam frikë pasardhësve të mi pas meje (kushërinjve se do ta
humbnin fenë), ndërsa gruaja ime është sterile, pra më falë nga ajo
mirësia Jote një pasardhës (një fëmijë).
6. Të më trashëgojnë mua dhe t'i trashëgojë ata nga familja e Jakubit,
dhe bërë atë, o Zoti, të këndshëm! (të vyeshëm)!"
7. O Zekëria, Ne po të përgëzojmë ty me një djalë, emri i të cilit
është Jahja, e që askush para tij nuk u emërtua me këtë emër.
8. Ai tha: "Zoti im, si do të kemë unë djalë kur gruaja ime ishte që
nuk liind, e unë kam arritur pleqëri të thellë?"
9. Tha: "Ja, kështu Zoti yt ka thënë: se ajo për Mua është lehtë; Unë
të krijova më parë ty, që nuk ishe fare!"
10. Ai (Zekeriai) tha: Zoti im, më jep mua një shenjë (që të di)!" Ai
(All-llahu) tha: "Shenja jote është se, (duke qenë shëndoshë e mirë),
nuk do të mund t'u flasesh njerëzve tri net (e tri ditë)".
11. Dhe ai doli prej faltores para popullit të vet dhe u dha shenjë
adhuroni (All-llahun) mëngjes e mbrëmje.
12. O Jahja, merre librin me shumë kujdes, dhe ashtu, dhe ashtu Ne i
dhamë atij urtësi kur ishte fëmijë.
157
13. Dhe nga ana jonë i mundësuam të jetë i butë, i pastër dhe
respektues (i dëgjueshëm).
14. Edhe i sjellshëm ndaj prindërve të vet, nuk ishte kryelartë e i
padëgjueshëm.
15. Dhe selam (prej nesh) atij ditën kur u lind, ditën kur vdes dhe
ditën kur do të ngritet i gjallë (e përshëndetën dhe i garantuam)!
16. E, përmendju në këtë libër (tregimin për) Merjemen kur ajo u largua
prej familjes së saj në një vend në lindje.
17. Ajo, vuri një perde ndaj tyre, e Ne ia dërguam asaj Xhebrilin, e ai
iu paraqit asaj njeri në tërësi.
18. Ajo tha: "Unë i mbështetem të Gjithëmëshirëshmit prej teje, nëse je
që frikësohesh Atij (pra më le të lirë)!"
19. Ai (Xhibrili) tha: "Unë jam vetëm i dërguar (melek) i Zotit tënd
për të dhuruar ty një djalë të pastër (pejgamber)".
20. Ajo tha: "Si do të kem unë djalë, kur mua nuk më është afruar njeri
(nuk jam e martuar), e as nuk kamë qenë e pamoralshme".
21. Ai (Xhibrili) tha: "Ja, kështu ka thënë Zoti yt; ajo për Mua është
lehtë, e për ta bërë atë (djalin e krijuar pa babë) argument për
njerëzit e edhe mëshirë nga ana e Jonë. Kjo është çështje e kryer!"
22. Ajo e barti atë (Isain), andaj (me të në bark) u izolua në një vend
të largët.
23. E dhembja (e lindjes) e mbështeti atë te një trup i hurmës. Ajo
tha: "Ah sa mirë ka qenë për mua të kisha vdekur para kësaj e të isha e
harruar që moti!"
24. E prej së poshtmi atë e thirri (Xhibrili): "Mos u brengos, Zoti yt
bëri pranë teje një përrockë (uji)".
25. E ti shkunde trupin e hurmës se do të bijnë ty hurma të freskëta.
26. Ti pra, ha pi e qetësou, dhe nëse sheh ndonjë prej njerëzve thuaj:
"Unë ka vendsur heshtje për hir të Gjitëhmëshirshmit, andaj asnjë
njeriu sot nuk i flas!"
27. Dhe duke e bartur ngryk shkoj me të te të afërmit e vet ata i
thanë: "Oj Merjeme, ke bërë një punë shumë tëkeqe!"
28. Oj motra e Harunit, babai yt nuk ishte njeri i prishur e as nëna
jote nuk ka qenë e pamoralshme!
29. Atëherë ajo u dha shenjë kah (Isai). Ata thanë: "Si t'i flasim atij
që ëshë foshnjë në djep?"
30. Ai (Isai) tha: "Unë jam rob i All-llahut, mua më ka dhënë (ka
caktuar të më japë) librin dhe më ka bërë Pejgamber.
31. Më ka bërë dobiprurës kudo që të jem dhe më ka porositur me namaz
(falje) e zeqatë për sa të jemë gjallë!
32. Më ka bërë të mirësjellshëm ndaj nënës sime, e nuk më ka bërë
kryelartë as të padëgjueshëm!
33. Selami (shpëtim prej All-llahut) është me mua ditën kur u linda,
ditën kur të vdes dhe ditën kur të dal (prej varrit) i gjallë!"
34. Kjo është (fjalë) e vërtetë, rreth Isait, birit të Merjemes në të
cilin ata shkaktojnë dyshime.
158
35. Nuk i takoi (nuk ka nevojë) All-llahu të ketë ndonjë fëmijë, i
pastër është Ai, kur dëshiron një send Ai vetëm i thotë atij: Bëhu!".
Ai menjëherë bëhet.
36. (Isai i tha popullit të vet) Dhe se All-llahu është Zoti im dhe
Zoti juaj, pra adhuronie Atë, kjo është rrugë (fe) e drejtë.
37. Po, grupet u kundërshtuan mes vete (rreth Isait). Të mjerët ata që
nuk besuan se çka kanë për të parë ditën e madhe!
38. Ditën kur do të na paraqiten neve, sa mirë do të dëgjojnë edhe
shohin (ose njerëzit do të dëgjojnë e shohin çka i gjen ata), por tash
për tash (në këtë jetë) zullumqarët janë të humbur qartë.
39. Ti tërhiqu atyre vërejtjen për ditën e dëshprimit, kur të marrë
fund çështja (e përgjejgësisë e dikush në xhehet, dikush në zjarr), se
ata (sot) janë të painformuar, dhe ata nuk janë duke besuar.
40. S'ka dyshim se Ne e trashëgojmë (na mbetet) tokën dhe çka ka në të,
dhe të Ne do të jetë e ardhmja e tyre.
41. Përkujtoju (lexoju idhujtarëve e të tjerëve) në Libër (në Kur'an)
Ibrahimin. Ai vërtet ishte shumë i drejtë dhe pejgamber.
42. Kur babait të vet i tha: "O babai im, pse adhuron atë që as nuk
dëgjon, as nuk sheh, e as nuk ke asgjë prej tij?
43. O babai im, mua më është dhënë nga dituria çka ty nuk të është
dhënë, andaj më dëgjo se unë të udhëzoj në rrugë të drejtë.
44. O babai im, mos adhuro djallin, sepse djalli është kundërshtar i
Mëshiruesit.
45. O babai im, unë kam frikë se do të godet ndonjë dënim prej të
Gjithmëshirshmit e do të jesh shok i djallit!"
46. Ai (babai) tha: "A ti, Ibrahim, i refuzon zotat e mi? Nëse nuk
ndalesh (së fyeri ndaj zotave të mi), unë do të gurëzoj, ndaj largohu
prej meje për një kohë të gjatë!"
47. Ai (Ibrahimi) tha: "Qofsh i lirë prej meje! Unë do ta lus Zotin tim
për të falur ty, pse ai (babai) shte i kujdsshëm ndaj meje.
48. Unë po largohem prej jush dhe prej çka adhuroni ju pos All-llahut,
e shpresoj se me adhurimin ndaj Zotit tim nuk do të jem i humbur!"
49. E pasi u largua prej tyre dhe prej çka adhuronin ata pos Allllahut,
Ne i dhuruam atij Is-hakun dhe Jakubin dhe që të dy i bëmë
pejgamberë.
50. Dhe atyre (të gjithëve) u dhamë (të mira) nga mëshira Jonë, edhe i
bëmë që të jenë të përmendur për të mirë (ndër njerëz).
51. Përmendju në Libër (tregimin për) Musain! ai ishte i zgjedhur (prej
Zotit) dhe ishte i dërguar, pejgamber.
52. Dhe Ne e thirrëm nga ana e djathtë e kodrës Tur, e afruam për t'i
folur (të dëgjojë bisedën tonë).
53. Nga mëshira Jonë i dhamë vëllain e tij Harunin, Pejgamber.
54. Përkujtoju në këtë Libër Ismailin! Ai ka qenë shumë besnik (premtoi
të bëhet kurban) dhe i dërguar, pejgamber.
55. Ai urdhëronte familjen e vet me faljen e namazit dhe me zeqatë, dhe
ishte dhumë i pranishëm te Zoti i tij.
159
56. Përkujtoju në libër edhe Idrisin! Ai ishte shumë i drejtë dhe
pejgamber.
57. Ne e ngriëm atë në një vend të Lartë (ia ngritëm lart famën).
58. Këta (të përmendur) ishin që All-llahu i gradoi nga pejgamberët
pasardhës të Ademit, prej pasardhësve të atyre që i patëm bartur (në
anije) bashkë me Nuhun, prej pasardhësve të Ibrahimit dhe të Jakubit
(Israilët), dhe prej atyre që i udhëzuam dhe i bëmë të zgjedhur; kur u
lexoheshin atyre ajetet e Zotit, binin në sexhde dhe qanin.
59. E pas tyre (të mirëve) erdhën pasardhës të këqij, që e lanë namazin
e u dhanë pas kënaqësive (trupore), e më vonë do të hidhen në çdo gjë
të keqe (ose në Gaja).
60. Me pëjashtim të atij që pendohet dhe beson e bën vepra të mira, të
tillët do të hyjnë në Xhennet dhe atyre nuk u bëhet padrejtë.
61. Ato janë Xhennetet e Adnit. që Mëshiruesi u pat premtuar robve të
vet, pa i parë ata (i besuan pa i parë), e premtimi i Tij është i
kryer.
62. Aty nuk dëgjojnë fjalë boshe, por vetëm përshëndetje. Aty manë
ushqimin e vet (të llojllojshëm) mëngjes e mbrëmje.
63. Ato janë Xhennetet që do t'ua trashëgojnë robve Tanë që ishin të
ruajtur.
64. Ne (engjënt, thotë Xhibrili) nuk zbresim (nuk vijmë) vetëm me
urdhërin e Zotit tënd. Vetëm Atij i takon e tërë çështja e tashme e
ardhme dhe mes tyre, e Zoti yt nuk është që harron.
65. Ai është Zoti i qiejve dhe i tokës dhe çka ka në mes tyre, pra Atë
adhuroje, e në adhurim ndaj Tij bëhu i qëndrueshëm. A di për Të ndonjë
emnak (adash)!
66. E njeriu thota: "A njëmed pasi të vdes do të nxirrem i gjallë (do
të ringja;;en)?"
67. Po, a nuk po mendon njeriu se Ne e krijuam atë më parë kur ai nuk
ishte asgjë?
68. Pasha Zotin tënd, Ne do t'i tubojmë (pas ringjalljes) ata bashkë më
djajtë dhe do t'i afrojmë ata rreth Xhehennemit të gjunjësuar.
69. Pastaj, nga secili grup do t'i kapim ata që kishin qenë më
jorespektues ndaj të Gjithmëshirshmit.
70. E Ne e dujmë më së miri se cili prej tyre ka më meritë të hudhet në
të.
71. Dhe nuk ka asnjë prej jush që nuk do t'i afrohet atij. Ky
(kontaktim i Xhehennemit) është vendim i kryer i Zotit tënd.
72. Pastaj, (pas kalimit pran tij) do t'i shpëtojmë ata që ishin
ruajtur (mëkateve), e zullumqarët do t'i lëmë aty të gjunjëzuar.
73. E kur u lexoheshin atyre ajetet tona të argumentuara, ata që nuk
kshin besuar u thoshin atyre që kishin besuar: "Cili grup (ne ose ju)
ka vend jete më të mirë dhe kuvend më autoritativ?"
74. E, sa e sa gjenerata kemi shkatërruar para tyre e që ishin më të
pajisur dhe më të dukshëm.
75. Thuaj: "Atij që është në humbje (në mosbesim), le t'ia vazhdojë
atij i Gjithfuqishmi për një kohë, e kur do ta shohin atë që po u
160
premtohet: ose dënimin (në këtë jetë) ose kijametin, atëherë do ta
kuptojnë se kush do të jetë në pozitë më të keqe dhe më i dobët në
përkrahje!"
76. E All-llahu u shton besimi atyre që u udhëzuan, e veprat e mira të
pëjetshme, janë shprblim më i dobishëm te Zoti yt, dhe përfundim me i
mirë.
77. A je i njoftyar për atë që mohoi argumentet Tona e tha: "Mua
githqysh do të më jepet pasuri e fëmijë (në botën tjetër)?"
79. Jo, nuk është ashtu, po Ne do të shënojmë atë që po e thotë ai, dhe
do të vazhdojmë atij dënim pas dënimi.
80. Dhe Ne e trashëgojmë atë (në pasuri e fëmijë) që të thotë ai, e ai
ka për të na ardhur i vetmuar.
81. Dhe kur ata në vend të All-llahut adhuruan zota tjerë për t'u
krenuar me ta.
82. Përkundrazi, ata (idhujt) do të tërhiqen prej adhurimit të atyre
dhe do të bëhen armiq të tyre.
83. A nuk e di ti se Ne i kemi lëshuar djajt kundër jobesimtarëve, e
ata nxisin pa ndërpreë në vepra të këqija.
84. Pra, ti mos u ngut kundër tyre, se Ne jemi duke ua numëruar atyre
(jetën në ditë, frymëmarrje etj.).
85. Ditën kur do t'i tubojmë të devotshmit te i Gjithëmëshirshmi si
musafirë të ftuar.
86. Ndërsa mëkatarëve u grahim në Xhehennem të etshëm.
87. Nuk ka të drejtë ndërmjetësim askush, përveç atij që ka lejuar i
Gjithëfuqishmi.
88. Ata thanë: "I Gjithëfuqishmi ka fëmijë".
89. Ju (jobesimtarë) vërtet sollët një fjalë shumë të shëmtuar.
90. Aq të shëmtuar sa gati u copëtuan qiejt, gati pëlciti toka dhe gati
u shembën kodra nga ajo (fjalë).
91. Për atë se të Gjithëmëshirshmit i përshkruan fëmijë.
92. E të Gjithëmëshirshmit nuk i takon të ketë fëmijë.
93. Nuk ka tjeër, vetëm se githë çka është në qiej e në tokë ka për
t'iu paraqitur Zotit si rob.
94. Ai me diturinë e vet i ka përfshirë të githë, dhe ka numëruar e
evidntuar çdo gjë të tyre në mënyrë të saktësishme.
95. Dhe në ditën e kijametit secili do t'i paraqitet Atij i vetëmuar.
96. Nuk ka dshim se ata që bënë vepra të mira, atyre i Gjithëmëshirshmi
do t'u krijojë (në zemrat e tyre) dashuri.
97. Ne e bëmë atë (Kur'anin) të lehtë me gjuhën tënde vetëm që me të
t'i përgëzosh të devotshmit, dhe me të t'i tëheqish vërejtjen një
populli që ëshë kryeneç.
98. Sa shumë brezni kemi shkatërruar para tyre. A po vëreni ndonjë prej
tyre, ose a po dëgjon zërin e ulët të tyre (nuk u ndihet zëri)?

No comments:

Post a Comment