Saturday, 28 May 2011

SURA 101. KARI'A

SURA 101. KARI'A
Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit
1. Krisma e kijametit.
2. Çka është krisma?
3. Dhe ç'të mësoi ty se ç'është krisma?
4. Ajo është ditë kur njerëzit bëhen si insekte të shpërndara.
5. Dhe kodrat bëhen si leshi i shprishur.
6. E sa i përket atij që i rëndohet peshoja e veprave të tij,
7. Ai është në një jetë të këndshme.
8. Ndërsa, atij që ka peshojën e lehtë të veprave të tij,
9. Vendi i tij do të jetë në Havije.
10. E ç'është ajo që të njohtoi se ç'është ai (Havije)?
11. Është zjarri me nxehtësi shumë të lartë.

No comments:

Post a Comment