Saturday, 28 May 2011

SURA 96. 'ALEK

SURA 96. 'ALEK
Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit
1. Lexo me emrin e Zotit tënd, i cili krijoi (çdo gjë).
2. Krijoi njeriun prej një gjaku të ngjizur (në mitrën e nënës).
3. Lexo! Se Zoti yt është më bujari!
4. Ai që e mësoi (njeriun) të shkruaj me pendë.
5. Ia mësoi njeriut atë që nuk e dinte.
6. Jo, është e vërtetë se ai i kalon kufijtë,
7. Për shkak se e ndien veten të pavarur.
8. Po kthimi është vetëm te Zoti yt.
9. A më tregon atë që pengon,
10. një rob kur ai falet?
11. Ç'mendon kur ai (robi) është në rrugë të drejtë?
12. Ose ai (rob) urdhëroi për sinqeritet.
13. A më tregon nëse ai përgënjeshtron dhe zmbrapset (nga besimi)?
14. A nuk e di ai se All-llahu e sheh?
15. Jo, Jo! Nëse nuk tërhiqet, vërtet do ta kapim për flokësh mbi
ballin.
16. Floku rrenacak, mëkatarë.
17. E ai le t'i thërret ata të vetët.
18. Ne do t'i thërrasim zebanitë.
19. Jo, Jo! Ti mos iu bind atij, vazhdo me sexhde dhe afroju Zotit me
të.

No comments:

Post a Comment