SURA 17. ISRA
Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit
1. Pa të meta është Lartëmadhëria e Atij që robin e Vet e kaloi në një
pjesë të natës prej Mesxhidi Haramit (prej Qabes) gjer në Mesxhidi Aksa
(Bejti Mukaddes), rrethinën e të cilës Ne e kemi bekuar, (ia bëmë këtë
udhëtim) për t'ia treguar atij disa nga argumentet Tona. Vërtet, Ai
është dëgjuesi (i fjalëve të Muhamedit), pamësi (i punëve të
Muhammedit).
2. Edhe Musai Ne i kemi dhënë librin dhe atë (librin) e bëmë
udhërrëfyes për beni israilët që të mos marrin, përveç Meje, ndonjë që
i besojnë çështjet.
3. Pasardhësit të atyre që i batëm (i shpëtuam) së bashku me Nuhun
(bëhuni mirënjohës!) Vërtet ai ishte rob shumë falënderues.
4. Ne u kumtuam në libër beni israilve: "Ju do të bëni shkatërrime dy
herë në tokë dhe do të tejkaloni duke bërë zullum të madh".
5. Kur erdhi koha e premtimit të parë, Ne dërguam kundër jush njerëz
Tanë, që ishin të fuqishëm e të ashpër (sulmues) dhe ata hulumtuan
(rreth e përqark) përreth vendit (duke mos u frikësuar). E ai
(ndëshkim) ishte vendim i prerë.
6. Pastaj, Ne ua kthyem juve mbisundimin kundër atyre, ju përforcuam me
pasuri e me djem dhe ju shtuam më së shumti.
7. Nëse bëni mirë, bëni për vete, e nëse bëni keq, bëni kundër vetes. E
kur vjen koha e fundit (herën e dytë Ne i dërgojmë) që t'ju shëmtojnë
të fytyrat tuaja, që të hyjnë në xhaminë (Aksa) sikurse hynë herën e
parë dhe që të shkatërrojnë rrënjësisht atë që arrijnë.
8. Zoti juaj do t'ju mëshirojë (nëse pendoheni), e nëse ju i ktheheni
(të keqes), kthehemi (me ndëshkim) edhe Ne. E xhehennemin e kemi bërë
burg për jobesimtarët.
9. Është e vërtet se ky Kur'an udhëzon për atë rrugë që është më se e
vërteta, e besimtarët që bëjnë vepra të mira i përgëzon se ata pa
dyshim do të kenë shpërblim të madh.
10. Ndëkaq, për ata që nuk e besojnë botën tjetër, Ne kemi përgaditur
një dënim të rëndë.
11. Njeriu (e tepron) lutet për keq, ashtu sikurse lutet për mirë, (po
Zoti nuk e pranon lutjen e tij për keq); njeriu (nga vetë natyra e tij)
është i ngutshëm.
12. Ne i bëmë natën dhe ditën dy fakte (që dokumentojnë për fuqinë
Tonë), e shenjën e natës e shlyem (e errësuam), e shenjën e ditës e
bëmë të ndritshme që të mund të angazhoheni për shfrytëzimin e begative
të dhuruara nga Zoti juaj, dhe që të mësoni njehësimin e vjetëve dhe
llogaritjen (e kohës). Ne kemi sqaruar çdo send në mënyrë të
hollësishme.
144
13. Secili njeri ia kemi ngjeshur në qafë fluturakën (shënimin - për
veprimin) e tij, në ditën e gjykimit, Ne do t'ia prezentojmë atij libër
të hapur,
14. "Lexo librin tënd, mjafton të jesh sot llogaritës i vetvetes".
15. Kush e udhëzon veten në rrugën e drejtë, ai e ka udhëzuar vetëm
vetveten e vet, e kush e ka bërë humbjen kundër vetvetes së vet, e
askush nuk do ta bartë barrën e tjetrit. E Ne nuk dënuam askë para se
t'ia dërgojmë të dërguarin.
16. Kur duam të shkatërrojmë ndonjë vend (popull), i urdhërojmë
pasanikët (parinë) e atyhit (të jenë në rrugë), e ata kundërshtojnë;
atëherë zbatohet dënimi i merituar kundër tyre dhe i shkatërrojmë
krejtësisht.
17. Sa e sa gjenerata i kemi shkatërruar pas Nuhut. Mjaft është Zoti yt
vëzhgues i mëkateve të robëve të Tij.
18. Kush është që ka për qëllim vetëm këtë botë, Ne atij që duam i
japim në të aq sa duam, e pastaj atij i bëjmë të hyjë në xhehennem i
nënçmuar, i përbuzur.
19. E kush e ka për qëllim botën tjetër, duke qenë ai besimtarë,
përpiqet për të ashtu si i tako asaj, angazhimi i tyre do të jetë i
pranishëm (të Zoti).
20. Ne secilit atyre dhe atyre i japim nga të mirat e Zotit tënd dhe
dhënia e Zotit tënd nuk është e kufizuar.
21. Shiko se si Ne i kemi dalluar disa prej tjerëve, po dallimi në
botën tjetër është më i madh dhe është përparësi më e madhe.
22. E mos shoqëro me All-llahun ndonjë zot tjetër, e të bëhesh i
qortuar i papërkrahur.
23. Zoti yt ka dhënë urdhër të prerë që të mos adhuroni tjetër pos Tij,
që të silleni në mënyrë bamirëse ndaj prindërve. Nëse njërin prej tyre,
ose që të dy, i ka kapur pleqëria pranë kujdesit tënd, atëherë mos u
thuaj atyre as "of - oh", as mos u bë i vrazhdë ndaj tyre, po atyre
thuaju fjalë të mira (të buta respektuese).
24. Dhe në shenjë mëshire shtrije pranë tyre krahun përulës e
respektues dhe thuaj: "Zoti im! mëshiroi ata të dy, sikurse më edukuan
mua kur isha i vogël".
25. Zoti juaj e di më së miri atë që keni në shpirtin tuaj. Nëse keni
qëllime të mira, vërtet Ai u fal atyre që pendohen.
26. Dhe jepi çdo të afërmi të drejtën që i takon, edhe të varfërit,
edhe atij në kurbet, po mos shpenzo tepër e pa rrugë.
27. Ata që shpenzojnë tepër (mastrafxhinjtë) janë vllezër (në veprim)
të djajve, e djalli është përbuzës i madh i Zotit të Tij.
28. Nëse detyrohesh t'ua kthesh shpinën atyre (të afërme etj.), duke
kërkuar mëshirën, të cilën e shpreson nga Zoti yt (furnizim për t'i
ndihmuar ata), atëherë thuaju atyre fjalë të mira (të lehta).
29. Dhe mos e bën dorën tënde të lidhur për qafe (mos u bë koprrac), e
as mos e shtrij në tërësi, e të mbetesh i qortuar dhe duarthatë (nga
shpenzimi i tepërt).
145
30. S'ka dyshim se Zoti yt është Ai që furnizon me bollëk atë që do dhe
ia kufizon atij që do. Ai hollësisht e di për robtë e vet dhe i
vështron.
31. Ju mos i mbytni fëmijët tuaj nga frika e varfërisë, se Ne ua
sigurojmë furnizimin atyre dhe juve, e mbytja e tyre është mëkat i
madh.
32. Dhe mos iu afroni imoralitetit (zinasë), sepse vërtet ai është
vepër e shëmtuar dhe është një rrugë shumë e keqe.
33. Dhe mos mbytni njeriun që All-llahu ka ndaluar (mbytjen e tij),
përveç me drejtësi (që e kërkon sheriati). E kush mbytet pa të drejtë
(pa faj), kujdestarit të tij Ne i kemi dhënë të drejtë (të kërkojë
drejtësinë), e ai të mos kalojë kufirin në mbytje derisa ai është i
ndihmuar (prej Zotit).
34. Mos përdoroni pasurinë e jetimit ndryshe vetëm në mënyrë të mirë
(për t'ia shtuar), derisa ai të arrijë pjekurinë e vet. Premtimin
zbatonie, pse për premtim ka përgjegjësi.
35. Masën mbushnie kur matni (me enë) dhe peshoni me peshojë të drejtë
(precize). Kjo është më e dobishme dhe ka përfundim më të mirë.
36. Mos iu qas asaj për të cilën nuk kë njohuri, pse të dëgjuarit, të
pamët dhe zemra, për të gjitha këto ka përgjegjësi.
37. Dhe mos ec nëpër tokë me mburrje, pse ti as nuk mund ta çashë tokën
as nuk mund ta arrishë lartësinë e maleve.
38. E keqja e të gjitha këtyre është e urrejtur te Zoti yt.
39. Këto janë nga urtësia që Zoti yt të shpalli ty. Mos shoqëro me Allllahun
ndonjë zot tjetër e të hidhesh në xhehennem i qortuar dhe i
larguar.
40. A mos u dalloi Zoti juaj me djem, e për vete zgjodhi melaike që ju
i mendoni femra? Vërtet, ju jeni duke thënë fjalë të mëdha.
41. Ne sqaruam në mënyrë të ndryshme (argumentet) në këtë Kur'an, ashtu
që ata të nxjerrin përvojë, por kjo nuk u shtoi atyre tjetër, vetëm se
largim (nga e vërteta).
42. Thuaj: "Sikur të kishte zota të tjerë përveç Atij, sikundër thonë
ata, atëherë ata (zotat) do të kërkonin rrugë për mbizotërim ndaj të
Madhëruarit (për t'ia marrë pushtetin).
43. I pa të meta është Ai, Lartësia e Tij është e madhe nga ajo që
thonë ata.
44. Lartmadhëri të merituar i shprehin Atij shtatë qiejt e toka dhe çka
ka në to, e nuk ka asnjë send që nuk e madhëron (nuk i bënë tesbihë),
duke i shprehur falënderim Atij, por ju nuk kuptoni atë madhërim të
tyre (pse nuk është në gjuhën e tuaj). Ai është i butë dhe fal shumë.
45. Kur ti e lexon Kur'anin, në mes teje dhe atyre që nuk e besojnë
botën tjetër, Ne e vëmë një perde të padukshme.
46. Ndërkaq, në zemrat e tyre vëmë një mbulesë dhe shurdhim të thellë
të veshëve të tyre që nuk mund ta kuptojnë atë. E kur e përmend ti në
Kur'an Zotin tënd, vetëm Atë, ata ikin mbrapa dhe largohen.
47. Ne e dimë më së miri përse ata e dëgjojnë atë (Kur'anin) kur vijnë
të dëgjojnë ty dhe kur ata bisedojnë fshehtazi dhe kur ata zullumqarë
thonë: "Ju nuk jeni kah pasoni tjetër, përveç një njeri të magjepsuar!"
146
48. Shih se si të mveshin ty epitete (i çmendur, poet, i magjepsur),
andaj ata kanë humbur dhe nuk mund të gjejnë rrugën (e vërtetë).
49. Ata thanë: "A pasi të bëhemi eshtra të kalbur, dhe e pluhur, a mos
do të bëhemi krijesë e re e ringjallur?"
50. Thuaj: "Edhe nëse të jeni gurë a hekur!"
51. Ose ndonjë krijesë që ju duket e madhe! Ata do të thonë: "Kush do
të na rikthejë neve në jetë?" Thuaj: "Ai që ju krijoi për të parën
herë!" E ata do të tundin kokat e tyre nga ti e do të thonë: "Kur është
ajo (ringjallja)?" Thuaj: "Ndoshta do të jetë afër!"
52. (ringjallja është) Atë ditë kur Ai ju thërret, kurse ju i
përgjigjeni të përulur e duke lavdëruar Atë, e ju duket se nuk qëndruat
(në dynja) vetëm pak kohë.
53. E ti robve të Mi thuaju: "Le ta thon ata që është më e mira, pse
djalli ndërsen mes tyre, e është e ditur se djalli është armik i hapët
i njeriut".
54. Zoti i juaj më së miri e di gjendjen tuaj, nëse Ai do, ju mëshiron
dhe nëse Ai do, ju dënon, e ty (Muhammed) nuk të kemi dërguar rojë të
tyre (nuk ta besuam ty punën e tyre e t'i fusësh me dhunë në besim).
55. Zoti yt e di më së miri gjenden e atij që është në qiej e tokë. Ne
kemi dalluar disa pejgamberë nga të tjerët, prandaj, Davudit i kemi
dhënë Zebur (shënime).
56. Thuaj: "Ftoni ata, të cilët i menduat (zota) pos Atij, e ata nuk
mund të heqin prej jush mjerimin, as nuk mund të mënjanojnë".
57. Të tillë (zotat) që këta po lusin (pos Zotit), vetë ata (zotat e
tyre) kërkojnë afrimin (te Zoti i vërtetë), shpresojnë në mëshirën e
Tij dhe i frikësohen dënimit të Tij. Vërtet, dënimit të Zotit tënd ëshë
për t'iu ruajtur.
58. Nuk ka asnjë nga fshatrat (nga vendbanimet e kundërshtarëve) e që
Ne nuk do ta shkatërrojmë ose ndëshkojmë atë me një dënim të ashpër
para ditës së kijametit. Kjo është theksuar në Libër (lehvi mahfudh).
59. Neve nuk na pengoi asgjë që t'u sjellim argumente (mrekulli), pos
asaj që ata të parët i përgënjeshtruan ato. Ne i dhamë Themudit deven
(mrekulli) konkrete, e ata e mohuan atë. E mrekullitë (ose fenomenet
natyrore që shkatërrojnë), Ne nuk i dërgojmë për tjetër vetëm për
frikësim.
60. Përkujto, kur Ne të thamë: "Zoti yt ka përfshirë (me dijen e Vet)
të gjithë njerëzit (e di që këta nuk besojmë edhe në ju sjellësh
mrekulli). E atë pamjen tënde që të treguam (natën e Miraxhit) dhe
pemën e mallkuar (të përmendur në Kur'an), nuk i bëmë për tjetër vetëm
se sprovë për njerëz. Ne i frikësojmë ata (idhujtarët), po nuk u shton
ai tjetër vetëm se rebelim të madh.
61. Përkujto kur Ne u thamë engjëjve: "Bëni sexhde Ademit!" (në shenjë
përshëndetjeje) e ata i bënë, me përjashtim të Iblisit. Ai tha: "A t'i
bëj sexhde atij që e krijove nga balta?"
62. (Mandej vazhdoi e) Tha: "A e sheh (i tha Zotit) këtë që Ti e
vlerësove mbi mua, nëse më lë të jetojë deri në ditën e kijametit, unë
gjithsesi do t'i shfaros pasardhësit e tij, më përjashtim të një
pakice".
147
63. (Zoti) Tha: "Shko, e kush prej tyre vjen pas teje, shpërblimi juaj
është xhehennemi, shpërblim i plotë".
64. Dhe me atë alarmin e zërit tënd, mashtroje atë që mundesh prej
tyre, me kalorësit e këmbësorët tu thirri (bërtitu) ata, përzieju me ta
në pasuri dhe në fëmijë dhe premtoju atyre, po shejtani nuk u premton
tjetër, përveç mashtrim.
65. Në të vërtet, ti nuk ke kurrfarë fuqie ndaj robërve të Mi. Mbrojtja
e Zotit tënd është e mjaftueshme (për ata).
66. Zoti juaj është Ai që për ju mundësoi lundrimin e anijeve në det në
mënyrë që të kërkoni nga të mirat e Tij. Vërtet, Ai është shumë
mëshirues ndaj jush.
67. E kur ju kap juve paniku (frika) në det, i humbni (nga kujtesa) ata
që i lutni, u mbetet vetëm Ai (All-llahu), mirpo pasi që Ai t'ju
shpëtojë e të arrini në tokë, ia ktheni shpinën. Ashtu, njeriu është
përbuzës.
68. A mos jeni të siguruar që nuk do t'u shafitë në tokë ose nuk do
t'ju lëshojë ndonjë shtërngatë e ju nuk do të keni mbrojtës.
69. A mos jeni të sigurt se Ai nuk do t'ju kthejë njëherë tjetër në
det, e t'ju lëshojë ndonje furtunë të erës, e për shkak të mosbesimit
tuaj t'ju fundosë, e pastaj nuk do të gjeni kush do të hakmerrej kundër
nesh për ju.
70. Ne, vërtet nderuam pasardhësit e Ademit (njerëzit), u mundësuam të
udhëtojnë hipur në tokë e në det, i begatuam me ushqime të mira, i
vlerësuam ata (i lartësuam) ndaj shumicës së krijesave që Ne i krijuam.
71. (Përkujto) Ditën kur do të thërrasim secilin njeri me prijësin
(librin, pejgamberin, shënimet e veprave) e tyre. E atij që i jepet
libri i tij nga e djathta e tij, të tillët i lexojnë shënimet e tyre
(të mira), dhe nuk u bëhet e padrejtë asnjë fije.
72. E kush ka qenë i verbër në këtë (botë), ai do të jetë edhe në botën
tjetër i verbër dhe më i humburi i rrugës së drejtë.
73. Në të vërtetë ata (idhujtarët) gati arritën të sprovojnë ty nga ajo
që Ne ta shpallëm, e të trillosh tjetër nga çka të shpallëm, e atëherë
do të zinin ty mik.
74. Dhe sikur Ne të mos të kishim forcuar ty, ti gati anove diçka pak
te ta.
75. E atëherë Ne do ta shijonim mundimin dyfish të kësaj jete dhe
dyfish të jetës tjetër, e pastaj ti nuk do të gjeje mbrojtës kundër
nesh.
76. Ata gati të shqetësuar në tokë (në Mekë) për të përzënë prej saj,
po atëherë edhe ata nuk do të mbeteshin pas teje (pas pak kohe do të
shkatërroheshin).
77. Ky është ligji i Tij edhe me të dërguarit që i dërgoi para teje. E
në ligjin Tonë ti nuk gjen ndryshim.
78. Fale namazin kur zbret (nga zeniti) dielli, e deri në errësirën e
natës dhe duke bërë lutjen (namazin) e agimit. Vërtet, lutja e agimit
është e përcjellur.
79. Dhe në një pjesë të natës zgjohu me të (me Kur'anin - namazin),
është e sigurt se Zoti yt do të ngrisë ty në një vend të lavdishëm.
148
80. Dhe thuaj: "Zoti im, më shpjer në vend të mirë dhe më nxjerr në
mënyrë të ndershme dhe nga ana Jote më dhuro fuqi ndihmuese".
81. Dhe thuaj: "Erdhi e vërteta e u zhduk e kota". Vërtet, e kota
gjithnjë ka qenë e zhdukur.
82. Ne të shpallim Kur'anin që është shërim dhe mëshirë për besimtarët,
kurse jobesimtarëve nuk u shton tjetër përpos dëshprim.
83. E kur e begatojmë (me të mira) njeriun, ai prapësohet dhe largohet
i mashtruar, e kur e godet e keqja, ai humb shpresën.
84. Thuaj: "Secili vepron sipas rrugës së vet, e Zoti juaj e di më së
miri për atë që është në rrugë më të drejtë".
85. Të pyesin ty për shpirtin; Thuaj: "Shpirti është çështëje që i
përket vetëm Zotit tim, e juve ju është dhënë fort pak dije".
86. Po të kishim dëshiruar, Ne do ta shlyenim nga gjoksi yt atë që të
shpallëm ty, e ti nuk do të gjeje mbrojtës që do të ruante.
87. Por kjo është mëshirë nga Zoti yt dhe mirësia e Tij ndaj teje,
vërtet është e madhe.
88. Thuaj: "Edhe sikur të bashkoheshin njerëzit dhe xhinët për të
sjellë një Kur'an të tillë, ata nuk do të mund të bënin si ky sado që
do ta ndihmonin njëri - tjetrin".
89. Ne u sqaruam njerëzve në këtë Kur'an shembuj (argumente) të çdo
lloji, e shumica e njerëzve nuk deshi tjetër, vetëm mohimin.
90. Ata thanë: "Nuk të besojmë ty derisa që të na nxjerrësh prej tokës
burime.
91. Ose, (nuk të besojmë deri që) të kesh kopshte me hurma e me rrush,
e të bësh të rrjedhin vazhdimisht lumenj në mesin e tyre.
92. Ose, (nuk të besojmë derisa) të bjerë mbi ne qiell copa - copa,
ashtu si po mendon ti (se do të na dënojë Zoti), apo të na sjellsh Allllahun
dhe engjëjt pranë nesh.
93. Ose të kesh një shtëpi prej ari, apo të ngjitesh lart në qiell, po
ne nuk të besojmë për ngjitjen tënde derisa të na sjellësh një libër që
ta lexojmë?!" Thuaj "Subhanallah - i Madhërishëm është Zoti im, a mos
jam unë tjetër vetëm se njeri, pejgamber?"
94. Po njerëzit nuk i pengoj tjetër që të besojnë, kur u erdhi atyre
shpallja, vetëm se thoshin: "A thua All-llahu dërgoi njërin
pejgamberë?"
95. Thuaj: "Sikur të kishte në tokë engjëj që ecin qetë (si njerëzit),
Ne do t'u çonim atyre nga qielli engjëj pejgamberë!"
96. Thuaj: "All-llahu më mjafton për dëshmitar mes meje dhe mes jush,
Ai hollësisht i njeh dhe i sheh robtë e vet".
97. Atë që All-llahu e drejton në rrugë të drejtë, ai është udhëzuar, e
atë që e le të humbur, për ata nuk do të gjesh ndihmëtarë përveç Atij.
Në ditën e kijametit Ne i tubojmë ata duke i tërhequr rrëshqanas me
fytyra për dhe, të verbër, memecë të shurdhët. Vendi ti tyre është
xhehennemi, sa herë që të pushojë flaka Ne u shtojmë flakën e zjarrit.
98. Ai (dënim) është meritë e tyre, ngase ata mohuan argumentet tona
dhe thanë: "A pasi të bëhemi eshtra e pluhur do të ringjallemi krijesë
e re?"
149
99. A nuk e kuptuan ata se All-llahu që krijoi qiejt e tokën është i
plotëfuqishëm që të krijojë ashtu siç janë ata, dhe Ai u ka caktuar
afatin (e vdekjes e të ringjalljes) në të cilin nuk ka dyshim, po
zullumqarët nuk deshën tjetër, vetëm të refuzojnë.
100. Thuaj: "Sikur të kishit depotë e begative të Zotit tim, nga frika
se po shpenzohen, do të bëheni koprrac; njeriu është dorështrënguar".
101. Ne i patëm dhënë Musait nëntë argumente (mrekulli) të qarta. Pyeti
pra ti (Muhammed) beni israilët (nëse duan të dëshmojnë) kur ai u ka
ardhur atyre (Musai), e atij i pat thënë faraoni: O Musa, unë mendoj ti
je i magjepsur!
102. Ai (Musai) tha: "Po ti e di se ato (mrekullitë) nuk i zbriti kush
tjetër pos Zotit të qiejve e të tokës, i zbriti të dukshme, e unë
besoj, o faraon! se ti je shkatërruar".
103. Ai (faraoni) deshi t'i dëbojë ata nga vendi (Egjipti), kurse Ne e
përmbysëm atë dhe të gjithë ata që ishin me të së bashku.
104. Pas tij beni israilve u thamë: "Rrini në vend, e kur të vijë koha
e botës tjetër, Ne ju sjellim të gjithëve të përzier".
105. Ne me urtësi e zbritëm atë (Kur'anin) dhe me urtësi është zbritur.
E ty nuk të dërguam tjetër vetëm se përgëzues dhe qortues.
106. Dhe (ta shpallëm) Kur'anin që Ne e ndam pjesë - pjesë për t'ua
lexuar njerëzve dalëngadalë dhe ashtu e shpallëm atë një pas një.
107. Thuaj: "I besuat ju atij ose nuk i besuat (atij nuk i bëhet dëm),
e atyre që u është dhënë dijeni (nga librat e parë) para tij, kur u
lexohet atyre, ata hudhen me fytyra (përdhe) duke i bërë sexhde".
108. Dhe thonë: "I lartësuar është Zoti ynë, premtimi i Zotit tonë
është i realizuar".
109. Dhe duke qarë hudhen me fytyra (kur dëgjojnë Kur'anin) dhe ai ua
shton edhe më përuljen (ndaj All-llahut)
110. Thuaj: "Thërrisni: All-llah ose thërrisni Er Rrahman, me cilindo
që ta thërrisni (me këta dy emra), emrat e Tij janë më të bukurit. E ti
mos ngrit zërin (duke lexuar) në namazin tënd, po as mos e ul tepër në
të, mes kësaj kërkoje një rrugë mesatare".
111. Dhe thuaj: "Falenderua qoftë All-llahu, i cili nuk pati fëmijë dhe
nuk ka për Të shok në sundim, dhe sa i përket aftësisë, nuk ka nevojë
për ndihmëtarë, dhe madhëroje Atë me madhërinë që i takon".
No comments:
Post a Comment