Saturday, 28 May 2011

SURA 5. MAIDE

SURA 5. MAIDE
Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit
1. O ju që besuat! Zbatoni premtimet (obligimet). U janë (lejuar t'i
hani) kafshët shtëpiake, me përjashtim të atyre që po ju lexohen (në
këtë kaptinë si të ndaluara) dhe përveç gjuetisë, që nuk është e lejuar
derisa jeni në ihram. Vërtetë, All-llahu vendos atë që dëshiron.
2. O ju që besuat! Mos i shkelni simbolet e All-llahut, as muajin e
shejtë (mos lejoni luftën), as kurbanin (mos e pengoni), as atë me
qafore (të caktuar për kurban), as (mos pengoni) ata që duke kërkuar
begati nga Zoti i tyre dhe kënaqësinë e Tij, kanë mësyrë (për vizitë)
shtëpinë e shejntë (Qaben). E kur të hiqni ihramin, atëherë gjahtoni.
Urrejtja ndaj një populli, që iu pat penguar nga xhamia e shenjtë, të
mos iu shtyej të silleni në mënyrë të padrejtë kundër tyre. Ndihmohuni
mes vete me të mira dhe në të mbara, e mosni në mëkate e armiqësi. Kini
dro dënimit të All-llahut, se me të vërtetë All-llahu është ndëshkues i
fortë.
3. Juve u janë ndaluar (t'i hani): ngordhësira, gjaku, mishi i derrit,
ajo që therret jo në emrin e All-llahut, e furmja, e mbytura, e
rrëzuarja, e shpuarja (nga briri i tjetrës), ajo që e ka ngrënë
egërsira, përveç asaj që arrini ta therrni (para se të ngordhë), ajo që
është therrur për idhuj, dhe (u është e ndaluar) të kërkoni me short
fatin. Kjo është mëkat ndaj All-llahut. Tashmë, ata që mohuan, humbën
52
shpresën për fenë tuaj (se do të ndërroni), andaj mos u frikësonju
atyre, por Mua të më frikësoheni. Sot përsosa për ju fenë tuaj,
plotësova ndaj jush dhuntinë Time, zgjodha për ju islamin fe. E kush
detyrohet nga uria (të hajë nga të ndaluarat), duke mos anuar dhe duke
mos patur qëllim mëkatin, All-llahu falë shumë dhe është mëshirues.
4. Të pyesin ty (Muhammed), çka u është lejuar atyre? Thuaju: "U janë
lejuar të gjitha ushqimet e mira dhe ai (gjahu) i gjahtarëve (shtazëve)
të dresuara që i mësoni ashtu si ju ka mësuar juve All-llahu. Hani,
pra, atë që gjahtuan për juve dhe më parë përmendie emrin e All-llahut.
Kini dro nga All-llahu pse All-llahu shpejt merr masa.
5. Sot u lejuan për ju ushqimet e mira, edhe ushqimet (të therrurat) e
ithtarëve të librit janë të lejuara (hallall) për ju, edhe ushqimet (të
therrurat) tuaja janë të lejuara për ta (u janë lejuar). Gratë e
ndershme besimtare, dhe (gra) të ndershme nga ata të cilëve u është
dhënë libri para jush, kur atyre u jepni pjesën e caktuar të kurorës,
por duke pasur për qëllim martesën, jo imoralitetin dhe jo si dashnore
ilegale. E kush mohon (tradhton) besimin, ai ka asgjësuar veprën e vet
dhe ai në botën tjetër është prej të shkatërruarve.
6. O ju që besuat! Kur doni të ngriteni për të falur namazin, lani
fytyrat tuaja deri në bërryla; fërkoni kokat tuaja, e këmbët lani deri
në dy zogjt. Nëse jeni xhunubë, atëherë pastrohuni (lahuni)! Në qoftë
se jeni të sëmurë, ose në ndonjë udhëtim,ose ndonjëri prej jush vjen
prej vendit të nevojës, ose keni kontaktuar me gratë dhe nuk gjeni ujë,
atëherë mësyne (merrni tejemum) dheun e pastër dhe me të fërkoni
fytyrat dhe duart tuaja. All-llahu nuk dëshiron (me obligim për abdest
e larje) t'iu sjellë ndonjë vështirësi, por dëshiron t'ju pastroj (prej
mëkatëve), t'ju plotësoj të mirën e Tij ndaj jush e që t'i
falënderoheni.
7. Përkujtoni dhuntinë e All-llahut, që ju dha (fenë Islame) dhe
zotimin e Tij, të cilin e pat marr prej jush kur thatë: "Dëgjuam e
respektuam". Kinie frikë All-llahun, pse All-llahu i di shumë mirë të
fshehtat në gjoksa (në zemra).
8. O ju që besuat! Bëhuni plotësisht të vendosur për hirë të Allllahut,
duke dëshmuar të drejtën, dhe të mos u shtyjë urrejtja ndaj një
populli e t'i shmangeni drejtësisë; bëhuni të drejtë, sepse ajo është
më afër devotshmërisë. Kinie dro All-llahun se All-llahu di hollësisht
për atë që veproni.
9. Atyre që besuan dhe bënë vepra të mira, All-llahu u premtoi falje
për mëkate dhe shpërblim të madh.
10. E ata që mohuan dhe përgënjeshtruan argumentet Tona, ata janë
banues të xhehennemit.
11. O ju që besuat! Përkujtone të mirën e All-llahut ndaj jush kur, një
popull tentoi të zgjasë duart e veta (për mbytje) kundër jush, kurse Ai
zmbrapsi duart e tyre prej jush. Respektonie All-llahun (duke zbatuar
urdhërat e Tij) dhe vetëm All-llahut le t'i mbështeten besimtarët.
12. Në të vërtet All-llahu pat marrë zotimin e beni israilve. Dhe prej
tyre dërguam (caktuam) dymbëdhjetë prijës. All-llahu tha: "Unë jamë
(mbrojtës) me ju!" Në qoftë se falni namazin, e jepni zeqatin, u besoni
të dërguarve të Mi dhe u ndihmoni atyre, huazoni për hirë të All-llahut
hua të mirë, Ai patjetër do t'ju shlyejë mëkatet tuaja dhe do t'ju
shtie në xhennete nën të cilët rrjedhin lumenj. E kush kundërshton pas
këtij (zotimi) prej jush, ai e ka humbur rrugën e drejtë.
53
13. Për shkak se ata e thyen zotimin e tyre, Ne i mallkuam ata, dhe
zemrat e tyre i bëmë të forta (të shtangura). Ata i ndryshojnë fjalët
(në Tevrat) nga domethënia e tyre dhe braktisën një pjesë me të cilën
ishin urdhëruar. Ti vazhdimisht do të vërejsh tradhtinë e një pjese të
tyre, përpos një pakice nga ata. Pra falju dhe hiqu tyre. All-llahu i
do ata që bëjnë mirë.
14. Ne e morëm zotimin edhe të atyre që thanë: "Ne jemi nesara" e edhe
ata e harruan një pjesë të saj me të cilën ishin udhëzuar, andaj Ne
kemi ndërsyer armiqësinë e urrejtjen ndërmjet tyre deri në ditën e
kijametit. E më vonë All-llahu do t'i njohtojë ata me atë që bënë.
15. O ithtarë të librit, juve ju erdhi i dërguari Jonë që ju sqaron
shumë nga ajo që fshihnit prej librit, e për shumë nuk jep sqarime.
Juve ju erdhi nga All-llahu dritë, dhe libër i qartë.
16. All-llahu e vë me atë (me Kur'anin) në rrugët e shpëtimit atë që
ndjek kënaqësinë e tij dhe me ndihmën e Tij i nxjerr ata prej
errësirave në dritë dhe i udhëzon në një rrugë që është e drejtë.
17. E mohuan (e bënë kufr) të vërtetën ata që thanë se: "Zot është ai,
Mesihu bir i Merjemes" Thuaju: " Nëse dëshiron All-llahu ta shkatërrojë
Mesihun, birin e Merjemes, nënën e tij dhe gjithë ç'ka në tokë, kush
mund ta pengojë atë?" Vetëm Atij i takon pushteti i qiejve, i tokës dhe
ç'ka në mes tyre. Ai krijon çdo gjë që dëshiron. All-llahu është i
gjithfuqishëm për çdo gjë.
18. Jehuditë dhe të krishterët thanë: "Ne jemi bijtë e All-llahut dhe
të dashurit e Tij". Thuaju: "E pse pra, Ai ju dënon me mëkatet tuaja?"
Jo, ju jeni njerëz që Ai ju krijoi. Ai i falë atij që do dhe dënon atë
që do. Sundimi i qiejive, i tokës dhe i githë ç'ka ka në mes tyre është
vetëm i All-llahut dhe vetëm te Ai është e ardhmja.
19. O ithtarë të librit, ju erdhi i dërguari i Jonë, ju sqaron
(çështjet e fesë) pas ndërprerjes së të dërguarve, në mënyrë që të mos
thoni: "Neve nuk na erdhi as i dërguar që të na përgëzojë, e as të na
tërheqë vërejtjen ". Pra ja, ju erdhi përgëzuesi dhe kërcenuesi. Allllahu
është fuqiplotë për çdo send.
20. Përkujto (O i dërguar) kur Musai i tha popullit të vet: "O popull
imi, përkujtonie dhuratën e All-llahut ndaj jush, kur në mesin tuaj
dërgoi pejgamberë, ju mundësoi të jeni sundues dhe ju dha çka nuk i dha
askujt nga popujt.
21. O popull imi, hyni në tokën e shenjtë, të cilën All-llahu ua
premtoi, dhe mos u ktheni mbrapa, pse atëherë khteheni të dëshpruar.
22. Ata (populli i Musait) thanë: O Musa, aty është një popull i
fuqishem (dhunues), prandaj ne nuk do të hyjmë aty kurrë derisa ata të
mos dalin nga ajo (të na e lirojnë pa luftë), nëse dalin ata nga ajo,
ne do të hyjmë.
23. Dy burra, prej atyre (prijësve) që All-llahu i kishte pajisur me
bindje dhe kishin frikën e Tij, thanë: "Hynju atyre nga dera, e kur t'u
hyni nga ajo, atëherë ju jeni ngadhënjyes. Dhe vetëm All-llahut
mbështetjuni, nëse jeni besimtarë të sinqertë.
24. Ata thanë: "O Musa, ne kurrë nuk hyjmë në të derisa ata janë aty,
shko pra ti dhe Zoti yt e luftoni, ne po rrimë këtu!"
54
25. (Musai) Tha: "Zoti im! Unë nuk kam në dorë pos vetes sime dhe as
vëllai im (Haruni nuk ka në dorë pos vetvetes, ose: pos vetes sime dhe
vëllai tim), ndana, pra, neve prej popullit të fëlliqtë.
26. (All-llahu) Tha: "Ajo (tokë) është e ndaluar (haram) për ta
katërdhjetë vjet. Do të sillen nëpër tokë (të hutuar). Ti mos u keqëso
për popullin e shfrenuar.
27. Lexoju (Muhammed) atyre (jehudive e të tjerëve) ngjarjen e vërtetë
të dy djemve të Ademit, kur të dy flijuan kurbanë, nga të cilët njërit
iu pranua. Ai (që nuk iu pranua) tha: "Unë do të të mbys ty" (Kabili i
tha Habilit). E ai (që iu pranua) tha: "All-llahu pranon vetëm prej të
sinqertëve",
28. Dhe, nëse ti e zgjatë te unë dorën tënde për të më mbytur, unë nuk
e zgjas te ti dorën time për të mbytur; unë i frikësohem All-llahut,
Zotit të botërave!"
29. Unë (nuk dua të të mbys, por) dua që ta bartësh mëkatin tim dhe
mëkatin tënd, e të bëhesh nga banorët e zjarrit, e ai është dënim i
zullumqarëve.
30. Atëherë epshi i tij e bindi atë për mbytjen e të vëllait dhe e
mbyti atë. Ai mbeti prej më të dëshpruarve (hidhëroi prindëtit, mbeti
pa vëlla, u përbuz prej Zotit dhe u fut në xhehennem).
31. All-llahu dërgoi një sorrë, e cila groponte në dhe, për t'i treguar
atij se si ta mbulojë trupin e të vëllait. E ai i tha: "I mjeri unë, a
nuk qesh i aftë të bëhem si kjo sorrë, e ta mbuloja trupin e vëllait
tim?" Ashtu mbeti i penduar.
32. Për këtë (shkak të atij krimi) Ne u shpallëm (ligj) beni israilve
se kush mbyt një njeri (pa të drejtë), pa pasë mbytur ai ndonjë tjetër
dhe pa pasë bërë ai ndonjë shkatërrim në tokë, atëherë (krimi i tij)
është si t'i kishte mbytur gjithë njerëzit. E kush e ngjall (bëhet
shkak që të jetë ai gjallë) është si t'i kishte ngjallur (shpëtuar) të
gjithë njerëzit. Atyre (beni israilve) u erdhën të dërguarit Tanë me
argumente, mandej edhe pas këtij (vendimi) shumë prej tyre e teprojnë
(kalojnë kufinjt në mbytje) në këtë tokë.
33. Dënimi i atyre që luftojnë (kundërshtojnë) All-llahun dhe të
dërguarin e Tij dhe bëjnë shkatërrime në tokë, nuk është vetëm se të
mbyten ose të gozhdohen, ose (të gjymtohen), t'u priten duart dhe
këmbët e tyre të anëve të kundërta, ose të dëbohen nga vendi. Kjo (masë
ndëshkuese) është poshtërim për ta në dynja, dhe në botën tjetër ata do
të kenë dënim të madh.
34. Përveç atyre që janë penduar para se t'i kapni. E, dine pra se Allllahu
bën falje të madhe, është mëshirues.
35. O ju që besuat! Kinie frikë All-llahun dhe kërkoni afrim te Ai,
luftoni në rrugën e Tij që të gjeni shpëtim.
36. Atyre që mohuan, edhe sikur të ishte e tyre e gjithë ajo që është
në tokë, e edhe njëherë aq për ta dhënë shpagim (zhdëmtim) nga dënimi i
ditës së kijametit, nuk u pranohet. Ata kanë dënim të dhembshëm.
37. Ata përpiqen të dalin nga zjarri, por s'kanë të dalë nga ai, ata
kanë dënim të përhershëm.
38. Vjedhësit dhe vjedhëses preniu duart, si shpagim i veprës që bën,
(kjo masë është) dënim nga All-llahu. All-llahu është i fuqishëm,
ligjdhënës i urtë.
55
39. E kush pendohet pas punës së keqe (vjedhjes) dhe përmirësohet, s'ka
dyshim, All-llahu ia pranon pendimin, All-llahu është që falë shumë,
është mëshirues.
40. A nuk di se All-llahu është Ai që sundimi i qiejve dhe i tokës
është vetëm i Tij, andaj Ai që sundimi i qiejve dhe tokës është vetëm i
Tij, andaj Ai dënon atë që do dhe e falë atë që do. All-llahu është i
plotfuqishëm për çdo gjë.
41. O ti i dërguar! Të mos brengos vrapimi në mosbesim i atyre që me
gojët e tyre thanë: "Ne kemi besuar", e zemrat e tyre nuk kanë besuar
(munafikët), e as i atyre që janë jehudi, të cilët shumë i përgjigjen
gënjeshrës dhe shumë e dëgjojnë (fjalën) një populli që nuk vjen te ti,
ata janë që i menjanojnë fjalët pas vënies së tyre në vendin e vet (nga
ana e All-llahut) e thonë: "Nëse u jepet kjo, pranoni, e nëse nuk u
jepet, atëherë refuzoni. Po atë që All-llahu do, ta humbë, ti nuk mund
të bësh asgjë për te (nuk mund ta shpëtosh). Janë ata të cilëve Allllahu
nuk deshi t'iu pastrojë zemrat (prej kufrit). Janë ata që në këtë
jetë kanë poshtërim, kurse në jetën tjetë kanë denim të madh.
42. Janë ata që i përgjigjen të pavërtës dhe hanë shumë haramin
(ryshfetin). Në qoftë se vijnë te ti (për ndonjë gjykim), gjyko mes
tyre ose hiqu tyre. Nëse prapsesh prej tyre (nuk gjykon), ata nuk mund
të sjellin ty kurrfarë dëmi. Po nëse gjykon mes tyre, gjyko drejtë;
All-llahu i do të drejtit.
43. E si kërkojnë ata gjykimin tënd, kur ata kanë Tevratin, e në të
cilin është vendimi i Allauhut, e pastaj ata refuzojnë më vonë atë
(vendimin tënd)? Ata nuk janë besimtarë.
44. Ne e zbritëm Tevratin, në të cilin është udhëzimi i drejtë dhe
drita. Sipas tij gjykuan ndaj atyre që ishin jehudi, pejgamerët që
ishin të bindur, gjykuan edhe dijetarët e devotshëm e paria fetare,
ngase ishin të obliguar ta ruanin librin e Allauhut dhe ishin mbrojtës
të tij. Prandaj, mos u frikësoni nga njerëzit, vetëm Mua të më
frikësoheni dhe mos i ndërroni argumentet e Mia për pak send. E kush
nuk gjykon me atë që e zbriti All-llahu, ata janë mohues.
45. Ne u caktuam atyre në të (në Tevrat) kundërmasat ndëshkuese: njeriu
(mbytet) për njeriun, syri për syrin, hunda për hundën, veshi për
veshin, dhëmbi për dhëmbin, por edhe plagët kanë kundërmasë. E kush e
falë atë (hakmarrjen), ajo është shpagim (nga mëkatet) për të. E kush
nuk vendos sipas asaj që zbriti All-llahu, ata janë mizorë (të pa
drejt).
46. Ne vazhduam gjurmët e tyre (të pejgamberëve) me Isain, birin e
Merjemes, vërtetues i Tevratit që kishin më parë. Atij i dhamë
Inxhilin, që është udhëzim i drejtë dhe dritë, që është vërtetues i
Tevratit që kishin pranë, që ishte udhëzues e këshillues për të
devotshmit.
47. (E zbritëm) Që ithtarët e Inxhilit të gjykojnë sipas asaj që Allllahu
e zbriti në të. E kush nuk gjykon sipas asaj që All-llahu e
zbriti, të tillët janë mëkatarë të dalë jashtë rrugës së Zotit.
48. Ne edhe ty (Muhammed) ta zbritëm librin (Kur'anin) e vërtetë që
është vërtetues i librave të mëparshme dhe garantues i tyre. Gjyko,
pra, mes tyre me atë që All-llahu e zbriti, e mos pëlqe epshet e tyre e
të largohesh nga e vërteta që i erdhi. Për secilin prej jush, Ne
caktuam ligje program (të posaçëm në çështje të veprimit). Sikur të
donte All-llahu, do t'ju bënte një popull (në fe e sheriat), por deshi
56
t'ju sprovojë në atë që iu dha juve, andaj ju (besimtarë) përpiquni për
punë të mira. Kthimi i të gjithë juve është te All-llahu, e Ai do t'ju
njoftojë me atë që kundërshtoheshi.
49. (Ta zbritëm) Që edhe ti të gjykosh me atë që të zbriti All-llahu, e
mos ndiq dëshirat e tyre dhe ruaju rrezikut të tyre që të mos të
shmangin nga një pjesë e asaj që ta zbriti All-llahu. Nëse ata
refuzojnë (gjykimin tënd), ti dije se All-llahu ka për qëllim t'i
ndëshkojë për disa mëkate të tyre. Në të vërtetë, një shumicë e
njerëzve janë jashtë rrugës.
50. A thua mos po kërkojnë gjykimin e kohës së injorancës, po për një
popull që bindshëm beson, a ka gjykim më i mirë se ai i All-llahut?
51. O ju që besuat! Mos zini miq as jehuditë, e as të krishterët. Ata
janë miq të njëri-tjetrit. E kush prej jush i miqëson ata, ai është
prej tyre. Vërtetë All-llahu nuk vë në rrugë të drejtë popullin
zullumqarë.
52. E ata që në zemrat e tyre kanë sëmundje, i sheh se ngarendin te ta
(për miqësi) duke thënë: "Po frikësohemi se mos po na sillet ndonjë e
keqe". Po All-llahu do të sjellë fitoren, ose diç tjetër nga ana e Tij,
e atëherë do të pendohen për atë që e mbanin fsheht në shpirtin e tyre.
53. Ata që besuan ju thonë: "A këta ishin që u betuan në Zotin me
betimin më të fortë të tyre se ishin me ju? I shkatërruan veprat e veta
dhe aguan të dëshpëruar.
54. O ju që besuat! Kush largohet prej nga feja e vet (i bën dëm vetes)
s'ka dyshim se All-llahu do të sjellë një popull që Ai e do atë
(popull) dhe ata e duan Atë (Zotin), (një popull) që është modest e i
butë ndaj besimtarëve, por i ashpër dhe i fortë ndaj mohuesve, që
lufton në rrugën e All-llahut dhe që nuk i frikësohet kërcënimit të
asnjë kërcënuesi. Kjo (cilësi e atij populli) është dhuratë e Allllahut
që i jep atij që do. All-llahu është dhurues i madh, i dijshëm.
55. Mik (i afërt) juaji është vetëm All-llahu, është i dërguari i Tij
dhe ata që besuan e që falin namazin dhe japin zeqatin duke bërë rukuë
(duke qenë respektues).
56. E kush ka për mik All-llahun, të dërgurin e Tij dhe ata që besuan,
s'ka dyshim se ana (pala-krahu) e All-llahut është ngadhënjyese.
57. O ju që besuat! Mos i merrni për miq ata të cilëve u është dhënë
libri para jush edhe as jobesimtarët që me fenë tuaj tallen dhe luajnë.
Kinie dro All-llahun po qe se jeni besimtarë.
58. Edhe thirrjen (ezanin) tuaj për namaz ata e marrin për tallje e
lojë. Me këtë vërtetojnë se janë popull që nuk kupton.
59. Thuaj: "O ithtarë të librit, a na shihni për të metë vetëm pse
besuam All-llahun; besuam atë që na zbriti neve dhe atë që zbriti më
parë! S'ka dyshim, shumica jush janë të shfrenuar.
60. Thuaj: " A t'ju lajmëroj për një të keqe (të zezë) më të dëmshme
(nga ajo e metë që na e shihni) si dënim nga All-llahu? (Ajo është)
Mallkimi i atij që e mallkoi All-llahu dhe hidhërimi ndaj tij, që disa
rej tyre i shdërroi në majmunë e në derra, e i bëri të djallit. Të
tillët janë në pozitë më të keqe dhe më të humburit prej rrugës së
drejtë.
57
61. E kur vijnë te ju, thonë: "Kemi besuar", ndërsa ata me (kufr)
mosbesim kanë hyrë dhe me të kanë dalë. Po All-llahu di më së miri se
çka fshihnin ata.
62. Dhe, shumë prej tyre i sheh se nguten në mëkat, në mizori e në
ngrënie të haramit. Sa e shëmtuar është ajo që bënë ata.
63. E, pse paria fetare (e krishterë dhe jehude) të mos i ndalin nga
ato thënie të tyre të rreme dhe nga ngrënia e haramit (e ryshfetit)! Sa
punë e keqe është ajo e tyre (e parisë fetare).
64. Jehuditë thanë: "Dora e All-llahut është e shtrënguar!" Qofshin të
shtangur duart e tyre dhe qofshin të mallkuar, pse thanë atë. Jo, duart
e Tij janë të shlira. Ai furnizon ashtu si të dojë. Kjo që t'u zbrit ty
do t'u shtojë disave nga ata (nga paria fetare) shumë largimin dhe
mohimin. Ne ndërmjet tyre hodhëm armiqësi dhe urrejtje që do t'u
vazhdojë deri në ditën e kijametit. Sa herë që ndezën zjarr për luftë,
All-llahu e shuajti atë, e ata përpiqen për shkatërrime në tokë. Allllahu
nuk i do ngatërrestarët.
65. Sikur ithtarët e librit të besonin dhe të ruheshin (haramit), Ne do
t'ua shlyenim mëkatet e tyre dhe do t'i fusnim në xhennete me përjetime
të begatshme.
66. Dhe, sikur ta zbatonin Tevratin, Inxhilin dhe Kur'anin, që u
zbritën nga Zoti i tyre, ata do të kishin furnizim me bollëk nga qielli
dhe toka. Është një grup i drejtë (i matur) prej tyre, por është e keqe
ajo që punojnë shumica prej tyre.
67. O ti i dërguar! Komunikoje atë që t'u zbrit prej Zotit tënd, e nëse
nuk bën (kumtimin në tërësi), atëherë nuk e ke kryer detyrën
(revalatën-risalen). All-llahu të garanton mbrojtjen prej njerëzve
(prej armiqve). All-llahu nuk vë në rrugë të drejtë popullin që mohon.
68. Thuaj: "O ithtarë të librit, ju nuk jeni asgjë (në fe) derisa të
mos zbatoni Tevratin, Inxhilin dhe atë që ju zbriti nga Zoti i juaj. E
kjo që t'u zbrit ty nga Zoti yt do të shtojë te shumica prej tyre
rezistencë e mohim. Po ti, mos u keqëso për popullin që nuk beson.
69. S'ka dyshim se kush e beson All-llahun (sinqerisht) e beson ditën e
gjykimit dhe bën vepra të mira, qoftë prej atyre që besuan, prej
jehudivë, prej sabiinëve (të krishterë që adhurojnë yjtë), prej të
krishterëve, për ta nuk do të ketë frikë as pikëllim (me kusht që të
kenë pranuar të dërguarin e fundit- Muhammedin).
70. Ne patëm marrë besën prej beni israilve, atyre u dërguam
pejgamberë, por sa herë që u erdhi atyre ndonjë pejgamber që (me
mësime) nuk u pëlqeu epsheve të tyre, ata disa prej tyre i
përgënjeshtruan, kurse disa të tjerë i mbytën.
71. Ata menduan se nuk do të kenë telashe (që i mbytën pejgamberët),
mirëpo ashtu u verbuan (nga rruga e drejtë) dhe u shurdhuan (nga e
vërteta). Pastaj (pasi i zuri belaja) All-llahu u pranoi pendimin.
Mirëpo, më vonë shumë prej tyre mbetën të verbër e të shurdhër. Allllahu
di për atë që punuan.
72. Bënë kufr (mohuan të vërtetën) ata që thanë: "All-llah është ai,
Mesihu, bir i Merjemes". E vetë Mesihu, (Isai) tha: "O beni israil,
adhuronie All-llahun, Zotin tim dhe Zotin tuaj, sepse ai që i
përshkruan Zotit shok, All-llahu ia ka ndaluar (ia ka bërë haram) atij
xhennetin dhe vendi i tij është zjarri. Për mizorët nuk ka ndihmës.
58
73. Gjithashtu bënë kufr (mosbesim) ata që thanë: " All-llahu është i
treti i treve". S'ka në gjithësi tjetër pos një All-llahu, e nëse nuk
pushojnë nga ajo që thanë (tre zotëra), do t'i kapë dënim i dhëmbshëm,
ata që nuk besuan prej tyre.
74. E pse të mos pendohen dhe të kërkojnë te All-llahu falje, kur Allllahu
dihet se falë shumë, është mëshires.
75. Mesihu, bir i Merjemes, nuk është tjetër, vetëm se i dërguar; para
tij pati shumë të dërguar. Nëna e tij ishte e drejtë (e ndershme). Që
të dy ata ishin që ushqeheshin (si njerëzit tjerë). Ja, si u sqarohen
atyre argumentet dhe shih pastaj sesi i kthejnë shpinën të vërtetës!
76. Thuaju: A adhuroni pos All-llahut atë që nuk mund t'ju sjellë as
dëm as dobi? All-llahu është që dëgjon (ç'thoni) që di (ç'veproni).
77. Thuaju: "O ithtarë të librit, mos e teproni në fenë tuaj jashtë të
vërtetës dhe mos shkoni pas epsheve të një populli të mëparshëm që ka
humbur, që ka shkaktuar humbjen e shumë të tjerëve dhe që u largua në
tërësi prej rrugës së drejtë.
78. Ata që mohuan të vërtetën nga beni israilët, u mallkuan prej gjuhës
së Davudit dhe të Isait, të birit të Mejremes. Kështu u veprua sepse
kundërshtuan dhe e tepruan.
79. Ata ishin që nuk ndalonin njëri-tjetrin nga e keja që punonin. E
ajo që bënin ishte e shëmtuar.
80. I sheh shumë prej tyre që i miqësojnë ata që mohuan. E keqe është
ajo që i përgaditën vetës së tyre ngase All-llahu është i hidhëruar
kundër tyre dhe ata përjetë janë në azab (në vuajtje të dënimit).
81. Sikur të ishin ata që vërtet e besojnë All-llahun, pejgamberin dhe
atë që i zbriti atij, nuk do t'i zinin për miq ata (idhujtarët), por
shumica prej tyre janë fasika (mëkatarë).
82. Gjithqysh ti do të vëresh se jehuditë dhe ata që i përshkruan Zotit
shok (idhujtarët) janë njerëzit me armiqësi të fortë kundër besimtarëve
(kundër muslimanëve). Ndërsa do të vëresh se më të afërmit si miq për
besimtarët thanë: "Ne jemi nesara-krishterë". Këtë ngase prej tyre (të
krishtrëve) ka dijetarë (ulema) dhe të devotshëm, dhe se ata nuk janë
kryeneçë.
83. Kur e dëgjojnë atë që i është zbritur të dërguarit (Kur'anin), prej
syve të tyre rrjedhin lotë, ngase e kanë kuptuar të vërtetën dhe thonë:
"Zoti ynë, ne kemi besuar, pra regjistro ndër ata që dëshmojnë (ndër
ymetin e Muhammedit).
84. (the thonë) Përse të mos besojmë All-llahun dhe atë të vërtetë që
na erdhi, duke qenë se ne shpresojmë që Zoti ynë do të na çojë (në
xhennet) së bashku me njerëzit e mirë.
85. Për ata që thanë, All-llahu i shpërbleu me xhennete, nën të cilët
rrjedhin lumenj, ku do të jenë përgjithmonë. Ky është shpërblimi për
njerëzit bamirës.
86. Ndërkaq, ata që mohuan dhe përgenjeshtruan arumentet Tona, janë
banues të zjarrit.
87. O ju që besuat! Mos i ndaloni (mos i bëni haram) të mirat që për ju
i lejoi (i bëri hallall) dhe mos teproni, se All-llahu nuk i do ata që
e teprojnë (i kalojnë kufijtë e dispozitave të Zotit).
59
88. Hani nga ajo që All-llahu ju furnizoi si hallall të mirë dhe, duke
qenë se ju All-llahut i besoni, ruanu dënimit të Tij!
89. All-llahu nuk ju merr në përgjegjësi për betimiet e juaja të
paqëllimta (për betim), por ju merr për ato që jeni zotuar qëllimisht.
E shpagimi i tij (i betimit të bërë) është duke i ushqyer dhjetë të
varfër me ushqim mesatar që ushqeni familjen tuaj, ose duke i veshur
ata (të dhjetë), ose duke liruar një rob. E kush nuk ka mundësi t'i
bëjë këto, le të agjërojë tri ditë. Ky është shpagim për betimet tuaja
kur i theni ato. Ruani betimet tuaja. Kështu All-llahu ju sqaron
dispozitat e veta, ashtu që jeni mirënjohës.
90. O ju që besuat, s'ka dyshim se vera, bixhozi, idhujt dhe hedhja e
shigjetës (për fall) janë vepra të ndyta nga shejtani. Pra, largohuni
prej tyre që të jeni të shpëtuar.
91. Shejtani nuk dëshiron tjetër, përveç se nëpërmjet verës dhe
bixhozit të hedh armiqësi mes jush, t'ju pengojë nga të përmendurit
Zotit dhe t'ju largojë nga namazi. Pra, a po i jepni fund (alkoolit e
bixhozit)?
92. Bindjuni All-llahut dhe bindjuni të dërguarit e kini kujdes (mos
kundërshtoni). E nëse refuzoni, atëherë pra, dine se obligim i të
dërguarit Tonë është vetëm komunikimi i qartë.
93. Ata që besuan dhe bënë punë të mira, nuk kanë mëkat për atë që u
ushqyen (më herët) derisa ata ruhen (prej haramit), besojnë dhe bëjnë
vepra të mira, mandej ruhen (nga ajo që ka qenë e lejuar e është e
ndaluar) dhe besojnë dhe pastaj ruhen (nga çdo mëkat) dhe bëjnë mirë.
All-llahu i do ata që bëjnë mirë.
94. O ju që besuat, All-llahu do t'ju sprovojë me diçka nga gjahu që e
arrijnë duart ose shigjetat tuaja, për t'u dalluar te All-llahu ai që i
frikësohet Atij në heshtje (në bazë besimi). E kush i shkel
(dispozitat) pas këtij (sqarimi) ai ka dënim të dhëmbshëm.
95. O ju që besuat, mos e mbytni gjahun, duke qenë ju në ihram. E kush
e mbyt atë me qëllim, atëherë dënimi është therrorizimi i një kafshe
shtëpiake të ngjashme me atë (të egrën) që e ka mbytur. Për këtë
çështje vendosin dy njerëz të drejtë nga mesi juaj, duke bërë at kurban
për Qabe, ose (dënimi është) duke ushqyer të varfër, ose sa ai
(ushqimi), agjërim, këtë për ta shijuar të keqen e punës së tij. Allllahu
ka falur të kaluarën. E kush bën përsëri, (gabimin) All-llahu
dënon ashpër. All-llahu mbizotëron (çështjet), hakmerret (me dënim).
96. Gjahu dhe ushqimi në det u është lejuar, si përjetim për ju dhe për
udhëtarët, kurse gjahu tokësor u është ndaluar sa të jeni në ihram.
Kinie dro All-llahun, te i cili do të tuboheni!
97. All-llahu e bëri Qaben, shtëpinë e shenjtë, vend jetësimi (çështjet
të fesë të jetës) për njerëz, dhe muajin e shenjtë, edhe kurbanin edhe
(ato kafshë të shënuara për kurban) atë me qafore. Këtë (përcaktim nga
Zoti) që ta dini se All-llahu e di ç'ka në qiej dhe ç'ka në tokë dhe se
All-llahu ka përfshirë me urtësinë e dijen e vet çdo send (përcaktimi i
Zotit për këto është me qëllim të caktuar, e për të mirën e njerëzve).
98. Dine se All-llahu është ndëshkues i rreptë, dhe dine se All-llahu
është dhurues, është mëshirues.
99. I dërguari nuk ka tjetër obligim vetëm të kumtojë (shpalljen); Allllahu
di ç'publikoni dhe ç'bani fshehtë.
60
100. Thuaj: "Nuk është e njejtë e keqja dhe e mira, po edhe nëse të
mahnit ty shumimi i së keqes, pra kini frikë All-llahun (e mos pranoni
të keqen) o ju të zotët e mendjes, ashtu që të shpëtoni.
101. O ju që besuat, mos pyetni për sende që, nëse u thuhet ajo
(pyetja) haptazi, ju vjen keq juve, e nëse pyetni për to gjatë kohës
kur zbritej Kur'ani, do t'ju dalë në shesh (dhe do ta ngarkoni veten pa
nevojë). All-llahu u fali atë (pyetjet që i bëtë më herët); All-llahu
falë shumë, është i bute.
102. Një popull që ishte para jush pat bërë aso pyetjesh, e pastaj (nuk
i zbatoi) u bë mohues i tyre.
103. All-llahu nuk emëroi (për të shenjtë) Behirën, as Saibën, as
Vesilën, dhe as Hamën, por ata që nuk besuan trillojnë rrenë për Allllahun,
(duke thënë se All-llahu i përcaktoi) dhe shumica e tyre nuk
kuptojnë (se janë duke shpifur).
104. E kur ju thuhet atyre: "Ejani te ajo që e zbriti All-llahu dhe te
(çka thotë) i dërguari, ata thonë: "Na mjafton ajo që i gjetëm
prindërit tanë", (a mjafton) edhe nëse prindërit e tyre ishin që nuk
dinin asgjë dhe nuk ishin në rrugë të drejtë.
105. O ju që besuat, ruane veten tuaj! Ai që ka humbur, nuk ju dëmton
juve kur jeni në rrugë të drejtë. Kthimi i të gjithë juve është te Allllahu
dhe Ai ju njohton për atë që vepruat.
106. O ju që besuat, dëshmimi me rastin e atij që lë testament
(vasijjet) kur i është afruar ndonjërit prej jush vdekja, bëhet me dy
dëshmitarë të drejtë nga mesi juaj, ose nga dy të tjerë pos jush, nëse
jeni në udhëtim (në rrugë e s'keni të afërm) dhe ju gjen telashja e
vdekjes. E nëse dyshoni (në dëshminë e tyre) i ndalni ata të dy pas
namazit (të iqindisë) dhe ata betohen në All-llahun: "Ne nuk e japim
betimin në All-llahun për asgjë edhe sikur të jetë (ai për të cilin
betohemi) i afërm dhe nuk e fshehim dëshminë e (porositur prej) Allllahut,
pse atëherë ne do të jemi mëkatarë!"
107. E nëse dihet se ata të dy kanë merituar mëkat (kanë gënjyer)
atëherë në vend të tyre merren dy të tjerë prej atyre që kanë meritë
(meritë trashëgimi) dhe ata të dy betohen në All-llahun: "Dëshmimi ynë
është më i drejtë nga dëshmimi i atyre (dy të parëve), dhe ne nuk e
tejkaluam (drejtësinë), pse atëherë do të ishim nga mizorët!"
108. Ky (rregull) është më afër që të bëjnë dëshmimin (dëshmitarët e
testamentit) ashtu si është drejt, dhe që të frikësohen (dëshmitarët
trashëgimtarë) se po thyhet betimi i tyre me një betim tjetër. Kini
frikë All-llahun dhe bindjuni, se All-llahu nuk vë në rrugë të drejtë
popullin shkatërrues.
109. (Përkujtonie o njerëz) Ditën kur All-llahu i tubon të dërguarit e
u thotë: "Çfarë përgjigje (popujt) u dhanë juve?" Ata (pejgamberët)
thonë: "Ne nuk dimë, vërtet Ti je që i di të gjitha të fshehtat!"
110. All-llahu (atë ditë) i thotë: "O Isa, bir i Merjemes, përkujtoj të
mirat e Mia ndaj teje dhe ndaj nënës sate, kur të fuqizova me shpirtin
e shenjtë (Xhibrilin), e ti u fole njerëzve (kur ishe) në djep dhe (kur
ishe) i pjekur (si burrë), kur ta mësova ty librih e urtësinë Tevratin
e Inxhilin, kur me lejen Time formove nga balta si formë shpeze e i
fryve asaj dhe me urdhërin Tim u bë shpezë, kur e shërove të verbërin
dhe të sëmurin nga sëmundja e lëkurës me dëshirën Time, kur me urdhërin
Tim i nxore (të gjallë) të vdekurit, kur i zbrapa beni israilët prej
61
teje (që deshën të të mbysin) atëherë kur erdhe me argumente, e disa
prej tyre që nuk besuan than: "Kjo (mrekullia e Isait) nuk është tjetër
vetëm se magji e qartë!"
111. Dhe kur i frymëzova Havarijjunët (i urdhërova): "Të më besoni Mua
dhe të dërguarin Tim!" E ata thanë: " Ne besuam, e ti dëshmo se ne jemi
muslimanë".
112. Dhe (përkujto) kur Havarijjunët thanë: " O Isa, bir i Merjemes,
Zoti yt a mund të na zbresë një tryezë nga qielli?" (Isai) tha: "Keni
frikë All-llahun nëse jeni besimtarë!"
113. (Ata) Thanë: "Ne dëshirojmë të hamë nga ajo dhe të na binden (edhe
më shumë) zemrat tona dhe të vërtetojmë bindshëm se na e the të
vërtetën e të bëhemi dëshmues të saj!"
114. Isai, bir i Merjemes, tha: "O All-llah, Zoti ynë, zbritna nga
qielli një tryezë, të na jetë festë (gëzim) për ne dhe për ata (që
vijnë) pas nesh, të jetë argument prej Teje, dhe dhurona se Ti je
furnizuesi më i mirë!"
115. All-llahu tha: "Unë atë ua zbres, e kush prej jush mohon pastaj,
Unë atë e dënoj me një dënim që nuk e dënoj asnjë nga njerëzit".
116. Dhe kur All-llahu tha: "O Isa, bir i Merjemes, a ti njerëzve u
the: "Më besoni mua dhe nënës time dy zota pos All-llahut!?" (Isai)
Tha: "Larg asaj të mete je Ti (o Zoti im). Nuk më takon mua ta them atë
që s'është e vërtetë. Ta kisha thënë unë atë, ti do ta dije. Ti e di
ç'ka në mua, e unë nuk di ç'ka në Ty. Ti je më i dijshmi i të
fshehtave!"
117. Unë nuk u kam thënë tjetër atyre, pos asaj që Ti më urdhërove;ta
adhuroni All-llahun, Zotin tim dhe Zotin tuaj,dhe sa isha ndër ta, kam
qenë përcjellës i tyre, e pasi që më more mua, Ti ishe roje (dhe
dëshmues) i tyre. Ti je dëshmitar për çdo send!"
118. Nëse i dënon ata, në të vërtetë ata janë robër Tu, e nëse u falë
atyre, Ti je i gjithëfuqishmi, i urti.
119. All-llahu tha: "Kjo është dita që të drejtëve u bën dobi drejtësia
e tyre. Ata kanë xhennete në të cilët rrjedhin lumenj, janë për jetë të
pasosur në ta. All-llahu është i kënaqur me ta dhe ata janë të kënaqur
ndaj Tij. Ky është shpëtim i madh.
120. Vetëm i All-llahut është sundimi ndaj qiejve e tokës dhe çka ka në
to. Ai është i plotëfuqishëm për çdo send.

No comments:

Post a Comment