Saturday, 28 May 2011

SURA 13. RRA'D

SURA 13. RRA'D
Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit
1. Elif, Lamë, Mimë, Ra. Këto ajete të kësaj kaptine dhe e tërë ajo, që
t'u shpall ty nga Zoti yt, janë realitet, por shumica e njerëzve nuk
besojnë.
2. All-llahu është Ai që ngriti qiejt pa ndonjë shtyllë. Ju i shihni
ato. Ai mbizotëroi Arshin dhe nënshtroi diellin e hënën që çdo njëri
udhëton deri në një afat të caktuar; Ai rregullon çështjen (e
gjithësisë), sqaron argumentet, që të jeni të bindur për takimin (pas
ringjalljes) me Zotin tuaj.
3. Dhe ai është, i cili tokën e shtriu, dhe në të krijoi kodra e lumenj
dhe prej secilit frut bëri dy lloj (çift), bëri që nata ta mbulojë
ditën. Vërtet, në gjithë këtë ka fakte për njerëzit që thellë mendojnë.
4. E në tokë, copa sipërfaqesh, te ngjitura njëra me tjetrën, kopshte
të hardhisë, të mbjella (të llojllojshme) dhe hurma (bimë këto) që janë
të degëzuara në shumë trupa dhe jo të degëzuara (nga një filiz) e të
gjitha ujiten nga një ujë, dhe Ne shijen në ngrënie të frutave të tyre
e kemi dallaur njerën prej tjetrës. Edhe kjo dëshmon me argumente për
njerëzit e mençur.
5. E nëse ti (Muhammed) çuditesh (përse të përgënjeshtrojnë), është
edhe më e çuditshme thënia e tyre: "A do të kemi krijim të ri pasi të
jemi bërë dhe?" Këta janë ata që mohuan Zotin e tyre, ata do të
ndëshkohen me pranga në qafë. Pra këta janë banues të zjarrit ku do të
qëndrojnë përgjithmonë.
6. E ata prej teje kërkojnë ngutjen e zbatimit të së keqes para të së
mirës edhe pse para tyre pati aso dënimesh (por nuk kanë marrë mësim).
S'ka dyshim se Zoti yt u fal njerëzve mëkatet e tyre, por s'ka dyshim
se Zoti yt është edhe ndëshkues i rreptë.
7. Ata, të cilët nuk besuan thonë: "Pse të mos i ketë zbritur atij
(Muhammedit) ndonjë argument (mrekulli praktike) nga Zoti i tij?" Ti je
vetëm qortues. Çdo popull pati udhëzues (pejgamber).
8. All-llahu e di se ç'bart çdo grua, dhe (e di) çka pakësojnë e çka
shtojnë mitrat. Tek Ai çdo send është me masë të caktuar.
125
9. Ai është që di të fshehtën dhe të dukshmën, Ai është i madhëruari e
i latrësuari.
10. Për të është njësoj (në dijen e Tij) si ai që fsheh prej jush
thënien, si ai që e shpreh haptazi, si ai që vepron fshehtas natën (në
errësirë të natës) dhe si ai që vepron haptazi ditën.
11. Ai (njeri) ka përcjellës një pas një, para tij dhe prapa tij, që me
urdhërin e All-llahut e ruajnë atë. All-llahu nuk e prish gjendjen e
një populli (nuk ua largon të mirat) përderisa ata ta ndryshojnë veten
e tyre. Po, kur All-llahu vendos ta ndëshkojë një popull, atë nuk ka
kush që ta zbrapsë. Ata. (njerëzit) nuk kanë mbrojtës tjetër pos Tij.
12. Ai është që ju shfaq vetëtimën trishtuese (nga ndonjë fatkeqësi),
por edhe shpresëdhënëse (për shi), dhe formulon re të dendura.
13. Ndërkaq, murmurima madhëron (Zotin një) me falënderimin (që i
takon) e Tij, (e madhërojnë) edhe engjëjt nga droja ndaj Tij. E Ai
dërgon rrufetë dhe me ato godet kë të dojë. Ndërsa idhujtarët
polemizojnë rreth All-llahut, e Ai është ndëshkues i rreptë.
14. Lutje e vërtetë është vetëm ajo drejtuar Atij, e ata që u luten të
tjerëve pos Tij, ata nuk u përgjigjen atyre asgjë tjetër (gjendja e
tyre është) vetëm si e atij që shtrin duart (prej së largu) kah uji, që
ai (uji) t'i arrijë deri në gojën e tij, por (uji) nuk do t'i arrijë
(sepse uji është send i vdekur e nuk kupton për etjen e tij). E lutja e
jobesimtarëve (drejtuar pos Zotit) nuk është tjetër vetëm se dështim
(kotësi).
15. Gjithçka ka në qiej e në tokë i bën sexhde vetëm All-llahut me
dëshirë ose me dhunë, (i bëjnë sexhde) edhe hijet e tyre në mëngjes e
mbrëmje.
16. Thuaj: "Kush është Zoti (Krijuesi) i qiejve e i tokës!" Thuaj:
"All-llahu!" Thuaj "A keni pranuar pos Tij zota, që nuk kanë mundësi
t'i sjellin as dobi e as dëm vetvetës?" Thuaj: "A është i barabartë i
verbëri me atë që sheh, ose, a janë të njëjta errësirat me dritën?" A
mos i bënë All-llahut shokë (idhuj) e edhe ata zota krijuan si krijoi
Ai dhe atyre u është bërë i ngjashëm (i paqartë) krijimi (e nuk po dinë
se cili është krijim i Zotit, e cili i idhujve)? Thuaj: "All-llahu
është krijues i çdo sendi, ai është i vetmi ngadhënjyes!"
17. Ai e lëshon ujin (shiun) nga qielli e sipas madhësisë së tyre
rrjedhin përrocka, kurse vala bart mbi vete shkumë të fryer lart.
Shkuma e ngjashme është edhe ajo kur shkrihet (metali) në zjarr për të
përfituar ndonjë stoli ose ndonjë mjet. Kështu, All-llahu sqaron
shembullin e të së vërtetës dhe të pavërtetës. Për sa i përket shkumës
(së ujit apo të metaleve), ajo hidhet si mbeturinë, ndërsa ajo që u
sjell dobi njerëzve, ajo mbetet në tokë. Kësisoj All-llahu i sjell
shembujt.
18. Atyre që i janë përgjegjur Zotit të tyre u takon shpërblimi më i
mirë, ndërsa ata që nuk iu përgjigjën Atij, ata do të japin si
kompensim, sikur të ishte e tyre aqë shumë sa e gjithë pasuria tokësore
edhe një herë aq. Ata kanë llogarinë më të rëndë, vendstrehimi i tyre
është xhehenemi që është shtrat i keq.
19. A është i njëjtë ai që e di se ajo që t'u shpall ty nga Zoti yt
është e vërtetë, si ai që është i verbër? Vetëm njerëzit e arsyeshëm që
kanë mendje të shëndoshë e kuptojnë të vërtetën.
126
20. Ata janë, të cilët e zbatojnë besën e dhënë All-llahut dhe nuk e
thyejnë zotimin.
21. Dhe ata që e mbajnë lidhjen për të cilën All-llahu ka urdhëruar të
mbahet, që frikësohen nga Zoti i tyre dhe nga llogaria e rëndë e
përgjegjësisë.
22. Edhe ata që patën durim (ndaj të këqiave) për të fituar kënaqësinë
e Zotit të tyre dhe që e falën namazin, dhe nga ajo me çka Ne i
furnizuam ata kanë dhënë fshehtas e haptas dhe me të mirë e largojnë të
keqen. Të tillët kanë përfundim më të mirë.
23. (përfundimi i mirë është) Xhennete të Adnit (vende të përjetshme)
ku do të hyjnë ata, edhe prindërit, gratë dhe fëmijët e tyre të cilët
kanë qenë vepërmirë ata do t'i vizitojnë engjëjt duke hyrë në secilën
derë.
24. (u thonë) Selamun alejkum, me durimin tuaj gjetët shpëtimin; sa
përfundim i lavdishëm është ky vend.
25. E ata që e thyejnë besën e dhënë All-llahut pasi u patën zotuar, e
këpusin atë për të cilën All-llahu ka urdhëruar të jetë e pakëputur,
bëjnë shkatërrime në tokë, ata janë të mallkuar dhe ata kanë përfundim
të keq.
26. All-llahu i ofron furnizim me bollëk atij që do dhe ia kufizon
(atij që do). Po ata (jobesimtarët) janë të gëzuar me jetën e kësaj
bote. E jeta e kësaj bote ndaj botës tjetër nuk është tjetër vetëm se
një përjetim (i shkurtër).
27. E ata që nuk besuan (idhujtarët mekas) thonë: Përse nuk iu shpall
(Muhammedit) ndonjë mrekulli nga Zoti i tij?" Thuaj: "(Iu shpall
Kur'ani, por ju u verbuat) All-llahu e le të humbur atë që do, kurse
atë që pendohet nga të këqiat e shpie në rrugë të drejtë.
28. Ata që besuan dhe me të përmendur All-llahun, zemrat e tyre
qetësohen; pra ta dini se me të përmendur All-llahun zemrat
stabilizohen.
29. Ata janë të cilët besuan dhe bënë vepra të mira, ata janë të lumtur
dhe kanë ardhmëri të mirë.
30. Kështu, Ne të dërguam te një popull, para të cilit kauluan shumë
popuj, e që t'ju komunikosh atë që Ne të shpallëm ty, sepse ata janë
duke e mohuar Mëshiruesin (Zotin). Thuaj: "Ai (Rrahmani) është Zoti im,
nuk ka zot tjetër pos Atij. Vetëm Atij i jam mbështetur dhe vetëm te Ai
është e ardhmja ime.
31. Sikur të ishte ndonjë Kur'an që me të do të ecnin malet, që me të
do të plasej toka, që me të do të flisnin të vdekurit (është ky)?" Jo,
(ata nuk besojnë) se e tërë çështja i takon vetëm All-llahut. A nuk e
kanë të qartë ata që besuan se, sikur të donte All-llahu, do t'i
drejtonte në rrugë të drejtë të gjithë njerëzit, por ata që nuk besuan
e përshkak të asaj që bënë, do t'i godas vazhdimisht fatkeqësi e kohës
ose do ta rrehojë (fatkeqësia) vendin e tyre, derisa të vijë urdhëri i
All-llahut (e të triumfojë islami). All-llahu nuk e thenë premtimin.
32. Edhe me të dërguarit para teje kanë bërë tallje. Porse Unë atyre që
nuk besuan u pata dhënë afat, pastaj i ndëshkova (me dënim), e çfarë
ishte dënimi Im!
33. A është Ai që përcjell secilin njeri se ç'vepron (sikur idhujt që
nuk kuptojnë asgjë)? e ata i përshkruajnë All-llahut shokë. Thuaj:
127
"Përshkruani realitetin e tyre! A ju po e njoftoni Atë për atë (shok)
kinse Ai nuk po ditka se ç'ka në tokë, apo vetëm po i emërtoni me fjalë
(e ata as që ekzistojnë)? Jo, por ata që nuk besuan u duket e mirë
dredhia e tyre, ndaj janë larguar nga rruga e drejtë, dhe atë që Allllahu
e le të humbur, për te nuk ka udhëzues.
34. Ata kanë dënim në jetën e kësaj bote, e s'ka dyshim se dënimi i
botës tjetër është shumë më i rëndë. Ata nuk ka kush t'i mbrojë prej
ndëshkimit të All-llahut.
35. Shembulli (atributi) i xhennetit që u është premtuar të devotshëmve
është: që nën (pallatet) të rrjedhin lumenj, që ushqimi në të dhe hija
në të është e përhershme. Ai është përjetim i lumtur i atyre që ishin
të ruajtur,e përfundimi i jobesimtarëve është zjarri.
36. Ata të cilëve Ne u dhamë shallje, gëzohen me atë që t'u shpall ty,
e ka prej grupacioneve (të besimeve të ndryshme) që mohojnë një pjesë
të tij (të Kur'anit). Thuaj: "Unë jam urdhëruar që të adhuroj vetëm
All-llahun, e mos t'i bëj shok Atij. Unë vetëm tek Ai thërras
(njerëzit) dhe vetëm tek Ai është kthimi im!"
37. Dhe ashtu, Ne e shpallën atë (Kur'anin) kushtetutë në arabishte. E
nëse ti pasi të kanë ardhur argumente të qarta, shkon pas dëshirave të
tyre, ti nuk ke prej All-llahut as ndihmë as mbrojtje.
38. Ne dërguam edhe para teje të dërguar dhe atyre u mundësuam të kenë
gra e fëmijë. Asnjë të dërguari nuk i takoi të sjellë ndonjë mrekulli
vetëm me lejen e All-llahut. Për secilin afat ekziston evidencë e
caktuar.
39. All-llahu shlyen (nga ajo evidencë) çka të dojë, e edhe forcon (çka
të dojë). Vetëm tek Ai është baza e librit (Levhi Mahfudhi).
40. Ne mund të mundësojmë ty ta shohësh atë (dënim) që u premtojmë
atyre, ose ta marrin (shpirtin) ty. Obligim yti është vetëm kumtimi,
kurse Jona është llogaria.
41. A nuk shohin ata se Ne i sjellim pakësimin e tokës (së tyre) nga të
gjitha anët e saj. All-llahu gjykon, e s'ka kush që mund t'i
kundërvihet gjykimit të Tij. Ai ndërmerr masë të shpejtë.
42. Edhe ata (jobesimtarët) para tyre (idhujtarëve) bënë intrigë, po e
gjithë intriga është e nënshtruar dëshirës së All-llahut, Ai e di se
çka vepron secili njeri, e mohuesit do ta kuptojnë se kujt do t'i
takojë ardhmëri e lumtur.
43. E ata që mohuan thonë: "Ti nuk je i dërguar!" Thuaj: "Mjafton që
All-llahu është dëshmitarë midis meje dhe midis jush dhe (është
dëshmitar) ai që ka njohuri të librit (të shpalljeve)".

No comments:

Post a Comment