Saturday, 28 May 2011

SURA 24. NUR

SURA 24. NUR
Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit
1. (Kjo është) Kaptinë të cilin Ne e shpallëm dhe Ne e bëmë detyrim të
domosdoshëm (zbatimin e dipozitave që theksohen në të) dhe Ne
parashtruam në të argumente të qarta në mënyrë që të merrni mësim.
2. (dispozitë obliguese është që) Laviren dhe lavirin t'i rrahni,
secilin prej tyre me nga njëqind të rëna, dhe në zbatimin e dipozitave
të All-llahut mos u tregoni zemërbutë ndaj atyre dyve, nëse jeni që
besoni All-llahut dhe botës tjetër. E gjatë zbatimit të ndëshkimit ndaj
tyre, le të jenë të pranishëm një numër besimtarësh.
3. Laviri nuk do të duhej të martohej me tjetërkë, pos me ndonjë lavire
ose idhujtare, e lavirja me të nuk do të duhej të martohet kush, pos
ndonjë lavir o idhujtarë. Ajo (kurvëria ose martesa me të) është e
ndaluar për besimtarët.
4. Edhe ata të cilët bëjnë shpifje për gratë e ndershme dhe nuk sjellin
katër dëshmitarë, t'i rrahni ata me nga tetëdhjetë të rëna dhe atyre
mos u pranoni dëshminë më kurrë. Të tillët janë të pabesueshëm.
5. Me përjashtim të atyre që më vonë pendohen dhe përmirësohen, vërtet
All-llahu është që shumë falë e mëshiron.
6. Ndërsa ata të cilët shpifin për gra të veta dhe nuk kanë dëshmitarë
tjetër përveç vetes dëshmimi i çdonjërit prej tyre është: të betohen
katër herë në All-llahun se ai e thotë të vërtetën.
7. E pesta (herë e betimit) është: mallkimi i All-llahut qoftë mbi të,
nëse gënjen.
8. E nga ajo (gruaja e shpifur) largohet dënimi, nëse katër herë
betohet në All-llahun se ai (shpifsi) gënjen.
9. E pesta herë e betimit të jetë që ta godis hidhërimi i All-llahut,
atë (gruan) nëse ai, ka qenë i vërtetë.
184
10. Dhe sikur të mos ishte dhurata dhe mëshira e All-llahut ndaj jush
(ju do të mbarojshit). Pa dyshim All-llahu pranon pendimin është i
gjithëdijshëm.
11. S'ka dyshim se ata që trilluan shpifjen, janë një grup prej jush.
Ju mos e merrni atë si ndonjë dëm për ju, përkundrazi, ajo do të jetë
në dobinë tuaj. Secilit prej tyre do t'i takojë dënimi sipas
pjesëmarrjes në mëkat, e atij prej tyre që e barti pjesën e madhe (të
shpifjes) i takon dënim i madh.
12. E përse kur e dëgjuan atë (shpifje) besimtarët dhe besimtaret të
mos mendonin të mirën si për vete dhe të thonin: "Kjo është shpifje e
qartë?!"
13. Përse ata nuk i sollën katër dëshmitarë për këtë? E derisa nuk
sollën dëshmitarë, ata pra te All-llahu janë mu gënjeshtarët.
14. E sikur të mos ishte mëshira e All-llahut dhe mirësia e Tij ndaj
jush, në këtë dhe në botën tjetër, ju do t'ju kapte dënim shumë i madh
për shkak të asaj në të cilën u hudhët.
15. Kur ju atë (shpifjen) e përcollët me gjuhën tuaj dhe për atë që nuk
kishit kurrfarë dije folëshit duke menduar se ajo ishe imtësi e
parëndësishme, ndërsa te All-llahu ajo është e madhe.
16. E përse, kur e dëgjuat atë, nuk thatë: "Ne nuk na takon të flasim
për këtë. I lartë je Ti, kjo është shpifje e madhe!"
17. All-llahu ju këshillon që një gjë e tillë të mos përsëritet kurrë,
nëse jeni besimtarë të denjë.
18. All-llahu sqaron për ju argumentet, sepse Ai është i dijshëm e i
urtë.
19. Ata, të cilët dëshirojnë që te besimtarët të përhapet imoraliteti,
ata i pret dënim i dhembshëm në këtë dhe në botën tjetër. All-llahu di
(të fshehtat) e ju nuk dini.
20. Sikur të mos ishte mirësia e All-llahut ndaj jush dhe mëshira e
Tij, (do ta përjetoshit menjëherë dënimin), po All-llahu është shumë i
butë, i mëshirshëm.
21. O ju të cilët besuat, mos shkoni gjurmëve të djallit, pse kush
ndjek gjurmët e djallit ai urdhëron për të shëmtuara e të irituara, e
sikur të mos ishte mirësia e All-llahut ndaj jush dhe mëshira e Tij,
askush prej jush nuk do të pastrohej kurrë (prej mëkatesh), por Allllahu
e pastron atë që do Ai. All-llahu dëgjon e di.
22. Të ndershmit dhe të pasurit nga ju, të mos betohen se nuk do t'u,
japin të afërmve, të varfërve dhe atyre që për hir të All-llahut lanë
vendlindje e tyre, po le t'ua falin (gabimin) dhe mos t'ua zënë për të
madhe. A nuk dëshironi që All-llahu t'u falë. All-llahu falë dhe
mëshiron shumë.
23. Vërtet, ata që akuzojnë gratë e ndershme, besimtare të pafajshme,
janë të mallkuar në këtë botë dhe në botën tjetër dhe ata i pret një
dënim shumë i madh.
24. Në atë ditë kur dëshmojnë kundër tyre gjuhët e tyre, duart dhe
këmbët e tyre për atë që ata kanë punuar.
25. Atë ditë All-llahu ua plotëson shpërblimin e merituar, e ata e dinë
se All-llahu është Ai i vërteti, i qarti në drejtësi.
185
26. Të këqiat (gra ose fjalë) janë për të këqinjtë edhe të këqinjtë
janë për të këqijat, ndërsa të ndershmet janë për të ndershmit edhe të
ndershmit janë për të ndershmet. Ata janë të pafajshëm nga ajo që u
thonë atyre. Ata kanë falje të madhe dhe furnizim të begatshëm.
27. O ju që besuat, mos hyni në shtëpi të huaja pa kërkuar leje dhe pa
përshëndetur njerëzit e saj. Kjo është më mirë për ju në mënyrë që të
merrni mësim.
28. Po nëse nuk gjeni aty asnjë, atëherë mos hyni në to derisa t'u
jepet leje, e nëse u thuhet kthehuni, ju pra kthenu. Kjo është më e
ndershme për ju. All-llahu di çdo gjë që veproni ju.
29. Nuk është për ju ndonjë mëkat, nëse hyni në shtëpi të pabanuara, e
që në to keni ndonjë përfitim. All-llahu e di atë që e shfaqni haptas
dhe atë që e mbani fshehtë.
30. Thuaju besimtarëve të ndalin shikimet (prej haramit), të ruajnë
pjesët e turpshme të trupit të tyre se kjo është më e pastër për ta.
All-llahu është i njohur hollësisht për atë që bëjnë ata.
31. Thuaju edhe besimtareve të ndalin shikimet e tyre, të ruajnë pjesët
e turpshme të trupit të tyre, të mos zbulojnë stolitë e tyre përveç
atyre që janë të dukshme, le të vejnë shamitë mbi krahrorin e tyre dhe
të mos ua tregojnë bukuritë e tyre askujt përveç burrave të vet,
babajve të vet ose babajve të burrave të vet, djemve të vet ose djemve
të burrave të vet, vëllazërve të vet ose djemve të vëllezërve të vet,
apo djemve të motrave të veta, ose grave të tyre (që u përmenden) dhe
robreshave, të cilat i kanë në pronësinë e tyre, ose shërbetorëve nga
meshkujt të cilët nuk ndiejnë nevojë për femrat ose fëmijët nuk kanë
arritur pjekurinë për gra. Le të mos kërcasin me këmbët e tyre për të
zbuluar fshehtësinë nga stolitë e tyre. Pendohuni të gjithë te Allllahu,
o besimtarë, në mënyrë që të gjeni shpëtim.
32. Dhe martoni të pamartuarat (të pamartuarit) edhe robërit e
robëreshat tuaja që janë të ndershëm e të ndershme. Nëse janë të
varfër, All-llahu i begaton nga mirësitë e Tij, All-llahu është bujar i
madh, i gjithdijshëm.
33. E ata që nuk kanë mundësi martese, le të përmbahen derisa All-llahu
t'i begatojë me të mirat e veta. E ata që i keni në pronësinë tuaj dhe
kërkojnë prej jush t'i lironi në bazë të kompenzimit, atëherë ua bëni
këtë të mundshme me marrëveshje, nëse e dini se janë të besueshëm dhe
jepnu nga pasuria që u ka dhënë All-llahu juve. Mos i detyroni
robreshat tuaja të bëjnë imoralitet, e për shkak të ndonjë fitimi të
kësaj bote, derisa ato dëshirojnë të jenë të pastra. E kush i detyron
me dhunë të bëjnë atë, All-llahu i falë ato pas atij detyrimi. Allllahu
falë dhe është mëshirues.
34. Ne u kemi shpallë juve argumente të qarta dhe shembuj nga ata që
ishin para jush, e edhe këshillë për të ruajturit.
35. All-llahu është dritë (ndiçues, udhëzues) i qiejve e i tokës.
Shembulli i dritës së Tij i gjason kandilit të vendosur në një zgavër
të errët. Kandili gjendet brenda një qelqi si të ishte yll flakërus e
që ndizet prej (vajit të) një druri të bekuar, prej ullirit që nuk mund
të quhet as i lidjes e as i perëndimit, e vaji i tij ndriçon pothuajse
edhe pa e prekur zjarri. Dritë mbi dritë. All-llahu udhëzon kah drita e
Vet atë që do Ai. All-llahu sjell shembuj për njerëzit. All-llahu çdo
gjë di shumë mirë.
186
36. (ajo dritë) Është në shtëpitë (xhamitë) që All-llahu lejoi të
ngriten, e që në to të përmendet emri i Tij, t'i bëhet lutje Atij
mëngjes e mbrëmje.
37. Ata janë njerëz që nuk i pengon as tregtia e largët e as shitblerja
në vend për ta përmendur All-llahun, për ta falur namazin dhe për ta
dhënë zeqatin, ata i frikësohen një dite kur do të tronditen zemrat dhe
shikimet.
38. (ata i luten) që All-llahu t'i shpërblejë më së miri për atë që
punuan dhe për t'ua shtuar të mirat nga Ai. All-llahu e dhuron pa masë
atë që do.
39. E veprat e atyre që nuk besuan janë si valët (nga rrezet e diellit)
në një rrafshinë ku i etshmi mendon se është ujë derisa kur t'i afrohet
atij nuk gjen asgjë, por aty e gjen All-llahun dhe Ai do t'ia japë
llogarinë e tij. All-llahu është i shpejtë në llogaritje.
40. Ose (veprat e tyre) janë si errësirat në det të thellë të cilin e
mbulojnë valët mbi valë dhe mbi ato retë e dendura, pra, errësira njëra
mbi tjetrën sa që nuk mund ta shohë ai as dorën e vet. Atij të cilit
All-llahu nuk i jep dritë, ai nuk ka për të pasur dritë.
41. A nuk e di për All-llahun se Atij i lutet kush është në qiej e
tokë, madje edhe shpezët krahhapura. Të gjithë e dinë dhe janë të
udhëzuar për lutje ndaj Tij dhe për madhërimin e Tij. All-llahu e di
ç'punojnë ata.
42. Vetëm i All-llahut është i tërë sundimi i qiejve e i tokës dhe
vetëm te Ai është e ardhmja.
43. A nuk e ke parë se si All-llahu drejton retë, pastaj i bashkon, i
bënë grumbull ato dhe atëherë e sheh shiun se si rrjedh prej tyre. Ai
lëshon prej së larti, nga retë e mëdha si kodra breshër dhe me te
goditë këdo, e ia largon atij që do. Shkëlqimi i vetëtimës së dritës së
resë gati se s'të merr të të parit.
44. All-llahu bënë rrotullimin e natës e të ditës dhe në të gjitha këto
ka fakte për ata që kanë të parit të shëndoshë.
45. All-llahu krijoi secilën gjallesë prej një uji, e prej tyre ka që
ecin rrëshqitas në barkun e vet, ka që ecin në të dy këmbët e edhe
asosh që ecin në të katër këmbët. All-llahu krijon çka të dojë, pse
vërtet All-llahu ka mundësi për çdo gjë.
46. Ne kemi shpallur argumente të qarta, e All-llahu vë në rrugën e
drejtë atë që do.
47. Ata (hipokritët) thonë: "Ne i kemi besuar All-llahut, të dërguarit
të Tij, dhe u jemi bindur. Por pas asaj një grup prej tyre zbrapsën. Të
tillët nuk janë besimtarë.
48. E kur thirrën që ndërmjet tyre të gjykojë All-llahu dhe i dërguari
i tij, një grup prej tyre nuk i përgjigjen asaj.
49. Po nëse është që e drejta u takon atyre (në atë gjykim), ata i
shkojnë atij të bindur e me respekt.
50. A thua janë të sëmurë në zemrat e tyre apo mos dyshojnë (në të
dërguarin) ose mos frikësohen se All-llahu dhe i dërguari i Tij do të
gjykojë padrejt kundër tyre? Por jo, ata vet janë zullumqarë.
187
51. Kur thirrën besimtarët për gjykim ndërmjet tyre te All-llahu dhe te
i dërguari i Tij, e vetmja fjalë e tyre është të thonë: "Dëgjuam dhe
respektuam!" Të tillët janë ata të shpëtuarit.
52. Kush respekton All-llahun dhe të dërguarin e Tij, ia ka frikën Allllahut
dhe i përmbahet udhëzimit të Tij, të tillët janë ata që do të
arrijnë atë që dëshirojnë.
53. Ata (hipokritët) betohen me një betim të fortë në All-llahun se
sikur t'i urdhëroshe ti, ata gjithsesi do të dilnin (për në luftë).
Thuaj: "Mos u betoni!" Bindja është e ditur, (ju vetëm me gojë thoni e
jo me zemër). S'ka dyshim, All-llahu hollësisht di çka veproni.
54. Thuaj: "Respektone All-llahun, respektone të dërguarin!" Nëse ata
refuzojnë, atëherë atij i takon përgjegjësia me çka është i ngarkuar
ndërsa juve përgjegjësia me çka jeni të ngarkuar, nëse i bindeni atij,
atëherë keni gjetur të vërtetën. I dërguari ka obligim vetëm
komunikimin e qartë.
55. Atyre nga mesi juaj të cilët besuan dhë bënë vepra të mira Allllahu
u premtoi se do t'i bëjë zotërues në atë tokë ashtu si pat bërë
zotërues ata që ishin para tyre dhe fenë të cilën Ai e pëlqeu për ta,
do ta forcojë, e në vend të frikës Ai do t'u dhurojë siguri. Ata më
adhurojnë Mua e nuk më shoqërojnë asgjë. E kush edhe pas kësaj mohon,
të tillë janë ata më të prishurit.
56. Falni rregullisht namazin, jepni zeqatin dhe respektoni të
dërguarin në mënyrë që të mëshiroheni.
57. Kurrsesi mos mendo se janë të pathyeshëm në këtë jetë ata që nuk
besuan. Vendi i tyre është zjarri e sa përfundim i keq është ai.
58. O ju të cilët besuat, ata të cilët i keni në pronësinë tuaj
(shërbëtorët) dhe ata që nuk kanë arritur moshën e pjekurisë, duhet të
kërkojnë leje prej jush (për të hyrë te ju) në tri kohë: para namazit
të sabahut, në kohën e drekës kur i hiqni rrobat tuaja (për të pushuar)
dhe pas namazit të jacisë, që të tria këto kohë janë kur ju jeni të
veshur. Pos atyre tri kohëve nuk është mëkat as për ju as për ata, të
vizitoni njëri-tjerin. Kështu All-llahu ua sqaron argumentet e veta.
All-llahu është i dijshëmi i urti.
59. E kur fëmijët tuaj ta arrijnë moshën e pjekurisë, le të kërkojnë
leje (për hyrje) ashtu si kërkuan ata para tyre. All-llahu ju shpjegon
dipozitat e veta, sepse Ai di më së miri dhe është më i urti.
60. E gratë e moshuara, të cilat nuk dëshirojnë martesë më, për to nuk
është mëkat ta heqin petkun mbulues të tyre, po duke mos qenë zbuluese
të bukurive, megjithëqë më së miri është për to të jenë të përmbajtura.
All-llahu dëgjon, di.
61. Nuk është mëkat për të verbërin, as për të çalin, as për të
sëmurin, as për ju vetë, të hani nga shtëpitë tuaja, ose nga shtëpitë e
etërve tuaj, shtëpitë e nënave tuaja, në shtëpitë e vëllezërve e të
motrave tuaja, ne shtëpitë e xhaxhallarëve, të hallave, të dajëve tuaj,
në shtëpitë e tezeve tuaja ose të atyre që u janë besuar çelësat e
tyre, ose (në shtëpitë) e miqve tuaj. Mund të hani bashkërisht ose
veçmas, nuk është mëkat. Kur të hyni në ndonjë shtëpi përshëndetni (ata
që janë në to) me një përsëndetje të caktuar nga All-llahu (me selamun
alejkum) që është e bekuar dhe e këndshme. Kështu All-llahu ua sqaron
argumentet që t'i kuptoni.
188
62. Besimtarë janë vetëm ata që i besuan All-llahut dhe të dërguarit të
Tij, dhe kur janë me të (të dërguarin) për ndonjë çështje të përbashkët
(të rëndësishme), nuk largohen pa i kërkuar leje atij. S'ka dyshim se
ata që kërkojnë leje prej teje, ata i besojnë All-llahut dhe të
dërguarit të Tij. E kur të kërkojnë leje për ndonjë punë të tyre, lejo
kë duash, e kërkoi falje All-llahut për ata, se vërtet, All-llahu falë
shumë e është mëshirues.
63. Thirrjen e të dërguarit mos e konsideroni si thirrjen tuaj ndaj
njëri-tjetrit. All-llahu i di ata që tërhiqen prej jush tinëzisht,
prandaj, le të ruhen ata që kundërshtojnë rrugën e tij (të të
dërguarit) se ata do t'i zë ndonjë telashe, ose do t'i godasë dënimi i
idhët.
64. Veni re, se vetëm në pushtetin e All-llahut është çka ka në qiej
dhe në tokë. Ai e di gjendjen tuaj (besimin apo hipokrizinë), e ditën
kur i kthehen Atij, Ai do t'u kallëzojë atyre për atë që vepruan. Allllahu
është i dijshëm për çdo send.

No comments:

Post a Comment