Saturday, 28 May 2011

SURA 49. HUXHURAT

SURA 49. HUXHURAT
Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit
1. O besimtarë, mos bëni asgjë para (se të orientoheni në udhëzimet e)
Zotit dhe të dërguarit të Tij, keni kujdes All-llahun, se me të vërtetë
All-llahu i dëgjon të gjitha dhe i di të gjitha.
2. O ju që keni besuar, mos ngritni zërin tuaj mbi zërin e Pejgamberit
dhe mos iu ngërmoni atij si i ngërmoheni njëri-tjetrit, e të zhduken
veprat tuaja duke mos ditur ju.
3. Ata që ulin zërat e tyre pranë të dërguarit të All-llahut., Allllahu
zemrat e tyre i ka përshtatur për devotshmëri, ata kanë falje
mëkatesh dhe shpërblim të madh.
4. Ata që thërrasin përtej mureve, shumica e tyre janë që nuk kuptojnë.
5. E sikur ata të bënin durim derisa të kishe dalë ti vetë, do të ishte
më edukative për ta, po All-llahu është mëkatfalës, mëshirues.
6. O ju që keni besuar, nëse ndonjë i pandërgjegjshëm u sjell ndonjë
lajm, ju shqyrtonie mirë, ashtu që të mos e goditni ndonjë popull pa e
ditur realitetin, e pastaj të pendoheni për atë që keni bërë.
7. E, dijeni se në mesin tuaj e keni të dërguarin e All-llahut. Sikur
ai t'ju dëgjonte juve në shumë çështje, ju do të pësonit vuajtje, por
All-llahu juve ua bëri të dashur besimin dhe ua zbukuroi atë në zemrat
tuaja, ndërsa mosbesimin, shfrenimin dhe kundërshtimin, ua bëri që t'i
uureni. Të tillë janë ata që gjetën rrugën e drejtë.
8. Kjo është dhuratë dhe begati prej All-llahut, e All-llahu është i
dijshëm dhe i urtë.
280
9. Nëse dy grupe besimtarësh tentoj në të luftojnë ndërmjet vete, ju
pajtoni ata, e në qoftë se ndonjëri prej tyre e sulmon tjetrin, atëherë
luftonie atë grup që vërsulet me pa të drejtë, derisa t'i bindet
udhëzimit të All-llahut, e nëse ktheheni, atëherë me drejtësi bëni
pajtimin ndërmjet tyre, mbanie drejtësinë, se vërtet All-llahu i do të
drejtit.
10. S'ka dyshim se besimtarët janë vëllezër, pra bëni pajtim ndërmjet
vëllezërve tuaj dhe kinie frikë All-llahun, që të jeni të mëshiruar
(nga Zoti).
11. O ju që besuat, nuk bën të tallet një popull me një popull tjetër,
meqë të përqeshurit mund të jenë më të mirë nga ata të cilët përqeshin
dikë tjetër, e as gratë me gratë e tjera, sepse mund të ndodhë që gratë
e tjera të jenë më të mira se ato që përqeshin (duke nënçmuar njëritjetrin)
dhe mos etiketoni njëri-tjetrin me llagape. Pas besimit është
keq të përhapet llagapi i keq. E ata që nuk pendohen, janë mizorë.
12. O ju që keni besuar, largohuni prej dyshimeve të shumta, meqë disa
dyshime janë mëkat dhe mos hulumtoni për zbulimin e të metave të njeri
tjetrit, dhe mos përgjoni njëri tjetrin; a mos ndonjëri prej jush
dëshiron të hajë mishin e vëllait të vet të vdekur? Atë pra e urreni!
Kini frikë nga ndëshkimi i All-llahut, e All-llahu është mëshrues, Ai
pranon shumë pendimin.
13. O ju njerëz, vërtetë Ne ju krijuam juve prej një mashkulli dhe një
femre, ju bëmë popuj e fise që të njiheni ndërmjet vete, e s'ka dyshim
se te All-llahu më i ndershmi ndër ju është ai që më tepër është
ruajtur (këqijat) e All-llahu është i dijshëm dhe hollësisht i njohur
për çdo gjë.
14. Beduinët thanë: "Ne kemi besuar!" Thuaj: "Ju nuk keni besuar ende,
por thuani: ne jemi dorëzuar, e ende nuk po hyn besimi në zemrat tuaja.
E nëse e respektoni All-llahun dhe të dërguarin e Tij, Ai nuk ju
pakëson asgjë nga veprat tuaja, se All-llahu është shumë mëkatfalës,
shumë mëshirus".
15. Besimtarë janë vetëm ata që besuan All-llahut, të dërguarit të Tij,
e mandej nuk dyshuan dhe për hirë të All-llahut luftuan me pasurinë dhe
me jetën e tyre. Të tillë janë ata të vërtetit.
16. Thuaj: "A ju ia bëni me dije All-llahut fenë tuaj (duke thënë: ne
besuam), kur All-llahu është Ai që e di ç'ka në qiej dhe ç'ka në tokë
dhe All-llahu është i dijshëm për çdo send".
17. Ata të shprehin ty mirënjohës (ta përmendin) që u bënë myslimanë.
Thuaj: "Pranimin tuaj të fesë islame mos ma njihni (mos ma përmendni)
mua, por nëse jeni të sinqertë All-llahu juve ju bëri mirë, kur ju
udhëzoi për besim".
18. S'ka dyshim se All-llahu e di fshehtësinë e qiejve e të tokës, Allllahu
sheh atë që punoni ju.

No comments:

Post a Comment