Saturday, 28 May 2011

SURA 99. ZILZAL

SURA 99. ZILZAL
Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit
1. Kur të dridhet toka me dridhjen e saj të fuqishme,
2. Dhe të nxjerrë toka atë që ka në brendinë e saj (barrën nga brenda),
3. Dhe njeriu të thotë: "Ç'ka kjo (që bën këtë dridhje)?"
4. Atë ditë, ajo i rrëfen tregimet e veta,
5. Ngase Zoti yt e ka urdhëruar atë.
6. Atë ditë njerëzit shfaqen të ndarë në grupe që të shpërblehen për
veprat e tyre.
7. E kush punoi ndonjë të mirë, që pëshon sa grimca, atë do ta gjejë.
8. Dhe kush punoi ndonjë të keqe, që peshon sa grimca, atë do ta gjejë.

No comments:

Post a Comment