SURA 76. INSAN
Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit
1. Vërtetë ka kaluar një periudhë kohore, që njeriu nuk ekzistonnte
fare si një diçka i përmendur.
2. Ne e krijuam prej një uji të bashkëdyzuar për të sprovuar atë, andaj
e bëmë të dëgjojë e të shohë.
3. Ne e udhëzuam atë në rrugën të drejtë, e ai do të jetë: mirënjohës
ose përbuzës.
4. Ne për jobesimtarët kemi përgatitur zingjirë, pranga e zjarr.
5. S'ka dyshim se të devotshmit do të pijnë nga gota që përziejra
brenda saj është nga kafuri (aromatik).
6. Është një burim prej të cilit pijnë robërit e All-llahut dhe e
bartin atë kutë duan.
7. Ata janë që zbatojnë premtimet e tyre dhe i frikësohen një dite dëmi
i së cilës ka përmasa të mëdha.
8. Ata janë që për hir të Tij u japin ushqim të varvfërve, jetimëve dhe
të zënëve robër.
9. Ne po ju ushqejmë vetëm për hir të All-llahut dhe prej jush nuk
kërkojmë ndonjë shpërblim e as falënderim.
10. Ne i frikësohemi (dënimit) Zotit tonë në një ditë që fytyrat i bën
të zymta dhe është shumë vështirë.
11. Po All-llahu i ruajti ata prej sherrit të asaj dite dhe u dhuroi
shkëlqim në fytyra e gëzim të madh.
12. Dhe për shkak se ata duran, i shpërbleu me Xhennet dhe me petka
mëndafshi.
13. Aty janë të mbështetur në koltukë dhe aty nuk shohin as diell
(vapë) e as të ftohtë.
14. Hijet e tyre (të pemëve) janë afër mbi ta dhe kalaveshët e pemëve
janë të qasur shumë afër.
323
15. Dhe atyre u bëhet shërbim me enë dhe me gota të tejdukshme.
16. Të tejdukshme nga argjenti që ata (shërbëtorët) i përcaktuan të
jenë sa duhet (të mëdha o të vogla).
17. Dhe u jepet të pijnë aty gota të verës të përzier zenxhebilë (bimë
aromatike).
18. (nga) Burim aty që quhet selsebil (i lehtë në të pimë).
19. Dhe atyre u sillen për shërbim djelmosha që përherë janë të tillë
sa që kur t'i kundrosh të duken si margairtarë të derdhur.
20. Dhe kur të shikosh aty, sheh begati të mëdha e zotërim (pronë,
pauri) të madh.
21. Kanë të veshura petka mëndafshi të hollë e të gjelbër (atllas) dhe
të mëndafshit të trashë (brokat); janë të stolisur me bylyzykë të
argjentë dhe Zoti i tyre u jep të pijnë pije të pastër.
22. Ky është shpërblimi juaji, sepse angazhimi juaji ka qenë i
pranishëm.
23. Ne të shpallëm ty Kur'anin në intervale (pjesë-pjesë).
24. Andaj ti bëhu i durueshëm deri në vendimin e Zotit tënd e mos dëgjo
as mëkatarë, as jobesimtarë.
25. Adhuroje Zotin tënd mëngjes e mbrëmje.
26. Dhe falu për hirë të Tij në një kohë të natës, mandej adhuroje Atë
edhe natën më gjatë.
27. Vërtet, ata (idhujtarët) e duan shumë këtë jetë dhe e zënë asgjë
ditën e rëndë që i pret.
28. Ne i krijuam ata dhe Ne e përsosëm krijimin e tyre, e sikur të
duam, Ne i zhdukim ata e sjellim të tjerë më të mirë se ata.
29. Vërtet, këto janë një këshillë, e kush do e merr rrugën që e çon te
Zoti i tij.
30. Po ju nuk mund të doni gjë, pos nëse do All-llahu, e All-llahu
është shumë i dijshëm, shumë i urtë.
31. Ai vetë që do, e shtie në mëshirën e Vet, kurse për zullumqarët ka
përgatitur dënim të dhembshëm.
No comments:
Post a Comment