SURA 58. MUXHADELE
Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit
1. Vërtet, All-llahu dëgjoi fjalët e asaj e cila bisedoi me ty lidhur
më burrin e vet, që u ankua te All-llahu; prandaj All-llahu e dëgjon
bisedën tuaj, All-llahu dëgjon çdo bisedë dhe sheh çdo punë.
2. Ata prej jush që bëjnë "Dhihar" (epërsia ime ndaj teje është haram
si epërsia ndaj nënës sime) ndaj grave të veta, në të vërtetë ato nuk
janë nënat e tyre, nënat e tyre janë vetëm ato që i kanë lindur ata,
ndërsa ata janë duke thënë fjalë të irituara dhe gënjeshtra, por Allllahu
është që lë shumë pa marrë në përgjegjësi dhe shumë falë.
3. Ata që krahasojnë (me nëna) dhe largohen nga gratë e veta, e pastaj
zbrapsen nga ajo që kanë thënë, janë të obliguar që para se të
kontaktojnë ndërmjet vete ta lirojnë një rob. Kjo është dispozitë me të
cilën porositeni, e All- llahu është i njohur hollësisht me atë që ju
punoni.
4. E kush nuk gjen (rob për lirim), atëherë le të agjërojë dy muaj
rresht para se të kontaktojnë, e kush nuk mundet, atëherë le t'i
ushqejë gjashtëdhjetë të varfër. Kjo (dispozitë ju shërben) për të
vërtetuar ju se besoni All-llahun dhe të dërguarin e Tij (e jo zakonet
injorante). Këto, pra janë përcaktimet e All-llahut. Ndërkaq, mohuesit
kanë dënim të rëndë.
5. Është e vërtetë se ata që i kundërvihen All-llahut dhe të dërguarit
të Tij, janë të mposhtur, ashtu siç u mposhtën ata përpara tyre.
Mirëpo, Ne u kemi shpallur fakte të qarta, e për mohuesit është një
dënim i turpshëm.
299
6. Në ditën kur All-llahu i ringjall ata të gjithë, i njofton me atë që
kanë punuar, pse All-llahu ka mbajtur ato shënime, edhe pse ata i kanë
harruar. All-llahu është Ai që çdo send e sheh dhe e përcjell.
7. A nuk e di ti (o dëgjues) se All-llahu di çka ka në qiej dhe çka në
tokë?! Nuk bëhet bisedë e fshehtë mes tre vetave e të mos jetë Ai i
katërti; e as mes pesë vetave e të mos jetë Ai i gjashti, e as mes më
pak vetave dhe as mes më shumë vetave, e të mos jetë Ai me ta, kudo që
të jenë. Pastaj, në ditën e kijametit i njofton ata me atë që kanë
punuar. All-llahu ka përshirë çdo send në dijen e vet.
8. A nuk i sheh ata që ishin të ndaluar të bisedojnë fshehtë, se si i
kthehen përsëri asaj nga e cila ishin të ndaluar dhe pëshpërisin për
çka është mëkat, për çka është mizori çka është në kundërshti të të
dërguarit. Ata kur vijnë te ti, të përshëndesin me atë që All-llahu nuk
të përshëndet dhe vetëmevete thonë: "Përse All-llahu nuk na dënon për
këtë që po e themi?" Por, mjaft është për ta Xhehennemi në të cilin
hidhen. Sa vend i shëmtuar është ai.
9. O ju që keni besuar, kur bisedoni mes vete fshehurazi, mos bisedoni
për çka është mëkat, armiqësi dhe kundërshti ndaj pejgamberit, por
bisedoni për punë të ndershme e të matura dhe kinia frikën All-llahut,
te i cili do të tuboheni!
10. Bisedën e fshehtë e nxit vetëm djalli për t'i shqetësuar ata që
besuan, ndonëse ajo nuk mund t'i dëmtojë ata fare pa dëshirën e Allllahut,
andaj vetëm All-llahut le t'i mbështeten besimtarët!
11. O ju që besuat, kur t'ju thuhet: zgjerohuni (bëni vend) në vend
ndeje, zgjërohuni, se All-llahu bën zgjërim për ju, e kur t'ju thuhet:
ngrihuni! Atëherë ju ngrihuni, All-llahu lartëson ata që besuan prej
jush, i lartëson në shkallë të lartë ata të cilëve u është dhënë
dituri. All-llahu është i njohur mirë me atë që punoni.
12. O ju që keni besuar, kur dëshironi të bisedoni me të dërguarin,
jepne një sadaká para bisedës suaj. Kjo është më mirë për ju dhe më e
pastër; e nëse nuk keni çka të jepni, All-llahu është mëkatfalës,
mëshirues.
13. A u frikësuat (varfërisë) të jepni lëmoshë në prag të bisedës suaj?
E kur ju nuk e bëtë dhe All-llahu ju fali, atëherë pra, falnie namazin,
jepnie zeqatin, respekonie All-llahun dhe të dërguarin e Tij, All-llahu
është i njohur me punën tuaj.
14. A e dini për ata që kanë miqësuar një popull që All-llahu ka
shprehur mallkim kundër tyre? Ata nuk janë as prej jush as prej atyre
dhe me vetëdije betohen rrejshëm.
15. All-llahu për ta ka përgatitur një ndëshkim të ashpër. Vërtet, atë
që bëjnë është shumë e keqe.
16. Ata betimin e tyre e kanë marrë si mbrojtje dhe kanë penguar prej
rrugës së All-llahut, andaj ata i pret një dënim poshtërues.
17. Atyre nuk do t'u bëjë kurrfarë dobie pasuria e tyre e as fëmijët e
tyre para All-llahut. Ata janë banorë të zjarrit, aty janë
përgjithmonë.
18. Ditën kur All-llahu i ringjall të gjithë, e ata i betohen Atij,
sikurse u betoheshin juve, dhe mendojnë (me atë betim) të arrijnë
diçka. Pra ta dini, se ata janë me të vërtetë rrenacakët.
300
19. Ata i ka nënshtruar djalli dhe ua ka qitur në harresë porositë e
All-llahut. Ata janë shoqëri e djallit, e dinë se ithtarët e djallit
janë më të dëshpruarit.
20. S'ka dyshim se ata që e kundërshtojnë All-llahun dhe të dërguarin e
Tij, të tillët janë ndër më të poshtëruarit.
21. All-llahu ka përcaktuar (shkruar në Levhi Mahfudh): "Unë dhe të
dërguarit e Mi, pa tjetër do të ngadhënjejmë!" All-llahu është i fortë,
ngadhënjyes.
22. Nuk gjen popull që e beson All-llahun dhe ditën e gjykimit, e ta
dojë atë që e kundërshton All-llahun dhe të dërguarin e Tij, edhe sikur
të jenë ata (kundërshtarët) prindërit e tyre, ose fëmijët e tyre, ose
vëllezërit e tyre, ose farefisi i tyre. Ata janë që në zemrat e tyre
(Ai) ka skalitur besimin dhe e ka forcuar me shpirt nga ana e Tij dhe
ata do t'i shpjerë në Xhennete, nëpër të cilët rrjedhin lumenj. Aty
janë, përgjithmonë. All-llahu ua ka pëlqyer punën e tyre dhe ata janë
të kënaqur me shpërblimin e Tij. Të tillët janë palë (grup, parti) e
All-llahut ta dini pra, se ithtarët e All-llahut janë ata të
shpëtuarit.
No comments:
Post a Comment