Saturday, 28 May 2011

SURA 25. FURKAN

SURA 25. FURKAN
Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit
1. Ai, që ia shpall Furkanin (Kur'anin, dallues të së vërtetës nga e
pavërteta) robit të vet (Muhammedit) që të bëhet pejgamber i botës
(këshillues), është i madhëruar.
2. Ai është që vetëm Atij i takon sundimi i qiejve dhe i tokës, Ai nuk
ka as fëmijë e as nuk ka shok në sundimin e Tij. Ai krijoi çdo gjë,
duke e përsosur në mënyrë të qartë e të matur.
3. Mirëpo, ata (idhujtarët) në vend të Tij adhuruan zota të tjerë, të
cilët nuk krijuan asgjë, sepse ata edhe vetë janë të krijuar. Ata nuk
posedojnë për vetvete as dëm as dobi, ata nuk kanë në dorë as vdekje as
jetë, e as ringjallje.
4. Dhe ata që nuk besuan, thanë: "Ky (Kur'ani) nuk është tjetër vetëm
se një gënjeshtër, që e trilloi ai (Muhammedi), të cilit i ndihmuan
edhe njerëz të tjerë. Pra ata (idhujtarët) bënë shtrembërim e shpifje".
5. Edhe thanë: "(për Kur'anin) Janë legjenda të të parëve, që ai
(Muhammedi) kërkoi t'i shkruhen ato, e i lexohen atij mëngjes e
mbrëmje".
6. Thuaj: "Atë e shpalli Ai, që e di të fshehtën në qiej e në tokë, Ai
është që falë shumë, është mëshirues".
7. E ata thanë: "Ç'është me këtë të dërguar, i cili ha ushqim dhe ec
nëpër tregje? Përse të mos i jetë dërguar një engjëll së bashku me te,
e të jetë qortues?"
8. Ose atij t'i jepet ndonjë thesar, apo të ketë ndonjë kopsht nga i
cili do të ushqehej? Horrat madje thonë: "Ju vetëm jeni duke e ndjekur
një njeri që e ka zënë magjia!"
9. Shih se çfarë shembujsh të sjellin, andaj ata janë të humbur dhe nuk
mund ta gjejmë rrugën e drejtë.
10. Është i madhëruar Ai, i cili po të dëshirojë mund të japë ty edhe
më mirë se ç'thonë ata, kopshte në të cilët rrjedhin lumenj, ku ka edhe
pallate.
189
11. Por jo, ata përgënjeshtruan kiametin, e Ne për ata që nuk besojnë
ditën e gjykimit kemi përgatitur zjarr të fortë.
12. Që posa të duket ai prej një vendi të largët, ata ia dëgjojnë atij
vëlimin edhe kërhamzën e tij (Xhehennemit).
13. E kur të hudhen duarlidhur në një vend të ngushtë në të, aty do të
kërkojnë shkatërrimin (vetëzhdukjen).
14. Tash mos kërkoni vetëm njëherë shkatërrimin, por atë kërkonie
shumëherë.
15. Thuaj: "A është më i mirë ai (zjarri i Xhehennemit), apo Xhenneti i
përjetshëm, i cili u është premtuar si shpërblim dhe vend jetësimi të
devotshëmve".
16. E aty, atë ditë që e dëshirojnë do ta kenë përgjithmonë. Ky premtim
i Zotit tënd ka qenë dashtë kërkuar.
17. Ditën kur Zoti do t'i tubojë ata, e edhe ata që adhuruan pos Allllahut
dhe u thonë (zotave të adhuruar): "A i thirrët ju robtë e Mi që
t'u adhurojnë, apo ata vetë e humbën rrugën?"
18. Ata (idhujt) thonë: "Je i panevojshëm për rival, o i madhëruar!
Neve nuk na takoi që përveç Teje të kemi ndonjë mbrojtës tjetër, por Ti
u ke dhënë të mira atyre dhe të të parëve të tyre, që ishin njerëz të
prishur sa që harruan të përkujtojnë!"
19. Ja (All-llahu u thotë idhujtarëve), këta ju përgënjeshtruan për atë
që thoni (se ishin zota), pra ju as nuk keni mundësi të shpëtoni as t'i
ndihmoni (vetes). E cilido që bën padrejtësi prej jush, Ne i japim atij
të përjetojë një dënim të madh.
20. Ne para teje dërguam pejgamberë të tjerë, por edhe ata ishin të
dërguar që kanë ngrënë ushqim, që kanë ecur e shetitur nëpër tregje. Ne
bëmë njërin prej jush sprovë për tjetrin se a do të jeni të durueshëm.
E Zoti yt është Ai që sheh çdo gjë.
21. E ata që nuk e shpresojnë takimin Tonë, thanë: "Përse të mos na
dërgohen neve engjëj, ose përse të mos e shohim Zotin tonë?" Ata
tejçmuan lartë veten dhe u sollën me arrogancë.
22. Për kriminelët atë ditë kur i shohin engjëjt nuk ka gëzim, sepse
ata (engjëjt) u thonë: "Është e ndaluar çdo e mirë (apo Xhenneti është
haram për ju)!"
23. E Ne i kthehemi ndonjë vepre që e bënë ata dhe e bëjmë atë hi e
pluhur.
24. Atë ditë banuesit e Xhennetit do të kenë vend shumë të mirë dhe
pushimore shumë të këndshme.
25. Dhe (përkujto) ditën kur do të çahet qielli me anën e një reje e
lëshohen engjëjt në një mënyrë madhështore.
26. Atë ditë sundimi i vërtetë është i të Gjithëmëshirëshmit, e ajo
ditë për jobesimtarët do të jetë ditë e vështirë.
27. Atë ditë zullumqari do t'i kafshojë duart e veta dhe do të thotë:
"I mjeri unë, ta kisha marrë rrugën e Pejgamberit!"
28. O shkatërrimi im, ah të mos e kisha bërë filanin mik!
29. Në të vërtetë, pasi e gjeta rrugën e drejë, ai më largoi mua prej
asaj, e djalli është ai që njeriun e humb dhe e lë të vetmuar.
190
30. E i dërguari tha: "O Zot imi, vërtet, populli im e konsideroi këtë
Kur'an si (diç) të hedhur!"
31. Shi kështu, Ne secilit pejgamber ia bëmë ndonjë armik prej
jobesimtarëve, por mjfton që Zoti të jetë udhërrëfyes ndihmës yti.
32. E ata që nuk besuan thanë: "Përse të mos i ketë zbritur atij
(Muhammedit) Kur'ani përnjëherë?" Ashtu (e zbritëm pjesë-pjesë) që me
të të forcojmë zemrën tënde dhe Ne e sollëm atë ajet pas ajetit
(dalëngadalë).
33. Dhe ata nuk të sjellin ndonjë shembull ty, e që Ne të mos ta
tregojmë të vërtetën, duke të ofruar shpjegim të qartë e të plotë.
34. Ata do të tubohen, do të jenë të përmbysur me fytyrat e tyre në
Xhehennem, të tillëve u përket vendi më i keq, ndaj ata janë më të
humburit në rrugën e tyre.
35. Ne edhe Musait i patëm dhënë librin, e bashkuam me vëllain e vet,
Harunin, që ta ketë si ndihmës.
36. U thamë: "Shkoni ju të dy tek ai popull që i përgënjeshtroi
argumentet Tona!" E Ne pastaj i shkatërruam ata shumë keq.
37. Ne e përmbytëm edhe popullin e Nuhut meqë ata të dërguarit i
quajtën rrenacakë, e për njerëzit, të cilët mendojnë, le të marrin
mësim nga ata. E për mizorët Ne kemi përgaditur dënim të rëndë.
38. Edhe Adin, Themudin, banorët e Res-it dhe shumë gjenerata ndërmjet
tyre (i shkatërruam).
39. E secilit prej tyre u patëm sjellë argumente, por të gjithë i
rrënuam.
40. Ata (kurejshitët) kaluan buzë fshatit, i cili ishte gurëzuar me atë
shiun (gurëzim prej së larti) e shëmtuar, po a nuk janë ata, të cilët e
panë atë? Jo, nuk e vështruan, sepse ata ishin të tillë, të cilët nuk
shpresonin në ringjallje.
41. E kur të shohin ty, nuk të çmojnë ndryshe, por vetëm në tallje e
thonë: "A ky është ai që All-llahu e dërgoi pejgamber?"
42. "Sikur ne të mos ishim të qëndrueshëm ndaj tyre, ai gati na pat
zbrapsur prej zotave tanë!" e më vonë, kur ta shohin qartazi dënimin,
do ta kuptojnë se kush ishtë më larg nga e vërteta.
43. A e ke parë ti atë, që për zot e çmon epshin e vet, a mos do t'i
bëhesh ti atij mbrojtës?
44. A mendon ti se shumica e tyre dëgjojnë ose kuptojnë? Ata nuk
trajtohen ndryshe, por vetëm si kafshë, bile janë edhe më të humbur nga
e vërteta.
45. A nuk e sheh se si Zoti yt e zgjati (andej e këndej) hijen, e sikur
të kishte dashur do ta linte në një vend, pastaj diellin e bëmë rrëfyes
të saj.
46. Pastaj Ne atë e tërheqim pak nga pak.
47. E ai është që natën ua bëri petk, gjumin pushim e ditën e bëri për
gjallërim.
48. Edhe Ai është, që i lëshon erëra myzhde në prag të mëshirës së Tij
(shiut) dhe Ne lëshuam prej qiellit ujë të pastër.
191
49. Që me të t'i japim jetë një toke të vdekur dhe t'u japim të pijnë
atyre që i krijuam, kafshë e shumë njerëz.
50. Ne shumë herë ua përkujtuam atyre këto fakte që të mendojnë, por
shumica e njerëzve nuk deshtën tjetër pos refuzimin.
51. Sikur të kishim dashur Ne, do të dërgonim pejgamber në çdo
vendbanim.
52. Po ti mos dëgjo jobesimtarët e luftoi ata me të (me Kur'an) me një
luftë të madhe.
53. Ai la të lirë të bashkohen dy dete, ky (njëri) i pijshëm e i
shijshëm, e ky (tjetri) i njelmët e i idhët, mes tyre bëri si të jetë
ndonjë pendë, pritë që të mos përzihen.
54. Dhe Ai nga uji (fara) krijoi njeriun, dhe e bëri atë të ketë fis
dhe të ketë miqësi. Zoti yt ka mundësi të jashtëzakonshme.
55. E ata në vend të All-llahut adhurojnë atë që nuk u sjell as dobi,
as dëm atyre, po jobesimtari ndihmon atë që është kundër Zotit të vet.
56. E Ne nuk të dërguam ty për tjetër qëllim, por vetëm si përgëzues e
si qortues.
57. Thuaj: "Unë për këtë nuk kërkoj shpërblim prej jush, por vetëm kush
të dojë të marrë rrugën që e afron te Zoti i vet".
58. Ti mbështetju Atij të përjetshmit që nuk vdes kurrë, madhëroje me
lavdërimin që i takon Atij, Ai mjafton për njohje në hollësi të
mëkateve të robve të vet.
59. Ai krijoi qiejt e tokën dhe gjithçka që gjendet në mës tyre brenda
gjashtë ditësh, e pastaj mbizotëroi Arshin. Ai është Mëshiruesi. Për
këtë pyete ndonjë shumë të dijshëm.
60. E kur u është thënë atyre: Bëni sexhde ndaj të Madhërishmit, ata
thanë: "E kush është Rrahmani - Mëshiruesi? A t'i bëjmë sexhde pse ti
na urdhëron?" E kjo shtoi edhe më tepër largimin e tyre (nga feja).
61. I madhërishëm është Ai që krijoi yje në qiell dhe vendosi në të
dritë (diell) e hënë që ndriçon.
62. Ai është që bëri natë e ditën zëvendsuese të njëra-tjetrës dhe për
atë që dëshiron të mendojë apo të falënderojë, argument.
63. E robërit e Zotit janë ata që ecin nëpër tokë të qetë, e kur atyre
me fjalë u drejtohen injorantët, ata thonë: "Paqë!"
64. Dhe që për hir të Zotit të tyre natën e kalojnë duke i bërë sexhde
dhe duke qëndruar në këmbë (falen).
65. Edhe ata që thonë: "Zoti ynë, largoje prej nesh vuajtjen e
Xhehennemit, e s'ka dyshim se vuajtja në të është gjëja më e rëndë".
66. Ai, vërtet është vendqëndrim dhe vendbanim i keq.
67. Edhe ata që kur shpenzojnë nuk e teprojnë e as nuk janë
dorështrënguar, por mbajnë mesataren e janë të matur.
68. Edhe ata që pos All-llahut, nuk lusin zot tjetër dhe nuk mbysin
njeriun që ka ndaluar All-llahu, por vetëm kur e meriton në bazë të
drejtësisë, dhe që nuk bëjnë kurvëri, ndërsa kush i punon këto, ai gjen
ndëshkimin.
192
69. Atij i dyfishohet dënimi ditën e kijametit dhe aty mbetet i
përbuzur përgjithmonë.
70. Përveç atij që është penduar dhe ka bërë vepër të mirë, të tillëve
All-llahu të këqiat ua shëndrron në të mira. All-llahu është mëshirues,
ndaj Ai falë shumë.
71. Ai që është penduar dhe ka bërë mirë, në të vërtetë, ai është
kthyer te All-llahu dhe është i pranishëm.
72. (Robërit e Zotit janë) Edhe ata që nuk dëshmojnë rrejshëm dhe kur
(rastësisht) kalojnë pranë së keqes, kalojnë duke e ruajtur karakterin
e vet.
73. Edhe ata që kur këshillohen me ajetet e Kur'anit të Zotit të tyre,
nuk u kthejnë shpinën si të shurdhët e të verbër.
74. Edhe ata që thonë: "Zoti ynë, na bën që të jemi të gëzuar me
(punën) e grave tona dhe pasardhësve tanë, e neve na bën shembull për
të devotshmit".
75. Për shkak se duruan, të tillët shpërblehen me një shkallë të lartë
(Xhennet) dhe aty priten me përshëndetje të selamit.
76. Aty janë përgjithmonë, e sa vendqëndrim dhe vendbanim i mirë është
ai.
77. Thuaj: "Zoti im as nuk do të kujdesej për ju, sikur të mos ishte
lutja juaj (kur gjendeni në vështirësi, ose sikur të mos ishit të
thirur të besoni), e ju përgënjeshtruat, andaj dënimi do t'ju jetë i
pandërprerë".

No comments:

Post a Comment