SURA 21. ENBIJA
Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit
1. Njerëzve u është afruar koha e llogarisë së tyre, e ata të hutuar në
pakujdesi nuk përgatiten fare për të.
2. Atyre nuk u vjen asnjë këshillë e re (në Kur'an) nga Zoti i tyre, e
që ata të mos tallen me të duke e dëgjuar.
3. Të shmangura nga e vërteta janë zemrat e tyre. Ata që janë
zullumqarë dhe duke biseduar fshehtas (thonë): "A mos është ky
(Muhammedi) diç tjetër pos njeri, sikurse edhe ju, pra a do t'ia
pranoni magjinë e tij kur ju po e dini?"
4. Ai (Muhammedi) tha: "Zoti im di për thënien që thuhet në qiell e në
tokë (pra di edhe për bisedën tuaj), Ai është më dëgjuesi, më i
dijshmi!"
5. Ata madje thanë: "(për Kur'anin) Ëndërra të përziera, madje thanë se
ai (Muhammedi) vet e trilloi, ai është poet! Le të na e sjellë një
mrekulli ashtu si u dërguan të mëparëshmit (me mrekulli)!"
6. Banorët e qyteteve para tyre nuk i besuan (mrekullitë), prandaj Ne i
shkatërruam, a mos do të besojnë këta?
7. Ne edhe para teje nuk dërguam tjetër pos burra, të cilëve u dhamë
shpallje, e nëse nuk dini këtë, atëherë pyetni njerëzit e dijshëm.
8. Ne nuk i bëmë ata (pejgamberët) trupa që nuk hanë ushqim e as nuk
ishin të përjetshëm (të pavdekshëm).
9. Ne u plotësuam pastaj premtimin, i shpëtuam ata dhe kë dëshiruam Ne,
ndërsa ata që kaluan çdo kufi, i zhdukëm.
10. A nuk e kuptoni se Ne ua shpallëm librin në të cilin gjendet
krenaria e juaj?
168
11. Ne shpartalluam sa vendbanime që ishin mizore, e ne vend të tyre
sollëm popull tjetër.
12. E ata kur e hetonin forcën e dënimit tonë, iknin me shpejtësi.
13. (atëherë atyre u thuhej) Mos ikni, po kthehuni në begatitë dhe në
vendbanimet tuaja se ndoshta do të mund të merreni vesh (e gjithë kjo
ishte një ironi kundër tyre).
14. Ata thonin: "O shkatërrimi ynë, vërtet ne ishim zullumqarë!"
15. Mjerimi i tyre vazhdoi ashtu derisa i bëmë të korrur e të ftohur
(të vdekur).
16. Ne nuk e krijuam qiellin, tokën e çdo gjë çka mes tyre shkel e shko
(pa qëllim të caktuar).
17. Sikur të kishim dashur të zbavitemi dhe sikur të donim ta bënim
atë, Ne do të zbaviteshim në kompetencën Tonë, por Ne nuk bëmë atë.
18. Përkundrazi, Ne të pavërtetën e godasim me të vërtetën dhe ajo (e
vërteta) triumfon mbi të ndërsa ajo (gënjeshtra) zhduket. E juve
(jobesimtarëve) u takon shkatërrimi, për atë që i përshkruani (Zotit,
si fëmijë etj.).
19. Vetëm e Tij është çdo gjë që është në qiej e tokë! E ata që janë
pranë Tij (melaiket), nuk shprehin mendjemadhësi në adhurim ndaj Tij, e
as nuk u bëhet (ibadeti) monoton.
20. Ata lartësojnë (All-llahun) natë e ditë dhe nuk mërziten.
21. A mos morën ata zota prej toke që mund të ringjallin (të vdekurit)?
22. Sikur të kishte në to (në qiej e në tokë) zota pos All-llahut, ato
të dyja do të shkatërroheshin. Larg asaj që i përshkruajnë është Allllahu,
Zot i Arshit.
23. Ai nuk pyetet se çka punon, po ata, (njerëzit), pyeten.
24. A përvetësuan ata zota tjerë pos Tij? Thuaj: "Sillne argumentin
tuaj? Ky (Kur'ani) është argument për këta që tani janë me mua dhe për
ata që ishin para meje, por shumica e tyre nuk e dinë të vërtetën,
andaj edhe nuk vështrojnë.
25. Ne nuk dërguam asnjë të dërguar para teje e të mos i kemi shpallur
atij se: nuk ka zot tjetër përveç Meje, pra më adhuroni!"
26. E ata thanë: "I Gjithmëshirshmi ka fëmijë!" Larg saj qoftë madhëria
e Tij! Ja ata janë rob të ndershëm!
27. Që nuk flasin para Tij, ata veprojnë me urdhërin e Tij.
28. Ai (All-llahu) e di çka vepruan më parë dhe çka do të veprojnë, dhe
ata nuk përpiqen të ndihmojnë pos për atë me të cilin është i kënaqur
Ai, e ata nga frika prej tij janë të pakujdesshëm.
29. Ndërsa, kush thotë prej tyre se unë jam zot pos Tij, ndëshkimi për
të është Xhehennemi. Kështu i ndëshkojmë Ne zullumqarët.
30. A nuk e dinë ata, të cilët nuk besuan se qiejt e toka ishin të
ngjitura, e Ne i ndamë ato të dyja dhe ujin e bëmë bazë të jetës së çdo
sendi; a nuk besojnë?
31. Dhe në të (tokë) Ne kemi krijuar bjeshkë të paluhatshme që të mos i
lëkundë ata, dhe nëpër to kemi bërë lugina e rrugë në mënyrë që ata të
dinë të orientohen.
169
32. Qiellin ua kemi bërë kulm të sigurt, por ata zbrapsen prej atyre
argumenteve.
33. Ai është që krijoi natën e ditën, diellin e hënën dhe secili prej
tyre noton në orbitë.
34. Ne, asnjë njeri para teje (Muhammed) nuk i dhamë jetë të
përhershme, e nëse ti vdes, a mos do të mbesin ata përgjithmonë?
35. Çdo krijesë do ta shijojë vdekjen, e Ne, në shenjë sprove ju
sprovojmë me vështirësi e kënaqësi, dhe ju ktheheni te Ne.
36. E kur të shohin ty ata që nuk besuan, nuk të marrin ndryshe vetëm
se në tallje (duke thënë): "A ky është ai që përgojon zotët tuaj!" E
ata përmendjen e Mëshiruesit (Rrahman) e mohojnë.
37. Njeriu nga vet natyra e tij është i ngutshëm, e Unë do t'ua tregoj
juve masën Time ndëshkuese, pra mos kërkoni t'u vie më shpejtë.
38. Ata thanë: "Kur do të jetë ai premtim (me dënim) nëse e thoni të
vërtetën?"
39. Sikur ta dinin ata që nuk besuan se atëherë nuk do të mund ta
largojnë zjarrin as nga fytyrat e tyre e as nga shpinat, e as që do të
ndihmohen (nuk do të ishin jobesimtarë).
40. Por atyre do t'u vijë befas, do t'i tronditë ata, e atëherë as nuk
mund ta largojnë dhe as nuk jepet afat.
41. Në të vërtetë, janë bërë përqeshje edhe me të dërguarit tjerë para
teje, ata që u tallën me ta, i përfshiu ajo me çka talleshin.
42. Thuaj: "Kush u mbron juve prej (dënimit të) të Madhëruarit natën e
ditën?" Por jo, ata i kthejnë shpinën këshillave të Zotit të tyre.
43. A mos kanë ata pos Nesh zota të tjerë që i mbrojnë? Po ata nuk mund
t'i ndihmojnë vetvetes (e lërë më adhuruesve), Ata (mosbesimtarët) as
nuk do të pranohen prej Nesh në fqinjësi.
44. Por Ne u dhamë atyre dhe prindërve të tyre jetë të gjatë me
kënaqësi (e ata u mashtruan). A nuk e vërejnë ata se Ne u pakësojmë
tokën nga anët e saj, atëherë a mos ata do të jenë fitues (o të
humbur)?
45. Thuaj: "Unë ua tërheq vërejtjen vetëm me anën e kësaj shpalljeje,
po i shurdhëti nuk dëgjon thirrjen edhe kur i tërhiqet vërejtja".
46. E sikur t'i godasë pak ndonjë e keqe nga dënimi i Zotit tënd, ata
do të thonë: "Të mjerët ne, i bëmë vetes padrejtësi"!
47. Në ditën e gjykimit Ne do të vëmë peshoja të drejta, e askujt nuk i
bëhet e padrejtë asgjë, edhe nëse është (vepra) sa peshoja e një kokrre
të melit Ne do ta sjellim atë. E mjafton që Ne jemi llogaritës.
48. Ne i patëm dhënë Musait e Harunit Furkanin (dalluesin mes të
vërtetës e të kotës - Tevratin), që ishte dritë e këshillë për të
devotshmit.
49. Të cilët ia kanë frikën Zotit të tyre edhe pse nuk e shohin dhe ata
të cilët ia kanë dronë kijametit.
50. Edhe ky (Kur'ani) është këshillë, është i bekuar që Ne e shpallëm.
A, ju po e refuzoni.
51. Ne i dhamë Ibrahimit herët të mbarën, sepse Ne kemi njohur mirë atë
(ia dhamë të mbarën se e meritoi).
170
52. Kur ai babait dhe popullit të vet u tha: "Ç'janë këto statuja që i
adhuroni?"
53. Ata thanë: "I gjetëm të parët tanë, që po i adhuronin".
54. Ai u tha: "Edhe të parët tuaj e edhe ju qartë ishit të humbur!"
55. Ata thanë: "Me gjithë mend e ke apo mos po tallesh!"
56. Atëherë ai tha: "Jo, por Zoti juaj është Zoti i qiejve e i tokës,
është Ai që i krijoi ato, ndërsa unë jam dëshmues për këtë!"
57. Pasha All-llahun, posa të largoheni ju, unë kam për t'ia bërë atë
që duhet statujave tuaja!
58. Dhe i bëri ato copë-copë, përveç një më të madhes që e kishin ata e
me shpresë se atij do t'i drejtohen (për ta kuptuar se kush i theu).
59. (Kur u kthyen i panë) Ata thanë: "Kush e bëri këtë me zotat tanë?
Ai na qenka kriminel!"
60. (pastaj) thanë: "Kemi dëgjuar për një djalosh që i përqeshte ato,
të cilit i thonin Ibrahim".
61. Ata thanë: "Silleni atë këtu në sy të njerëzve që ta shohin (e ta
dënojmë)".
62. I thanë: "A e bëre ti këtë me zotat tanë, o Ibrahim?"
63. Ai tha: "Jo, por atë, e bëri i madhi i tyre, ju pyetni ata nëse
janë që flasin?"
64. Ata u ndalën e u menduan me veten, e dikush tha: "Vërtet, ju jeni
mu ata të gabuarit (pse adhuronit gjëra të kota)".
65. Mirëpo, pastaj e shoshitën këtë gjë në kokat e tyre (u kthyen nga
bindja në kokëfortësi) dhe thanë: "Po ti e ke ditur se këta nuk
flasin!"
66. Ai tha: "A po adhuroni pra në vend të All-llahut asish që nuk u
sjellin kurrfarë dobie as dëmi?"
67. Medet për ju dhe për ata që i adhuroni, pos All-llahut, po a nuk po
kuptoni?"
68. Atëherë ata thanë: "Digjeni atë (Ibrahimin) dhe ndihmoni zotat
tuaj, nëse doni t'u ndihmoni!"
69. Po Ne i thamë: "O zjarr, bëhu i ftohtë dhe shpëtim për Ibrahimin!"
70. Ata deshën t'i bëjnë atij (Ibrahimit) kurth, po Ne ata i bëmë më të
dështuarit.
71. E Ne shpëtuam atë e edhe Lutin në atë tokën që e kemi bekuar për
njerëz.
72. Dhe ia falën atij Is-hakun, e si dhuratë edhe Jakubin. Dhe që të
gjithë i bëmë të mirë (pejgamberë).
73. Dhe ata i bëmë shembëlltyrë që udhëzonin sipas urdhërit Tonë, i
orientuam në punë të mira, në falljen e namazit, në dhënien e zeqatit,
dhe ata ishin adhurues Tanë të sinqertë.
74. Dhe Ne Lutit i dham të jetë pejgamber dhe i dijshëm, andaj edhe e
shpëtuam prej atij fshatit (vendbanimi) që bënte punë të ndyra, ata
ishin popull i dëmshëm e i prishur.
171
75. Atë (Lutin) e shpëtuam dhe e vëmë nën mëshirën Tonë, vërtet ai
ishte prej më të mirëve.
76. (Përkujto) Edhe Nuhun kur më parë - pat thirrur (Zotin) e Ne ia
pranuam atij (edhe lutjen) e ate dhe familjen e tij e shpëtuam nga ai
tmerri i madh.
77. Ne e mbrojtëm atë prej atij populli që përgënjeshtronte argumentet
Tona, vërtet ai ishte popull i keq, prandaj i përmbytëm të gjithë.
78. (Përkjto) Davudin e Sulejmanin kur pleqëronin për çëshjen e bimës
(mbjelljes) të cilën delet e ati populli e kishin kullotur natën, e Ne
ishim përcjellës të gjykimit të tyre.
79. E Sulejmanit Ne ia mësuam atë (përgjegjen e saktë), po secilit
(prej tyre) u patëm dhënë urtësi e dije. Ne e bëmë që kodrat dhe
shpezët të madhërojnë (bëjnë tesbih) së bashku me Davudin. Ne kemi
mundësi (ta bëjmë këtë) edhe e bëmë.
80. Ne e mësuam atij (Davudit) mbarimin e petkave (të hekurta) për ju,
që të ju mbrojnë në raste lufte. A jeni pra mirënjohës ju për këtë?
81. Ndërsa Sulejmanit (ia nënshtruam) erën e fortë që sipas dëshirës se
tij ecte me të deri te toka të cilën e kemi bekuar Ne. Ne jemi të
gjithdijshëm për çdo gjë.
82. Edhe disa nga djajtë (ia nënshtruam) që zhyteshin (në thellësi të
ujit) dhe bënin edhe punë tjera për të (për Sulejmanin), por Ne i
ruanim ata (të mos shmangeshin).
83. (Përkujto) Edhe Ejubin kur iu drejtua Zotit të vet me lutje: "Më
gjeti belaja, e Ti je më Mëshiruesi ndër Mëshiruesit!"
84. Ne iu përgjegjëm atij nga mëshira e Jonë, ia hoqëm ato vështirësi
që i kishte, i dhamë familjen e tij dhe aq sa ishin ata, dhe e bëmë
përkujtim për të devotshmit.
85. (Përkujto) Edhe Ismailin, Idrisin dhe Dhulkiflin, që të gjithë
ishin të durueshëm.
86. Ata i përfshimë në mëshirën Tonë, se ishin vërtet prej të mirëve.
87. (Përkujto) Edhe atë të peshkut (Junusin) kur doli i hidhëruar (prej
popullit) dhe mendoi se nuk do t'i vijë më puna ngushtë, po në errësira
ai tha se: "Nuk ka Zot pos Teje. Ti je i pastër, nuk ke të meta. Unë i
bëra padrejt vetes!"
88. Ne iu përgjigjëm atij, e shpëtuam nga tmerri. Kështu i shpëtojmë Ne
besimtarët.
89. (Përkujto) Edhe Zekiriain kur e luti Zotin e vet: "Zoti im, mos më
le të vetmuar se Ti je më i miri trashëgues (pas çdokujt)".
90. Ne ia pranuam lutjen e tij, ia dhuruam atij Jahjain dhe ia
përmirësuam bashkëshorten atij. Ata përpiqeshin për punë të mira, na u
luteshin duke shpresuar dhe duke u frikësuar, ishin respektues ndaj
nesh.
91. (Përkujto) Edhe atë që e ruajti nderin e saj, e Ne e frymëzuam atë
me shpirt (barrë) nga ana Jonë dhe atë dhe të birin e saj; bëmë
mrekulli për njerëzit.
92. Kjo fé është e juaja dhe është e vetmja fé (e shpallur), kurse Unë
jam Zoti juaj, pra më adhuroni vetëm Mua.
172
93. Po ata e ndanë çështjen e fesë dhe u përçanë mes vete (u ndanë në
grupe: monoteistë, politeistë, jehudi, të krishterë, zjarrëputist
etj.), mirëpo, që të gjithë do të vijnë te Ne.
94. E kush bën ndonjë vepër të mirë dhe është besimtar, mundi i tij nuk
i mohohet, pse Ne i shënojmë ato.
95. Ndërsa është e pamundur për (banorët e) një fshat të cilin e kemi
shkatërruar Ne, të kthehen (në këtë jetë).
96. Derisa të hapet (penda) e Jexhuxh Mexhuxhëve dhe ata do të zbresin
nga çdo bregore me shpejtësi.
97. Dhe derisa të jetë afruar premtimi i saktë (dita e kijametit) e ai
është momenti kur mbeten të shtangët sytë e atyre që nuk besuan (në ato
çaste thonë): "Të mjerët ne, vërtet ishim krejt të pavetëdijshëm për
këtë (moment); por jo, është e vërtetë se ishim zullumqarë të mëdhenj.
98. Ju, dhe ajo që adhuruat ju pos All-llahut, do të jeni lëndë e
Xhehennemit, dhe keni për të hyrë në të.
99. Sikur të kishin qenë ata zota, ata nuk do të hynin në të, po që të
gjithë do të jenë aty përgjithmonë.
100. Aty ata do të kenë rrënkim dhe aty ata nuk dëgjojnë.
101. E atyre të cilëve u priu e mbara nga ana jonë, do të jenë larg tij
(Xhehennemit).
102. Ata nuk nuk do të dëgjojnë as zhurmën e tij, dhe ata do të jenë
përgjithmonë të kënaqur me atë që e dëshirojnë vetë.
103. Ata nuk do t'i shqetësojë ajo frika e madhe (e fyerjes së gurit),
dhe do t'i presin engjëjt (duke u uruar): "Kjo është dita e juaj që u
premtohej".
104. (Përkujto) Atë ditë kur Ne e palojmë qiellin sikurse palimi i
fletëve në libër. Ashtu sikundër e kemi filluar krijimin (tuaj), e
rikthejmë. Ky është obligim Yni, e Ne e bëjmë këtë.
105. Ne e kemi shënuar në Zebur (në librat e shenjtë) pas shënimit (në
Lehvi Mahfudh), se me të vërtetë tokën do ta trashëgojnë robtë e Mij të
mirë.
106. Ne këtë (që u përmend) ka mjaft për një popull të dëgjueshëm.
107. E Ne të dërguam ty (Muhammed) vetëm si mëshirë për të gjitha
krijesat.
108. Thuaj: "Mua më shpallet se Zoti i juaj është vetëm një Zot, e ju a
po dorëzoheni?"
109. E nëse ata refuzojnë, ti thuaju: "Unë u njoftova ju në mënyrë të
barabartë, dhe se unë nuk e di se është afër ose larg ajo që po
premtoheni?"
110. Ai e di thënien e haptë, e di edhe atë që mbani fshehtë.
111. E nuk e di, mos është kjo sprovë për ju (vonesa e dënimit), apo të
kënaqeni deri në një kohë.
112. Ai (Muhammedi) tha: "Zoti im, gjyko (mes meje dhe atyre
gënjeshtarëve) me të vërtetën! E Zoti ynë, Mëshirues është ai prej të
cilit kërkohet ndihmë kundër asaj që ju përshkruani!"
No comments:
Post a Comment