Saturday, 28 May 2011

SURA 22. HAXHXH

SURA 22. HAXHXH
Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit
1. O ju njerëz, ruanu dënimit nga Zoti juaj, sepse dridhja pranë
katastrofës së kijametit është një llahtari e madhe.
2. Atë ditë, kur ta përjetoni atë, secila gjidhënëse braktis atë që ka
për gjini dhe secila shtatëzënë e hedh para kohe barrën e vet, ndërsa
njerëzit duken të dehur, po ata nuk janë të dehur, por dënimi i Allllahut
është i ashpër.
3. Ka ndonjë nga njerëzit që kundërshton në çështje rreth All-llahut,
pa kurrfarë dije dhe ndjek çdo djall të mbrapshtë.
4. Ai (djalli) është gjykuar ta humbë dhe ta orientojë në vuajtje të
zjarrit të madh, atë që i miqësohet atij.
5. O ju njerëz, nëse dyshoni për ringjalljen, atëherë (mendoni krijimin
tuaj që) Ne u krijuam ju prej dheu, pastaj prej uji, pastaj prej një
gjaku të ngjizur, pastaj prej një sa kafshatë mishi, që është krijesë e
formuluar ose e paformuluar, në mënyrë që t'ju sqarojmë. Ndërsa atë që
e dëshirojmë Ne e përqëndrojmë në mitër deri në një afat të caktuar, e
mandej u nxjerrim foshnje dhe ashtu të arrini pjekurinë tuaj. Ka që
dikush prej jush vdes herët, e dikush të jetojë deri në pleqëri të
thellë, në mënyrë që të mos dijë asgjë nga dija që ka pasur. E ti e
sheh tokën e thatë-të vdekur, e kur Ne ia lëshojmë asaj ujin ajo
gjallërohet, shtohet dhe nga të gjitha llojet rritë bimë të këndshme.
6. Këtë (e themi për ta ditur) se All-llahu është Ai i vërteti dhe se
Ai ringjallë të vdekurit dhe Ai ka fuqi për çdo send.
7. Dhe nuk ka dyshim se kijameti do të vijë patjetër dhe se All-llahu
me siguri do t'i ngjallë ata të varrezave (të vdekurit).
8. E ka ndonjë prej njerëzve që bën polemikë rreth çështjes së Allllahut,
duke mos pasur kurrfarë dije, kurrfarë udhëzimi dhe kurrfarë
libri të besueshëm.
9. Ai që shtrëmbron qafën (në shenjë mendjemadhësie), e përpiqet t'i
humbë njerëzit nga rruga e All-llahut. Atij do t'i takojë poshtrimi në
këtë jetë, ndërsa në ditën e kijametit atij do t'ia veshim dënimin e
djegies (të zjarrit).
10. Këtë për shkak të asaj që bënë duart tua, ndërsa All-llahu nuk
është zullumqar ndaj robërve.
11. Ka nga njerëzit që adhuron All-llahun me mëdyshje (luhatshëm) nëse
e godet ndonjë e mirë ai qetësohet më të, po nëse e godet ndonjë e
pakëndshme, ai kthehet në fytyrën e vet të vërtetë (të mëparshme), ai i
ka humbur këtë dhe jetën tjetër e ky është ai dështimi i qartë.
12. Ai në vend të All-llahut lut atë që nuk mund t'i bëjë as dëm as
dobi. Edhe kjo është ajo humbja pa mbarim.
13. Lut atë që dëmin e tij e ka më afër se dobinë e tij. Sa ndihmëtar e
shok i keq qenke (do t'i thotë atij adhuruesi në ditën e kijametit).
14. Ata të cilët besuan dhe bënë vepra të mira, All-llahu do t'i vejë
në Xhennete, nën të cilët rrjedhin lumenj. S'ka dyshim, All-llahu punon
atë që dëshiron.
15. Kush mendon se All-llahu nuk do ta ndihmojë atë (Muhammedin) në
këtë dhe në tjerën jetë, ai le të ngritet me ndonjë mjet deri në qiell
174
e le ta këputë (ndihmën), e le të shikojë se a po ia largon mjeshtëria
e tij atë që po e mllefos.
16. Dhe kështu Ne e zbritëm këtë (Kur'anin) plot argumente të qarta,
dhe se All-llahu vë në rrugë të drejtë atë që do.
17. Është e sigurt se All-llahu do të bëjë dallimin (do të gjykojë) në
ditën e kiametit në mes atyre që ishin besimtarë (myslimanë) dhe të
atyre që ishin jehudi, sabejë, të krishterë, zjarrputistë, idhujtarë.
All-llahu di dhe vështron çdo gjë.
18. A nuk e di për All-llahun se Atij i nënshtrohet (i bën sexhde) kush
është në qiej dhe kush është në tokë, edhe dielli, edhe kodrat, edhe
bimët edhe shtazët, e edhe shumë njerëz, po shumë janë që dënimi është
meritë e tyre. Atë që e poshtëron All-llahu nuk ka kush që mund ta bëjë
të ndershëm. All-llahu punon atë që dëshiron.
19. Këta janë dy kundërshtarë (grupe kundërshtarësh: besimtarë dhe
jobesimtarë) që janë zënë rreth Zotit të tyre; e atyre që nuk besuan, u
qepën rroba prej zjarri e u hudhet uji i valë mbi kokat e tyre.
20. Që me atë u shkrihet krejt çka në barqet e tyre e edhe lëkurat.
21. Për ata janë edhe kamgjikët e hekurtë.
22. Sa herë që përpiqen të dalin prej tij nga vuajtjet e padurueshme,
kthehen me dhunë në të përsëri (u thuhet): "Vuane dënimin me djegie!"
23. E ata që besuan dhe bënë vepra të mira, All-llahu i vendosë në
Xhennete, nëpër të cilin rrjedhin lumenj, aty stolisen ata me rrath të
artë e me xhevahirë, e petkat e tyre janë të mëndafshta.
24. Dhe ata janë që u udhëzuan me fjalët më të mira dhe u udhëzuan në
rrugën e lavdishme.
25. S'ka dyshim se ata të cilët nuk besuan dhe pengojnë prej rrugës së
All-llahut dhe prej xhamisë së shenjtë (Qabes), të cilën Ne e bëmë të
barabartë për njerëz, qofshin vendas ose të ardhur, dhe, kushdo që të
përpiqet të bëjë ndonjë të keqe a ndonjë mëkat, Ne kemi për t'ua
shijuar një dënim të idhët.
26. Përkujtoje kur Ne e udhëzuam Ibrahimin për në vendin e shtëpisë
(Qabës): të mos më përshkruaj Mua shok, pastroje shtëpinë Time për ata
që e vizitojnë (bëjnë tavaf) që qëndrojnë në këmbë duke u falur,
përkulur dhe që bëjnë sexhde.
27. Dhe thirr ndër njerëz për haxhin, se të vijnë ty këmbësorë e edhe
kalorës me deve të rraskapitura që vijnë prej rrugëve të largëta.
28. (vijnë) Për të qenë të pranishëm në dobitë e tyre dhe që ta
përmendin All-llahun në ato ditë të caktuara (në shenjë falënderimi)
dhe për që i ka furnizuar me kafshë. Hani pra, prej tyre (kurbanave)
dhe ushqeni të ngushtuarin e të varfërin.
29. Pastaj le të heqin papastërtinë e tyre, le t'i zbatojnë premtimet e
veta dhe le të sillën (bëjnë tavaf) rreth shtëpisë së lashtë.
30. Pra, kështu: Kush madhëron atë që All-llahu e bëri të shenjtë, ajo
është më e dobishme për te Zoti i vet. Juve u janë lejuar kafshët, pos
atyre që u lexohen (në Kur'an) pra largohuni nga ndytesitë e idhujve
dhe largohuni fjalës shpifëse.
31. Duke qenë të sinqertë në besim ndaj All-llahut, dhe duke mos i
përshkruar Atij shok, e kush i përshkruan shok All-llahut, ai është
175
sikur të bjerë nga qielli e ta rrëmbejë shpendi, ose si ai të cilin e
gjuan era e stuhishme në ndonjë vend të humbur.
32. Kjo ëhtë kështu! E kush madhëron dispozitat e All-llahut, ajo është
shenjë e devotshmërisë së zemrave.
33. Ju keni dobi nga ato (shenja - kurbanë) për një kohë të caktuar, e
pataj vendi i tyre është te shtëpia e lashtë.
34. Ne i kemi caktuar çdo populli vendtherrjen (e kurbanit), që ta
përmendin emrin e All-llahut për arsye se i furnizoi ata me kafshët.
Zoti juaj është një Zot, andaj vetëm Atij dorëzohuni, e përgëzo të
dëgjueshmit.
35. Të cilët, kur përmendet All-llahu, u dridhen zemrat e tyre, të
cilët janë të durueshëm ndaj asaj që i godet, të cilët rregullisht e
falin namazin dhe të cilët japin për qëllime të dobishme nga ajo me çka
i furnizuam Ne.
36. E devet (therrjen e tyre për kurban) ua kemi bërë prej dispozitave
të All-llahut, e ju prej tyre keni dobi, andaj përmendnie emrin e Allllahut
duke qenë ato (të përgatitura për therrje) në këmbë, e kur të
shtrihen ato në tokë (dhe t'u dalë shpirti), hani prej tyre dhe ushqeni
nevojtarin dhe atë që lyp. Ashtu, ato ua vëmë në shërbimin tuaj që ju
të jeni mirënjohës.
37. Tek All-llahu nuk arrin as mishi e as gjaku i tyre, por te Ai arrin
bindja e juaj. Ai ashtu ua nënshtroi ato juve që ta madhëroni All-llahu
për udhëzimet që ua bëri. Bamirësve merru myzhde.
38. All-llahu largon dëmet e idhujtarëve ndaj atyre që besuan, se Allllahu
nuk e do asnjë tradhtarë e bukëpërmbystë.
39. Atyre që po sulmohen me luftë, u është dhënë leje të luftojnë, për
shkak se u është bërë padrejtë, e All-llahu ka fuqi për t'u ndihmuar
atyre (muslimanëve).
40. (U lejuan të luftojnë) Ata, të cilët vetëm pse thanë: "All-llahu
është Zoti ynë!" u dëbuan prej shtëpive të tyre pa kurrfarë të drejte.
E sikur All-llahu të mos i zbrapste disa me disa të tjerë, do të
rrënoheshin manastirët, kisha, havrat e edhe xhamitë që në to përmendet
shumë emri i All-llahut. E All-llahu patjetër do ta ndihmojë atë që
ndihmon rrugën e Tij, se All-llahu është shumë i fuqishëm dhe gjithnjë
triumfues.
41. (Ai ndihmon) Ata të cilët kur Ne u mundësojmë vendosjen në tokë, e
falin namazin, japin zeqatin, urdhërojnë për të mirë dhe largojnë prej
të keqes. All-llahut i takon përfundimi i çështjeve.
42. Po edhe nëse të përgënjeshtrojnë ty, para tyre patën
përgënjeshtruar edhe populli i Nuhut, Adi dhe Themudi.
43. Edhe populli i Ibrahimit dhe populli i Lutit.
44. Po edhe banorët e Medjenit. Qe përgënjeshtruar edhe Musai; e Unë
jobesimtarëve u pata dhënë afat, më pastaj u dhashë dënim, e çfarë
ishte ai dënim Imi? (Ua ndryshova gjendjen në të keq).
45. E sa fshatra që ishin zullumqarë i shkatërruam Ne, e ato janë të
rrënuara mbi kulmet e tyre dhe sa bunarë kanë mbetur shkretë e sa
pallate të larta!
176
46. A nuk udhëtuan ata nëpër tokë e të kenë zemra me të cilat do të
kuptojnë, dhe veshë me të cilat do të dëgjojnë? Pse në të vërtet sytë
nuk verbërohen, por verbërohen zemrat në kraharorë.
47. Ata kërkojnë prej teje t'ua ngutësh dënimin, po All-llahu nuk e
thyen premtimin e Vet, pse një ditë te Zoti yt, është sa njëmijë vjet,
si llogaritni ju.
48. Shumë fshatra që ishin në rrugë të gabuar, Unë ua pata shtyrë
dënimin për një kohë, e pastaj i zura me dënim dhe fundi i tyre është
tek Unë.
49. Thuaj: "O ju njerëz, unë jam për t'ua tërhequr haptazi vërejtjen.
50. E ata që besuan dhe që bënë vepra të mira, do të kenë falje (të
mëkateve), furnizim të begatshëm (në Xhennet).
51. Ndërsa, ata që u përpoqën t'i mposhtin argumentet Tona, të tillët
janë banues të Xhehennemit.
52. Ne nuk dërguam para teje asnjë të dërguar (me shpallje) dhe asnjë
pejgamber (të dërguar si vazhdues i shpalljes së mëparshme), e që, kur
ai (i dërguari) dëshiroi diç, të mos iu pat hedhur në atë dëshirën e
tij djalli, e All-llahu asgjëson atë që hedh djalli, dhe All-llahu
fuqizon argumentet e Veta. All-llahu është shumë i dijshëm dhe me
urtësi të madhe rregullon çështjet.
53. E për a bërë atë (dyshim) që djalli e hedh si sprovë për ata që në
zemrat e tyre kanë dyshim (munafikët) dhe për ata, që i kanë të zemrat
e shtangëta. S'ka dyshim se jobesimtarët janë në një armiqësi të
pambarim.
54. E, edhe për ta vërtetuar të dijshmit se me të vërtetë ai (Kur'anin)
është vërtetë prej zotit tënd dhe kështu t'i besojnë atij (Kur'anit)
dhe (zemrat e tyre) të bindën ndaj tij. E All-llahu patjetër do t'i
udhëzojë ata që besuan (përqafuan) në rrugën e drejtë.
55. Ata që nuk besuan janë vazhdimisht në dyshim për të (për Kur'anin),
derisa t'u vijë kijameti befas ose t'u vijë dënimi i ditës së
pafrytshme.
56. Atë ditë i tërë sundimi i takon vetëm All-llahut, Ai gjykon mes
tyre, E sa u përket atyre që besuan dhe bënë vepra të mira, ata kanë
kënaqësitë e tyre në Xhennete.
57. Ndërsa, ata që nuk besuan dhe përgënjeshtruan argumentet tona, të
tillët kanë dënim me nënçmim.
58. E ata që për hir të All-llahut braktisën atdheun e tyre, (e duke
luftuar) u vranë ose vdiqën, All-llahu do t'i shpërblejë me shpërblimin
më të mirë, e s'ka dyshim All-llahu është më i miri shpërblyes.
59. Ata do t'i vë në një vend ku do të jenë të kënaqur. All-llahu di më
së miri (kush çka meriton) dhe është shumë i butë.
60. Kjo është kështu! E kush ndëshkon tjetrin me të njejtën masë me të
cilën ka qenë i ndëshkuar vetë, e pastaj atij përsëri i bëhet padrejtë,
All-llahu do ta ndihmojë atë patjetër. All-llahu shlyen shumë të
këqijat dhe falë mëkatet.
61. Këtë (ndihmë) e bën ngase All-llahu (fuqiplotë) është Ai që fut
natën në ditë e ditën në natë (duke shkurtuar njërën e zgjatur
tjetrën). All-llahu me të vërtetë dëgjon (thëniet) e sheh (punët).
177
62. Kjo ngase All-llahu është Ai i vërteti, dhe atë që lusin ata pos
Tij është e kotë. All-llahu është vërtetë Ai i larti, i madhi.
63. A nuk e di se All-llahu e lëshoi shiun prej qiellit, e toka agon e
gjelbëruar, vërtet, All-llahu është i kujdesshëm, mirënjohës.
64. Vetëm e Tij është çka ka në qiej dhe çka ka në tokë, All-llahu
është Ai që s'ka nevojë për asgjë, është i plotfuqishmi i falënderuari.
65. A nuk sheh se All-llahu nënshtroi çdo gjë që gjendet në tokë, për
të mirën tuaj, Ai nënshtroi anijet që sipas dëshirës së Tij të
lundrojnë në det. Ai mban qiellin të mos bjerë në tokë pos nëse
dëshiron Ai. S'ka dyshim se All-llahu është mirëbërës, mëshirues ndaj
njerëzve.
66. Ai u dha jetën, u bën të vdisni, e pastaj ju ringjall. Vërtet,
njeriu është përbuzës.
67. Secilit popull ne i dhamë ligj (fetar) që ata veprojnë sipas tij,
pra le të mos polemizojnë (popujt e tjerë) me ty për këtë çështje (për
çështjen e sheriatit islam), e ti thirri te Zoti yt, se pa dyshim ti je
në një rrugë të drejtë.
68. E nëse ata të kundërshtojnë ty, ti thuaju: "All-llahu di më së miri
për këtë që ju po veproni.
69. All-llahu do të gjykojë mes jush në ditën e kijametit për atë që
kundërshtoheshit.
70. A nuk e ke ditur se All-llahu di çka ekziston në qiell e në tokë, e
tërë ajo është e shënuar në libër, ajo për All-llahun është shumë
lehtë.
71. Ata (idhujtarët) adhurojnë në vend të All-llahut (idhuj) për të
cilët nuk u ka ardhur kurrfarë fakti dhe nuk kanë kurrfarë dije, pra
për idhujtarët nuk ka ndonjë ndihmëtar.
72. E kur u lexohen atyre ajetet tona të qarta, në fytyrat e atyre që
nuk besuan u vëren urrejtje. Gati u vërsulen atyre që ua lexojnë ajetet
tona. Thuaj: "A t'u tregoj për një më të keqe se kjo?" Zjarri, të cilin
All-llahu e caktoi për ata që nuk besuan". Sa i keq është ai vend ku do
të shkojnë.
73. O ju njerëz, ja një shembull veni veshin pra: Vërtet ata që po i
adhuroni në vend të All-llahut, ata nuk mund të krijojnë asnjë mizë,
edhe nëse tubohen të gjithë për të, e po ashtu, nëse miza ua rrëmben
atyre ndonjë send, ata nuk do të mund ta shpëtojnë atë prej saj. I
dobët është edhe lutësi edhe i luturi.
74. Ata nuk madhëruan All-llahun me madhërinë e Tij të vërtetë, që e
meriton, All-llahu është i fuqishëm, ngadhënjyes.
75. All-llahu zgjedh të dërguar prej engjëjve dhe prej njerëzve, Allllahu
dëgjon e sheh.
76. Ai e di atë që e punuan më parë dhe atë që do të punojnë më vonë
ata, dhe të gjitha çështjet i kthehen vetëm All-llahut.
77. O ju që besuat, falni namazin me ruku e sexhde dhe vetëm Zotin tuaj
adhuronie. Bëni punë të mira (të dobishme), se do të gjeni shpëtim.
78. Luftoni me një luftë të denjë për hir të All-llahut, se Ai ju
zgjodhi ju (ju përcaktoi për të luftuar për rrugën e Tij) dhe nuk ju
obligoi në fé me ndonjë vështirësi, në fenë e babait tuaj, Ibrahimit.
178
Ai edhe më parë, e edhe ky (Kur'an) ju quajti myslimanë, e për të qenë
i dërguari dëshmitar juaji dhe për të qenë ju dëshmitarë ndaj njerëzve,
pra falni rregullisht namazin, jepni zeqatin, përmbahuni me All-llahun
se Ai është ndihmëtari juaj. Sa mrojtës i mirë dhe sa ndihmëtarë i madh
që është.

No comments:

Post a Comment