Saturday, 28 May 2011

SURA 65. TALAK

SURA 65. TALAK
Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit
1. O ti pejgamber, kur t'i lëshoni gratë, lëshoni ato në vigjilje të
fillimit të pritjes së tyre (në kohën e pastërtisë së tyre) dhe kohën e
pritjes mbanie mend mirë e kini frikë All-llahut, Zotit tuaj, dhe mos i
nxirrni ato prej shtëpive të tyre, e edhe ato të mos dalin ndryshe
vetëm nëse bëjnë ndonjë vepër të keqe të vërtetuar. Këto janë
dispozitat e All-llahut, e kush del jashtë dispozitave të All-llahut,
ai e ka dëmtuar vetveten. Ti nuk e di, All-llahu pas asaj mund të të
japë diçka rishtazi.
2. E kur t'i afrohen ato mbarimit të afatit të tyre, atëherë ose mbani
(i ktheni në jetën bashkëshortore) si duhet, ose ndanu prej tyre si
është e udhës, e këtë do ta dëshmojnë dy dëshmitarë të drejtë nga mesi
juaj dhe dëshminë zbatojeni për hirë të All-llahut. Kështu këshillohet
ai që i beson All-llahut dhe ditës së fundit, e kush iu përmbahet
dispozitave të All-llahut, atij Ai i hap rrugë,
3. dhe e furnizon atë prej nga nuk e kujton fare. Kush i mbështetet
All-llahut, Ai i mjafton atij, All-llahu realizon dëshirën e vet dhe
All-llahu çdo gjëje ia ka caktuar kohën (afatin).
4. E ato nga gratë tuaja të cilave u është ndërprerë cikli mujor
(menstruacioni) nëse nuk e keni ditur, koha e pritjes së tyre është tre
muaj, e ashtu edhe ato që ende nuk kanë pasur menstruacion. Ndërkaq,
për shtatzënat afati i pritjes së tyre është derisa të lindin. E kush i
frikësohet All-llahut, Ai atij ia lehtëson punën.
5. Ky është vendim i All-llahut që ua zbriti juve, e kush e ka frikë
All-llahun, Ai atij ia shlyen të këqijat dhe ia shton shpërblimin.
6. Ato (gratë e lëshuara), sipas mundësisë suaj i vendosni në ndonjë
vend ku banoni ju, e mos i ngushtoni ato për t'i detyruar (të dalin).
Në qoftë se ato janë shtatzëna, atëherë furnizoni ato derisa ta heqin
barrën e tyre, e nëse ato u japin gji fëmijëve tuaj, atëherë jepnu
atyre shpërblimin që u takon dhe kini mirëkuptim në mes jush ashtu si
duhet, e në qoftë se hasni në vështirësi ndër vete, atëherë le të
kërkojnë për të gjidhënëse tjetër.
7. Ai që është i pasur, le të shpenzojë sipas mundësisë së vet, e ai që
është ngusht nga pasuria, le të japë nga ajo që i ka dhënë All-llahu, e
All-llahu nuk ngarkon askë, vetëm aq sa i ka dhënë; mirëpo pas
vështirësisë All-llahu sjell çlirim (begati).
8. Sa shumë banorë të fshatrave, që ishin kryeneçë ndaj urdhërit të
Zotit të vet dhe ndaj të dërguarëve të Tij, Ne i kemi shpërblyer me një
llogari të ashpër, i kemi ndëshkuar me një dënim të papërshkrueshëm.
9. Dhe ata e përjetuan barrën e rëndë të punës së vet, kështu që fundi
i çështjes së tyre ishte dështimi.
308
10. All-llahu u ka përgatitur dënim të rëndë, atyre pra, kinie frikë
All-llahun o ju të zotët e mendjes. E ju që keni besuar, All-llahu u
zbriti juve shpalljen (Kur'anin).
11. Të dërguarin që ua lexon ajetet e qarta të All-llahut për t'i
nxjerrë ata që besuan dhe bënë vepra të mira prej errësirave në dritë.
Kush i beson All-llahut dhe bën vepra të mira, Ai e shpie atë në
Xhennete nëpër të cilët rrjedhin lumenj; aty do të jenë gjthmonë e
kurrë pakëputur. All-llahu i ka dhënë atij furnizim të mirë...
12. All-llahu është Ai që krijoi shtatë palë qiej dhe prej tokës aq sa
ata; në to zbatohet vendimi i Tij për ta ditur ju se All-llahu ka fuqi
për çdo send dhe që me të vërtetë All-llahu ka përfshirë çdo send me
dijen e vet.

No comments:

Post a Comment