Saturday, 28 May 2011

SURA 20. TA HA

SURA 20. TA HA
Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit
1. Ta Ha.
2. Ne nuk ta shpallëm Kur'anin për të munduar ty.
3. Ta shpallëm vetëm këshillë (përkujtim) për atë që frikësohet.
4. Shpallje nga Ai që krijoi tokën dhe qiejt e lartë.
5. Mëshiruesi që qëndron mbi Arsh.
6. E Tij është çdo gjë që ekziston në qiej dhe në tokë dhe çdo gjë që
gjendet në mes tyre, edhe ç'ka nën dhe.
7. Andaj, nëse bën shprehjen (lutjen haptazi), Ai e di të fshehtën,
madje edhe më shumë se kjo.
8. Ai është All-llahu, nuk ka Zot pos Tij, Atij i takojnë emrat më të
bukur.
9. A të ka ardhur ndonjë njohuri për ndodhin e Musait?
10. Kur ai e pa një zjarr, e i tha familjes së vet: "Rrini ku jeni, se
vërejta një zjarr, e unë ndoshta do t'ju sjellë ndonjë acë prej tij,
ose do të gjejë te zjarri ndonjë udhërrëfyes".
11. E kur shkoi te Ai (zjarri), u thirrë: O Musa!
12. Vërtet Unë jam Zoti yt, hiq atë që ke mbathur (opingat e nallet),
se je në luginën e shenjtë Tuva.
13. Unë të zgjodha ty (për pejgamber), prandaj dëgjo mirë se ç'po të
shpallet!
14. Vërtet, vetëm Unë jam All-llahu, nuk ka zot tjetër pos Meje,pra Mua
më adhuro dhe fal namazin për të më kujtuar Mua.
15. S'ka dyshim se momenti (kijameti) do të vijë pa tjetër, Unë gati e
kam fshehë atë; (do të vijë) për t'u shpërblyer secili njeri për atë që
ka bërë.
16. Prandaj, të mos shmang ty nga kjo, ai që nuk i beson atij dhe që
është dhënë pas dëshirave, se atëherë shkatërrohesh.
17. O Musa, ç'është ajo që e ke premtuar në të djathtën tënde?
18. Ai (Musai) tha: "Ai është shkopi im që të mbahem në të, dhe me të u
shkund (gjethe nga drunjtë) dhenve të mia, dhe me të kryej edhe nevoja
tjera.
19. Ai (All-llahu) i tha: "Hidh atë, O Musa!"
20. Ai e hodhi atë, kur ja, ai një gjarpër i madh që lëvizte me
shpejtësi.
21. (All-llahu i) Tha: "Kape atë, e mos u frikëso, se Ne do ta kthejmë
atë përsëri në gjendjen e mëparshme!"
22. Dhe, fute dorën tënd e do ta nxjerrësh atë të bardhë pa asnjë të
metë. Kjo është një mrekulli tjetër.
23. (këtë e bëmë) Në mënyrë që të mundësojmë të shohësh disa nga
argumentet Tona të mëdha.
24. "Shko te faraoni se ai ka ngritur kokë (është bërë arrogant)".
162
25. Ai (Musai) tha: "Ma zgjëro (më ndihmo) gjoksin tim!
26. Dhe më lehtëso në këtë punë timen!
27. Më zgjidh nyjen e gjuhës sime!
28. Që ta kuptojnë fjalën time!
29. Më cakto një ndihmëtar nga familja ime,
30. Harunin, vëllain tim,
31. Që me të të ma forcosh fuqinë time,
32. Bëma shok atë në punën time,
33. Në mënyrë që të madhërojnë Ty më shumë,
34. Dhe të përkujtojnë Ty shpesh.
35. Vërtet, Ti je Ai që na sheh dhe na i di punët".
36. Ai (All-llahu) tha: "O Musa, t'u dha ajo që kërkove!"
37. Ne edhe një herë ta dhuruam ty mirësinë Tona.
38. Atëherë kur nënën e frymëzuam me atë që nuk kuptohet ndrushe pos me
inspirim (me frymëzim - shpallje).
39. (Ne i thamë) "Vëre atë (fëmijë, Musain) në arkë, e mandej hidhe në
lumë e lumi e hjedhë në breg, atë e merre armiku Im dhe i tij. E nga
ana Ime mbolla (në zemra të njerëzve) dashuri ndaj teje, e që të
edukoheshe nën mbikëqyrjen Time".
40. Kur motra jote ecte (të përcillte) e thoshte: "A doni t'ju tregoj
atë që do të kujdeset për të? E Ne të kthyem te nëna jote, që të
gëzohej ajo e të mos mbetej e pikëlluar. Ti pate mbytur një njeri, e Ne
të shpëtuam nga mërzia dhe të sprovuan me sprova të mëdha. Ti qëndrove
me vite ndër banorët e Medjenit, e pastaj erdhe, o Musa, në kohën e
caktuar".
41. Dhe Unë të zgodha ty për shpalljen Time.
42. Shko me argumentet e Mia ti dhe vëllai yt, e mos e hiqni prej
kujdesit të përmendurit ndaj Meje.
43. Shkoni që të dy te faraoni, se ai vërtet e ka tepruar.
44. Atij i thuani fjalë të buta, ndoshta ai mendohet a frikësohet.
45. Ata të dy thanë: "Zoti ynë, ne kemi frikë se do të na ndëshkojë
menjëherë ose do t'i kalojë kufijtë kundër nesh".
46. Ai (All-llahu) tha: "Mos u frikësoni, se Unë (me ndihmën Time) jam
me ju, dëgjoj (ç'do t'ju thotë)dhe shoh (ç'do të bën me ju)".
47. I shkoni i thuani atij: "Ne jemi të dy dërguar të Zotit tënd,
lëshoi beni israilët të vijnë më ne, e mos i mundo! Ne kemiardhur me
argumentet nga Zoti yt, e shpëtimi është për atë që ndjek rrugën e
drejtë.
48. Ne na është thënë se dënimi është për atë që gënjen (të dërguarit)
dhe ia kthen shpinën besimit".
49. Ai (faraoni) tha: "E kush është Zoti i ju dyve, o Musa?"
50. (Musai) Tha: "Zoti ynë është Ai që çdo sendi i dha formën e vet,
pastaj e udhëzoi atë?"
163
51. Ai tha: "Si është gjendja e popjve të mëparshëm?"
52. Dija për ata është te Zoti im, e shënuar në një libër. Zoti im nuk
gabon e as nuk harron".
53. (Zoti im) I cili për ju e bëri tokën djep, për të mirën tuaj hapi
rrugë nëpër të, lëshoi shiun prej së larti, e kjo mundësoi që të mbijnë
bimë të llojeve të ndryshme.
54. Hani ju dhe kullotni kafshët tuaja (nga ato bimë). Vërtet, për të
gjitha këto (që u përmendën) ka argumente për ata që kanë mendje të
shëndodhë.
55. Prej asaj (tokës) Ne u krijuam ju, e ju do t'u kthejmë përsëri në
të, e prej saj do t'ju nxjerrim edhe një herë.
56. Ne ia bëmë të mundshme atij t'i shohë të gjitha argumentet Ton, por
ai i fënjeu ato dhe i refuzoi.
57. (Atëherë faraoni) Tha: "O Musa, a mos na ke ardhur që me magjinë
tënde të na nxjerrësh prej tokës tonë (prej Egjiptit)?
58. Edhe ne do të kundërvihemi me një aso magjie, pra cakto një dhe një
vend që do të na përshtatet, e që nuk do ta thyenim as ne as ti".
59. (Musai) Tha: "Koha e caktuar le të jetë dita e festës në mënyrë që
njerëzit të tubohen para dite".
60. Faraoni u kthye dhe tuboi magjistarët e vet dhe doli në kohën (dhe
vendin) e caktuar.
61. Atëherë Musai u tha atyre (magjistarëve): "Mjerimi është juaji,
prandaj mos shpifni ndaj All-llaht ndonjë gënjeshtër e t'ju shkatërrojë
me një dënim, se pa dyshim ai që shpif ka dështuar keq".
62. Ata (magjistarët) polemizuan për çështjen e tyre, por bisedën e
bënë fshehurazi (nga masa).
63. Ata pastaj (pas bisedës së fshehur) thanë: "Këta të dy janë
magjistarë, që me magjinë e tyre duan t'ju nxjerrin nga toka juaj dhe
ta zhdukin drejtimin (ideologjinë) tuaj që padyshim është më i drejti".
64. Pra, (meqë janë magjistarë) ju vendosni seriozisht çështjen tuaj
dhe dilni në shesh tok të bashkuar, e ai që trimfon sot, ai ka arritur
suksesin,
65. Ata thanë: "O Musa, do të hedhësh ti apo ne po hedhim të parët?"
66. Ai (Musai) tha: Jo, hidhni ju! Kur, ja, atij iu dk se nga ajo magji
e tyre litarët dhe shkopinjtë lëviznin (si gjarpërinj).
67. E Musai ndjeu në vete njëfarë frike.
68. Ne i thamë atij: "Mos ke frikë, është më se e sigurt se ti do të
jesh triumfues!"
69. Tani hidhe atë që e ke në dorën tëndetë djathtë (shkopin), që t'i
gëlltisë ato që i bënë ata, sepse ajo që bënë ata nuk është asgjë
tjetër pos mashtrim magjistari, e magistari nuk do të ketë sukses kudo
qoftë.
70. Atëherë (kur shkopi i Musait i ëlltiti) magjistarët u hodhën në
sexhde e thanë: "Ne i besuam Zotit të Harunit dhe të Musait!"
71. Ai (faraoni) tha: "Ai besuat atij para se t'u japë leje? Ai (Musai)
është prijës i juaj, i cili a mësoi magjinë, unë do t'ua pres duart e
164
këmbët tërthorazi e do t'u varë në trungujt e hurmave, e atëherë ju do
a kuptoni se cili prej nesh ka dënim më të ashpër e më të vazhdueshëm?"
72. Ata thanë: "Pasha Atë që na krijoi, nuk të japim përparësi ty ndaj
argumenteve që na erdhën, e ti bëje atë që mendon ta bës, dhe mund ta
zbatosh vetëm atë që i takonjetës së kësaj bote!"
73. Ne i besuam Zotit tonë që Ai të na falë gabimet dhe magjinë, me të
cilën ti na detyrove. All-llahu është më i miri (në të shpërblyerit)
dhe më i përjetshmi (në të dënuar)!
74. Ai që i paraqitet Zotit të vet si kriminelë, e ka Xhehennemin, në
të cilin as nuk vdes as nuk jeton.
75. Ndërsa ai që i paraqitet Atij besimtar e që ka bërë vepra të mira,
të tillët i presin merita të larta.
76. (do ta presin) Xhennete të Adnit, nëpër të cilët do të rrjedhin
lumenj dhe atydo të jenë përjetë. Ky është shpërblimi i atij që është
pastruar nga mosbesimi.
77. Ne i kumtuam Musait: "Udhëto natën me robtë e Mij, hapu atyre me
rrugë të terur në det, e mos ke frikë se do të zënë, a do të
fundosësh".
78. Atyre iu vu prapa faraoni me ushtrinë e vet, po ata pësuan në det
ashtu si pësuan.
79. Faraoni e humbi popullin e vet, e nuk e udhëzoi.
80. O bijt e israilit, Ne ju shpëtuam prej armikut tuaj, ua përcaktuam
anën e djathtë të Turit (për shpalljen e Tevratit), ju furnizuam me
rrëshirë (si mjalti) dhe shkurtëza.
81. Hani nga të mirat që u dhuruam, e mos u bëni përbuzës se do t'u
godasë hidhërimi Im, e atë që e zë hidhërimi Im, ai ka mbaruar.
82. Nuk ka dyshim se Unë e fal atë që është penduar, që ka besuar, që
ka bërë vepra të mira dhe që përqendrohet për në rrugën e drejtë.
83. Po ty o Musa: "ç'të nguti para popullit tënd?"
84. Ai u përgjigj: "Ja, ata jnë pranë meje, e unë u nguta te ti, o Zoti
im, që të jeshë i kënaqur ndaj meje!"
85. Ai (All-llahu) Tha: "Ne sprovuam popullin tënd pas teje, dhe ata i
hodhi në humbje Samiriji!"
86. Musai u kthye te populli i vet i hidhëruar e i pikëlluar dhe tha:
"O populli im, a nuk u premtoi juve Zoti juaj premtim të mirë, a mos u
bë kohë e gjatë e ju e harruat premtimin, ose dëshiruat të ju godasë
hidhërimi nga Zoti juaj, andaj e thyet besën që ma keni dhënë?"
87. Ata thanë: "Ne nuk e thyem besën tënde me dëshirën tonë, por ne
ishim ngarkuar me barrë të rënda nga stolitë e popullit e i hodhëm ato
(në zjarr), e ashtu i hodhi edhe Samirija".
88. E ai (Samirija) ua mbaroi atyre një viç me trup që pëlliste, e ata
thanë: "Ky është zoti juaj dhe Zoti i Musait, po ai (Musai) e ka
harruar".
89. A nuk e kuptonin ata se ai (viç) as nuk u përgjigjej atyre, e as
nuk kishte mundësi t'ju sillte ndonjë dobi a dëm.
165
90. E Haruni atyre u pat thënë më parë: "O populli im, ju vetëmu
sprovuat me të, pse Zoti juaj është i Gjithmëshirëshmi, andaj ejani pas
meje dhe më dëgjoni për këtë që po ua thëm".
91. Ata i thanë: "Ne nuk dp t'i ndahemi këtij (adhurimit të viçit) deri
që të kthehet Musai!"
92. Ai (Musai u kthye e) tha: "O Harun ç'të prngoi ty kur i pe se morën
rrugën e gabuar,
93. E ti mos u vazhdosh rrugën time? Amos e kundërshtove edhe ti
porosinë time?"
94. Ai (Haruni) tha: "O bir i nënës sime, mos më kap as për mjekrre as
për flokë, se unë u frikësova se do të thuash: i përçave beni israilët
dhe nuk e ke respektuar porosinë time?"
95. Ai (Musai) tha: "E çka ishte puna jote, o Samirij?"
96. Tha (Samirija): "Unë pashë atë që ata nuk panë, e mora një grusht
nga gjurma e të dërguarit (nga fërkemi i kalit të Xhibrilit) dhe ia
hodha atij (viçit) dhe kështu më mashtroi vetvetja".
97. Ai (Musai) tha: "Prandaj, largohu sepse sa të jeshë gjallë ke për
të thënë: (këdo që e sheh) "Mos m'u afro!" E ty të pret edhe një moment
(dënim) i pathyeshëm. E ti tash shikoje zotin tënd që e adhurove
bindshëm, e tani atë do ta djegim e do ta bëjmë shkrumb dhe hirin e tij
do ta shpërndajmë nëpër det".
98. I adhurari juaj është vetëm All-llahu, që përveç Tij nuk ka zot
tjetër, e dituria e Tij ka përfshirë çdo send.
99. Po kështu, Ne të rrëfejmë ty për disa ngandodhitë që kanë kaluar më
heret dhe nga ana jonë të dhamë ty shpalljen plot përkujtime.
100. Kush i kthen shpinën kësaj (shpalljes - Kur'anit), ai do të bartë
në ditën e kijametit barrën më të rëndë.
101. Nën atë do të qëndrojnë përgjithmonë. Sa barrë e keqe është për ta
në ditën e kijametit.
102. Ditën kur i fryhet surit (bririt), atë ditë Ne i tubojmë mëkatarët
symavijosur (të verbër, të shëmtuar).
103. E ata pëshpërisin mes vete: nuk qëndruat (në dynja) më shumë se
nja dhjetë ditë.
104. Ne më së miri e dijmë se çka flasin ata, e edhe atë kur më i
mençuri prej tyre u tha: "Nuk qëndruat më shumë se një ditë!"
105. Ty të pyesin edhe për kodrat, thuaj: "Zoti im mund t'i bëjë
thërrime të shpërndara".
106. Dhe vendin e tyre ta bëjë rrafsh pa farë bime e ndërtese.
107. E nuk do të shohësh në të as ultësirë e as lartësirë.
108. Atë ditë, ata do të shkojnë pas thirrësit. e nuk do t'i largohen
atij, e para të Gjithmëshirshmit ulen zërat e nuk dëgjohet tjetër pos
një zë i ulët.
109. Atë ditë nuk bën dobi as ndërmjetësimi, përveç atij, të cilin e ka
lejuar i Gjithmëshirshmi të ndërmjetësojë dhe për të cilin e pëlqeu
ndërmjetësimin.
166
110. Ai i di ato që ishin para tyre dhe ato që vijnë pas, po dija e
tyre nuk mund ta përfshij ate.
111. E fytyrat (e mëkatarëve) e turpëruara, i përlen të Përjetshmit, të
Gjithfuqishmit, sepse ka dështuar ai që barti padrejtësinë.
112. Kush është besimtar dhe bën vepra të mira, ai nuk i frikësohet
ndonjë padrejtësie e as ndonjë mungese (në shpërblim).
113. Kështu Ne e shpallëm këtë Kur'an arabisht dhe përsëritëm në të
vërejtjet, në mënyrë që ata të ruhen ose ai (Kur'ani) t'u sjellë atyre
përvojë mësimi.
114. I lartë është All-llahu, Sundue i vërtetë. Ti mos nxito me
Kur'anin para se të përfundojë shpallja e tij te ti, dhe thuaj: "Zoti
im, më shto dituri!"
115. Na i patëm urdhëruar edhe Ademit (të mos i afrohej pemës), po ai
harroi, pra re ai nuk gjetën vendosmëri.
116. Përkujto kur Ne u thamë engjëjve: "Bëni sexhde ndaj Ademit, ata i
bënë, pos Iblisit, i cili nuk deshi".
117. E Ne i thamë: "O Adem ky është armik yti dhe i bashkëshortes
tënde, pra mos t'ju nxjerrë kurrsesi nga Xhenneti, e t'ju vë në
vështirësi (për të siguruar mjetet e jetesës)".
118. Ti aty (në Xhennet) nuk ke për të qenë i uritur e as nuk ke për të
mbetur i zhveshur.
119. Aty nuk ke për të pasur etje e as nuk do të kesh vapë.
120. Por, atë e ngacmoi djalli duke i thënë: "O Adem, a do të të treoj
për pemën e pavdekshmërisë dhe të sundimit të pazhdukshëm!"
121. Ata të dy hëngrën nga ajo (pemë) dhe që të dy u zhveshën, e ia
nisën ta mbulojnë veten e tyre me gjethe që mbldhnin nëpër Xhennet, dh
kështu Ademi theu urdhërin e Zotit të ve dhe gaboi.
122. Mandej Zoti i vet atë të zgjedhur, ia pranoi pendimin dhe e vuri
në rrugën e drejtë (të vendosur).
123. Ai (All-llahu) u tha: "Zbritni prej aty që të gjithë, do të jeni
armiq të njëri-tjetrit. Nëse u vjen na Unë udhëzim (libër e pejgamber)
kush i përmbahet udhëimit Tim, ai nuk ka për të humbur (në dunja) e as
nuk ka për të dështuar (në etën tjetër)".
124. E kush ia kthen shpinën udhëzimit Tim, do të ketë jetë të vështirë
dhe në ditën e kijametit do ta ringjall të verbër.
125. Ai (që nuk besoi) do të thotë: "Zoti im, prse më ngrite të verbër,
kur unë isha me sy?"
126. Ai (All-llahu) thotë: "Ashtu si harrove ti argumentet Tona që t'i
ofruam, ashtu je ti i harruar sot".
127. Po kështu Ne e shpërblejmë edhe atë që zhytet në mëkate dhe nk i
beson argumentet e Zotit të vet, po dënimi në botën tjetër është edhe
më i ashpër dhe i përjetshëm.
128. A nuk e kanë të qartë ata se sa breza para tyre i kemi zhdukur, e
këta ecin nëpër ato vendbanime të tyre. Në gjurmët e atyre ka fakte për
ata që kanë arsye të shëndoshë.
129. E, sikur të mos ishte vendimi dhe afati i caktuar më heret nga
Zoti yt, dënimi do t'i kapte ata.
167
130. Prandaj, ti bëhu i durueshëm ndaj asaj që thonë ata, dhe duke
falënderuar Zotin tënd, falu para lindjes së diellit dhe para
perëndimit të tij, falu edhe në orët e matës dhe në skajet e ditës,
ashtu që të gjejsh kënaqësi (me shpërblim).
131. Dhe mos ia ngul sytë bukurisë së kësaj jete me të cilën i bëmë të
kënaqen disa prej tyre (mosbesimtarë), e për t'i sprovuar me të, sepse
shpërbimi i Zotit tënd është më i mirë dhe është i përjetshëm.
132. Urdhëro familjen tënde të falë namaz, e edhe ti vetë zbatoje atë,
ngase zne nuk kërkojmë prej teje ndonjë furnizim (për ty as për
familjen tënde), Ne të frnizojmë ty (dhe ata), ardhmëria e mirë është e
atij që ruhet.
133. Ata thanë: "përse nuk na solli ai ndonjë argument nga Zoti i vet?
A nuk u erdhi atyre sqarim (në Kur'an) për atë që ishte në broshurat e
mëparshme".
134. Dhe sikurt'i ndëshkonim ata me ndonjë dënim para tij (para se të
shpallim Kur'anin) ata do të thonin: "Zoti ynë, përse nuk na çove
ndonjë të dërguar që t'iu përmbaheshim fakteve Tua para se të
poshtëroheshim e të mjeroheshim".
135. Thuaj: "Secili është duke pritur, pra pritni edhe ju, se së
shpejti do ta kuptoni se kush ishin ithtarët e rrugës së drejtë dhe e
gjeti të vërtetën".

No comments:

Post a Comment