Saturday, 28 May 2011

SURA 9. TEWBE

SURA 9. TEWBE
Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit
1. Denoncim nga All-llahu dhe i dërguari i Tij ndaj idhujtarëve me të
cilët ju patët lidhur kontratë (kumtesë për shkputjen e marrëveshjes).
2. Pra, ju (idhujtarë) qarkulloni nëpër tokë (lirisht) katër muaj, e
dine se fuqinë e All-llahut nuk mund ta bëni të paaftë dhe se All-llahu
mposhtë mohuesit.
3. Dhe (ky është) një kumtim nga All-llahu dhe i dërguari i Tij,
drejtuar gjithë njerëzve në ditën e haxhit të madh, se All-llahu është
tërhequr prej (marrëveshjes së) idhujtarëve, e njëkohësisht edhe i
dërguari i Tij. Po, nëse pendoheni, do të jetë më mirë për ju, e nëse
ia ktheni shpinën (rrugës së drejtë), ta dini se nuk mund t'i shpëtoni
(ndjekjes së) All-llahut. E, ti përgëzoji ata që mohuan me një dënim të
padurueshëm.
4. Pos atyre idhujarëve me të cilët keni lidhur marrëveshje, e të cilët
nuk ju kanë shmangur asgjë dhe nuk e kanë ndihmuar askënd kundër jush,
pra, edhe ju përmbushni marrëveshjen e tyre deri në afatin e caktuar.
S'ka dyshim se All-llahu i do të devotshmit.
5. E kur të kalojnë muajtë e shenjtë, luftoni idhujtarët kudo që t'i
gjeni, robëroni dhe ngujoni ata, e vinju pritë në çdo shteg. Në qoftë
se pendohen, e falin namazin dhe e japin zeqatin, atëherë ua lëshoni
rrugën, se vërtet All-llahu falë është mëshirues.
6. E nëse ndokush prej idhujtarëve të kërkon strehim, ti strehoje në
mënyrë që t'i dëgjojë fjalët e All-llahut (Kur'anin), e mandej përcille
në vendin e tij të sigurt. Këtë ngase ata janë popull që nuk e dinë (të
vërtetën e fesë islame).
93
7. Si mund të kenë udhujtarët besë (marrëveshje) te All-llahu dhe te i
dërguari i Tij, përveç atyre me të cilët keni lidhur marrëveshje pranë
xhamisë së shenjtë (Qabes), e derisa ata i përmbahe (marrëveshjes)
përmbahuni edhe ju. All-llahu i do ata që ruajnë besën.
8. Si (mund të kenë besë) ata të cilët nëse ju mundin, nuk përfillin
ndaj jush as farefisni dhe as marrëveshje. Ata ju bëjnë lajka me fjalët
e tyre kundërshtojnë ngase shumica e tyre janë besëthyes.
9. Ata i shkëmbyen ajetet e All-llahut për një vlerë të paktë dhe
penguan nga rruga e Tij. Ata keq vepruan.
10. Ata nuk respektojnë te asnjë besimtarë as farefisninë as
marrëveshjen; si të tillë janë përdhunues.
11. Po, nëse ata pendohen,e falin namazin dhe e japin zeqatin, atëherë
i keni vëllezë në fe. Ne sqarojmë agumentet për ata njerëz që kuptojnë.
12. E nëse ata thyejnë zotimet e tyre pas marrëveshjes, ofendojnë fenë
tuaj, atëherë luftoni krerët e mohuesve. Ata vërtet nuk kanë besë,
luftoni që të frenohen (nga krimi e fyerja).
13. Përse të mos e luftoni një popull që thyen zotimet e veta dhe
tentuan të dëbojnë të dërguarin? Në të vërtetë ata ua filluan të parët
luftën. A u frikësoheni atyre? Më e drejtë është t'i frikësoheni Allllahut,
nëse jeni besimtarë.
14. Luftoni ata, All-llahu i dënon dhe i mposht ata nëpërmjet jush, e
juve ju ndihmon kundër tyre dhe shëron zemrat e njerëzve besimtarë.
15. Dhe Ai mënjanon brengat nga zemrat e tyre. All-llahu ia pranon
pendimin atij që do. All-llahu i di të fshehtat, me urtësi zgjidh
çështjet.
16. A mos menduat se do të mbeteni anash (pa u provuar), e pa u sqaruar
te All-llahu ata që luftuan prej jush dhe, përpos All-llahut, pos të
dërguarit të Tij dhe pos besimtarëve, nuk morën ndonjë të jashtëm mik
intim. All-llahu e di hollësisht atë që bëni ju.
17. Nuk është e drejtë e idhujtarëve të kujdesen për xhaminë e Allllahut,
duke qenë se vetë dëshmojnë për veten e tyre se janë mohues. Të
tillëve u shkuan kot veprat e tyre dhe ata janë përgjithmonë në zjarr.
18. E drejtë e përkujdesjes së xhamive të All-llahut është vetëm e atij
që i ka besuar All-llahut dhe ditës së mbramë e që e falë namazin, jep
zeqatin e nuk i frikësohet askujt pos All-llahut. Të tillët do të jenë
të udhëzuarit (në rrugën e drejtë).
19. A mos e konsideruat dhënien e ujit haxhinjve dhe kujdestarinë ndaj
xhamisë së shenjtë, si besimin e atij që i besoi All-llahut dhe ditës
së fundit dhe që luftoi në rrugën e All-llahut? Jo, ato nuk janë të
barabarta te All-llahu. Popullin mizor All-llahu nuk e vë në rrugë të
drejtë.
20. Ata të cilët besuan, migruan dhe luftuan me pasurinë dhe veten e
tyre në rrugën e All-llahut, ata kanë pozitë më të lartë te All-llahu
dhe vetëm ata janë fatlumë.
21. Zoti i tyre i përgëzon ata me mëshirë nga Ai, me disponim ndaj
tyre, me xhennete ku ata do të kenë nimet (hirësi-mirësi) të
pandërprerë.
22. Ata aty do të jenë të pasosur e te All-llahu është shpërblim i
madh.
94
23. O ju që besuat, mos u ofroni miqësi (dashuri) prindërve tuaj, as
vëllezërve tuaj, nëse ata vlerësojnë mosbesim kundër besimit. E kush
prej jush miqësohet me ta, ata janë mizor.
24. Thuaj (o i dërguar): "Në qoftë se etërit tuaj, djemtë tuaj,
vëllezërit tuaj, bashkëshortet tuaja, farefisi juaj, pasuria që e
fituat, tregëtia që frikoheni se do të dështojë, vendbanimet me të
cilat jeni të kënaqur, (të gjitha këto) janë më të dashura për ju se
All-llahu, se i dërguari i Tij dhe se lufta për në rrugën e Tij,
atëherë, pritni derisa All-llahu të sjellë vendimin e Tij. All-llahu
nuk vë në rrugën e drejtë njerëzit e prishur.
25. Nuk ka dyshim se All-llahu ju ka ndihmuar në shumë beteja, e edhe
në ditën e Hunejnit, kur juve ju mahnit numri i madh, i cili nuk ju
vlejti asgjë, dhe me gjerësinë e saj që e kishte toka u ngushtua për
ju, pastaj ju u zbrapsët (ikët).
26. Pastaj All-llahun zbriti qetësinë e vet në të dërguarin e Tij dhe
në besimtarë, zbriti një ushtri që ju nuk e patë, i dënoi ata që
mohuan, e ai ishte ndëshkim ndaj mosbesimtarëve.
27. All-llahu pastaj i falë atij që do. All-llahu falë shumë dhe
mëshiron shumë.
28. O ju që besuat, vërtetë idhujtarët janë të ndyrë, andaj pas këtij
viti të mos i afrohen më xhamisë së shenjtë. Nëse i frikësoheni skamjes
All-llahu me dëshirën e vet do t'ju pastroj me mirësitë e Tij. Allllahu
është i gjithdijshëm, është i urtë.
29. Luftoni ata që nuk besojnë All-llahun e as botën tjetër, nuk e
konsiderojnë të ndaluar (haram) atë që e ndaloi All-llahu dhe i
dërguari i Tij, nuk besojnë fenë e vërtetë, prej atyre të cilëve u
është dhënë libri, derisa ta japin xhizjen në dorë e duke qenë të
mposhtur.
30. E jehuditë thanë: Uzejri është djali i All-llahut, e të krishterët
thanë: Mesihu është djalë i All-llahut. Ato ishim thënie të tyre me
gojët e tyre (fraza të thata), që imitojnë thëniet e jobesimtarëve të
mëhershëm. All-llahu i vraftë, si largohen (nga e vërteta)!
31. Ata i konsideruan "ahbarët" (priftër jehudi) të tyre, "ruhbanët"
(murgjit e krishterë) të tyre dhe Mesihun (Isain) birin e Merjemes, për
zota pos All-llahut, ndërsa ata nuk janë urdhëruar për tjetër (nga
pejgamberët) pos për adhurimin ndaj All-llahut një, e që nuk ka të
adhuruar tjetër pos tij. I lartë është Ai nga çka i shoqërojnë.
32. Ata përpiqen me gojët e tyre ta shuajnë dritën e All-llahut, e Allllahu
nuk do tjetër, pos ta përsosë dritën e Tij ndonëse jobesimtarët e
urrejnë.
33. Ai (All-llahu) është që e dërgoi të dërgarin e Tij me udhëzim të
drejtë e fe të vërtetë, e për ta bërë që të dominojë mbi të gjitha
fetë, edhe pse e urrejtën idhujtarët.
34. O ju që besuat, vërtet një shumicë e parisë fetare e jehudive dhe e
të krishterëve, në mënyrë të paligjshme e hanë pasurinë e njerëzve dhe
pengojnë të tjerët nga rruga e All-llahut. Ata të cilët e ruajnë arin e
argjendin e nuk e japin për rrugën e All-llahut, lajmëroji për një
dënim të dhëmbshëm.
35. Atë ditë kur ajo (pasuri e deponuar) fërgohet në prushin e
xhehennemit, e me të (ashtu zharavë) lyhen ballët, anët dhe shpinat e
95
tyre (do t'u thuhet): "Kjo është ajo që e dispozituat për veten tuaj,
pra shijoni atë që e depozitonit!"
36. Te All-llahu numri i muajve është dymbëdhjetë (sipas hënës), ashtu
si është në librin e All-llahut prej ditës kur krijoi qiejt dhe tokën.
Prej tyre katër janë të shenjtë. Kjo është fe e drejtë. Pra, mos e
ngarkoni (me mëkat) veten tuaj ata (katër muaj). Luftoni të gjithë
idhujtarët pa dallim, siç ju luftojnë ata juve pa dallim, e dinë se
All-llahu është me ata që ruhen (të këqiave).
37. E shtyrja (e një muaj në vend të një tjetri) nuk është tjetër vetëm
se një rritje e mosbesimit, që me të edhe më shumë humbin ata që
mohuan, pse në një vit e bëjnë të lejuar atë (muajin e shenjtë), e në
një vit të ndaluar (të shenjtë), e për të përputhur numrin që All-llahu
i bëri të shenjtë dhe me atë, e bëjnë të lejuar atë që All-llahu e
ndaloi. Atyre u janë hijeshuar veprat e tyre të këqia. Po, All-llahu
nuk vë në rrugë të drejtë popullin mohues.
38. O ju që besuat, ç'është me ju, që kur ju thuhet: "Dilni në (luftë)
rrugën e All-llahut!", ju u rënduat në vend (si të ishit të gozhduar).
A mos ishit të kënaqur me jetën e kësaj bote, se sa me atë të ardhmen?
Përjetimi i jetës së kësaj bote ndaj asaj të ardhmes, nuk është asgjë.
39. Nëse nuk dilni (në luftë), Ai do t'ju dënojë me një dënim të
dhembshëm, do t'ju zëvendësojë me një popull tjetër dhe Atij nuk i
bëhet farë dëmi. All-llahu është i gjithfuqishëm për çdo gjë.
40. Në mos e ndihmofshit atë (Pejgamberin), atë e ka ndihmuar Allllahu;
kur ata që nuk besuan e nxorën atë vetë të dytin; kur që të dy
ishin në shpellë, kur po i thoshte shokut të vet: "Mos u pikëllo
(friko), All-llahu është me ne!" E All-llahu zbriti qetësi (në shpirtin
e) atij, e fuqizoi me një ushtri që ju nuk e patët; e fjalën e atyre që
nuk besuan më të ultën, kurse fjala e All-llahut (është) më e larta.
All-llahu është më i fuqishmi, më i urti.
41. Dilni (në luftë), le t'ju vijë (lufta) e lehtë ose e rendë, luftoni
për hire të All-llahut me pasurinë tuaj dhe me veten tuaj; kjo është
gjëja më e dobishme për ju, nëse e kuptoni.
42. Sikur të ishte fitim i afërt dhe udhëtim mesatar, ata (hipokritët)
do të vinin pas teje, por për ta ishte largësi e vështirë. Ata do të
betohen në All-llahun: "Sikur të kishim pasur mundësi, do të dilnim me
ju". E shkatërrojnë veten e tyre; All-llahu e di se ata janë rrenacakë.
43. All-llahu ta fali ty (Muhammed) gabimin pse atyre ju dhe leje (të
ngelin pa dalë) para se të bëhej për ty e qartë se cilët ishin të
drejtë dhe t'i dije me kohë rrenacakët.
44. Ata që besojnë All-llahun dhe botën tjetër, nuk të kërkojnë leje
për të mos luftuar me pasurinë dhe veten e tyre. All-llahu i di të
sinqertit.
45. Vetëm ata që nuk besojnë All-llahun dhe botën tjetër dhe që zemrat
e tyre janë të dyshimta, të kërkojnë leje (për të mos vajtur në luftë),
pra ata, sillen vërdallë në dyshimin e tyre.
46. E sikur të kishin dëshiruar ata të dalin, do të bënin për të (për
luftë) ndonjë përgatitje, por All-llahu nuk e pëlqeu ngritjen e tyre,
andaj i zmbrapsi, dhe u është thënë: "Rrini me të paaftit (fëmijët,
gratë e pleqtë).
96
47. Edhe sikur të dilnin me ju, ata nuk do t'ju shtonin tjetër pos
ngatërresës dhe shumë shpejt do të përçanin mesin tuaj, duke kërkuar
t'ju turbullojnë. E ndër ju ka të tillë që i dëgjojnë ata. All-llahu i
di shumë mirë hipokritët.
48. Ata edhe më parë tentuan përçarjen tuaj, t'i ngatërruan ty çështjet
derisa të erdhi e vërteta dhe ngadhënjeu vendimi i All-llahut,
përkundër asaj që ata e urrenin.
49. Dhe prej tyre ka të tillë që thonë: "Më lejo mua (të mos shkoj në
luftë) e mos më vë në sprovë!" Ja, ata mu në sprovë kanë rënë (më
parë). Xhehennemi gjithsesi i përfshin nga të gjitha anët jobesimtarët.
50. Nëse ty të takon ndonjë e mirë (në luftë), ajo u vjen keq atyre, e
nëse të godet ndonjë e pakëndshme, ata thonë: "Ne edhe më parë kemi
ndërmarrë për çështjen tonë dhe kthehen të gëzuar.
51. Thuaj: "Neve nuk na godet asgjë tjetër, përveç çka na është caktuar
nga All-llahu; Ai është ndihmëtar yni". Prandaj, vetëm All-llahut le
t'i mbështeten besimtarët.
52. Thuaj: "Ç'pritni për ne tjetër, pos njerës nga dy të mirat (o
fitues, o dëshmorë)? Ndërsa ne presim për ju që nga ana e All-llahut,
ose nëpërmjet duarve tona, t'ju godas me dënim. Pra, ju pritni, e
bashkë me ju presim edhe ne.
53. Thuaj: "Shpenzuat ju me dëshirë a me dhunë, nuk u pranohet
kurrsesi, vërtet ju ishit popull i padëgjueshëm.
54. Mospranimin e dhënieve të tyre nuk e pengoi tjetër gjë vetëm pse
ata mohuan All-llahun dhe të dërguarin e Tij, dhe namazin e falin vetëm
me përtaci, e lëmoshën nuk e japin ndryshe pos duke urrejtur.
55. Prandaj, mos të mahnitë (mos e shih të mirë) pasuria e tyre e as
fëmijët e tyre, All-llahu do vetëm t'i dënojë me to në jetën e kësaj
bote e t'ju nxjerrë shpirtërat duke qenë ashtu qafira.
56. Ata betohen në All-llahun se vërtet janë si ju, por ata nuk janë me
ju, ata janë popull që frikohet.
57. Sikur të gjenin ndonjë vendstrehim, ndonjë shpellë a ndonjë vrimë,
ata do të shkonin aty me vrapim.
58. Ka prej tyre që do të bëjnë vërejtjen në ndarjen e lëmoshës, nëse u
jepet nga ajo, ata mbesin të kënaqur, e nëse nuk u jepet, ata
hidhërohen.
59. E sikur të kënaqeshin me atë që ua dha All-llahu dhe i dërguari i
Tij, e të thonin: "Ne na mjafton All-llahu, All-llahu do të na
furnizojë nga të mirat e Tij, e edhe i dërguari i Tij, dhe se vetëm te
All-llahu e mbështesim dëshirën (do të ishte shumë më mirë për ta)".
60. All-llahu caktoi obligim që lëmosha (zeqati etj.) t'ju takojnë
vetëm: të varfëre (nevojtarëve), të ngratëve (që s'kanë fare),
punonjësve (që e tubojnë), atyre që duhet përfituar zemrat (të dobëtve
në besim), e duhet dhënë edhe për lirim nga robëria, të mbyturve në
borgje, (luftëtarëve), në rrugën e All-llahut dhe atij që ka mbetur në
rrugë. All-llahu e di gjendjen e robërve, punon sipas urtësisë së vet.
61. Ka prej tyre që e ofendojnë Pejgamberin e thonë: "Ai është bërë
vesh (beson çka dëgjon)". Thuaj: "Ai është vesh i të mirës suaj (dëgjon
të mirën dhe vepron e jo të keqen), ai beson All-llahun (çka i thotë),
u zë besë beismtarëve dhe është mëshirues për ata që besuan nga mesi
97
juaj, e ata që nuk e lënë të qetë të dërguarin e All-llahut, ata kanë
dënim të dhëmbshëm.
62. Ata ju betohen (muslimanëve) në All-llahun për t'ju bërë juve të
kënaqur (se s'kanë qëllime të këqia), e më e drejtë është që ata të
bëjnë të kënaqur All-llahun dhe të dërguarin e Tij (me adhurim dhe
vepra të sinqerta) nëse vërtet janë besimtarë.
63. A nuk e ditën ata se kush kundërshton All-llahun dhe të dërguarin e
Tij, atij i është caktuar zjarri i xhehennemit, ku do të jenë përjetë,
e ky është ai poshtërimi madh.
64. Hipokritët kanë dro se do të zbritet ndonjë kaptinë që do të nxjerr
në shesh atë që kanë në zemrat e tyre. Thuaj: "Ani, talluni!" All-llahu
do ta zbulojë atë që i frikësoheni.
65. E nëse i pyet ti ata (përse tallen), do të thonë: "Ne vetëm jemi
mahnitur e dëfruar". Thuaj: "A me All-llahun, librin dhe të dërguarin e
Tij talleni?"
66. Mos kërkoni fare ndjesë, ju pasiqë (shpallët se) besuat, keni
mohuar. Nëse një grupi nga ju i falim, grupin tjetër e dënojmë, ngase
ishin kriminelë.
67. Hipokritët dhe hipokritet janë si njëri tjetri; urdhërojnë për të
keqen e ndalojnë nga e mira dhe shrëngojnë duart e tyre. Harruan Allllahun
(nuk i binden), prandaj Ai i harroi (nga mëshira). Nuk ka
dyshim, hipokritët janë ata të prishurit.
68. Hipokritëve dhe hipokriteve dhe jobesimtarëve All-llahu u ka
përcaktuar zjarrin e xhehennemit, ku do të jenë përgjithmonë, ai
mjafton për ta, dhe ata i ka mallkuar All-llahu. Ata kanë dënim të
pandërprerë.
69. Ju hipokritë jeni si ata para jush, që ishin më të fuqishëm se ju,
kishin më shumë pasuri e fëmijë, që përjetuan ata që u takoi, sikurse
që përjetuat edhe ju pjesën tuaj, madje edhe ju u zhytët (në të këqija)
siç u zhytën ata. Të tillët asgjësuan veprat e veta në këtë jetë dhe në
jetën tjetër, dhe të tillët janë plotësisht të dëshpruar.
70. A nuk u arrijti atyre lajmi i atyre që ishin më heret si: i
popullit të Nuhut, i Adit, i Themudit, i popullit të Ibrahimit, i atyre
të Medjemit dhe i të rrotulluarve (populli i Lutit). Atyre u patën
ardhur të dërguarit e tyre me argumente. All-llahu (që i shkatërroi)
nuk ua bëri atyre padrejtë, por ata ia bënë padrejtë vetes.
71. Besimtarët dhe besimtaret janë të dashur për njëri-tjetrin,
urdhërojnë për të mirë, e ndalojnë nga e keqa, e falin namazin dhe
japin zeqatin, respektojnë All-llahun dhe të dërguarin e Tij. Të tillët
do t'i mëshirojë All-llahu. All-llahu është ngadhnjyes, i urtë.
72. Besimtarëve dhe besimtareve All-llahu u premtoi xhennete nën të
cilët rrjedhin lumenj, në të to do të jenë përgjithmonë, dhe (u
premtoi) vendbanime të bukura në xhennetin e Adnit, edhe një disponim
nga All-llahu që është mbi të gjitha. Ky, pra është ai shpëtimi i madh.
73. O Pejgamber, lufto jobesimtarët dhe hipokritët dhe sillu rreptë
ndaj tyre - vendi i tyre është xhehennemi që është përfundimi më i keq.
74. Ata betohen në All-llahun se kanë thënë (asgjë të keqe), e në të
vërtetë, kanë thënë fjalë që nuk përkojnë me besimin, dhe pasi patën
shprehur besimin ata e mohuan, dhe u përpoqën për atë (mbytjen e
Pejgamberit) që nuk e arritën. Ata nuk urrejnë për tjetër pos pse All98
llahu nga mirësitë e Tij dhe i dërguari i begatoi ata. Nëse ata
pendohen do të jetë më mirë për ta, e nëse refuzojnë, All-llahui dënon
me një dënim të dhembshëm si në këtë botë ashtu edhe në botën tjetër. E
në këtë rruzull të tokës nuk ka për ta as mbrojtës, e as ndihmës.
75. E prej tyre (hipokritëve) pati sish që i patën dhënë besën Allllahut
që: "Nëse na jep (All-llahu) nga mirësia e Tij, ne do të ndajmë
lëmoshë dhe do të bëhemi prej punëmirëve.
76. Kur ju dha (All-llahu) nga të mirat e Veta, ata bënë koprraci me
atë (që u dha), e thyen besën dhe u zbrapsen nga respekti ndaj Allllahut.
77. Dhe për shkak se e thyen besën që i patën dhënë All-llahut, dhe për
shkak të asaj se gënjenin, All-llahu u ngjeshi hipokrizinë në zemrat e
tyre deri në ditën që e takojnë Atë.
78. A nuk e ditën ata se All-llahu e di fshehtësinë e tyre (në zemra),
bisedën e tyre, dhe se Ai (All-llahu) i di të gjiha të fshehtat.
79. Ata (hipokritë) që i përqeshnin besimtarët, që me vullnetin e vet
japin lëmoshë, i përqeshin edhe ata të cilët nuk kanë më shumë se çka
është e domosdoshme për jetesën e tyre, e njëkohësisht tallen me ta,
All-llahu u dha shpërblimin e talljeve të tyre - dënimin më të rëndë.
80. Kërko falje për ta ose mos kërko (është njejtë), e edhe nëse kërkon
falje shtatëdhjetë herë, All-llahu nuk do t'ua falë, sepse ata mohuan
All-llahun dhe të dërguarin e Tij, e All-llahu nuk vë në rrugë të
drejtë (të shpëtimit) ata që nuk respektojnë.
81. Ata (hipokritë) që mbetën (pa shkuar në luftë), u gëzuan për ndejen
e tyre pas të dërguarit të All-llahut dhe nuk dëshiruan që të luftonin
me pasurinë dhe veten e tyre në rrugën e All-llahut dhe thanë: "Mos
dilni (në luftë) në vapë!" Thuaju: "Zjarri i xhehennemit ka vapën edhe
më të fortë, nëse janë që kuptojnë!"
82. Le të qeshin pak (në dynja) e le të qajnë shumë (në botën tjetër).
Ai është shpërblim i asaj që fituan.
83. Nëse All-llahu të kthen ty (prej Tebukut) te ndonjë grup i tyre
(hipokritëve), e ata të kërkojnë leje për të dalë (me ty në ndonjë
luftë), thuaju: "Ju nuk do të dilni kurrë me mua dhe kurrë nuk do të
luftoni ndonjë armik së bashku me mua! Ju ishit të kënaqur herën e parë
që nuk luftuat, pra rrini me ata që mbetën!"
84. Dhe asnjërit prej tyre kur të vdesin, mos ia fal namazin (e
xhenazës) kurrë, e as mos qëndro pranë varrit të tij (për lutje e
vizitë), pse ata mohuan All-llahun dhe të dërguarin e Tij dhe vdiqën
kryeneçë.
85. Po ty të mos duket e mirë pasuria e tyre dhe fëmijët e tyre. Allllahu
deshi t'i mundojë me të në këtë botë dhe t'u dalë shpirti duke
qenë mohues.
86. E kur zbritët një kaptinë (që thotë): të besoni All-llahun dhe
luftoni së bashku me të dërguarin e Tij, ata të pasurit kërkuan leje
prej teje dhe thanë: "Na le të mbesim me ata që rrinë!"
87. U pajtuan të mbesin me ata që nuk vajtën (në luftë). Po zemrat e
tyre janë mbyllur, andaj ata nuk kuptojnë.
99
88. Por, i dërguari, e së bashku me të edhe ata që besuan, luftuan me
pasurinë dhe veten e tyre dhe atyre u takuan të gjitha të mirat, ata
janë të shpëtuarit.
89. All-llahu u ka përgatitur atyre xhennete që në të rrjedhin lumenj,
ku do të qëndrojnë përgjithmonë. Ai është suksesi i madh.
90. Disa nga arabët beduinë që kërkuan falje, erdhën për t'iu dhënë
leje (të mos shkonin në luftë), e ata të tjerët që kishin gënjyer (me
besim) All-llahun dhe të dërguarin e Tij ishin ndalë (paleje). Ata që
prej tyre nuk besuan, do t'i godasë dënim i ashpër.
91. Nuk është ndonjë mëkat për të dobëtit, as për të sëmurët, e as për
ata që nuk kanë me çka të përgatiten, kur janë të sinqertë ndaj Allllahut
dhe të dërguarit të Tij, pra për të mirët nuk ka rrugë qortimi.
All-llahu falë shumë, është mëshirues.
92. (nuk ka qortim) Dhe as për atë që kur erdhën te ti për t'i bartur
me kafshë, u the: "Nuk kam me çka t'ju bartë. Ata u kthyen, e prej
pikëllimit se nuk kishin me çka të përgatiteshin nga sytë e tyre
ridhnin lotë.
93. E keqja është për ata që duke qenë pasanikë kërkuan leje dhe u
pajtuan të mbeteshin me ata që nuk vajtën. Po, All-llahu ka vulosur
zemrat e tyre, ata nuk do të gjejnë rrugë.
94. Kur të ktheheni te ata, ata do t'ju kërkojnë falje, thuanju: "Mos u
arsyetoni, ne nuk ju besojmë, për gjendjen e juaj na ka njoftuar Allllahu.
Veprën tuaj do ta shohë All-llahu dhe i dërguari i Tij, e pastaj
ju do të ktheheni te Ai që i di të fshehtat dhe të dukshmet, e Ai do
t'ju lajmërojë për atë që keni vepruar.
95. Ata do t'ju betohen në All-llahun, kur të ktheheni te ata, për të
mos i qortuar, ju pra hiqnu tyre ata janë të ndyrë, e vendi i tyre do
të jetë xhehennemi, shpërblim për atë që fituan.
96. Ata ju betohen juve që të jeni të kënaqur ndaj tyre, e nëse ju
shprehni kënaqësi, All-llahu nuk është i kënaqur me popullin e
paturpshëm.
97. Arabët beduinë janë të pajisur me mohim e hipokrizi më të fortë,
dhe janë më të përshtatshëm për të mos i njohur dispozitat që ia zbriti
të dërguarit të Tij All-llahu. All-llahu i di çështjet, Ai është i
urtë.
98. Ka disa beduinë që për atë që e jep, e konsideron si të dështuar
dhe presin kthesa kundër jush. Kundër tyre e ardhmja qoftë e keqe! Allllahu
dëgjon, di.
99. Po, ka edhe disa nga beduinët që besojnë All-llahun dhe botën
tjetër dhe atë që e japin e konsiderojnë afrim te All-llahu dhe bekim
te i dërguari. Veni re, ato janë afrime te All-llahu për ta, e Allllahu
do t'i përfshijë në mëshirën e Tij. All-llahu falë dhe është
mëshirues.
100. All-llahu është i kënaqur me të hershmit e parë prej muhaxhirëve
(migruesve) dhe prej ensarëve (vendasve-ndihmëtarë) dhe prej atyre që i
pasuan ata me punë të mira, e edhe ata janë të kënaqur ndaj Tij. Atyre
u ka përgatitur xhennete, në të cilët rrjedhin lumenj, ku do të jenë
përjetë të pasosur. E ky është fitim i madh.
100
101. Edhe rreth jush ka beduinë që janë hipokritë, e edhe nga banorët e
Medinës që janë përcaktuar për hipokrizi. Ti nuk i di ata, Ne i dimë,
ata do t'i dënojmë dy herë, pastaj shtyhen në dënimin e madh.
102. Ka edhe të tjerë që i kanë pranuar mëkatet e veta: ata përzien
vepra të mira, e edhe të tjera të këqija. Atyre do t'ua falë All-llahu,
se Ai i falë atij që pendohet, e mëshiron atë që përmirësohet.
103. Merr prej pasurisë së tyre (të atyre që pranuan gabimin) lëmoshë
që t'i pastrosh me të dhe t'u shtosh (të mirat) dhe njëkohësisht lutu
për ta, se lutja jote është qetësim për ta. All-llahu dëgjon dhe sheh.
104. A nuk e ditën ata se All-llahu është ai që pranon pendimin e
robëve të vet, pranon lëmoshat dhe se, vetëm All-llahu është Ai që
shumë pranon pendimin dhe është mëshirues.
105. Dhe thuaj: "Veproni, All-llahu do ta shohë veprën tuaj, edhe i
dërguari i Tij e besimtarët, e më vonë do të ktheheni te njohësi i të
fshehës dhe të dukshmes, e do t'ju njoftojë për atë që vepruat.
106. Ka edhe të tjerë që janë duke pritur urdhërin e All-llahut, a do
t'i dënojë apo do t'i falë pas pendimit. All-llahu e di gjendjen e tyre
dhe di ç'bën me ta.
107. (Nga hipokritët më të shëmtuarit janë) Edhe ata që ndërtuan xhami
sherri, mosbesimi e përçarjeje mes besimtarëve dhe ftuan në pritje
(solemne) atë që më parë kishte luftuar kundër All-llahut dhe të
dërguarit të Tij. Ata do të betohen: "Ne nuk kemi pasur tjetër qëllim,
vetëm për të mirë!" Po All-llahu dëshmoi se ata vërtet janë rrenacakë.
108. Ti mos u fal aty kurrë! Një xhami e cila që prej ditës së parë
është themeluar në respekt ndaj All-llahut (pa hile), është më e drejtë
të falesh në të, aty ka burra që dëshirojnë të pastrohen mirë, e Allllahu
i do të pastrit.
109. A është më i mirë ai që ndërtesën e vet e themeloi në devotshmëri
dhe në kënaqësi të All-llahut, apo ai që në ndërtesën e vet e themeloi
buzë bregut të shembur e bashkë me të bie në zjarrin e xhehennemit?
All-llahu nuk i udhëzon njerëzit zullumqarë.
110. Ndërtesa e tyre të cilën e ndërtuan ata (e që e shembi Pejgamberi)
vazhdimisht do të jetë mllef në zemrat e tyre, pos nëse pëlcasin zemrat
e tyre. All-llahu di, është i urtë.
111. All-llahu bleu prej besimtarëve shpirtërat dhe pasurinë e tyre me
xhennet. Luftojnë në rrugën e All-llahut, mbysin dhe mbyten. (All-llahu
dha) Premtim të cilin e vërtetoi në Tevrat, Inxhill e Kur'an. E kush
është më zbatues i sigurt i premtimit të vet se All-llahu? Pra, gëzonju
tregtisë që bëtë me Të. Ky është suksesi i madh.
112. (Të xhennetit janë) Edhe ata që pendohen, ata që sinqerisht
adhurojnë, ata që falënderojnë, ata që agjërojnë, ata që bëjnë ruku, që
bëjnë sexhde, që urdhërojnë për të mira e ndalojnë nga të këqijat, edhe
përmbushin dispozitat e All-llahut. Pra, përgëzoj besimtarët.
113. Nuk është e drejtë për Pejgamberin e as për besimtarët të kërkojnë
falje për idhujtarët, edhe nëse janë të afërt të tyre, pasi që ta kenë
të qartë se me të vërtet ata (idhujtarët) janë banues të xhehennemit.
114. Edhe lutja e Ibrahimit për babain e vet nuk ishte tjetër, pos për
shkak të një premtimi që ia pat premtuar atij, e kur iu bë e qartë se
ai ishte armik i All-llahut, u largua prej tij. S'ka dyshim, Ibrahimi
ishte shumë i ndieshëm dhe i butë.
101
115. All-llahu nuk e humb një popoull pasi që ta ketë udhëzuar atë,
para se t'ju sqarojë atyre se prej çka duhet ruajtur. All-llahu është i
gjithdijshëm për secilin send.
116. S'ka dyshim se sundimi i qiejve e i tokës është i All-llahut, Ai
jep jetë dhe vdekje, e ju, përveç All-llahut, nuk keni përkrahës
tjetër.
117. All-llahu ia fali Pejgamberit, edhe muhaxhirëve edhe ensarëve, të
cilët në çastin e vështirë shkaun pas tij, kur (nga vështirësitë)
zemrat e një grupi nga ata, gati u lëkundën, por Ai ua fali (i
stabilizoi zemrat e) atyre. Vërtet Ai është i butë, i mëshirshëm ndaj
tyre.
118. (Ai u fali) Edhe atyre të treve, të cilëve iu pat shtyrë aq
(pranimi i pendimit) sa që toka u bë e ngushtë për ta, përkundër
gjerësisë së saj, kur u ngushtuan edhe shpirtërat e tyre sa që u bindën
se nuk ka srehim prej All-llahut (tjetërku) pos te Ai. Prandaj edhe
atyre ua fali Ai, në mënyrë që të pendohen. All-llahu pranon pendimin
se është mëshirues.
119. O ju që besuat! Ta keni në kujdes All-llahun dhe të jeni me ata të
drejtit.
120. Nuk ishte me vend për banorët e Medinës e as për ata që ishin
rreth tyre nga beduinët, të ngelin (pa shkuar) pas të dërguarit të Allllahut
e as të kursejnë veten e tyre ndaj vetes së tij (Pejgamberit).
Nuk ishte me vend ngase, ata nuk i godet as etja, as lodhja, as uria
kur janë në rrugën e All-llahut, dhe nuk shkelin ndonjë vend që i
hidhëron mosbesimtarët, dhe nuk arrijnë kundër armikut çkado qoftë
(mbytje, robërim të tyre ose ngadhënjim mbi ta), vetëm se të gjitha ato
do t'u evidentohen atyre si vepër e mirë (shpërblyese). All-llahu nuk
ua humb shpërblimin veprimmirëve.
121. Dhe nuk japin kontribut, të vogël ose të madh, nuk kapërcejnë
ndonjë luginë, e qe të mos u shenohet (për shpërblim) atyre, për t'i
shpërblyer All-llahu më së miri atë që vepruan.
122. Nuk është e nevojshme të dalin në luftë të gjithë besimtarët. E
përse nga çdo grumbull i tyre të mos shkojë një grup për t'u aftësuar
në diturinë fetare, për ta mësuar popullin e vet kur të kthehet te ata,
në mënyrë që ata ta kuptojnë (e të ruhen).
123. O ju që besuat! Luftoni jobesimtarët që i keni afër jush, e le ta
ndiejnë prej jush grushtin e fortë kundër tyre. E dine se All-llahu
është me të devotshmit.
124. E kur zbret ndonjë kaptinë, ka prej tyre që thonë: "Cilit prej
jush ia shtoi kjo besimin?" Sa u përket atyre që besuan, atyre u
shtohet besimi dhe gëzohen për të.
125. E sa u përket atyre që kanë sëmundje në zemrat e tyre, ajo
(zbritja e kaptinës) ndytësisë së tyre u shton ndytësi dhe ata vdesin
si jobesimtarë.
126. A nuk e shohin ata se për çdo vit sprovohen një herë apo dy herë,
e përsëri nuk pendohen e as nuk marrin mësim.
127. E kur zbret ndonjë kaptinë (që turpësinë e tyre) ata shikojnë
njëri-tjetrin (e thonë mes vete): a ju pa ndokush ju e pastaj largohen.
All-llahu prapësoi zemrat e tyre ngase ishin popull që nuk kuptonte.
102
128. Juve ju erdhi i dërguar nga lloji juaj, atij i vie rëndë për
vuajtjet tuaja, sepse është lakmues i rrugës së drejtë për ju, është i
ndijshëm dhe i mëshirshëm për besimtarët.
129. Po nëse ata refuzojnë (atë që ua sjell) atëherë thuaj: All-llahu
është për mua mjaft, s'ka të adhuruar pos Tij, vetëm te Ai jamë
mbështetur, e Ai është Zot i Arshit të madh!"

No comments:

Post a Comment