Saturday, 28 May 2011

SURA 4. NISA

SURA 4. NISA
Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit
1. O ju njerëz! Kinie frikë Zotin tuaj që ju ka krijuar prej një veteje
(njeriu) dhe nga ajo krijoi palën (shoqën) e saj, e prej atyre dyve u
shtuan burrra shumë e gra. Dhe kinie frikë All-llahun që me emrin e Tij
përbetoheni, ruajeni farefisin (akraballëkun), se All-llahu është
mbikëqyrës mbi ju.
2. Bonjakëve (jetimëve) jepnu (kur të rriten) pasurinë e tyre, dhe mos
e ndërroni të pastërtin (mallin tuaj që e keni hallall) me të ndytin
(me haramin) edhe mos ehani pasurinë e tyre (të përzier) me pasurinë
tuaj, pse ky është mëkat i madh.
3. Në qoftë se frikoheni se nuk do të jeni të drejtë ndaj bonjakëve,
atëherë martohuni me ato gra që ju pëlqejnë; me dy, me tri e me katra.
E nëse i frikoheni padrjtësisë (ndaj tyre), atëherë vetëm me një, ose
(martohuni) me ato që i keni nën pushtetin tuaj (robëreshat). Ky
(përkufizim) është më afër që të mos gaboni.
4. Grave jepnu dhuratën e kurorës së tyre (niqahin) më të mirë, e në
qoftë se ato nga vullneti i vet ju falin diçka nga ajo, atëherë hane
atë hallall të mirë.
5. Mendjelehtësve (të papjekurve) mos u jepni pasurinë tuaj që Allllahu
e bëri për ju mëkamje, e ata ushqeni nga ajo, veshni dhe u thoni
fjalë të mira.
6. Provoni bonjakët derisa të bëhen për martesë,e nëse vëreni te ta
pjekuri, atëherë dorëzonju atyre pasurinë e tyre. Mos e hani atë duke
shkapërderdhur dhe duke u ngutur para se të rriten ata. Kush është i
pasur le të ruhet (shfrytëzimit të pasurisë të jetimëve), e kush është
i varfër, le të hajë me maturi. E kur t'ju dorëzoni atyre pasurinë e
vet, dëshmoni atë (që ju dorëzoni). Mjafton që All-llahu është
llogaritës.
7. Meshkujve ju takon pjesë nga pasuria që e lënë prindërit e të
afërmit (pas vdekjes), edhe femrave ju takon pjesë nga ajo që lënë
prindërit e të afërmit, le të jetë pak ose shumë ajo që lënë, ju takon
pjesë e caktuar (nga Zoti).
8. Kur të prezentojnë në pjestimin e pasurisë që ka lënë i vdekuri të
afërmë, bonjak dhe varfnjak (që nuk janë pjestarë në trashëgim), jepnu
nga ajo (pasuri e lënë) dhe atyre thuanu fjalë të mira.
9. Le të frikësohen ata (në prag të vdekjes) sikur të linin pas vete
pasardhës të paaftë për të cilët kanë dro (si do të jetë gjendja e
tyre) le t'i ruhen All-llahut (dënimit të Tij) dhe le t'ju thonë
(jetimëve) fjalë prindore.
10. Ata që e hanë pa të drejtë pasurinë e jetimëve, në të vërtetë ata
hanë atë që mbush barkun e tyre zjarr dhe do të futen në zjarrin e
Xhehennemit.
11. All-llahu ju urdhëron për (çështjen e trashëgimis) fëmijët tuaj:
për mashkullin hise sa për dy femra; nëse janë (trashëgimtare) vetëm
femra, dy e më shumë, atyre ju takojnë dy të tretat e pasurisë që
trashëgohet; nëse është një femër, asaj i takon gjysma; për prindërit,
për secilin nga ata, ju takon e gjashta nga ajo që ka lënë (i vdekuri)
nëse ka fëmijë; e në qoftë se (i vdekuri) nuk ka fëmijë e atë e
trashëgojnë (vetëm) prindërit, atëherë nënës së tij i takon një e
39
treta; në qoftë se ai (i vdekuri) ka vëllezër, nënës së tij i takon
vetëm një e gjashta, (kjo e drejtë në trashëgim bëhet) pasi të kryhet
(vasijeti) që ka lënë dhe pasi të lahet borgji; ju nuk dini se kush
është më afër dobisë suaj, prindërit tuaj ose fëmijët tuaj. (Ky
përcaktim është) Urdhër nga All-llahu. Vërtet All-llahu është më i
Dijshmi, më i Urti.
12. Juve ju takon gjysma e asaj (pasurie) që e lënë gratë e tuaja, nëse
ato nuk kanë fëmijë, por nëse ato kanë fëmijë juve ju takon një e
katërta nga ajo që lënë ato, pasi të kryhet testamenti i tyre dhe pasi
të lahet borgji. Atyre (grave) ju takon një e katërta nga ajo që lini
ju, nëse nuk keni fëmijë, por nëse keni fëmijë, atyre ju takon një e
teta nga ajo që leni pas kryrjes së testamentit që keni përcaktuar ose
borxhit. Në qoftë se (i vdekuri) është mashkull ose femër, e
trashëgohet nga ndonjë i largët (pse s'ka as prindër as fëmijë) po ka
një vëlla ose një motër (nga nëna), atëherë secilit prej tyre u takon
një e gjashta, e në qoftëse se janë më shumë (se një vëlla ose se një
motër) ata janë pjesmarrës të barabartë në të tretën (e tërë pasurisë),
pas testamentit të porositur ose borxhit, e duke mos dëmtuar
(trashëguesit). Ky përcaktim është porositur prej All-llahut. All-llahu
është i gjithëdijshëm, jo i ngutshëm.
13. Këto janë (dispozita) të caktuara prej All-llahut. Kush i bindet
All-llahut, (urdhërave të Tij) dhe të dërguarit të Tij, atë e dërgon në
xhennete nën të cilin burojnë lumenj. Aty do të jenë përgjithmonë. E ky
është shpëtim i madh.
14. Kush e kundërshton All-llahu dhe të dërguarin e Tij, dhe i shkel
dispozitat e Tij, atë e shtie në zjarr të përjetëshëm. E për të është
një dënim i rëndë.
15. Ato nga gratë tuaja që bëjnë imoralitet (zina), kërkoni që kundër
tyre të dëshmojnë katër vetë prej jush (burra); nëse vërtetohet më
dëshmitarë (imoraliteti), mbyllni ato në shtëpia derisa t'i marrë
vdekja ose derisa All-llahu të përcaktojë ndonjë rrugë për to.
16. Ata të dy prej jush që bëjnë atë (imoralitet-zina), ndëshkoni; e në
qoftë se ata pendohen dhe përmirësohen, atëherë hiqni dorë prej tyre,
pse All-llahu pranon fort pendimin dhe mëshiron shumë.
17. Pendim i pranueshëm te All-llahu është vetëm ai i atyre që e bëjnë
të keqen me mosdije shpejt pendohen; të tillëve All-llahu ju pranon
pendimin, se All-llahu është më i dijshmi, më i urti.
18. Nuk është pendim (i pranueshëm) i atyre që vazhdimisht bëjnë punë
të këqia dhe vetëm atëherë kur t'i vjen vdekja ndonjërit prej tyre, të
thotë: "Unë tash u pendova!" e as i atyre që vdesin duke qenë
jobesimtarë. Ndaj tyre kemi përgatitur dënim të ashpër.
19. O ju që besuat, nuk është lejuar për ju të trashëgoni gratë (e të
vdekurve) në mënyrë të dhunshme, e as t'i shtrëngoni për t'u marrë
diçka nga ajo që ju keni dhënë atyre, përveç nëse ato bëjnë ndonjë
imoralitet të hapur. Çoni jetë të mirë me to. Nëse urreni ato, bëni
durim që All-llahu të japë shumë të mira në një send që ju e urreni.
20. Në qoftë se dëshironi të ndërroni (ta merrni) një grua në vend të
një gruaje (të lëshuares) i keni pas dhënë shumë të madhe, mos merrni
prej saj asnjë send. A do të merrni atë pa të drejtë e në mënyrë
mizore?
40
21. Dhe si mund të merrni atë kur njëri-tjetri iu keni bashkuar (në një
shtrat) dhe kur ato kanë marrë prej jush një besë të fortë?
22. Mos u martoni me ato gra me të cilat qenë të martuar prindërit
tuaj, me përjashtim të asaj që ka kaluar (para islamizmit) pse ajo
ishte turpësi, përbuzje e traditë e shëmtuar.
23. U janë ndaluar juve (të martoheni me): nënat tuaja, bijat tuaja,
motrat tuaja, hallat tuaja, tezet tuaja, bijat tuaja, bijat e motës,
nënat tuaja që ju kanë dhënë gji, motrat nga gjiri, nënat e grave tuaja
(vjehrrat) dhe vajzat që janë nën kujdesin tuaj e të lindura (prej
tjetër babai) nga gratë tuaja me të cilat patët kontakt, e nëse nuk ken
pasur kontakt me to (me gratë), atëherë s'ka pengesë (të martoheni me
ato vajza), dhe (janë të ndaluara) gratë e bijve tuaj që janë të
lindjes suaj (jo të bijëve të afoptuar), dhe të bashkoni (përnjeherë në
një niqah) dy motra, përpos asaj që ka kaluar. Vërtetë, All-llahu falë
shumë, është mëshirues i madh.
24. (Nuk u lejohet të martoheni) Edhe me gra të martuara (që kanë
burrat e nuk janë të lëshuara), përveç atyre që i keni futur në
pushtetin tuaj (robëreshat e luftës). (Ky është) obligim mbi ju nga
All-llahu. U janë lejuar, pos këtyre (që u përmendën), të tjerat që t'i
merrni me pasurinë tuaj (me niqah) duke pasur për qëllim bashkëshorësi
e jo prostitucion (kurvëni). E për atë që përjetuat ju nga ato (gratë
me të cilat patët kurorë), jepnu shpërblimin e tyre të caktuar se është
obligim. E nuk ka pengesë për ju, pas përcaktimit (të niqahut), në atë
që ju pëlqeni mes vete. All-llahu është i gjithëdijshëm, i urti.
25. Dhe kush nuk ka prej jush mundësi materiale që të martohet me femra
të lira besimtare, le të martohet me ato besimtare tuaja që i keni nën
pushtetin tuaj (robëreshat). All-llahu di më së miri për besimin tuaj.
Ju jeni nga njëri- tjetri (të një origjine)
26. All-llahu dëshiron t'ju sqarojë çështjet et'ju drejtojë në rrugën e
atyre që ishin para jush (pejgamberët) dhe t'ju pranojë pendimin. Allllahu
e di më së miri gjendjen e robërve dhe është më i urti.
27. All-llahu dëshiron t'ju pranojë pendimin, e ata që ndjekin dëshirat
e epsheve, dëshirojnë që ju të shmangeni në tërësi (nga rruga e
drejtë).
28. All-llahu dëshiron t'ju lehtësoj (dispozitat), e megjithatë njeriu
është i paaftë (për t'ju përballuar epsheve).
29. O ju që besuat, mos e hani mallin e njëri-tjetrit në mënyrë të
palejuar, përpos tregtisë në të cilën keni pajtueshmëri mes vete, dhe
mos mbytni veten tuaj (duke mbytur njëri-tjetrin). Vërtet, All-llahu
është i mëshirueshëm për ju.
30. Kush bën këtë (që ndaloi Zoti) qëllimisht dhe tejkalon kufijtë, Ne
do ta hudhim atë në një zjarr të fortë. Dhe kjo është leht për Allllahun.
31. Nëse lagoheni prej mëkateve të mëdha, të cilat u janë të
ndalueshme, Ne ju shlyejmë mëkatet e vogla dhe ju fusim në një vend të
ndershëm.
32. Mos lakmoni në atë, që All-llahu gradoi disa nga ju mbi disa të
tjerë. Burrave ju takon hise nga ajo që fituan ata dhe grve gjithashtu
ju takon hise nga ajo që fituan ato. All-llahut kërkoni nga të mirat e
Tij. All-llahu është i dijshëm për çdo send.
41
33. Ne u kemi caktuar për secilin trashëgimtarë, pjesën e pasurisë që e
lënë prindërit ose të afërmit. E atyre që ju keni premtuar, jepnu
pjesën ë tyre. All-llahu është dëshmues mbi çdo send.
34. Burrat janë përgjegjës për gratë, ngase All-llahu ka graduar disa
mbi disa të tjerët dhe ngase ata kanë shpenzuar nga pasuria e tyre.
Prandaj, me atë që All-llahu i bëri të ruajtura, gratë e mira janë
respektuese, janë besnike ndaj të fshehtës. E ato që keni dro
kryelartësisë së tyre, këshilloni, madje largohuni nga shtrati (e më në
fund), edhe rrahni (lahtë, nëse nuk ndikojnë këshillat as largimi), e
nëse ju respektojnë, atëherë mos u sillni keq ndaj tyre. All-llahu
është më i larti, më i madhi.
35. Nëse i frikësohen përçarjes mes tyre (burrit e gruas), dërgoni një
pari të drejtë nga familja e tij dhe një pari të drejtë nga familja e
saj. Nëse ata të dy (ndërmjetësuesit) kanë për qëllim pajtimin, Allllahu
ju mundëson afrimin mes tyre (burrit e gruas). All-llahu është i
dijëshëm, është njohës i mirë.
36. Adhurone All-llahun e mos i shoqëroni Atij asnjë send, sillnu mirë
ndaj prindërve, ndaj të afërmve, ndaj jetimëve, ndaj të varfërve, ndaj
fqiut të afërt, ndaj fqiut të largët, ndaj shokut pranë vetes, ndaj
udhëtarit të largët dhe ndaj robërve. All-llahu nuk e do atë që është
kryelartë dhe atë që lavdërohet.
37. Ata që vetë janë koprracë dhe urdhërojnë njerëzit për koprraci, dhe
e fshehin atë që ju ka dhënë All-llahu nga mirësitë e veta. Ne kemi
përgatitur dënim të turpshëm për jobesimtarët;
38. Edhe ata që e japin pasurinë e tyre për sy e faqe të botës, e nuk e
besojnë All-llahun as ditën e mbramë. E ai që e ka shok djallin, ai pra
është shok i shëmtuar.
39. Dhe çka do t'i gjente ata, po ta besonin All-llahun, ditën e
gjykimit dhe të jepnin nga ajo që i dhuroi All-llahu? Po All-llahu di
më së miri për ta.
40. S'ka dyshim se All-llahu nuk bën pa drejtë as sa grimca, e nëse ajo
vepër është e mirë, Ai e shumëfishon atë dhe Vetë Ai i jep shpërblim të
madh.
41. Dhe si do të jetë gjendja e atyre (që nuk besuan), kur Ne do të
sjelli dëshmitarë për çdo popull, e ty do të sjellim dëshmitarë mbi ata
(që nuk besuan)?
42. Atë ditë ata që nuk besuan dhe kundërshtuan të dërguarin, do të
dëshironin (të varroseshin) të rrafshohej mbi ta toka ngase nuk mund
t'i fshehin All-llahut asgjë.
43. O ju që besuat, mos iu afroni namazit duke qenë të dehur, derisa të
dini se ç'flitni, e as duke qenë xhuhubë (të papastër) derisa të
laheni, përpos kur jeni udhëtarë. Nëse jeni të sëmurë, jeni në ndonjë
udhëtim, ose ndonjeri prej jush vjen nga ultësira (nevojtorja), ose
keni takuar gratë, e nuk gjeni ujë, atëherë mësyne dheun dhe fërkoni me
duart (tejemmum). All-llahu shlyen e falë mëkatet.
44. A nuk i vure re (Muhammed) ata që iu pate dhënë pjesë nga libri
(paria fetare jehude) se si e vazhdojnë rrugën e gabuar dhe dëshirojnë
që e edhe ju të humbni!?
45. All-llahu di mësë miri për armiqtë tuaj. Mjafton që All-llahu është
përkrahës i juaj dhe mjafton që All-llahu është ndihmëtar i juaji.
42
46. Një palë nga jehuditë është që ndryshojnë fjalët (e Zotit) nga
vendet e veta, e (kur i thërret ti) ata thonë: "Dëgjuam (fjalën tënde)
dhe kundërshtuam (thirrjen tënde), dhe thonë: "dëgjo mos dëgjofsh!"
(dhe thonë): "Raina" (këto i thonë) duke përdredhur gjuhët e tyre dhe
duke atakuar fenë. E sikur të thoshin ata: "Dëgjuam, respektuam, dëgjo
dhe vështrona", do të ishte më e drejtë, por për shkak të refuzimit të
tyre, All-llahu i mallkoi, prandaj besojnë vetëm pak (besim gjysmak).
47. O ju që u është dhënë libri, besone atë që e zbritëm (Kur'anin) e
që është vërtetues i atij që e keni (Tevratit), para se të shlyjmë
fytyra (t'ua fshijmë shqisat) dhe t'i rrotullojmë ose t'i mallkojmë ata
si i mallkuam ata të së shtunës. Urdhëri i All-llahut është i kryer.
48. S'ka dyshim se All-llahu nuk falë (mëkatin) t'i përshkruhet Atij
shok (idhujtarinë), e përpos këtij (mëkati) i falë kujt do. Kush
përshkruan All-llahut shok, ai ka trilluar një mëkat të madh.
49. A nuk ke kuptuar për ata që vlerësojnë vetveten? Jo, All-llahu
vlerëson atë që do dhe nuk bën padrejtë asnjë fije.
50. Shiko se si shpifin kundër All-llahut! Mjafton kjo (shpifje) si
mëkat i hapët.
51. A nuk u vure re atyre që iu është dhënë pjesë nga libri? Besojnë
idhuj e djallëzi dhe për ata që nuk besuan thonë: "Këta janë në rrugë
të drejtë, se ata që besuan!"
52. Ata janë që All-llahu i mallkoi, e atë që e mallkon All-llahu, për
të nuk ka ndihmëtarë.
53. A mos kanë ata ndonjë pjesë të pushtetit? Ata nuk do t'u jepnin
njerëzve as sa grimca.
54. A u kanë zili atyre njerëzve për atë që All-llahu u tha nga
mirësitë e Tij? Ne u patëm dhënë pasardhësve të Ibrahimit librin e
sheriatin dhe u patëm dhënë atyre pushtet të madh.
55. Po disa prej tyre i besuan atij (Muhammedit), e disa e refuzuan.
Për ta mjafton zjarri i xhehennemit.
56. Është e vërtetë se ata që mohuan argumentet Tona, do t'i hudhim në
zjarr. Sa herë që u digjen lëkurat e tyre, Ne ndërrojmë lëkura të tjera
që të shijojnë dënimin. All-llahu është i plotëfuqishëm, i drejtë.
57. Ata që besuan dhe bënë vepra të mira, Ne do t'i fusim në xhennet
nën të cilin burojnë lumenj, ku do te jenë përgjithmonë. Aty kanë edhe
bashkëshorte të pastra e hije të mrekullueshme.
58. All-llahu ju urdhëron që t'u jepni amanetin të zotëve të tyre dhe
kur të gjykoni, ju urdhëron të gjykoni me të drejt mes njerëzve. Sa e
mirë është kjo që ju këshillon. All-llahu dëgjon dhe sheh si veproni.
59. O ju që besuat, bindjuni All-llahut, respektoni të Dërguarin dhe
përgjegjësit nga ju. Nëse nuk pajtoheni për ndonjë çështje, atëherë
parashtrone atë te All-llahu (te libri i Tij) dhe te i Dërguari, po qe
se i besoni All-llahut dhe ditës së fundit. Kjo është më e dobishmja
dhe përfundimi më i mirë.
60. A i vure re ata që mendojnë se besuan atë që të zbriti ty, dhe atë
që zbriti para teje, se si dëshirojnë mes tyre të gjykojë djalli, e
duke qenë se janë urdhëruar që të mos e besojnë atë. E djalli dëshiron
t'i humbë në pafundësi.
43
61. Kur u thuhet atyre: "Ejani (për të gjykuar) te ajo që e zbriti Allllahu
dhe te i dërguari!" i sheh se si dyfytyrëshit ta kthejnë shpinën.
62. E qysh do të jetë (gjendja e tyre) kur t'i godasë ata ndonjë e
keqe, e shkaktuar nga vetë duart e tyre, e pastaj vinë te ti (për t'u
arsyetuar) dhe betohen në All-llahun: "Ne nuk patëm tjetër qëllim,
vetëm afrim e pajtim" (e jo refuzimin e gjykimit tënd).
63. Ata janë për të cilët e di All-llahu çka mbajnë në zemrat e tyre.
Po ti hiqu tyre, tërhiqu vërejtjen (për hipokrizi) dhe thuaju fjalë që
lënë përshtypje në veten e tyre.
64. Ne nuk dërguam asnjë të dërguar vetëm që me urdhërin e All-llahut
t'i bëhet respekt (nga njerëzit) atij. E sikur të vinin ata te ti, pasi
që ta kenë dëmtuar veten e tyre (nuk kanë pranuar gjykimin tënd), e të
kërkonin ata vetë ndjesë te All-llahu, e edhe i dërguari të kërkojë
ndjesë për ta, ata do të kuptonin se All-llahu pranon pendimin dhe
është mëshirues.
65. Për Zotin tënd jo, ata nuk janë besimtarë (të asaj që të zbriti ty
as të asaj para teje) derisa të mos zgjedhin ty për të gjykuar në atë
konflikt mes tyre, e pastaj (pas gjykimit tënd) të mos ndiejnë
pakënaqësi nga gjykimi yt dhe (derisa) të mos binden sinqerisht.
66. Sikur t'i kishim obliguar ata: mbytni vetvetn tuaj, atë (obligim)
nuk do ta zbatonin, me përjashtim të një pakice prej tyre. Po sikur të
zbatonin atë që këshilloheshin do të ishte më mirë për ta dhe do t'i
përforconte më shumë.
67. Dhe atëherë do t'u jepnim atyre nga ana Jonë shpërblim të madh.
68. Dhe do t'i udhëzonim në rrugë të drejtë.
69. E kush do që i bindet All-llahut dhe të dërguarit, të tillët do të
jenë së bashku me ata që All-llahu i shpërbleu: (me) pejgamberët,
besnikët e dalluar,dëshmorët dhe me të mirët. Sa shokë të mirë janë
ata!
70. Ky shpërblim i madh është prej All-llahut. Mjafton që All-llahu di
më së miri.
71. O ju që besuat, rrini të përgatitur (të armatosur) dhe dilni (për
në luftë) grup pas grupi apo të gjithë së bashku.
72. Ka disa prej jush që zvaritet (nuk del në luftë). E nëse ju godet
juve ndonjë e papritur thotë: "Zoti më favorizoi që nuk isha i
pranishëm bashkë me ta" (në luftë).
73. Po nëse ju takon juve ndonjë e mirë nga All-llahu, ai (munafiku) me
siguri do të thoshte: si mos të kishte ekzistuar mes jush dhe mes tij
ndonjë njoftësi, për fat, të kisha qenë së bashku me ta e të kisha
arritur një fitim të madh.
74. Le të luftojnë në rrugën e Allaut, ata që e japin jetën e kësaj
bote për botën tjetër. Kush lufton në rrugën e All-llahut e mbytet (bie
dëshmor) ose triumfon, Ne do t'i japim atij shpërblim të madh.
75. Ç'keni që nuk luftoni për Zotin dhe për (t'i shpëtuar) të paaftit:
nga burrat, nga gratë e nga fëmijët, të cilët luten: "Zoti ynë! nxirrna
nga ky fshat (Meka), banorët e të cilit janë mizorë. Jepna nga ana Jote
shpëtim e ndihmë!"
44
76. Ata që besuan luftojnë në rrugë të All-llahut, e ata që nuk besuan
luftojnë në rrugë të djallëzuar. Luftoni pra miqtë e djallit, s'ka
dyshim se intriga e djallit është e dobët.
77. A nuk i vure re ata të cilëve iu pate thënë: "Ndalni duart tuaja
jepne zeqatin!" E kur iu bë atyre obligim lufta, që një grup prej tyre
u frikësoheshin njerëzve siç është frika ndaj All-llahut, e edhe më
fort. Thonin: "Zoti ynë, pse na e bëre obligim luftën? Sikur të na e
kishe shtyrë deri në një afat të afërt!" Thuaju: "Përjetimi i kësaj
bote është pak, e për atë që është i devotshëm, bota tjetër është shumë
më e dobishme. Nuk do t'ju bëhet pa drejtë as sa fija.
78. Kudo që të jeni vdekja do t'ju kapë, po edhe në qoftë se jeni në
pallate të fortifikuara. E nëse i qëllon ata (munafikët) ndonjë e mirë,
thonë: "Kjo është nga All-llahu". E nëse i qëllon ata ndonjë e keqe:
"Kjo është nga ti (Muhammed)". Thuaju: "Të gjitha janë nga All-llahu!"
Ç'është me këtë popull që nuk kupton gati asnjë send?
79. Çfarëdo e mire që të vjen është nga All-llahu, e çka të ndodhë nga
ndonjë e keqe është nga vetë ti. Ne të dërguam ty Pejgamber për mbarë
botën. Mjafton që All-llahu është dëshmues për këtë.
80. Kush i bindet Pejgamberit, ai i është bindur All-llahut, e kush e
refuzon, Ne nuk të dërguam roje kundër tyre.
81. Dhe thonë: "(jemi) Të bindur". E kur largohen prej teje, një grup
prej tyre (natën) planifikon diçka tjetër nga ajo që u thua ti. Allllahu
shënon atë që e ndryshojnë. Mos u vë veshin atyre e mbështetu
All-llahut.
82. A nuk e përfillin ata (me vëmndje) Kur'anin? Sikur të ishte prej
dikujt tjetër, përveç prej All-llahut, do të gjenin në te shumë
kundërthënie.
83. Madje kur u vjen atyre (munafikëve) ndonjë lajm qetësues (kur
fitojnë myslimanët) ose shqetësues (kur dështojnë), ata e përhapin atë,
sikurt'ia linin atë (përhapjen lajmit) Pejgamberit dhe përgjefgjësve të
tyre, ata do dinin të nxjerrin përfundime (se si do të duhej shpallur).
Por sikur të mos ishte dhuntia e All-llahut ndaj jush dhe mëshira e
Tij, u, pos një pakice, do të ndiqnit rrugën e djallit.
84. Lufto në rrugën e All-llahut! Nuk obligohet kush pos teje. Ngacmoi
besimtarët (për luftë), All-llahu do të zmbrapsë fuqinë e të
pabesëve.All-llahu është më fuqiforti, më ndëshkuesi.
85. Kush ofron ndihmë të mirë, do të ketë pjesë nga ajo,dhe kush ofron
ndihmë të keqe do të ngarkohet me të. All-llahu është i plotfuqishëm
ndaj çdo sendi.
86. Kush përshëndeteni me ndonjë përshëndetje, ju ktheni përshëhdetje
edhe më të mirë, ose kthenie ashtu. All-llahu llogarit për çdo send.
87. Për All-llahun, që s'ka tjetër pos Tij, pa tjetër Ai do t'ju tubojë
në ditën e gjykimit për të cilën gjë nuk ka dyshim. E mund të jetë më i
vërtetë se All-llahu në thënie?
88. E çka është me ju që në çështjen e munafikëve jeni dy grupe; derisa
për atë që bën, All-llahu i përmbysi ata? A mos doni ta vini në rrugë
të drejtë atë që All-llahu e ka humbur? Për atë që All-llahu e ka
humbur, nuk do të gjeni rrugë!
89. Ata dëshirojnë që edhe ju të mos besoni sikurse nuk besuan vetë dhe
bëheni të njejtë. Mos zini miq prej tyre deisa ata të shpëngulen (si
45
ju) për hirë të All-llahut, e nëse refuzojnë, ataherë kudo që t'i
gjeni, kapni dhe mbytni dhe prej tyre mos zini as mik as ndihmës.
90. Përpos atyre që srtehohen te një popull, me të cilin keni
marrveshje, e ju u vjen rëndë të luftojnë kundër jush ose kundër
popullit të vet. Sikur All-llahu të donte do t'ju jepte atyre fuqi e
pushtet mbi ju dhe do t'ju luftonin. Në qoftëse ata tërhiqen prej jush,
nuk ju luftojnë dhe ju ofrojnë paqe, atëherë All-llahu nuk ju lejon
rrugë (luftë) kundër tyre.
91. Ju do të hasni në të tjerë, që duan të sigurohen te ju (duke u
paraqitur si besimtarë) dhe të sigurohen te populli i vet (si
jobesimtarë). E, saherë që thirren, (kundër jush) i përgjigjen
thirrëjes. Në qoftë se nuk largohen prej jush, nuk ju ofrojnë paqe dhe
nuk heqin dorë nga lufta kundër jush, atëherë kapeni dhe mbytni kudo që
t'i takoni. Kundër tyre u kemi dhënë fakte të qarta.
92. Asnjë besimtarëi nuk i është i lejuar të mbysë besmitarin tjetër,
përpos gabimisht. E kush e mbytë gabimishht një besimtarë, ai është i
obliguar ta lirojë një rob besimtarë dhe shpagimin (e gjakut). Nëse ia
falin (familja gjakun). Në qoftë se ai (i mbyturi gabimisht) është
besimtarë, por i takon popullit që është armik i juaji, atëherë është
obligim vetëm lirimi i një robi besimtar. Në qoftëse se ai (i mbyturi)
është nga ai popull që keni marrveshjen me të, atëherë është obligim
shpagmi i (gjakut) që i dorëzohet familjes së tij dhe lirimi i një robi
besimtar. E kush nuk ka mundësi (të lirojë një rob), letë agjëroj dy
muaj rresht, si pendim (i pranuar) ndaj All-llahut. All-llahu është më
idijshmi, ligjdhënësi më i drejtë.
93. Kush e mbytë një besimtarë me qëllim, dënimi i tij është Xhehenemi,
në të cilin do të jetë përgjithmonë. All-llahu është i hidhëruar ndaj
tij, e ka mallkuar dhe i ka përgaditur dënim të madh.
94. O ju që besuat, kur marshoni në rrugën e All-llahut (për në luftë),
të jeni të matur (të mos nguteni), e mos i thoni atij që ju shpreh
selamin (besimin): "Nuk je besimtarë!", duke kërkuar me të mjet (mall)
të kësaj bote, pse te All-llahu janë begatitë e mëdha. Ashtu (jo
besimtarë) ishit edhe ju më parë, e All-llahu ju dhuroi (besimin), pra
sqaroni mirë! All-llahu e di në hollësi çka veproni.
95. Nuk janë të barabartë prej besimtarëve ata që ndejtën (nuk luftuan)
dhe ata që me pasurinë dhe me jetën e tyre luftuan në rrugën e Allllahut,
me përjashtim të atyre që ishin të penguar pa vullnetin e vet.
Ata që luftuan me pasurinë dhe jetën e tyre,All-llahu i gradoi në një
shkallë më të lartë mbi ata që ndejtën (me arsye). Por të gjithëve Allllahu
u premtoi shpërblim, ndërsa ata që ndejtën (pa arsye) All-llahu
gradoi luftëtarët me një shpërblim të madh.
96. Vende të larta me falje gabimesh e mëshirë nga Ai. All-llahu është
që falë shumë dhe mëshiron.
97. Engjëjt që ua morën shpirtine atyre që ishin mizorë të vetëvetës ju
thanë: "Në çka ishit ju? - Ata thanë: "Ne ishim të paftë në atë tokë!"
(engjëjt) ju thanë: "A nuk ishte e gjërë toka e All-llahut e të
migronit në të?" (e të praktikonit lirisht fenë e Zotit). Vendi i tyre
është Xhehennemi dhe sa vend i keq është ai!
98. Përveç atyre që ishin të paaftë nga burrat, grat e fëmijët që nuk
kishin mundësi të gjenin, as mënyrë, as rrugë (për shpërngulje).
46
99. Atyre do t'ua falë All-llahu. All-llahu është që shlyen e falë
shumë (gabime).
100. Kush shpërngulet për hirë të (të fesë) All-llahut, ai gjen mundësi
të madhe dhe begati në tokë. E kush del prej shtëpisë si migrues te
All-llahu dhe i dërguari i Tij, dhe e zë vdekja (në rrugë), te Allllahu
është mëshirues, mbulon të metat.
101. Kur të jeni në udhëtim e sipër, nuk është mëkat për ju të
shkurtoni namazin, nëse frigoheni se jobesimtarët dot'ju sjellin ndonjë
të keqe. Jobesmtarët janë armiq tuaj të hapët.
102. Kur të jesh ti (Muhammed) bashkë me ta dhe ju falë namazin, një
grup prej tyre, duke i bartur armët, le të vijë e le të falet me ty
(grupi tjetër në roje),e kur të bien në sexhde (të kryejnë një reqatë),
këta le të qëndrojnë mbrapa jush (në roje) e le të vijë grupi tjetër,
që nuk është falur, e të falet me ty dhe le t'i bartin armët dhe të
jenë në gjendje gadishmërie. Ata që nuk besojnë, e dëshirojnë
moskujdesin tuaj ndaj armëve e mjeteve që t'iu vërsulen njëherë me të
gjitha fuqitë. Nëse jeni të lodhur nga ndonjë shi ose jeni të sëmurë,
nuk është mëkat të mos i bartni armët, por mbani gadishmërinë tuaj.
All-llahu ka përgaditë dënim nënçmues për jobesimarët.
103. Kur të kryeni namazin (e frikës) përmendeni All-llahun, kur jeni
në këmbë, ulur, të mbështetur. E kur të qetësoheni (nga lufta), atëherë
faleni namazin në mënyrë të rregullt, pse namazi është obligim (për
kohë) i caktuar për besimtarët.
104. Mos u tregoni të dobët në ndjekjen e armikut, pse nëse ndieni
dhëmbje edhe ata ndjejnë dhëmbje sikurse ju, e ju shpresoni nga Allllahu
çka ata nuk shpresojnë. All-llahu është i Dijshëm, Ligjdhënës i
Matur.
105. Ne të zbritëm ty (Muhammed) librin (Kur'anin) me plot të vërteta,
që të gjykosh mes njerëzve me atë që të mësoi All-llahu. Mos u ngatërro
për tradhtarët (mos u dil në ndihmë).
106. Kërko falje (për këtë) All-llahut. All-llahu falë, mëshiron.
107. Mos polemizo për ata që tradhtojnë vetveten. All-llahu nuk e do
atë që është gënjeshtar e mëkatar.
108. Ata fshihen (turpërohen) prej njerëzve, e nuk turpërohen prej Allllahut,
e Ai është me ta edhe kur planifikojnë fshehtas thënie me të
cilat nuk është i kënaqur Ai. All-llahut nuk mund t'i shpëtojnë
veprimet e tyre.
109. Ja, ju jeni ata që i mbrojtët (gënjeshtarët) në jetën e kësaj
bote, kush do të polemizojë me All-llahun për ta ditën e gjykimit, apo
kush do ti marrë në mbrojtje?
110. Kush bën ndonjë të keqe apo ngarkon veten, pastaj kërkon falje te
All-llahu, ai e gjen All-llahun falës dhe mëshirues.
111. Kush bën ndonjë mëkat, ai ka ngarkuar vetveten. All-llahu i di
hollësitë, është gjykatës i drejtë.
112. Kush bën ndonjë gabim ose mëkat, e pastaj atë ia hudh një të
pafajshmit, ai ngarkohet me një shpifje e me një mëkat të hapët.
113. E sikur të mos ishte dhuntia e All-llahut dhe mëshira e Tij ndaj
teje, një grup prej tyre do të humbte ty, por ata nuk humbin tjetër,
pos vetes së tyre. Ty nuk mund të dëmtojë asgjë. All-llahu të shpalli
47
ty, librin dhe sheriatin, të mësoi çka nuk dije. Dhuntia e All-llahut
ndaj teje është shumë e madhe.
114. Në shumë biseda të tyre të fshehta nuk ka kurrfarë dobie, përveç
(bisedës) kush këshillon për lëmoshë, për ndonjë të mirë ose pajtim mes
njerëzve. E kush i bën këto duke pasur për qëllim vetëm kënaqësinë e
All-llahut, Ne do ti japim më vonë (në botën tjetër) shpërblim të madh.
115. Kush i kundërvihet të dërguarit, pasi që i është bërë e qatë e
vërteta dhe ndjek rrugë tjetër nga ajo e besimtarëve, Ne e lëmë në atë
që ka zgjedhur (në dynja) e fusim në Xhehennem. Përfundim i keq është
ai.
116. Është e vërtetë se All-llahu nuk falë (mëkatin) t'i bëhet Atij
shok, pos këtij (mëkati), të tjerat i falë atij që dëshiron. Ai që i
përshkruan shok All-llahut, ai ka humbur dhe bërë një largim të madh
(prej të vërtetës).
117. Ata nuk lusin tjetër pos Tij vetëm (emra idhujsh) femra dhe nuk
tjetër pos djallit plot sherr.
118. Atë e mallkoi All-llahu. Ai ka thënë: "Unë do të përfitoj një
pjesë të caktuar të robërve të Tu".
119. Do t'i shmangë (nga e vërteta), do t'i bëjë të shpresojnë në gjëra
të kota; do t'i urdhëroj dhe ata dotë shqyejnë veshët e bagëtive; do ti
urdhëroj dhe ata do të shëmtojnë krijesat e All-llahut. E kush bën mik
djallin, e jo All-llahun, ai ka dështuar sheshazi.
120. Ai u premton atyre dhe i bën të shpresojnë, por djalli nuk premton
tjetër vetëm se mashtrim.
121. Të tillët (që ndjekin djallin) kanë vendin në Xhehennem dhe prej
tij nuk kanë të ikur (shpëtim).
122. E ata që besuan dhe bënë vepra të mira, Ne do t'i vendosim në
xhennete, ku rrjedhin lumenj e ku do jenë përgjithmonë. Premtimi i
saktë i All-llahut. E kush mund të jetë më saktë në fjalë se All-llahu?
123. Nuk është (shpëtim) sipas shpresave tuaja as sipas shpresave të
ithtarëve të librit. Kushdo që bën keq, do të ndëshkohet me te dhe, pos
All-llahut, nuk ka për t'i gjetur vetes as mbrojtës as ndihmës.
124. Kush bën ndonjë nga punët e mira, qoftë mashkull ose femër duke
qenë besimtarë, të tillët hyjnë në xhennet dhe nuk u bëhet farë
padrejtësie.
125. Kush ka fe më të mirë se ai i që sinqerisht i është bindur Allllahut
dhe, duke qenë bamirës, e ndjek fenë e drejtë të Ibrahimit? Allllahu
e zgjodhi Ibrahimin të dashurin më të ngushtë.
126. Vetëm të All-llahut janë ç'ka në qiej dhe ç'ka në tokë. All-llahu
ka përfshirë çdo send.
127. Kërkojnë prej teje (Muhammed) përgjigje - fetva për (çështjen)
gratë. Thuaju: "All-llahu ju sqaron nga libri (Kur' ani) përkitazi me
gratë jetime, me të cilat lakmoni të martoheni me to, e nuk u jep atë
që është caktuar (niqah ose miras), (ju sqaron) lidhur me të paaftit
(fëmijët jetimë) dhe që të mbani drejtësi ndaj jetimëve! Dhe, çfarëdo
të mire që punoni, All-llahu di shumë për të.
128. Nëse ndonjë grua i frikësohet largimit ose ftohjes së burrit të
vet ndaj asaj, atëherë nuk gabojnë po qe se bëjnë mes vete mbarim
(pajtim). Pajtimi është më i dobishmi. Megjithë këtë, koprracia është e
48
pranishme ndër njerëz. Por, nëse silleni mirë dhe ruheni, s'ka dyshim
se All-llahu hollësisht është i njohur me gjithçka veproni.
129. Ju kurrsesi nuk do të mund ta mbani drejtësinë mes grave edhe nëse
përpiqeni, pra mos anoni plotësisht nga ndonjëra e të lini tjetrën si
të varur. E nëse përmirësoheni dhe ruheni se (padrejtësisë), All-llahu
ju falë dhe ju mëshiron.
130. Por nëse ndahen prej njëri tjetrit, All-llahu begaton me mirësinë
e Tij secilin prej tyre. All-llahu është bujar i madh, i plotdijshëm.
131. Vetëm e All-llahut është ç'ka në qiej e ç'ka në tokë. Ne patëm
sugjeruar atyre që iu pat dhënë libri para jush, e edhe juve që të keni
frikë nga All-llahu. Po në mos besofshit, (dine) e All-llahut është
ç'ka në qiej e ç'ka ka në tokë. All-llahu është i panevojë e i
falënderuar.
132. Të All-llahut janë gjithë ç'ka në qiej e ç'ka në tokë. Mjafton që
All-llahu është i përkujdesshëm.
133. Nëse Ai dëshiron, ju zhduk juve or njerëz, e sjell të tjerë. Për
këtë është i plotfuqishëm.
134. Kush (me punën e vet) dëshiron shpërblimin e kësaj bote, (ai
gabon), shpërblmi i kësaj dhe i asaj botës tjetër është te All-llahu, e
All-llahu dëgjon, sheh.
135. O ju që besuat, vazhdimisht të jeni dëshmues të drejtë për hirë të
All-llahut edhe nëse është kundër (interesit) vetvetes suaj, kundër
prindërve ose kundër të afërmve, le të jetë ai (për të cilin dëshmohet)
pasanik ose varfnjak, pse All-llahu di më mirë për ta. Mos ndiqni pra
emocionin e t'i shmangeni drejtësisë. Nëse shtrëmbëroni ose tërhiqeni,
All-llahu plotësisht di ç'ka punoni.
136. O ju që besuat, besoni vazhdimisht All-llahun, të dërguarit të
Tij, librit që gradualsht ia shpalli të dërguarit të Tij dhe librit që
e pat zbritur më parë. Kush nuk i beson All-llahut, engjëjve të Tij,
librave të Tij, të dëguarve të Tij dhe botës tjetër, ai ka humbur tepër
larg.
137. Vërtet, ata që besuan e pastaj tradhëtuan, përsëri besuane pastaj
tradhtuan dhe e shtuan mosbesimin, All-llahu nuk u falë atyre as nuk i
udhëzon në rrugë të drejtë.
138. Ti (Muhammed) lajmëroj munafikët se me të vërtetë ata kanë një
dënim të dhembshëm.
139. Janë ata që, përkundër besimtarëve, i miqësojnë jobesimtarët.
Vallë, a mos kërkojnë fuqi te ta? S'ka dyshim, e tërë fuqia i takon
All-llahut.
140. Juve u është shpallur në librin (Kur'anin) që, kur të dëgjoni se
po mohohet Kur'ani i All-llahut dhe po bëhet tallje me të, mos rrini me
ata derisa të mos hyjnë në bisedë tjetër. Përndyshe, ju do të jeni si
ata. All-llahu do t'i tubojë tradhëtarët dhe jobesimtërët që të gjithë
në Xhehennem.
141. Ata janë që presin se ç'po ju ngjanë juve. Nëse me ndihmën e Allllahut
ngadhënjeni, ata thonë: "A nuk ishim me ju?" E nëse
jobesimtarëve u takon ndonjë fitim, ata thonë: "A nuk mbizotëruam ne
mbi ju (por nuk deshtëm të mposhtim) dhe penguam prej jush besimtarët!"
All-llahu do të gjykojë mes jush ditën e gjykimit. All-llahu kurrsesi
nuk iu mëndëson jobesimtarëve mbizotërim të plotë mbi besimtarët.
49
142. Munafikët përpiqen të mashtrojnë All-llahun (duke u paraqitur
rrejshëm si besimtarë), por All-llahu mbizotëron dinakëritë e tyre. Ata
edhe kur falen, falen me përtaci dhe vetëm sa për t'u dukur te njerëzit
dhe fare pak e përmendin All-llahun.
143. Ata janë të luhatshëm ndërmjet atij dhe atij (besimit dhe
mosbesimit) e nuk janë as me ata (me jobesimtarët). Po atë që e mposht
All-llahu, ti nuk mund të gjesh shpëtim për te.
144. O ju që besuat, mos zini miq jobesimtarët e t'i lini manash
besimtarët! A doni t'i sillni All-llahut argument të qartë kundër
vetës!
145. S'ka dyshim, munafikët do të jenë në shtresën më të ulët (në fund)
të zjarrit dhe për ta nuk do të gjesh mbrojtës,
146. Përveq atyre që u penduan, u përmirësuan, iu përmbajtën All-llahut
(mësimeve të Tij) dhe praktikojnë sinqerisht fenë e tyre për Allllahun.
Të tillët do të jenë bashkë me besimtarët, e All-llahu ka për
t'iu dhënë besimtarëve shprblim të madh.
147. Çfarë ka All-llahu me dënimin tuaj? E falënderuat dhe i besuat? (e
para nuk i pakëson sundimin e as e dyta nuk ishton) All-llahu është
mirënjohës i dijshëm.
148. All-llahu nuk do publikimin e shprehjeve të këqia përveç
(publikimit) të atij që i bërë padrejt. All-llahu është dëgjues, i
dijshëm.
149. Nëse publikoni ndonjë të mirë ose e fshihni, ose i falni ndonjë të
keqe (dikujt), All-llahu i plotfuqishëm falë shumë.
150. S'ka dyshim se ata që nuk besojnë All-llahun dhe të dërguarin e
Tij, dëhirojnë të bëjnë dallim mes All-llahut dhe të dërguarve të Tij e
thonë: "Ne i besojmë disa e nuk i besojmë disa të tjerë" e mes këtij
duam të marrin rrugë.
151. Të tillët lanë jobesimtarët e vërtetë; e Ne kemi përgatitur dënim
të fortë e nënçmues për jobesimtarët.
152. E ata që besuan All-llahun dhe të dërguarin e Tij dhe nuk bënë
kurrfarë dallimi në asnjë prej tyre, të tillëve do t'u jepet shpërblim
i merituar. All-llahu falë shumë dhe është mëshirues.
153. Ithtarët e librit (jehuditë) kërkojnë prej teje t'u sjellësh një
libër (komplet) nga qielli. Po ata patën kërkuar prej Musait edhe më
tepër e i patën thënë: "Dëftona Zotin sheshas" (ta shohim me sy) e për
shkak të mizorisë së tyre i kapi rrufeja. mandej edhe pasi që iu patën
shfaqur atyre mrekulli të qarta, ata adhuruan. Ne u patëm falur atë, e
Musait i dhamë argumente të forta.
154. Ne ngritëm mbi ta (bregun) Tur'in pse ishin zotuar (ta pranojnë
Tevratin)' u patëm thënë: "Hyni në derë (të bejtul mukadesit) të
përulur, dhe u patëm thënë: "Mos e thyeni të shtunën" (mos gjuani
peshk). Ashtu Ne patëm marrë prej tyre besë të fortë.
155. Dhe për shkak të thyerjes së besës së dhënë, të mohimit të ajeteve
(shpalljes) të All-llahut, të mbytjes së pejgamberëve pa kurrfarë të
drejtë dhe thënies së tyre: "Zemrat tona janë të mbuluara" (me perde).
Jo, por për shkak të mohimit të tyre All-llahu ua vulosi ato (zemrat),
e nuk besojnë prej tyre vetëm pakkush.
50
156. Edhe për shkak të mosbesimit dhe të thënies së tyre shpifëse
kundër Merjemes;
157. Madje për shkak të thënies së tyre: "Ne e kemi mbytur mesihun,
Isain, birin e Merjemes, të dërguarin e All-llahut". Po ata asnuk e
mbytën as nuk e gozhduan (nuk e kryqëzuan në gozhda), por atyre u
përngjau. Ata që nuk u pajtuan rreth (mbytjes së) tij, janë në dilemë
për të (për mbytje) e nuk kanë për të kurrfarë dije të saktë, përveç që
iluzojnë. E ata me siguri nuk e mbytën atë.
158. Përkundrazi, All-llahu e ngriti atë pranë Vetes. All-llahu është i
poltfuqishëm, i dijshëm.
159. Nuk ka asnjë nga ithtarët e librit vetëm se ka për t'i besuar atij
(Isait) para vdekjes së vet, e në ditën e gjykimit ai dëshmon kundër
tyre.
160. Dhe për shkak të mizorisë së tyre, që ishin jahudi, dhe për shkak
se penguan shumë nga rruga e All-llahut, Ne ua ndaluam (ua bëmë haram)
disa (lloje ushqimesh) të mira që u ishin të lejuara.
161. Edhe për shkak të marrjes së kamatës edhe pse e kishin të ndaluar
atë dhe ngrënies së pasurisë së njerëzve në mënyrë të padrejtë. Ne kemi
përgatitur dënim të mundimshëm për ata që nuk besuan prej tyre.
162. Por ata, prej tyre që kanë thesar të diturisë, dhe besimtarët,
besojnë atë që tu shpall ty dhe atë që u shpall para teje, besojnë edhe
ata që e falin namazin dhe japin zeqatim dhe besimtarët në All-llahun e
në jetën e ardhshme. Të tillëve do t'u japim shpërblim të madh.
163. Ne të frymëzuam ty me shpallje sikurse e patëm frymëzuar Nuhun dhe
pejgamberët pas tij; e patëm frymëzuar Ibrahimin, Ismajlin, Is-hakun,
Jakubin dhe pasardhësit e tij, Isain, Ejubin, Junusin, Harunin,
Sulejmanin, e Davudit i patëm dhënë Zeburin.
164. Dhe (dërguam) të dërguar më parë që të rrëfyem për ta,dhe të
dërguar të tjerë për të cilët nuk të rrëfyem, e Musait i foli All-llahu
me fjalë.
165. Të dërguar që ishin lajmgëzues e kërcënues, ashtu që pas dërgimit
të dërguarve njerëzit të kenë fakt (arsyetim) para All-llahut. Allllahu
është i pavarur në sundimin e vet dhe di si të veprojë.
166. (Jehuditë i thanë se nuk të besojnë në shpallje Muhammedit) Por
All-llahu dëshmon për atë që t'u zbrit ty, atë ta zbriti sipas dijes së
Vet, edhe engjëjtë dëshmojnë, po mjaft është All-llahu dëshmues.
167. Ata që nuk besuan dhe penguan nga rruga e All-llahut, ata kanë
humbur shumë larg.
168. Aa që nuk besuan dhe bënë zullum, All-llahu as nuk ka për t'i
falur as nuk ka për t'i drejtuar në rrugë.
169. Përpos rrugës së xhehennemit, në të cilin do të jenë përjetë të
përsosur. E për All-llahun kjo është lehtë.
170. O ju njerëz, juve u erdhi i dërguari me të vërtetën (fenë e
drejtë) nga Zoti juaj, pra të i besoni se është më e dobishme për ju.
Po nëse vazhdoni ta refuzoni, ta dini se ç'ka në qiej e tokë është
vetëm e All-llahut. All-llahu di (gjendjen e robëve), është më urti.
171. O ithtarët e librit, mos teproni në fenë tuaj dhe mos thuani
tjetër gjë për All-llahun, përveç asaj që është e vërtetë. Mesihu Isa,
bir i Merjemes, ishte vetëm i dërguar i All-llahut. Ishte fjalë e Tij
51
(bëhu) që ia drejtoi Merjemes dhe ishte frymë (shpirt) nga Ai. Besonie
pra All-llahun dhe të dërguarin e Tij e mos thoni: "Tre" (trini).
Pushoni (së thëni), se është më mirë për ju. All-llahu është vetëm një
All-llah; larg qoftë asaj që Ai të ketë fëmijë. Ç'ka në qiej dhe çka në
tokë është vetëm e Tij. Mjafton që All-llahu është planifikues i
pavarur.
172. Mesihu nuk tërhiqet prej asaj se është rob i All-llahut, nuk
tërhiqet as engjëjt më të zgjedhur. Kush tërhiqet prej adhurimit ndaj
Tij dhe bën mendjemadhësi, Ai do t'i ringjallë dhe do t'i tubojë të
gjithë pranë Tij.
173. E përsa i përket atyre që besuan dhe vepruan mirë, Atyre do t'ju
përmbushet shpërblimi i merituar, por edhe do t'iu shtohet prej
dhuntisë së Tij. Përsa i përket atyre që u tëhoqën dhe mbajtën veten
kryelartë, ata do t'i ndëshkojë me një ndëshkim fort të dhëmbshëm dhe
pos All-llahut nuk do t'i gjejnë vetes as mbrojtës as ndihmës.
174. O ju njerëz, juve ju erdhi nga Zoti juaj argument dhe Ne ju
zbritëm dritë të qartë.
175. Ata që i besuan All-llahut dhe iu përmbajtën Atij (librit të Tij),
Ai do t'i fusë në mëshirën (xhennetin) e Tij dhe do t'i gradojë e do
t'i udhëzojë për në rrugë të drejtë.
176. Kërkojnë përgjigjen tënde. Thuaju: "All-llahu ju përgjigjet për
çështjen e "kelale-s" (ai që nuk ka prindër as fëmijë që e
trashigojnë). Nëse vdes një njeri që nuk ka fëmijë, por ka motër,
atëherë asaj (motrës) i takon gjysma e pasurisë së lënë. Ai (vëllau)
trashëgon tërë atë (që le motra) nëse ajo nuk ka fëmijë. Në qoftë se
ato janë dy (motra që trashëgojnë), atyre dyjave u takojnë dy të tretat
që lë ai. Në qoftë se janë vëllezër dhe të përzier burra dhe gra,
atëherë mashkullit i takon hise dy fish më shumë se sa femrës. Allllahu
ju sqaron, ashtu që të mos humbni. All-llahu di për çdo send.

No comments:

Post a Comment