Saturday, 28 May 2011

SURA 14. IBRAHIM

SURA 14. IBRAHIM
Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit
1. Elif, Lamë, Ra. (ky është) Libër; Ne ta shpallëm ty që me urdhërin e
Zotit t'i nxjerrësh njerëzit prej errësirave në dritë; (t'i nxjerrësh
prej errësirës) në rrugë të Fuqiplotit, të Falënderuarit.
2. Të All-llahut, i të cilit është gjithë ç'ka në qiej dhe ç'ka në
tokë. Është mjerim për mohuesit për dënimin e ashpër që i pret.
128
3. Ata që i japin përparësi jetës së kësaj bote ndaj botës tjetër,
pengojnë nga rruga e All-llahut dhe kërkojnë shtrembërimin e saj. Të
tillët qartas janë në humbje.
4. Ne asnjë nga të dërguarit nuk e dërguam ndryshe vetëm në gjuhën e
popullit të vet, ashtuqë ai t'u shpjegojë atyre (në atë gjuhë). E Allllahu
e lë të humbur atë që do, dhe e udhëzon në rrugë të drejtë atë që
do. Ai është i fuqishmi, i urti.
5. Ne e patëm dërguar Musain me argumentet tona (dhe i thamë); nxirre
popullin tënd prej errësirave në dritë dhe përkujtoju atyre të mirat e
All-llahut (që u dhuroi), se vërtet në ato (përkujtime) ka argumente
për secilin që është shumë i durueshëm dhe shumë falënderues.
6. (përkujto) Kur Musai i tha popullit të vet: "Përkujtonie dhuntinë e
All-llahut ndaj jush; kur ju shpëtoi prej rrethit të faraonit që ju
shijonin dënimin më të shëmtuar, ju mbytnin bijtë tuaj, e lënin gratë
tuaja të jetojnë. Në ato kishit sprovë të madhe nga Zoti juaj."
7. Dhe (përkujtoni) kur Zoti juaj njoftoi bindshëm: "Nëse falënderoni,
do t'ua shtojë të mirat, e nëse përbuzni, s'ka dyshim, dënimi Im është
i vështirë!"
8. E Musai tha: "Nëse ju, dhe të gjithë ata që janë në tokë mohoni,
All-llahu është i panevojshëm (për falënderim), i lavdishëm
(vetvetiu)".
9. A nuk jeni të njohur me lajmin (ndodhinë) e atyre që ishin para
jush, si populli i Nuhut, i Adit, i Themudit e edhe i atyre që erdhën
pas tyre, që nuk di kush për ta pos All-llahut. Atyre u patën ardhur të
dërguarit e vet me argumente, ata i vënin duart e tyre (në shenjë
talljeje) në gojët e veta dhe thonin: "Ne e mohojmë atë me çka jeni të
dërguar dhe ne dyshojmë shumë në atë që ju na thërrisni".
10. Të dërguarit e tyre u thanë: "A mos keni dyshim në All-llahun,
Krijuesin e qiejve e të tokës? Ai ju thërret (në besim) për t'ju falur
mëkatet dhe për t'ju vazhduar (jetën) deri në një afat të caktuar!" Ata
thanë: "Ju nuk jeni tjetër pos njerëz siç jemi edhe ne, ju dëshironi të
na pengoni nga ajo që adhuronin prindërit tanë, pra na sillni ndonjë
argument të qartë!"
11. Të dërguarit e tyre ju thanë: "Ne nuk jemi tjetër vetëm se njerëz
si edhe ju, por All-llahu i jep dhuratë kujt të dojë nga robtë e vet.
Ne nuk na takon t'ju sjellim ndonjë argument, vetëm me dëshirën e Allllahut,
pra, besimtarët le t'i mbështeten vetëm All-llahut.
12. E përsë të mos i mbështetemi All-llahut derisa Ai na udhëzoi në
rrugën tonë (të drejtë). Për Zotin, ne gjithsesi do të durojmë e do të
përballojmë mundimet që na bëni, e vetëm All-llahut le t'i mbështeten
vazhdimisht ata që gjithnjë iu mbështeten.
13. Ata që mohuan të dërguarit e vet thanë: "Për Zotin, ne do t'ju
dëbojmë nga vendi ynë, ose ju domosdo do të ktheheni në fenë tonë!" E
atyre (të dërguarëve) Zoti u shpalli; Ne gjithqysh do t'i shkatërrojmë
zullumqarët.
14. Dhe pas tyre Ne do t'ju vendosim në atë tokë. E këtë (ndihmë) për
atë që i frikësohet pranisë Sime dhe i frikësohet dënimit Tim.
15. Ata (të dërguarit) e kërkuan ndihmën, ndërsa çdo kryelartë idhnak
pësoi dështim.
129
16. E pas tij (kryelartit) është xhehenemi, në të cilin i jepet ujë të
ndyrë (që rrjedh prej lëkurave të djegura),
17. Përpiqet ta përbijë, po nuk mund ta gëlltis atë, atij i vjen vdekja
nga të gjitha anët (sipas shenjave shkatërruese), po ai nuk vdes (e të
shpëtojë prej vuajtjeve), atë e pret dënim shumë i rëndë.
18. Shembulli i veprave të atyre që nuk besuan është si hiri, të cilin
me puhi e shkapërderdh era në ndonjë ditë të stuhishme, e ata nuk mund
të realizojnë asgjë nga veprat që kanë bërë, e ky është ai dështimi i
madh.
19. A nuk e ke kuptuar ti se All-llahu krijoi qiejt dhe tokën me
urtësi, e nëse ai do, juve ju zhduk e sjell krijesë (popull) të re.
20. E kjo, nuk është vështirë (rëndë) për All-llahun.
21. E të gjithë (njerëzit) sheshas i paraqiten All-llahut. Ata të
dobëtit (masa e nënshtruar) u thonë parisë (udhëheqëse): "Ne ishim
pasuesit tuaj, andaj a mund të na lehtësoni diç nga dënimi i Allllahut?"
Ata (paria) thonë: "Sukur të na kishte udhëzuar All-llahu, ne
do t'ju udhëzonim juve. Për ne tash është njësoj, u pikëlluam thellë
ose duruam, për ne nuk ka ikje (shpëtim).
22. E pasi të kryhet çështja (të hyjnë ata të xhennetit dhe të
xhehenemit në të, xhehenemlinjve) djalli (u mban ligjëratën e
shëmtuar), dhe u thotë: "Vërtet, All-llahu ju pat premtuar premtim të
vërtetë, e unë ju pata premtuar dhe, qe, nuk zbatova premtimin ndaj
jush. Po unë nuk pata kurrfarë pushteti ndaj jush (që t'ju detyroj),
përpos që ju thirra (në rrugë të gabuar), e ju m'u përgjigjët; atëherë,
pra mos më qortoni mua, po qortonie veten. Unë nuk mund t'ju shpëtojë
juve, e as ju nuk mund të më shpëtoni mua. Unë mohoj shoqërimin tuaj që
më bëtë mua më parë (më adhuruat në vend të Zotit)". S'ka dyshim,
jobesimtarët kanë dënim të dhembshëm.
23. E ata, të cilët besuan dhe bënë vepra të mira, me urdhërin e Zotit
të tyre u vendosën në xhennete, nën pallatet e të cilëve rrjedhin
lumenj, ku do të jenë përgjithmonë. Përshëndetja e tyre në të është
"selam" - paqe.
24. A nuk ke kuptuar se si All-llahu bëri shembull: fjalën e mirë si
pema e mirë që rrënjët e saj janë thellë (në tokë) e degët e saj janë
lart,
25. E që me vullnetin e Zotit, ajo e jep frutin e vet në çdo kohë. Allllahu,
pra u parashtron njerëzve shembuj ashtuqë ata të mendojnë.
26. Dhe shembulli i fjalës së keqe si një pemë e keqe që është shkulur
mbi tokë e që nuk ka të qëndruar.
27. All-llahu forcon ata që besuan në fjalën e fortë (të mirë) në jetën
e kësaj bote edhe në botën tjetër, ndërsa mizorët All-llahu i bën të
humbur. All-llahu punon çka të dojë.
28. A nuk i vërejte ata që dhuntinë e All-llahut e ndërruan me mosbesim
dhe popullin e vet e sollën në vendin e shkatërrimit,
29. (e sollën) Në xhehenem. Në të e shijojnë djegien, e sa vend i keq
është ai.
30. Ata i bënin (krahasonin) shokë All-llahut për t'i shmangur
(njerëzit) nga rruga e Tij. Thuaj: "Shfrytëzoni përjetimet se e ardhmja
e juaj është te Zjarri!"
130
31. Robëve të Mi, të cilët besuan thuaju: "Të falin rregullisht namazin
dhe me atë që i furnizuam ata, të japin fshehtas e haptas, para se të
vijë një ditë që në te nuk ka as kompensim as miqësi".
32. All-llahu është Ai që i krijoi qiejt dhe tokën, dhe Ai lëshoi prej
së larti ujë (shi), e me të nxjerr fruta si ushqim për ju, dhe për të
mirën tuaj u vuri në shërbim anijet, të lundrojnë nëpër det me urdhërin
e Tij, e në shërbimin tuaj i vuri edhe lumenjtë.
33. Për ju nënshtroi diellin dhë hënën që në mënyrë të zakonshme
vazhdimisht udhëtojnë. Për ju përshtati edhe natën e ditën.
34. Dhe ai ju dha gjithatë që e kërkuat (që kërkoi nevoja juaj) dhe,
edhe në qoftë se përpiqeni t'i numëroni të mirat e All-llahut nuk do të
mundë të arrini t'i përkufizoni (në numër). Vërtet, njeriu është i
padrejtë dhe shumë përbuzës.
35. (përkujto) Kur Ibrahimi tha: "Zoti im! bëne këtë qytet të sigurt
dhe më mbro mua e bijtë e mi nga adhurimi i idhujve (statuja gurësh).
36. Zoti im! ata vërtet i shmangin (nga rruga e drejtë) shumë njerëz. E
kush më respekton mua, ai është i mi (në fe), e kush më kundërshton
mua, atëherë Ti je që fal dhe që mëshiron.
37. Zoti ynë! unë një pjesë të familjes sime e vendosa në një luginë,
ku nuk ka bimë, e pranë shtëpisë Tënde të shenjtë. Zoti ynë (i vendosa
aty) që të falin namazin, pra bën që zemrat e disa njerëzve të
mallëngjehen për ata, dhe, për të falënderuar me mirënjohje, furnizoj
ata me fruta.
38. Zoti ynë! s'ka dyshim se Ti e di çka fshehin dhe çka publikojmë, se
All-llahut nuk mund t'i fshihet asnjë send në tokë e as në qiell.
39. Falënderimi i qoftë All-llahut, i cili në pleqëri më fali mua
Ismailin dhe Is-hakun! Vërtet, Zoi im dëgjon dhe i përgjigjet lutjes.
40. O Zoti im! më bën mua nga ata që falin namazin, e edhe prej
pasardhësve të mijë dhe pranoje lutjen time o Zoti ynë!
41. Zoti ynë! më fal (gabimet) mua edhe prindërve të mi, fali edhe të
gjithë besimtarët ditën kur jepet llogaria.
42. E ti kurrsesi mos e mendo All-llahun si të pakujdesshëm ndaj asaj
që veprojnë zullumqarët; Ai vetëm është duke i lënë ata përderisa një
ditë në të cilën sytë shtangen (mbesin të hapur).
43. (atë ditë) Ata të ngutur e duke i ngritur kokat e tyre lart, nuk
lëvizin sytë e tyre (për të shikuar), e zemrat e tyre janë të zbrazura
(nga frika).
44. Dhe ti tërhiqju vërejtjen njerëzve për ditën kur atyre do t'u vijë
dënimi, e ata që ishin mizorë thonë: "Zoti ynë! na jep afat për një
kohë të shkurtër t'i përgjigjemi thirrjes tënde (për besim) dhe t'i
pasojmë të dërguarit!" A nuk u betuat ju më parë se për ju nuk ka
lëkundje (prej dynjasë në botën tjetër)?
45. Dhe ju u vendosët në vendbanimet e atyre që e dëmtuan vetveten (e
Ne i shkatërruam) dhe e kishit të qartë se si vepruam Ne me ta, dhe ju
sollëm shembuj edhe juve.
46. (megjithatë) Ata përgatitën kurthin e tyre, por kurthi i tyre
gjendet në duar të All-llahut, qoftë ai kurthi i tyre që shkulën edhe
kodrat nga ai.
131
47. E kurrsesi mos mendo se All-llahu e shkel prëmtimin e vet, që u dha
të dërguarëve të Tij. All-llahu është triumfues që ndërmerr masa
ndëshkuese.
48. (ndëshkon kundërshtarët) Ditën kur toka ndryshohet në tjetër tokë,
e edhe qiejt (në tjerë qiej), e ata (njerëzit) të gjithë dalin sheshazi
para All-llahut, Një, Mbizotërues.
49. E idhujtarët atë ditë i sheh të lidhur në pranga.
50. Petkat e tyre janë nga katrani (pezhgveja - zifti), kurse fytyrat e
tyre do t'i mbulojë zjarri.
51. (dalin para Zotit) Për ta shpërblyer All-llahu secilin njeri me atë
që e fitoi. Vërtet, All-llahu është llogaritar i shpejtë.
52. Ky (Kur'ani) është kumtesë për njerëz, që me të të këshillohen dhe
të dinë se Ai është vetëm një Zot, dhe që t'i këshilloj ata që kanë
mend.

No comments:

Post a Comment