Saturday, 28 May 2011

SURA 7. A'RAF

SURA 7. A'RAF
Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit
1. Elif, Lam, Mim, Sadë.
2. (Ky është) Libri, që të është zbritur ty, që me të t'u tërheqësh
vërejtjen dhe t'i këshillosh besimtarët, pra të mos ketë shtrëngim në
gjoksin tënd (për kumtimin e tij).
3. Përvetësoni atë që ju është zbritur nga Zoti juaj, e mos zini miq
(përkrahës) pos Tij. Pak është ajo që po merrni përvojë.
4. Sa fshatra (banorë) kemi shkatërruar (me fajin e tyre) e dënimi Jonë
u erdhi atyre natën, a (ditën) kur ishin duke pushuar (duke fjetur).
5. Kur u erdhi atyre dënimi Jonë, s'kishin ç'të kërkonin tjetër, vetëm
të thonë: "Vërtetë,ne ishim zullumqarë" (të pranojnë gabimin).
74
6. Ne patjetër do të marrim në përgjegjësi ata, të cilëve u është
dëguar (pejgamber), e do t'i marrim në pyetje edhe të dërguarit.
7. Dhe duke e ditur mirë Ne do t'u rrëfejmë atyre (për atë që punuan),
se Ne nuk ishim që mungonim (ishim të pranishëm).
8. Atë ditë peshimi (masa) është i drejtë. Atij që i rëndohen peshojat,
ata janë të shpëtuar.
9. Kujt i vijnë lehtë peshojat, ata e humben vetveten, ngase i refuzan
argumentet Tona me të padrejtë.
10. Ne ju vendosëm në tokë dhe ju mundësuam jetesën (mjetet për të
jetuar), e pak prej jush po falënderoni.
11. Ne ju krijuam pastaj ju dhamë formën, e mandej engjëjve u thamë:
"Bëni sexhde për Ademin". Ata i bënë sexhde pos Iblisit. Ai nuk qe prej
atyre që bënë sexhde.
12. (All-llahu) Tha: "Çka të pengoi ty të bësh sexhde, kur Unë të
urdhërova?" Ai (Iblisi) tha: "Unë jam më i vlefshëm se ai, më krijove
mua nga zjarri, e atë e krijove nga balta!"
13. (All-llahu) Tha: "Zbrit nga ai (Xhenneti), nuk të takon të bësh
kryelartësi në të, dil jashtë, s'ka dyshim ti je i poshtëruar".
14. (Iblisi) Tha: "Më afatizo gjer ditën kur ringjallen (njerëzit)!"
15. (All-llahu) Tha: "Ti je i Afatizuar!"
16. (Iblisi) Tha: "Për shkak se më humbe mua, unë do t'u ulem atyre (do
t'u zë pusi) në rrugën Tënde të drejtë,
17. Mandej, do t'ju sillem atyre para, prapa, nga e djathta dhe nga e
majta e tyre, e shumicën e tyre nuk do ta gjejsh që të falënderohen (të
besojnë)!"
18. (All-llahu) Tha: "Dil nga ai (Xhenneti), i urrejtur, i dëbuar. Kush
prej tyre vjen pas teje, Unë kam për ta mbushur Xhehennemin me të
gjithë ju.
19. (Ne i thamë) O Adem, ti dhe bashkëshortja jote zini vend në
Xhennet, hani nga të doni, e mos iu afroni kësaj peme, pse do të bëheni
prej zulumqarëve (të vetvetes suaj).
20. Shejtani i nxiti ata të dy (i mashtroi), që t'ua zbulojë atyre
pjesët e turpshme që u ishin të mbuluara dhe tha: "Zoti juaj nuk ua
ndaloi ju dyve atë pemë vetëm që të mos bëhi meleqë (engjëj), ose të
mos bëheni prej të përjetshmëve.
21. Dhe ju bëri be atyre (duke u thënë) se: unë jam këshillues për ju.
22. Atëherë me mashtrim i zbriti (në nivel të palakmueshëm). E kur e
shijuan pemën u zbulua vendturpi i tyre dhe filluan të mbulojnë atë
(duke vënë gjeth mbi gjeth) nga gjethet e (pemëve të) Xhennetit. Zoti i
tyre i thirri (duke u thënë): "A nuk ua ndalova ju dyve atë pemë dhe a
nuk ju thashë ju dyve se shejtani është armik i haptë për ju?!"
23. Ata të dy thanë: "Zoti ynë, ne i bëmë të padrejtë(i dëmtuam)
vetvetes sonë, në qoftë se nuk na falë dhe nuk na mëshiron, ne me
siguri do të jemi prej të shkatërruarve!"
24. (All-llahu) Tha: "Zbritni, jeni armik i njëri-tjetrit. Në tokë ju e
keni vendqëndrimin (vendbanimin) dhe përjetim deri në një kohë.
75
25. Tha: "Në të (në tokë) do të jetoni (do të gjallëroni), në të do të
vdesni (do të varroseni) dhe prej saj do të nxirreni (do të
ringjalleni).
26. O bijtë e Ademit, Ne krijuam për ju petk që ju mbulon vendturpësinë
dhe petk zbukurues. Po petku i devotshmërisë, ai është më i miri. Këto
janë argumentet e All-llahut, ashtu që ata të përkujtojnë.
27. O bijtë e Ademit, të mos ju mashtrojë kurrsesi shejtani sikurse i
nxori prindërit tuaj nga Xhenneti, zhveshi prej tyre petkun e tyre që
t'ju dalë në shesh lakuriqësia e tyre. Vërtetë ai dhe shoqëria e tij ju
sheh, ndërsa ju nuk e shihni. Ne i kemi bërë shejtanët miq të atyre që
nuk besojnë.
28. Kur punojnë ata (idhujtarët) diçka të shëmtuar, thonë: "Ne i gjetëm
që kështu prindërit tanë, edhe All-llahu na urdhëroi këtë (vizitën reth
Qabes lakuriq). Thuaju: "All-llahu nuk urdhëron të shëmtuarën, a thoni
për All-llahun çka nuk dini?"
29. Thuaj: "All-llahu më urdhëroi mua drejtësinë dhe në tërësi kthejuni
Atij në çdo namaz (lutje) dhe adhuronie Atë duke qenë të sinqertë në
lutje vetëm për të. Ashtu sikur që ju filloi (krijoi) së pari do të
ktheheni te Ai.
30. Një grup (nga ju) Ai e vuri në rrugë të drejtë, e një grup meritoi
të jetë i humbur, pse ata (të humburit) shejtanët i morën për miq, e
megjithatë mendonin se ishin në rrugë të drejtë.
31. O bijtë e Ademit, vishuni bukur për çdo namaz (lutje), hani dhe
pini e mos teproni, pse Ai (All-llahu) nuk i do ata që e teprojnë
(shkapërderdhin).
32. Thuaj: "Kush i ndaloi bukuritë dhe ushqimet e mira që All-llahu i
krijoi për robtë e vet?" Thuaj: "Ato janë në këtë botë për ata që
besuan, e në ditën e kijametit janë të posaçme për ta. Kështu i
sqarojmë argumentet një populli që kupton.
33. Thuaj: "Zoti im i ndaloi vetëm të këqijat e turpshme, le të jenë të
hapta ose të fshehta, ndaloi mëkatin, ndaloi shtypjen e tjetrit pa të
drejtë, ndaloi t'i mvishni All-llahut shok pa patur për të kurrfarë
argumenti, dhe ndaloi të thoni për All-llahun atë që nuk e dini se
është e vërtetë.
34. Çdo popull (që përgënjeshtroi pejgamberët) ka afatin e vet, e kur
t'u vijë afati tyre, ai nuk mund të shtyhet për asnjë moment, e as të
përngutet më parë.
35. O bijtë e Ademit, juve ju vijnë të dërguar nga mesi juaj, ju
përkujtojnë faktet e Mia (shkoni pas tyre). E kush ruhet dhe
përmirësohet, për ta s'ka as frikë as s'kanë përse të pikëllohen.
36. E ata që i konsideruan të rreme faktet tona dhe me kryelartësi u
larguan prej tyre, ata janë banues të zjarrit dhe në të janë përjetë.
37. Kush është më mizor se ai që trillon shpifje ndaj All-llahut, apo i
përgënjeshtron argumentet e Tij? Ata e arrijnë pjesën e tyre që u është
caktuar (në shënime) deri kur t'u vijnë atyre të dërguarit tanë
(melaiket) t'ju marrin shpirtin e u thonë: "Ku janë ata që pos Zotit i
lutshit?" Ata thonë: "Kanë humbur prej nesh" dhe ashtu dëshmojnë për
vete se ishin mohues (kafira).
38. (All-llahu) Ju thotë: "Hyni në Xhehennem me atë popull që ishte
para jush nga xhinët dhe njerëzit (e që ishin si ju). Sa herë që një
76
grup hyn në të, e mallkon atë të mëparshmin derisa kur të arrijnë në të
të gjithë, grupi i fundit i tyre thotë për grupin e parë: "Zoti ynë,
këta (paria) na kanë humbur neve (nga rruga e drejtë), pra shtoju
dënimin me zjarr atyre!" (All-llahu) Thotë: "Për secilin (grup) është
(dënimi) i shtuar, por ju nuk po dini.
39. Të parët e tyre (paria) të mbramëve të tyre ju thotë: " Ju nuk keni
përparësi ndaj nesh (pse vetë keni bërë kufur), shijone pra dënimin për
atë që e fituat!"
40. Nuk ka dyshim se ata që përgënjeshtruan argumentet Tona dhe nga
mendjemadhësia u larguan prej tyre, atyre nuk u hapen dyert e qiellit
dhe nuk do të hyjnë në Xhennet deri të përbirojë devja nëpër vrimën e
gjilpërës. Ja, kështu i shpërblejmë kriminelët.
41. Për ata është përgatitur shtrat nga zjarri dhe mbulojë (nga
zjarri). E kështu pra i shpërblejmë zullumqarët.
42. Ata që besuan dhe bënë vepra të mira, e Ne as që obligojmë ndoken
çka nuk ka mundësi (të veprojë), të tillët janë banues të Xhennetit dhe
në të janë përgjithmonë.
43. Nga zemrat e tyre kemi hequr (kemi zhdukur) çdo gjë që ishte
krijuar nga zilia (nga urrejtja), janë në Xhennet, ku rrjedhin lumenj,
e ata thonë: "falënderojmë All-llahun që na udhëzoi për këtë (për iman,
për punë të mira,na hoq zilinë, na futi në Xhennet), pse sikur të mos
na drejtonte All-llahu, ne nuk do të dinim të udhëzohemi. Vërtetë, të
dërguarit e Zotit na e thanë të vërtetën dhe ne i besuam!" E atyre u
drejtohet thirrje: "Ky është Xhenneti, iu dha juve për atë që vepruat.
44. Ata të Xhennetit i thërrasin (i pyesin) banuesit e zjarrit e u
thonë: "Ne e gjetëm të vërtetë atë që na e pat premtuar Zoti ynë, e ju
(banues të zjarrit) a e gjetët të vërtetën atë që u pat premtuar Zoti
juaj?" Ata (banuesit e zjarrit) thonë: "Po". Atëherë në mes të tyre
(mes dy grupeve) thërret një zë: "Mallkimi i All-llahut qoftë mbi
zullumqarët!"
45. Ata që penguan nga rruga (imani) e All-llahut dhe që kërkuan
shtrembërimin e saj dhe ata që ishin mohues të botës tjetër.
46. E mes atyre dyve (dy grupeve) është një perde (mur), e mbi A'raf
(lart mbi mur) janë burra që i njohin secilin (të Xhennetit dhe të
Xhehennemit) me shenjat e tyre. Ata i thërrasin banuesit e Xhennetit:
"Paqja (shpëtimi) qoftë mbi ju!" Ata (të A'rafit) nuk kanë hyrë në të,
po shpresojnë.
47. E kur u shkon shikimi i tyre nga ata të Xhehennemit, Thonë: "Zoti
ynë mos na bë neve me mizorët!"
48. Ata të Arafit i thërrasin do burra që i njohin me shenjat e tyre
dhe u thonë: "Çka ju vlejti ai grumbullimi juaj (në pasuri e numër) dhe
ajo që bënit kryelartësi?" (e tash jeni në Xhennenem).
49. A këta janë ata (besimtarët), për të cilët betoheshi se nuk ka për
t'i përfshirë mëshira e All-llahut?" (në mënyrë ironike i përqeshin
kufarët, mandej u thonë besimtarëve): "Vazhdoni në Xhennet, as nuk ka
frikë për ju, as nuk keni për t'u brengosur!"
50. Banuesit e zjarrit i thërrasin (dhe i lusin) ata në Xhennet (duke
ju thënë): "Na qitni diç nga uji apo nga ajo që u ka furnizuar Allllahu
(se mbaruam nga etja)!" Ata (në Xhennet) thonë: "All-llahu i ka
ndaluar që të dyja këto për jobesimtarët!"
77
51. Ata që fenë e tyre e morrën tallje e lojë dhe të cilët i mashtroi
jeta e dynjas. Sot, pra, Ne i harrojmë ata sikurse e patën harruar
takimin e kësaj dite të tyre dhe, sikurse i refuzonin argumentet Tona!"
52. Ne u sollëm atyre (mekasve) një libër (Kur'anin) që ua shkoqitëm në
baza të diturisë, e që është udhërrëfyes e mëshirë për ata që besojnë.
53. Ata nuk presin tjetër, por vetëm atë që do t'u vijë. E atë ditë kur
t'u vijë (dënimi i premtuar) ajo që e pritnin, ata të cilët më parë e
kishin harruar thonë: "Vërtetë të dërguarit e Zotit tanë erdhën me
fakte të vërteta, a kemi ndonjë ndërmjetsues që të na shpëtojë, ose të
kthehemi (në dynja) e të veprojmë tjetër nga ajo që vepruam" Ata
shkatërruan vetveten dhe u shkoi huq trillimi që e bënin.
54. Vërtetë, Zoti juaj, All-llahu është Ai që krijoi qiejt dhe tokën
brenda gjashtë ditësh, pastaj qëndroi mbi Arshin, Ai e mbulon ditën me
natën, që me të shpejtë e kërkon atë (mbulimin e dritës së ditës), edhe
dielli, edhe hëna e edhe yjet i janë nënshtruar sundimit të Tij. Ja,
vetëm Atij i takon krijimi dhe sundimi. I madhëruar është All-llahu,
Zoti i botëve.
55. Lutnie Zotin tuaj të përulur e në heshtje, pse Ai nuk i do ata që e
teprojnë.
56. Mos bëni çrregullime në tokë pas rregullimit të saj (me të ardhur
të pejgamberëve) dhe lutnie Atë duke pasur frikë (dënimin) dhe duke
shpresuar (mëshirën). S'ka dyshim se mëshira e All-llahut është pranë
atyre të mirëve.
57. Ai është që i lëshon erërat si myzhde pranë mëshirës (shiut) së
Tij. E kur ato (erërat) bartin re të mëdha mbi, ne i sjellim mbi një
tokë të vdekur dhe lëshojmë në të ujin (shiun), dhe me të (me ujin)
nxjerrim të gjithë frutat. Kështu i nxjerrim (i ngjallim) të vdekurit,
ashtu që të përkujtoni (fuqinë e Zotit).
58. Me lejen e All-llahut toka e mirë mbinë bimët, e ajo që nuk është
kualitative, ajo nuk mbinë vetëm (pak) me vështirësi. Kështu Ne i
rradhisim argumentet Tona për ata që falenderojnë.
59. Ne e patëm dërguar Nuhun te populli i vet, e ai tha: "O populli im,
adhuronie All-llahun, nuk keni zot tjetër pos Tij. Unë kam frikë për
dënimin Tuaj në një ditë të madhe!"
60. Paria nga populli i tij tha: "Ne po të shohim (në këtë që na
thërret) plotësisht të humbur!"
61. (Nuhu) Tha: "O populli im, unë nuk kam kurrfarë humbje, por unë jam
i dërguar prej Zotit të botëve!"
62. "Unë ju kumtoj juve shpalljet e Zotit tim, ju këshilloj dhe unë di
nga Zoti im çka ju nuk dini!"
63. "A mos u çuditët që shpallja ju erdhi nga Zoti juaj përmes (gjuhës
së) një njeriu nga mesi juaj, për t'ju tërhequr vërejtjen që të ruheni
dhe ashtu të shpëtoni!"
64. Po ata e përgënjeshtruan atë (Nuhun), e Ne e shpëtuam atë dhe ata
që ishin me të në anije, ndërsa ata që përgenjeshtruan faktet tona i
fundosëm. Vërtet, ata ishin popull i verbër.
65. Edhe te (populli) Ad-i (dërguam) vëllain e tyre Hudin, e ai tha: "O
populli im, adhuronie (një Zot) All-llahun, ju nuk keni zot pos Tij, a
nuk po frikësoheni?!"
78
66. Paria që nuk besoi nga populli i tij tha: "Ne po të shohim
mendjelehtë dhe të konsiderojmë vërtetë rrenacak!"
67. Tha (Hudi): "O populli im, nuk jam mendjelehtë (nuk kam të metë
mendore), por unë jam i dërguar prej Zotit të botëve".
68. (Jam i dërguar) Që t'u komunikoj shpalljet e Zotit tim dhe unë jam
këshillues besnik për ju.
69. A mos ju erdhi çudi që ju erdhi shpallja nga Zoti juaj përmes një
njeriu nga mesi juaj, e për t'ju tërhequr vërejtjen. Perkujtoni kur Ai
ju bëri sundues pas popullit të Nuhut dhe ju shtoi fuqinë fizike.
Përkujtoni të mirat e All-llahut që të gjeni shpëtim.
70. Ata thanë: "A na erdhe (të na frikësosh) që ta adhurojmë vetëm Allllahun
e të braktisim atë çka adhuronin prindërit tanë? Nëse je i
vërtetë (çka thua) sillna atë që na premton (kërcenohesh)".
71. (Hudi) Tha: "Juve ju gjeti dënimi dhe përbuzja nga Zoti juaj. A më
polemizoni mua për emra (të idhujve) që i emëruat ju dhe prindërit
tuaj, e që për ta All-llahu nuk shpalli kurrfarë argumenti? Pritni pra,
(dënimin) edhe unë së bashku me ju jam duke pritur".
72. Ne me mëshirën Tonë e shpëtuam atë dhe ata që ishin me të, dhe i
shkulëm nga rrënja, ata që përgenjeshtruan argumentet Tona dhe nuk
ishin besimtarë.
73. Edhe te (populli) Themud u dërguam vëllain e tyre, Salihun, e ai u
tha: "O populli im, besonie All-llahun (një) nuk keni Zot tjetër pos
Tij. Qe, ju erdhi argumenti nga Zoti juaj. Ja, kjo devja është mrekulli
për ju. Linie këtë të lirë të hajë në tokën e All-llahut dhe kurrsesi
mos e merrni me të keq, e t'ju kapë dënim i dhembshëm.
74. Përkujtoni All-llahun kur Ai ju bëri sundues pas Adit, ju vendosi
në tokë e ju në rrafshin e saj ndërtoni pallate, kurse në kodrina
ngritni shtëpia, përkujtoni të mirat e All-llahut e mos u bëni
shkatërrues në tokë.
75. Krerët kryelartë nga populli i tij u thanë atyre që ishin më të
dobët e që kishin besuar: "A e dini se me të vërtetë Salihu është i
dërguar nga Zoti i tij?" Ata thanë: "Vërtet, ne jemi besimtarë të asaj
me çka është dërguar".
76. Ata kryelartit thanë: "Ne jemi mohues (jobesimtarë) të asaj që ju i
besuat".
77. Ata e therrën devën dhe me kryelartësi shkelën dispozitën e Zotit
të tyre dhe thanë: "O Salih, sillna atë me çka na u kërcenove, nëse je
prej të dërguarve".
78. Atëherë ata përjetuan tërmetin dhe u gdhinë në shtëpitë e tyre
kufoma të ngrira.
79. Ai u zmbraps prej tyre e tha: "O populli im, unë ju komunikova
dërgesën e Zotit tim, ju këshillova sa munda, por ju nuk i përfillni
këshilluesit".
80. Përkujto kur popullit të vet Luti i tha: "A punoni të shëmtuarën,
që asnjë nga popujt e botës nuk e bëri para jush".
81. Vërtet, ju të shtyrë nga epshet u afroheni burrave duke i lënë
gratë. Po ju jeni popull i shfrenuar".
79
82. Përgjigja e popullit të tij nuk ishte tjetër vetëm se të thonë:
"Dëboni ata (Lutin me besimtarë) nga vendbanimi juaj, ata janë njerëz
që ruhen shumë (i largohen të shëmtuarës)".
83. Ne shpëtuam atë dhe familjen e tij, pos gruas së tij që mbeti aty
(ndër të shkatërruarit).
84. Ne lëshuam mbi ata një lloj shiu (me gurë). E shiko se si ishte
fundi i kriminelëve!
85. E në Medjen (dërguam) vëllain e tyre Shuajbin. Ai tha: "O populli
im, adhuronie All-llahun (një), ju nuk keni zot tjetër pos Tij. Juve ju
erdhi mrekullia nga Zoti juaj. Zbatoni drejtë matjen dhe peshojën, e
mos u bëni padrejtësi njerëzve në sendet e tyre, dhe mos bëni
çrregullime në tokë pas përmirësimit të saj. Këto janë më të dobishme
për ju, nëse jeni besimtarë.
86. Mos zini pusi në çdo rrugë e të kërcënoheni dhe të pengoni nga
rruga e All-llahut atë që i ka besuar atij (Shuajbit), e të kërkoni
shtrembërimin e asaj (e rrugës).Përkujtoni kur ishit pakicë e Ai ju
shumoi dhe shikoni se si qe fundi i çrregulluesve.
87. E në qoftë se një grup prej jush është që i besoi asaj me të cilën
unë u dërgova, e një grup nuk besoi, duroni deri të gjykojë mes nesh
All-llahu, e Ai është gjykatësi më i mirë.
88. Paria, që ishte krjelartë nga populli i tij, tha: "O Shuajb, ne do
të dëbojmë ty dhe së bashku me ty edhe me ata që besuan nga fshati ynë,
ose pa tjetër të ktheheni në fenë tonë". Ai (Shuajbi) tha: "A edhe nëse
ne nuk e dëshirojmë atë (kthimin)?".
89. Ne do të kemi shpifur gënjeshtër ndaj All-llahut, nëse ktheheni në
fenë tuaj (idhujtare), pasi që All-llahu na shpëtoi nga ajo. Nuk është
për ne të kthehemi në të vetëm nëse është dëshira e All-llahut, Zotit
tonë. Zoti ynë ka përfshirë me diturinë e vet çdo send, ne ju kemi
mbështetur All-llahut. Zoti ynë, vendos mes nesh dhe mes popullit tonë
gjykimin tënd të drejtë, se Ti je më i miri gjykatës.
90. Krerët prej popullit të tij, që nuk besuan, i thanë: (Popullit i
thanë) Nëse shkoni (pranoni) pas Shuajbit, (pas fesë së tij) atëherë ju
jeni me siguri të dëshpëruar.
91. Ata (popullin e padëgjueshëm) i kapi tërmet i fortë dhe aguan në
shtëpitë e tyre kufoma të gjunjëzuara.
92. Ata që përgënjeshtruan Shuajbin, sikur nuk ekzistuan fare aty, ata
që konsideruan Shuajbin rrenacak, vërtet ishin të dështuarit.
93. E ai (Shuajbi) u kthye e tha: "O populli im, vërtet unë ju kumtova
porositë e Zotit tim, ju dhashë këshilla, e si të brengosem për një
popull që nuk besoi".
94. Ne nuk e dërguam asnjë pejgamber në ndonjë vendbanim e që nuk e
ndëshkuam atë (popullin) me skamje e vështirësi të tjera, në mënyrë që
ata të përulen (të binden).
95. Mandej e zëvendësuam të keqen me të mirën derisa u shumuan ato (të
mirat) e thanë: "Prindërit tanë i pat goditur skamja e mjerimi" (ky
është rregull natyror, po ata nuk falënderuan). Atëherë befas i dënuam
pa e vërejtur ata.
80
96. E sikur banorët e këtyre vendbanimeve të kishin besuar dhe të ishin
ruajtur, Ne do t'ju hapnim begati nga qielli e toka, por ata
përgënjeshtruan, andaj i dënuam me shkatërrim për atë që merituan.
97. A mos u siguruan banorët e fshatrave nga dënimi jonë kur ata ishin
fjetur (natën)?
98. A mos u siguruan banorët e fshatrave nga dënimi jonë para dite kur
ata ishin duke luajtur?
99. A mos u siguruan ata prej ndëshkimit të All-llahut? Nuk sigurohet
kush prej frikës së ndëshkimit të All-llahut pos njerëzve të humbur.
100. A nuk e kanë të qartë ata që trashëguan tokën pas banorëve të saj
(që u shkaktërruan) se, nëse dëshirojmë Ne i godasim (i dënojmë) për
mëkatet e tyre, ua mbyllim zemrat e tyre, dhe ata nuk dëgjojnë
(këshillat).
101. Këto janë fshatra për të cilat po të tregojmë disa nga lajmet e
tyre. Atyre iu patën ardhur të dërguarit e tyre me argumente (me
mrekulli), por ata nuk i besuan asaj të cilën më parë e kishin gënjyer.
Ja, kështu vulos All-llahu zemrat e atyre që nuk besojnë.
102. Ne te shumica e tyre nuk gjetëm zbatimin e premtimit, e gjetëm
shumicën e tyre jashtë bindjes (respektit).
103. Mandej pas tyre dërgam Musain me mrekulli të argumentuara te
faraoni dhe rrethi i tij, e ata i refuzuan ato, e shih se si ishte
përfudimi i shkatruesve?
104. Musai tha: O faraon, s'ka dyshim, unë jam i dërguar prej Zotit të
botëve".
105. Është dinjitet për mua ta them për All-llahun vetëm të vërtetën.
Unë u kam ardhur me argumente nga Zoti juaj, lejoi pra beni israilët të
vijnë me mua!"
106. Ai (faraoni) tha: "Nëse ke ardhur me ndonjë argument, dhe nëse je
ai që thua, na trego pra atë argument".
107. Ai (Musai) e hodhi shkopin e vet, kur ja, u shfaq gjarpër i
vërtetë.
108. Dhe e nxori dorën e vet, kur qe, për shikuesit dritë e bardhë.
109. Rrethi i parisë nga populli i faraonit tha: "Ky nuk është tjetër
pos magjistar i përsosur".
110. Ai dëshiron t'ju nxjerrë prej tokës suaj: "E çka më urdhëroni
(propozoni ju)?"
111. Ata (krerët) thanë: "Ndale atë dhe vëllain e tij, e dërgo nëpër
qytete tubues (të magjistarëve).
112. Të sjellin çdo magjistarë të dijshëm (të aftë).
113. Magjistarët erdhën te faraoni, e thanë: " Ne do të kemi shpërblim,
në qoftë se dalim fitues!"
114. Ai (faraoni) tha: "Po, dhe ju do të jeni prej të afërmëve të mi".
115. Ata (magjistarët) thanë: "O Musa, (zgjidh) ose do të hedhësh ti
ose ne po hedhim?"
81
116. Ai (Musai) tha: "Hidhni ju"! E kur hodhën ata (shkopinjë e
litarë), magjepsën sytë e njerëzve, i frikësuan ata dhe sollën një
magji të madhe.
117. E Ne e frymëzuam Musain (duke i thënë): "Hidhe shkopin tënd!" Kur
qe, ai gëlltiste atë që kishin magjepsuar.
118. Atëherë u dëshmua e vërteta dhe u zhduk ajo që kishin përgatitur.
119. Aty u mundën ata (magjistarët dhe faraoni) dhe u kthyen të
poshtëruar.
120. E magjistarët u hodhën (u përulën) në sexhde.
121. Dhe thanë: "Ne i besuam Zotit të gjithësisë,
122. Zotit të Musait dhe të Harunit!"
123. E faraoni tha: "Ibesuat atij (Musait) para se t'ju lejoja unë? Kjo
është një dredhi që ju e përgatitët në qytet (Misir) për t'i dëbuar
prej tij banorët e tij (kibtët), po më vonë do ta kuptoni (çka do t'ju
gjejë).
124. Kam për t'ua prerë duartë dhe këmbët tërthorazi, pastaj të gjithë
juve do t'ju gozhdoj.
125. Ata (që besuan) hanë: "S'ka dyshim, ne jemi të kthyer te Zoti
ynë".
126. Ti nuk hakmerresh ndaj nesh vetëm pse besuam në argumentet e Zotit
tonë, pasi që na erdhën ata. Zoti ynë, na dhuro durim (për dënimin që
do të na bën faraoni) dhe na bën të vdesim muslimanë!"
127. Të parët nga populli i faraonit thanë: "A do të lejosh Musain dhe
popullin e tij të bëj përçarje në tokë dhe të braktisin ty dhe zotat e
tu?" Ai (faraoni) tha: "Do t'ua mbysim djemtë e do t'i lëmë të gjalla
gratë e tyre për shërbim, ne jemi dominues mbi ta".
128. Popullit të vet Musai i tha: "Kërkoni ndihmë prej All-llahut dhe
kini durim. S'ka dyshim se toka është e All-llahut, ia lë në trashëgim
atij që nga robët e tij, e ardhmja e lumtur është për të devotshmit.
129. Ata (populli i Musait) thanë: "Ne ishim të shtypur para se të na
vije ti, e edhe pasi na erdhe". Ai (Musai) tha: "Është shpresë se Allllahu
do ta shkatërrojë armikun tuaj (faraonin), e ju do t'ju bëjë ta
zëvendësoni në këtë vend, e do t'ju shikojë se si ju veproni".
130. (Për madhërinë e Zotit) Ne e provuam popullin e faraonit me skamje
dhe me pakësim të frutave, në mënyrë që të marrin mësim.
131. Kur u vinte atyre e mira (viti i begatshëm), ata thonin: "Kjo
është e (mira) jona thjesht". E kur i godiste ndonjë e keqe, fatin e zi
ia përshkruanin Musait dhe atyre (besimtarëve) që ishin me të. Veni re,
fati i tyre është te All-llahu (e jo te Musai), por shumica e tyre këtë
nuk e dinin.
132. Ata thanë: "Me çfarëdo argumenti të na vijshë që me te të na
magjepsesh (largosh nga feja që kemi), ne nuk do të besojmë ty".
133. Atëherë (për shkak të mohimit) Ne lëshuam kundër tyre: vërshimin,
karkalecat, rriqërat (insekte dëmtuese), bretkocat dhe gjakun, fakte të
gjalla njëra pas tjetrës, po ata mbanin kokëfortësi sepse ishin
mëkatar.
82
134. Pasi që i gjeti belaja (me ato masa dënimi) ata thanë: "O Musa,
lute për ne Zotin tënd me atë meritë që ke (si pejgamber), nëse na e
largon dënimin ne do të pranojmë ty (si të dërguar) dhe do t'i lejojmë
beni israilët bashkë me ty (të shkoni ku të doni).
135. E kur e larguam nga ata dënimin (me lutjen e Musait) për deri në
një afat që do të arrinin, ata e thyen besën.
136. Atëherë ndërmorën kundër tyre dhe i fundosëm në det, ngase
përgënjeshtruan argumentet Tona dhe nuk qanë kokën për to.
137. E atij populli që ishte i nënshtruar i trashëguam lindje e
perëndim të tokës, që Ne e bekuam (me të mira), ndërsa për durimin që
patën, u plotësua fjala më e mirë (premtimi i vërtetë) e Zotit ndaj
beni israilve; rrënuam atë që bënte faraoni i tij, si dhe atë që kishin
ndërtuar ata.
138. Beni israilët i kaluam përtej detit, e ata me një popull që
adhuronte do statuja të tyre, dhe thanë: "O Musa, na e bën edhe ne një
zot (statujë) si zotët që i kanë ata (ai popull)". Ai (Musai) tha: "Ju
jeni popull që nuk dini".
139. Vërtet, ai popull (që po adhuron idhuj) është i shkatërruar në atë
(adhurim) dhe ajo që vepruan është e asgjësuar (s'ka dobi).
140. Musai tha: "Mos deshët, pos All-llahut, të kërkoj për ju zot
tjetër, kurse Ai ju vlerësoi mbi njerëzit e tjerë?"
141. Përkujtoni (o beni israil) kur Ai ju shpëtoi prej popuulit të
faraonit, që u shtroi më të keqen mundim, ua mbyti djemt tuaj, ua la të
gjalla gratë tuaja. E ju me këto ishit në sprovë të madhe nga Zoti
juaj".
142. Dhe Ne i caktuam Musait tridhjetë net (afatin për shpallje), e ato
i plotësuam edhe me dhjetë dhe kështu u mbush afati për takim Zotin e
tij në katërdhjetë net. Ndërsa Musai vëllait të vet Harunit, i tha: "Më
zëvendëso mua te populli im dhe rregullo, e mos shko rrugës së të
këqinjve".
143. E kur Musai erdhi në kohën që i caktuam dhe i foli Zoti i vet, ai
tha: "Zoti im! Më mundëso pamjen tënde e të shikoj!" Ai (Zoti) i tha:
"Ti nuk ke mundësi të më shohësh, por shiko kodrën, e nëse ajo qëndron
në vendin e vet, ti do të shohësh Mua. Kur u drejtua kah kodra, një
pjesë e dritës nga Zoti i tij e bëri atë (kodrën) thërmi, e Musait i ra
të fikët. Kur erdhi në vete, tha: "E lartë është madhëria Jote,
pendohem te Ti (për atë që kërkova), dhe unë jam i pari i besimtarëve!"
144. Ai (All-llahu) tha: "O Musa, Unë të gradova ty mbi njerëzit me
shpalljen Time dhe me të folurit tim. Merr atë që të dhash dhe bëhu
mirënjohës.
145. Dhe i përshkruan atij në pllaka çdo gjë (që i nevojitej), si
këshillim dhe sqarim për secilin send. "Merri këto me seriozitet dhe
urdhëroje popullin tënd që t'i përvetësojë më të mirat e tyre
(dispozitat me shpërblim më të madh). Unë do t'ua tregoj vendbanimin
mëkatarëve.
146. Unë do t'i zbraps nga argumentet e Mia ata të cilët pa pasur
drejtë bëjnë kryelarësi në tokë, të cilët edhe nëse shohin çdo argument
nuk besojnë, dhe nëse shohin udhën e shpëtimit, nuk e marrim atë rrugë,
nëse e shohin rrugën e gabuar atë e marrin rrugë. Këtë (këtë verbërim
83
të tyre), ngase ata i konsideruan të rreme faktet Tona dhe ngase i lanë
pas dore ato.
147. Ata të cilët i mohuan argumentet Tona dhe takimin në ditëne botës
së ardhshme, ata asgjësuan veprat e tyre. A shpërblehen ata (më thevab
ose me dënim) pos sipas asaj si kanë vepruar.
148. Populli i Musait, pas tij (kur ai shkoi në kodrën Tur për pranimin
e shpalljes) e mbaroi nga stolitë e tyre një figurë viçi që kishte
britmë (Pallte). A nuk e shihnin ata se ai nuk ju fliste as nuk i
udhëzonte në ndonjë rrugë të drejtë. E morën atë (e adhuruan si idhull
viçin), e ishin të padrejtë ndaj vetes së tyre.
149. E kur në duart e tyre u thye (ajo vepër e shëmtuar u penduan) dhe
e kuptuan se me të vërtetë kanë gabuar thanë: "Nëse nuk na mëshiron
Zoti ynë dhe nuk na falë gabimin, ne padyshim do të jemi nga më të
dëshpruarit.
150. E kur u kthye Musai shumë i hidhëruar te populli i vet, tha: "Sa
keq më paskeni zëvendësuar pas shkuarjes sime! A e ngutët (pritjen)
urdhërin e Zotit tuaj? I hodhi pllakat dhe e zuri për (flokë) koke
vëllain e vet duke e tërhequr kah vetja". Ai (vëllai Harun) tha: "O bir
i nënës sime, populli më mundi dhe gati më mbyti, mos më konsidero mua
me njerëzit mizorë".
151. (Musai) Tha: "Zoti im, më falë mua dhe vëllain tim dhe na dhuro
mëshirën Tënde, se Ti je mëshirues i mëshiruesve.
152. Nuk ka dyshim se ata që adhuruan viçin ka për t'i përfshirë
përbuzja nga Zoti i tyre dhe nënçmimi në jetën e dynjasë. Kështu, i
shpërblejmë (me dënim) trilluesit e rrenës.
153. E ata që bënë vepra të këqia e pastaj u penduan pas tyre, dhe
besuan sinqerisht, Zoti yt ua falë gabimet dhe është mëshirues pas tij
(pas pendimit të tyre).
154. E kur iu ndalë hidhërimi Musait, ai mori pllakat (që i pat
hedhur), e në tekstin e tyre ishin (shënuar) udhëzime e mëshirë për ata
që kanë frikë ndaj Zotit të tyre.
155. Musai zgjodhi nga populli i vet shtatëdhjetë veta për kohën që Ne
ia caktuam takimin. E pasi që kapi ata dridhja (e tokës), ai tha: "Zoti
im!, sikur të kishe dashur Ti, i kishe zhdukur më parë ata dhe mua. A
po na zhduk për atë që bënë të marrët nga ne? Kjo është vetëm sprovë e
Jotja, që me të e bën të humbur atë që do, dhe e vë në rrugë të drejtë
atë që do. Ti je mbrojtësi ynë, pra falna e mëshirona, se Ti je më i
miri që falë (gabimet).
156. Dhe cakto për ne (jetë) të mirë në dynja dhe të mirë në botën
tjetër, pse vërtet jemi kthyer kah Ti. Ai (Zoti) tha: "Dënimi im është
ai me të cilin e godas cilin dua, e mëshira Ime ka përfshirë secilin
send. Atë (Mëshirën) do ta caktoj për ata të cilët i ruhen (mëkateve),
e japin zeqatin dhe për ata që argumentet tona i besojnë.
157. Që pranojnë të dërguarin (Muhammedin), Pejgamberin arab, (që nuk
shkruan as nuk lexon), të cilin e gjejnë të cilësuar (të përshkruar me
virtytet e tij), te ata në Tevrat dhe në Inxhil, e që i urdhëron ata
për çdo të mirë dhe i ndalon nga çdo e keqe, u lejon ushqimet e
këndëshme dhe u ndalon ato të pakëndshmet, dhe heq nga ata barrën e
rëndë të tyre dhe prangat që ishin mbi ta. Pra, ata të cilët e besojnë
atë, e ndërojnë dhe e ndihmonë, veprojnë me dritën që iu zbrit me të,
të tillët janë të shpëtuarit.
84
158. Thuaj (Muhammed): "O ju njerëz! Unë jam i dërgari i All-llahut te
të gjithë ju. All-llahut që vetëm i Tij është sundimi i qiejve e i
tokës, s'ka të adhuruar tjetër pos Tij; Ai jep jetë dhe Ai jep vdekje,
pra besoni All-llahun dhe të dërguarin e Tij, pejgamberin e
pashkolluar, që beson All-llahun dhe shpalljet e Tij, ndiqnie rrugën e
tij që ta gjeni të vërtetën.
159. Edhe prej popullit të Musait qe një grup që udhëzoi drejtë dhe iu
përmbajt asaj (drejtësisë).
160. Ne i ndamë ata (popullin e Musait) në dymbëdhjetë grupe fises, e
kur Musait i kërkoi ujë populli i vet, Ne e udhëzuam (duke thënë):
"Bjeri me shkopin tënd gurit" (ai i ra) dhe prej tij (gurit) gufuan
dymbëdhjetë kroje, ashtu që secili grup e dinte krojin e vet. Ne bëmë
që retë t'u bëjmë hije atyre dhe u sollëm rrëshirë dhe shkutëza (dhe u
thamë): "Hani nga të mirat me të cilat ju dhuruam!" (e pse ishit
përbuzës). Ata nuk na dëmtuan Ne, por e dëmtuan vetveten e tyre (ngase
u dënuan).
161. (përkujto edhe këtë) Kur atyre iu tha: "Banoni në këtë fshat
(vendbanim) dhe hani nga (frutat e tij) kah të doni e thuani: "Falje"
dhe në derë hyni të përulur, se Ne do t'ua shtojmë edhe më punëmirëve!"
162. E ata prej tyre që ishin mizorë ndrushuan fjalë tjetër nga ajo që
iu kishte thënë, atëherë Ne zbritëm kundër tyre një dënim nga qielli
për shkak se ishin zullumqarë.
163. Dhe pyeti ti (Muhammed) për fshatin që ishte në breg të detit e
ata e shkelën rendin e të shtunës (që e kishin të ndaluar gjuajtjen e
peshqve), kur në të shtunën e tyre peshqit u vinin sheshazi mbi ujë, e
në ditën që nuk festonin nuk u vinin. Ja, kështu i sprovuam ata ngase
ishin mëkatarë.
164. Dhe kur një grup prej tyre thanë: "Përse këshilloni një popull që
All-llahu do ta shkatërrojë ose dënojë me një dënim të ashpër?" Thanë
(këshilluesit): "Arsyetimi para Zotit tuaj dhe me shpresë që t'ju
largohen gabimeve".
165. E kur braktisën atë për të cilën ishin këshilluar, Ne i shpëtuam
ata që pengonin nga të këqiat, ndërsa ata që kundërshtuan i kapëm me
një dënim të fortë, ngase ishin të shfrenuar.
166. E kur ata tejkaluan me arogancë të hapët, nga ajo që ishin të
ndaluar, Ne i shndërruam në majmunë të përbuzur.
167. Përkujto (o i dërguar) kur Zoti Yt shpalli qartas se mbi ta do të
vë, deri në ditën e kijametit, sundimin e ndonjë që ka për t'ua shijuar
atyre mundimin më të shëmtuar. Vërtet Zoti yt ndërmerr shpejt dënimin,
Ai edhe falë e mëshiron shumë.
168. Ne i shpërndajmë ata në grupe nëpër tokë; prej tyre ka të mirë,
por edhe jo të tillë. Ne i provuam me të mira e me të këqia, në mënyrë
që të tërhiqen nga e keqja.
169. E pas tyre erdhi brezi që trashëgoi librin. Këta merrnin mjete të
pavlerë të kësaj bote (lakmues që nuk dallonin të mirën a të keqen) e
thonin: "Do të na bëhet falje", e merrnin atë përsëri. A nuk është
marrë prej tyre zotimi në librin (Tevratin) se nuk do të thonë ndaj
All-llahut tjetër pos të vërtetës dhe ata e dinim mirë se çka në të
(libër). Po, a nuk po kuptoni se bota tjetër është më e mirë (se ajo
çka merrnit ju) për ata që ruhen.
85
170. Po atyre që i përmbahen librit dhe falin namazin, Ne nuk u humbin
shpërblimin të të mirëve.
171. Përkujto kur ngritëm kodrën mbi ta si re, e ata menduan se ajo do
të bie mbi ta. (Ne u thamë): Merrni këtë që u dhamë me kujdes dhe
përkujtoni ç'keni në të, e të ndaleni nga ajo që është e ndaluar.
172. Përkujto kur Zoti Yt nxori nga shpina e bijve të Ademit
pasardhësit e tyre dhe i bëri dëshmues të vetes së tyre (duke u thënë):
"A nuk jam Zoti juaj?" Ata thanë: "Po, dëshmuam!" Të mos thoni në ditën
e kijametit: "Ne nga ky (dëshmim) ishim të panjohur.
173. Ose të mos thoni: "Prindërit tanë më parë ishin idhujtarë, e ne
ishim pasardhës të tyre. A do të na shkatërrosh ne për atë që bënë ata
asgjësues të së vërtetës?"
174. Po kështu u sqarojmë argumentet, që ata të kthehen nga e gabuarja
në të vërtetën.
175. Dhe lexoju atyre tregimin e atij që patëm dhënë dituritë Tona,
ndërsa ai u zhvesh prej tyre dhe atëherë atë e shoqëroi shejtani dhe
kështu ai u bë prej të humburëve.
176. E sikur të donim Ne, do ta ngrisnim lartë me (dituri), por ai nuk
iu largua tokës (dynjasë) dhe shkoi pas epshit të vet. Shembulli i tij
është si ai i qenit, të cilin nëse e përzë ai e nxjerr gjuhën, po edhe
nëse nuk e përzë, ai sërish e nxjerr gjuhën. Ky është shembulli i atyre
që i konsideruan të rreme argumentet Tona. Ti rrëfe tregimet (ymetit
tënd) në mënyrë që ata të mendojnë.
177. Shembulli i keq është populli, ai që përgenjeshtroi faktet Tona
dhe e dëmtoi vetveten.
178. Atë që All-llahu e udhëzon, ai është në rrugë të drejtë, e atë që
e humb, e ata janë të dëshpruarit.
179. Ne krijuam shumë nga xhinët e njerëzit për xhehennem. Ata kanë
zemra që me to nuk kuptojnë, ata kanë sy që me ta nuk shohin dhe ata
kanë veshë që me ta nuk dëgjojnë. Ata janë si kafshët, bile edhe më të
humbur, të tillët janë ata të marrët.
180. All-llahu ka emrat më të mirë, andaj Atë thirrnie me ata e hiquni
nga ata që bëjnë shtrembërime me emrat e Tij. Ata kanë për t'u
shpërblyer (me dënim) për veprimet e tyre.
181. E ndër ata që krijuam Ne, ka njerëz që udhëzojnë në të drejtën e
edhe veprojnë me të.
182. Ndërsa ata që i konsideruan të rreme argumente Tona, Ne do t'i
shpijmë në humbje në mënyrë graduale kah nuk e kuptojnë ata.
183. Mirëpo, atyre u jap afat, se kapja (dënimi) Ime është e fortë.
184. A nuk menduan ata se ai bashkëkohaniku i tyre (Muhammedi) nuk ka
farë çmendurie, ai është vetëm qortues i hapët.
185. A nuk vështruan ata me vëmendje pushtetin e madh në qiej e në tokë
dhe çka krijoi All-llahu prej sendeve, e edhe në atë se ndoshta u është
afruar afati i tyre i vdekjes. Atëherë, cilës bisedë pos kësaj
(Kur'anit) do ti besojnë?
186. Për atë që All-llahu e la në humbje, s'do të ketë udhëzues, dhe
ata do t'i lë të bredhin në vrazhdësinë e tyre.
86
187. Të pyesin ty (Muhammed) për çastin (katastrofën e përgjithshme) se
kur do të ndodhë ai. Thuaj: "Atë e di vetëm Zoti im, kohën e tij nuk
mund ta zbulojë kush pos Tij (e sjell kijametin pa e hetuar asnjë nga
krijesat). Çështja e tij (se kur do të ndodh) është preokupim i rëndë
(për krijesat) në qiej e në tokë. Ai (katastrofa) nuk ju vjen ndryshe,
vetëm befas. Të pyesin ty sikur ti di për të. Thuaj: "Për të di vetëm
All-llahu, por shumica e njerëzve nuk e dinë (pse është e fshehtë)".
188. Thuaj: "Unë nuk kam në dorë për veten time as ndonjë dobi, as
ndonjë dëm, pos çka do All-llahu. Sikur ta dija të fshehtën, do të
shumoja për vete të dobishmet, e nuk do të më prekte gjë e keqe. Unë
nuk jam tjetër vetëm se qortues dhe përgëzues për njerëzit që besojnë.
189. Ai (All-llahu) është Ai që ju krijoi prej një vete, e prej saj për
t'u qetësuar pranë saj. Kur e mbuloi ai (mashkulli) atë (gruan), ajo u
ngarkua me një barrë të lehtë dhe ashtu vazhdoi me të, e kur u bë e
rëndë, ata të dy lutën All-llahun, Zotin e tyre: "Nëse na jep një
(fëmijë) të mirë, ata (pa të meta), ne do të jemi falendërues ndaj
Teje".
190. Pasi që atyre të dyve ju dha (fëmijë) të mirë, ata (fëmijë e
pasardhës) i përshkruan shokë në atë që iu dha. I pastër është Allllahu
nga ajo që ia përshkruajnë.
191. A i përshkruajnë shok atë çka nuk mund të krijojë asnjë send, e
ata (idhujt) vetë janë të krijuar.
192. Ata (idhujt) nuk mund t'ju sjellin atyre ndonjë ndihmë e as veten
e tyre ta ndihmojnë.
193. Dhe, edhe nëse i thirrni për t'i udhëzuar, ata nuk ju përgjigjen.
Për ju është njejtë, i thirrët ata ose heshtët.
194. S'ka dyshim se ata që po i adhuroni ju pos All-llahut, janë të
krijuar sikur ju (njerëzit janë më të përsosur). Thirrni pra ata, e le
t'ju përgjigjen juve nëse thuani të vërtetën.
195. A kanë ata (idhujt) këmbë të ecin me to, a kanë duar të rrëmbejnë
me to, a kanë sy të shohin me ta? Thuaj: "Thirrni shokët (zotat) tuaj e
thurrni kurtha për mua e mos pritni".
196. Mbrojtësi i im është All-llahu që zbriti librin. Ai kujdeset për
të mirët.
198. Dhe nëse i thirrni për udhëzim, nuk dëgjojnë, e të duken se po të
shikojnë ty, po ata nuk shohin.
199. Ti (Muhammed) merre të lehtën, urdhëro për të mirë dhe hiqu prej
të padijshmëve.
200. E nëse të godet shejtani me ndonjë vesvese, ti kërko strehim te
All-llahu, sepse vërtet Ai dëgjon e di.
201. Vërtet, ata që janë të ruajtur, kur i prek ndonjë iluzion nga
djalli, ata përkujtojnë (All-llahun), nga djalli, ata përkujtojnë (Allllahun),
dhe atëherë shohin (të vërtetën).
202. E vëllezërit e tyre (jo të ruajturit) i përkrahin (shejtanët) për
në humbje dhe nuk ndahen.
203. Dhe, kur ti nuk u sjell atyre ndonjë mrekulli (që e kërkojnë)
thonë: "Përse ti nuk e trilove vetë?" Thuaj "Unë (nuk trilloj) i
përmbahem vetëm asaj që më shpallet nga Zoti im, ky (Kur'ani) është
87
argument (me të cilin ndriçohen zemrat) nga Zoti juaj, është
udhërrëfyes dhe mëshirë për popullin që beson.
204. Kur lexohet Kur'ani, ju dëgjoni atë (me vëmendje) dhe heshtni, në
mënyrë që të fitoni mëshirë.
205. Ti përmende Zotin tënd në vete (heshtas), me respekt e me dro, jo
me shprehje të larta, (përmende) në mëngjes e në mbrëmje dhe mos u bërë
prej atyre që nuk kanë kujdes.
206. S'ka dyshim se ata që janë pranë (afër) Zotit tënd (melekët) nuk
tërhiqen nga adhurimi ndaj Tij nga mendjemadhësia, Atë e madhërojnë dhe
vetëm Atij i bëjnë sexhde.

No comments:

Post a Comment