Saturday, 28 May 2011

SURA 16. NAHL

SURA 16. NAHL
Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit
1. Erdhi (është afruar) caktimi i All-llahut (kijameti), pra mos
kërkoni ngutjen (ardhjen para kohës), e tij! E pastër dhe e lartë është
madhëria e Tij në krahasim me atë që ata i shoqërojnë (shokë).
2. Me urdhërin e Tij ia zbret engjëjt me shpallje atij që Ai dëshiron
nga robtë e vet (duke thënë) t'ua tërhiqni vërejtjen (t'i njoftoni) se
nuk ka të adhuruar (zot) tjetër vetëm Unë, pra të më keni frikën.
3. I krijoi qiejt e tokën me urtësi precize. I lartë është Ai nga çka
ata (idhujtarët) i shoqërojnë.
4. E krijoi njeriun nga një pikël (uji), kur qe, ai (njeriu)
kundërshtar i hapët.
5. Edhe kafshët Ai krijoi dhe në saje të këtyre ju mund të mbroheni
(nga të ftohtit), keni edhe dobi të tjera dhe prej tyre hani.
6. Në to (në kafshët) ju shihni hijeshi (idili) kur në mbrëmje ato i
ktheni (nga kullosa) dhe kur në mëngjes i lëshoni (për në kullosë).
7. Ato bartin barën tuaj (të rëndë) në ndonjë vend (të largët) që ju do
të arrinit atje me shumë vështirësi (me gjysmë shpirti). Vërtet, Zoti
juaj është shumë Bamirës dhe shumë Mëshirues.
8. Edhe kuajt (i krijoi), edhe mushkat edhe gomarët, për t'ju hipur
atyre dhe si stoli, e Ai krijon (për hipje) çka ju (tash) nuk dini.
9. Udhëzimi për në rrugë të drejtë i takon All-llahut e ka edhe rrugë
që është e shtrembër. Po sikur të kishte dëshiruar Ai, do t'u kishte
udhëzuar që të gjithëve.
10. Ai është që për ju lëshoi nga (lart) qielli ujë, që prej tij të
keni për të pirë dhe prej tij të keni bimë që në to do t'i kullotni
(bagëtinë).
11. Me atë (shiun) mbijnë, për të mirën tuaj, të lashtat, ullinjtë,
hurmat, rushnajat dhe nga të gjitha frutat (e pemëve). Në këto (të
mira) ka argumente për një popull që vështron.
136
12. Dhe për ju nënshtroi natën e ditën dhe diellin e hënën. Edhe yjet
janë të nënshtruar me urdhërin e Tij. Vërtet, në këto ka argumente për
një popull që mendon.
13. Edhe për atë që ju krijoi në tokë lloje të ndryshme (bagëti, bimë,
pemë, minerale etj.); ka fakte për një popull që di të merrë përvojë.
14. Pastaj, Ai është që nënshtroi detin, që prej tij të hani mish të
freskët, e prej tij të nxirrni stoli që i bani (i vishni), e i sheh
anijet si çajnë (lundrojnë) në të (me ushtimë e çajnë ujin në det). Ua
nënshtroi që të shfrytëzoni nga begatitë e Tij dhe ashtu të falënderoni
(Zotin).
15. Dhe Ai vuri kodra (të forta) në tokë, ashtu që ajo të mos lëkundet
me ju, (bëri) edhe lumenj e rrugë që të mund të orientoheni.
16. Vuri edhe shenja të tjera (për orientim ditën), ndërsa (natën) ata
orientohen me anën e yjeve.
17. Atëherë pra, a është Ai që krijon njësoj, sikurse ai që nuk krijon?
A nuk po mendoni?
18. Po edhe nëse përpiqeni t'i numëroni dhuntitë (të mirat) e Allllahut,
nuk do të mund të arrini t'i përcaktoni ato. Me siguri Allllahu
shumë fal dhe shumë mëshiron.
19. All-llahu e di atë që ju e fshihni dhe atë që e publikoni.
20. Ata (idhujt) që i adhurojnë (idhujtarët) pos All-llahut, ata nuk
krijojnë asnjë send, po vetë ata janë të krijuar.
21. Janë të vdekur e jo të gjallë, dhe ata nuk e dinë se kur do të
ringjallen (adhuruesit e tyre).
22. Zoti juaj (që meriton adhurim) është një Zot, E ata që nuk e
besojnë botën tjetër, zemrat e tyre janë mohuese (të njësisë së Zotit)
dhe ata janë kryelartë.
23. Është e vërtetë se All-llahu e di atë që e fshehin dhe atë që e
shfaqin haptazi dhe se Ai nuk i do arrogantët.
24. Kur atyre u thuhet (mohuesëve): Ç'është ajo që shpalli Zoti juaj?",
ata thonë: "Mite të popujve të hershëm!"
25. (E thonë atë shpifje) Sa për t'i bartur në ditën e gjykimit mëkatet
e veta të plota dhe një pjesë të mëkateve të atyre që, pa farë arsye i
mashtruan dhe i humbën. Sa e keqe është ajo me çka ngarkohen.
26. Edhe ata që ishin para tyre vënë intriga. Po All-llahu rrënoi në
themel ndërtimet e tyre (intrigat) dhe kulmi u shemb mbi ta, dhe ashtu
u erdhi dënimi kah nuk e kujtuan.
27. Mandej, në ditën e gjykimit Ai i turpëron ata dhe thotë: "Ku janë
ata që m'i bënit shokë Mua dhe për hir të tyre grindeshit?" E ata që
ishin të zotët e dijës, do të thonë: "Vërtet, sot turpësia dhe e keqja
i përfshiu jobesimtarët".
28. Të cilët, duke qenë mizorë të së vetvetes së tyre, engjëjt ua
marrin shpirtin, e ata shprehin dorëzimin (në momentin e vdekjes, duke
thënë): "Ne nuk ishim që bëmë ndonjë të keqe!" (u jipet përgjigja). Po
All-llahu e di shumë mirë atë që e punuat ju.
29. Andaj, hyni në dyert e xhehennemit, aty do të jeni përjetë: sa vend
i keq është ai i kryelartëve!"
137
30. Atyre që patën frikë nga (dënimi) All-llahu, u thuhet: "Ç'është ajo
që shpalli Zoti juaj?" Ata thoshin: "Shpalli çdo të mirë!" Ata që bënë
vepra të mira, edhe në këtë jetë kanë shpërblim të mirë, por shpërblimi
i tyre në botën tjetër është shumë më i mirë, e sa vend i mirë është ai
i të devotshëmve.
31. Është Xhenneti i Adn-it, ku do të hyjnë, nën të rrjedhin lumenj,
aty kanë çka të dëshirojnë, ashtu i shpërblen All-llahu të ruajturit.
32. Të cilëvet duke qenë të pastër, engjëjt ua marrin shpirtin, duke u
thënë: "Selamun alejkum" - gjetët shpëtimin, hyni në xhennet, për hir
të asaj që vepruat.
33. A mos presin ata (idhujtarët) diçka tjetër përveç t'u vijnë engjëjt
(e t'ua marrin shpirtin) ose t'u vijë urdhëri (dënimi) i Zotit tënd.
Ashtu punonin ata që ishin para tyre, pra All-llahu nuk u bëri
padrejtësi atyre, por ata ishin që vetvetes i bënë padrejtë.
34. Andaj, ata i goditi dënimi i të këqijave që i bënë dhe i kaploi (i
përfshiu ajo e keqe) ajo me të cilën ata talleshin.
35. Ata që i bënin shok Zotit (idhujtarët) thanë: "Sikur të kishte
dashur All-llahu, as ne, e as prindërit tanë nuk do të adhuronim asnjë
send pos Tij, dhe nuk do të ndalonim (nuk do të konsideronim të
ndaluar) asnjë send pos (ndalesave të) Tij. Kështu (këso gënjeshtrash)
bënin edhe ata që ishin para tyre. Po a mos kanë të dërguarit obligim
tjetër, përveç që t'i njoftojnë qartazi?
36. Ne dërguam në çdo popull të dërguar që t'u thonë: "Adhuroni vetëm
All-llahun, e largonu djajve (adhurimit të tyre)!" Por, pati nga ata që
All-llahu e udhëzoi dhe pati nga ata që ishte i gjykuar me humbje, pra
udhëtoni nëpër botë dhe shihni se si ishte fundi i gënjeshtarëve?
37. Nëse ti (Muhammed) përpiqesh për t'i vënë në rrugë të drejtë ata
(die se), All-llahu nuk e udhëzon atë që e ka humbur, dhe për ata nuk
ka ndihmëtar.
38. Ata u betuan në All-llahun, me betimin e tyre të fortë se "Allllahu
nuk e ringjall atë që vdes!" Po, (i ringjall) ai është premtim i
Tij i prerë, por shumica e njerëzve nuk dinë.
39. I ringjall për t'ua sqaruar atyre atë për çka përçaheshin dhe, për
t'ua bërë me dije atyre që nuk besuan se me të vërtetë ishin
gënjeshtarë.
40. Ne kur dëshirojmë një send vetëm i themi atij: "Bëhu!", ai
menjëherë bëhet.
41. Ata që migruan për hir të All-llahut, e pasi që u torturuan, atyre
gjithsesi do t'u mundësojmë vendbanim të mirë edhe në këtë botë, po
shpërblimi i botës tjetër është edhe më i madh, sikurse njerëzit ta
dinin (për atë shpërblim).
42. Janë ata që bënë durim edhe vetëm Zotit të tyre iu mbështetën.
43. Ne as para teje nuk dërguam tjetër, përveç burra, të cilëve u dhamë
shpallje. Ju (idhujtarë) pyetni pra dijetarët (e Tevratit e të
Inxhilit) nëse ju nuk dini.
44. (I patëm dërguar) Me argumente e me libra të shenjtë. Ty ta zbritëm
Kur'anin që t'u shpjegosh njerëzve atë që u është shpallur atyre, me
shpresë se do ta studiojnë (Kur'anin).
138
45. A mos janë të sigurt ata që përgatitën kurthe, se All-llahu nuk do
t'i trandë ata me tokën, ose nuk do t'u vijë atyre dënimi kah nuk e
mendojnë?
46. Ose t'i rrëmbejë ata duke qenë në udhëtimet e tyre (për jetë e
tregti), e ata nuk mund t'i shpëtojnë asaj.
47. Ose do t'i kapë ata duke qenë në panikë nga frika. Po, s'ka dyshim
se Zoti juaj është i butë, i mëshirshëm (andaj nuk ua ngut dënimin).
48. A nuk po shohin ata (keqbërësit) se çdo send që e krijoi All-llahu,
e sjell hijen e vet djathtas dhe majtas duke iu perulur All-llahut
(duke i bërë sexhde) dhe duke qenë respektues e përulës (e si e mbajnë
veten lart disa njerëz).
49. Vetëm All-llahut i bën sexhde çdo gjallesë që është në qiej e që
është në tokë, e edhe engjëjt, ata nuk bëjnë kryelartësi.
50. I frikësohen Zotit të tyre që është mbi ta dhe i përmbahen në
përpikëri asaj me çka urdhërohen.
51. E, All-llahu tha: "Mos adhuroni dy të adhuruar, sepse Ai është
vetëm një Zot, pra vetëm Mua më keni dronë".
52. Vetëm e Tij është çka ka në qiej e në tokë, dhe vetëm Atij i takon
vazhdimisht adhurimi. A mos i keni frikë dikujt tjetër pos All-llahut?
53. Dhe çdo të mirë që e keni, ajo është prej All-llahut, madje edhe
kur ju godet e keqja, ju vetëm te Ai e ngritni zërin (me lutje).
54. Pastaj, kur Ai e largon prej jush dënimin, qe, një grup prej jush i
përshkruajnë shok Zotit të tyre.
55. (I bëjnë shok) Dhe ashtu ata përbuzin atë që Ne u dhamë atyre, pra
shfrytëzoni (për një kohë) se më vonë do të kuptoni (rrjedhimin).
56. E nga ajo që Ne i furnizuam, ata u ndajnë një pjesë atyre (zotave)
që nuk kuptojnë asgjë. Pasha All-llahun, patjetër do të merreni në
pëgjegjësi për atë që trillonit.
57. Ata i përshkruajnë All-llahut vajzat. I pastër është Ai nga ajo!,
ndërsa vetes së tyre (i përshkruajnë) çka ua ka ënda (djemtë).
58. Kur ndonjëri prej tyre lajmërohet me (lindjen) vajzë, fytyra e tij
i prishet dhe bëhet pot mllef.
59. Fshihet prej njerëzve, për shkak të asaj të keqeje me të cilën u
lajmërua (e konsideron bela, e jo dhuratë prej zotit). Mandej, (mendon)
a do ta mbajë atë, ashtu i përulur, apo do ta mbulojë atë (të gjallë)
në dhe. Sa i keq është ai gjykim i tyre.
60. Shembulli i keq u takon atyre që nuk besojnë botën tjetër, ndërsa
All-llahut i takon shembulli më i lartë. Ai është fuqiploti, i urti.
61. Sikur All-llahu t'i dënonte njerëzit (zullumqarë) për shkak të
mizorisë së tyre, nuk do të linte mbi të (tokë) asnjë gjallesë, por Ai
i lë ata për më vonë deri në aftin e caktuar, e kur të vijë afati i
tyre, për asnjë moment nuk mund ta vonojnë as ta ngutin.
62. E ato (vajzat) që i urrejnë për vete, ia mveshin All-llahut, gjuhët
e tyre shpifin rrenën se, atyre do t'u takojë më e mira (xhenneti),
s'ka dyshim, i tyre është zjarri, dhe se ata janë të parët në të.
139
63. Pasha All-llahun, Ne dërguam edhe para teje të dërguar ndër popuj,
po veprat e tyre (të këqija) ua hijeshoi djalli, se ai është mik i
tyre, e ata kanë një dënim të idhët.
64. Ne nuk të shpallëm ty për tjetër Kur'anin, vetëm që t'u sqarosh
atyre atë për çka u përçanë, e (ta zbritëm) që të jetë udhëzim e
mëshirë për njerëzit që besojnë.
65. All-llahu lëshoi prej qiellit ujë (shi) dhe me të ngjalli tokën pas
vdekjes së saj. Në këtë është një argument i fortë për ata që më
vëmendje dëgjojnë (e kuptojnë).
66. Ju edhe në kafshët keni mësim (përvojë). Ne nga një pjesë e asaj që
e kanë në barqet e tyre mes ushqimit të tyre dhe gjakut, ju japim të
pini qumësht të pastër, të shijshëm (të lehtë) për ata që e pinë.
67. Edhe nga frutat e hurmës dhe të rrushit nxirrni prej tyre pije
(lëngje) dhe ushqim të mirë. S'ka dyshim se edhe në këtë ka fakte (mbi
fuqinë e Zotit) për njerëzit që kanë menduar.
68. Zoti yt i dha instinkt bletës: "Ndërto shtëpi nëpër kodra (male),
nëpër drunj (pemë) dhe nëpër kulmet që ata (njerëzit) i ndërtojnë.
69. Pastaj ha nga të gjitha (llojet) frutat dhe futu nëpër rrugët e
nënshtruara (e të mësuara) prej Zotit tënd. Nga barqet e tyre (të
bletëve) del lëng, ngjyra e të cilit është e ndryshme dhe në të cilin
ka shërim (bar-ilaç) për njerëz. Edhe në këtë ka arsye për atë popull
që mendon thellë.
70. All-llahu ju krijoi, pastaj Ai ua merr shpirtin. E ka prej jush që
shtyhet deri në jetën më të vjetër, ashtu që të mos dijë asgjë nga çka
ka ditur. All-llahu është më i dijshmi, më i fuqishmi.
71. All-llahu favorizoi disa prej jush mbi disa tjerë në furnizim.
Atyre që u është dhënë përparësia (në furnizim), nuk janë furnizues të
atyre që posedojnë (robërve), ata (të gjithë) në të janë të barabartë
(furnizues kryesor është All-llahu), A mos duan të mohojnë dhuntinë e
All-llahut?
72. All-llahu krijoi për ju bashkëshorte nga vetë lloji juaj, e prej
bashkëshorteve tuaja - fëmijë e nipa dhe ju furnizoi me (ushqime) të
mira. A besojnë ata të pavërtetën, e të mirat e All-llahut i mohojnë?
73. Dhe pos All-llahut adhurojnë çka nuk janë në gjendje t'u sjellin
asnjë furnizim nga qiejt as nga toka dhe as që kanë mundësi?
74. Pra, mos i përshkruani All-llahut shembuj! All-llahu i di të gjitha
e ju nuk dini.
75. All-llahu sjell shembuj: një rob që është pronë e tjetrit e që nuk
ka në dorë asgjë, dhe atë, të cilin ne e kemi furnizuar me një furnizim
të mirë, ai jep nga ai (furnizim) fshehtas e haptas. A janë pra ata të
dy të barabartë? Falënderues qoftë All-llahu, por shumica e tyre nuk
dinë.
76. All-llahu sjell shembull: dy njerëz, njëri prej atyre dyve është
memec që nuk ka aftësi për asgjë (as për vete as për të tjerët) dhe
vetë ai është barrë për kujdestarin e tij, pse kudo që ta orientojë, a
nuk sjell ndonjë dobi. A është ai i barabartë me atë që udhëzon për
drejtësi e edhe vetë është në rrugën e drejtë?
77. Vetëm All-llahut i takon (ta dijë) fshetësia e qiejve dhe e tokës!
Çështja e katastrofës (e kijametit) është (në shpejtësi) vetëm sa hedh
140
një shikim, ose ajo është edhe më afër. All-llahu është i gjithfuqishëm
për çdo send.
78. All-llahu ju nxorri nga barqet e nënave tuaja (si foshnje) që nuk
dinit asgjë. Ju pajisi me (shqisa për) të dëgjuar, me të parë dhe me
zemër, ashtu që të jeni falënderues.
79. A nuk i shohn ata shpendët fluturues në ajrin e qiellit, të cilët
nuk i mban kush, përveç All-llahut. Edhe në këto ka fakte për njerëzit
që besojnë.
80. All-llahu ju bëri shtëpitë tuaja vendbanim të qetë dhe nga lëkurat
e kafshëve ju mundësoi të keni shtëpi që lehtë i bartni kur udhëtoni, e
edhe kur vendoseni, ndërsa nga leshi dhe nga qimet e tyre, nga leshi i
egër i tyre, petka e shtroja dhe t'i shfrytëzoni për një kohë.
81. All-llahu, nga ajo që krijoi Ai, ju bëri edhe hije, e në kodra
vendstrehime, edhe petka që ju mbrojnë prej të nxehtit dhe petka që ju
mbrojnë në luftë. Ashtu All-llahu plotëson të mirat e Tij ndaj jush, në
mënyrë që të dorëzoheni (besoni).
82. Po nëse ata prapësohen (prej besimit), atëherë obligimi yt është
komunikimi i qartë.
83. Ata i njohin të mirat e All-llahut, pastaj i injorojnë, e shumica e
tyre janë jobesimtarë.
84. E ditën kur prej secilit popull sjellim dëshmitarin, atyre që nuk
besuan nuk u jepet leje për arsyetim, e as që kerkohet prej tyre (të
arsyetohen).
85. Dhe kur do ta shohin dënimin ata që ishin zullumqarë, atëherë as
nuk do t'u lehtësohet, as nuk do t'u jepet afat.
86. Ata që ishin idhujtarë kur do t'i shohin idhujt e vet (zotat),
thonë: "O Zoti ynë, këta, janë idhujt tanë, të cilët ne i patëm
adhuruar pos Teje!" Ata (idhujt) ua kthejnë fjalën: "Ju jeni
rrenacakë!"
87. Dhe ata (idhujtarët) i dorëzohen All-llahut, e atë çka ata e
trillonin u asgjësohet.
88. Atyre që nuk besuan dhe penguan nga rruga e All-llahut, u shtojmë
dënim mbi dënim për shkak se bënin shkatërrime.
89. Dhe (përkujtoju njerëzve) atë ditë, kur në secilin popull do të
sjellim dëshmitarë kundër tyre, e ty të sjellim dëshmitarë kundër
atyre. Ne ty të shpallëm librin sqarim për çdo send, udhëzim e mëshirë
dhe myzhde për myslimanët.
90. All-llahu urdhëron drejtësi, bamirësi, ndihmë të afërmve, e ndalon
nga imoraliteti, nga e neveritura dhe dhuna. Ju këshillon ashtu që të
merrni mësim.
91. Meqë keni premtuar, pra zbatojeni premtimin e dhënë ndaj Allllahut,
e mos i prishni betimet pasi i keni vërtetuar ato, duke qenë se
All-llahun e bëtë garant tuajin. Vërtet, All-llahu e di se çka punoni.
92. Mos u bëni (në çështjet e betimit) si ajo (grua) që e prish tjerrin
e saj pasi të ketë dredhur fort, e t'i bëni betimet tuaja dredhi
(mashtrim) mes jush, për shkak se një popull është më i madh se tjetri.
All-llahu vetëm ju sprovon me këtë, e në ditën e gjykimit Ai gjithsesi
do t'ju sqarojë atë gjë rreth të cilës kundërshtoheshit.
141
93. Sikur të dëshironte All-llahu do t'ju bënte një popull (në një fe)
por (sipas dijes së Vet) Ai e lë të humbur atë që do, dhe e udhëzon
tjetrin që do, e patjetër do të përgjigjeni për atë që vepruat.
94. Mos i përdorni betimet tuaja për dredhi mes jush, e të rrëshqitni
pas forcimit, e të shijoni të keqen (e dredhisë) për shkak se penguat
(të tjerët) nga rruga e All-llahut, e ju do të keni dënim të madh.
95. Mos e shitni besën e dhënë All-llahut për një vlerë të paktë, pse
atë që do ta keni te All-llahu është shumë më e dobishme për ju nëse
jeni që e dini.
96. Ajo që e keni pranë vetes është e përkohshme, e ajo që është te
All-llahu është e përjetshme. E Ne do t'u japim atyre që ishin të
durueshëm shpërblimin më të mirë të asaj që vepruan.
97. Kush bën vepër të mirë, qoftë mashkull ose femër, e duke qenë
besimtar, Ne do t'i japim atij një jetë të mirë (në këtë botë), e (në
botën tjetër) do t'u japim shpërblimin më të mirë për veprat e tyre.
98. Kur të lexosh Kur'anin, kërko mbrojtjen e All-llahut prej djallit
të mallkuar.
99. Vërtet, ai (shejtani) nuk ka kurrfarë fuqie kundër atyre që besuan
dhe i janë mbështetur Zotit të tyre.
100. Mbizotërimi i tij është vetëm mbi ata që e përkrahin atë dhe mbi
ata që për shkak të tij u bënë idhujtarë.
101. Kur një ajet e zavendësojmë me një tjetër - e All-llahu di më së
miri se çka shpall - ata thonë: "Ti (Muhammed) je vetëm trillues" Jo,
por shumica e tyre nuk dinë.
102. Thuaj; "Atë (Kur'anin) e solli "Ruhul Kudus" - shpirti i shenjtë -
plot vërtetësi nga Zoti yt, për t'i përforcuar edhe më ata që besuan,
dhe për të qenë udhërrëfyes e myzhde për myslimanët.
103. Ne dimë shumë mirë se ata thonë: "Atë (Muhammedin) është kah e
mëson një njeri!" Mirëpo, gjuha e atij nga i cili anojnë (supozojnë)
ata është jo arabe (e paqartë), e kjo (e Kur'anit) është gjuhë arabe e
stilit të lartë e të qartë.
104. S'ka dyshim se ata që nuk i besojnë ajetet (e Kur'anit) e Allllahut,
ata nuk i drejton All-llahu në rrugën e drejtë dhe ata kanë një
dënim të dhembshëm.
105. Gënjeshtrën e trillojnë vetëm ata që nuk i besojnë argumentet e
All-llahut; të tillët janë ata gënjeshtarët.
106. Ai që pas besimit të tij e mohon All-llahun, me përjashtin të atij
që dhunohet (për të mohuar), e zemra e tij është e bindur plotësisht me
besim, por fjala është për atë që ia hap gjoksin mosbesimit, ata i ka
kapur hidhërimi nga All-llahu dhe ata kanë një dënim të madh.
107. Këtë (dënim të madh) ngase ata më tepër e deshtën jetën e kësaj
bote se sa jetën e botës tjetër, e Alllahu nuk e udhëzon njerëzit
jobesimtarë.
108. Të tilët janë ata që All-llahu ua mbylli zemrat, dëgjimin dhe
pamjen e tyre dhe të tillët janë ata naivët.
109. Është e vërtetë se ata në botën tjetër, mu ata janë të dështuarit.
110. Pastaj Zoti yt, atyre që pasi u torturuan, migruan, mandej luftuan
dhe qëndruan, dhe pas të gjitha këtyre vuajtjeve, s'ka dyshim se Zoti
142
yt atyre do t'ua falë dhe do t'i mëshirojë (Ai është që fal, është
mëshirues).
111. (Përkujto) Ditën që vjen kur secili njeri do të përpiqet për
vetveten dhe secilit njeri do t'i plotësohet ajo që e meriton, e nuk u
bëhet padrejtë.
112. All-llahu sjell si shembull një fshat (vendbanim) që ishte i
sigurt dhe i qetë, të cilit i vinte furnizimi nga të gjitha anët me
bollëk, kurse ata (banorët) i përbuzën të mirat e All-llahut. Atëherë
All-llahu, për shkak të sjelljes së tyre, ua veshi petkun (ua ngjeshi)
e urisë dhe të frikës.
113. Atyre u pat ardhur i dërguari nga mesi i tyre, e ata e
përgënjeshtruan atë, andaj i kapi dënimi që ishin zullumqarë.
114. E ju (besimtarë), hani, pra, nga të mirat që ua dha All-llahu, të
lejuara e të pastra, jini mirënjohës për dhuntitë e All-llahut, nëse
jeni të sinqertë në adhurim vetëm ndaj Tij.
115. Ai ua ndaloi juve vetëm cofëtinën, gjakun, mishin e derrit dhe atë
që theret jo në emër të All-llahut. E kush detyrohet (t'i hajë) duke
mos qenë dhunues dhe duke mos e teruar (në ngrënie), All-llahu fal dhe
është mëshirues.
116. Mos i thoni asaj rrenës së gjuhve tuaja: "Kjo është hallall e kjo
është haram" e të shpifni ndaj All-llahut rrenën. Vërtet, ata që
shpifin rrenën ndaj All-llahut, nuk kanë shpëtim.
117. Kanë një përjetim të vogël (në këtë jetë), e do të kenë dënim të
padurueshëm.
118. E atyre që ishin jehudi (çifutë) u patëm ndaluar atë që të kemi
treguar më parë, po Ne nuk u bëmë padrejtë atyre, por ata vetvetes i
patën bërë padrejtë.
119. Pastaj Zoti yt për ata që nga mosdija bënë punë të këqija, e
pastaj u penduan dhe bënë mirë, s'ka dyshim se Zoti yt është që shumë
fal dhe shumë mëshiron.
120. Vërtet, Ibrahimi ka qenë shembëlltyrë e të mirave, adhurues i Allllahut,
besimtarë i drejtë dhe nuk a qenë nga idhujtarët.
121. Falënderues për të mirat e Tij. Ai (All-llahu) e zgjodhi atë (për
pejgamber) dhe e udhëzoi në rrugën e drejtë.
122. Atë Ne e pajisëm me të mira në këtë botë, e në botën tjetër ai
është me më të mirët.
123. Pastaj, ty të shpallëm: "Ndiqe fenë e drejtë të Ibrahimit, se ai
nuk ka qenë nga idhujtarët (as jehudi as i krishter).
124. E shtunja (festimi ose belaja e saj) u është përcaktuar vetëm
atyre që u kundërshtuan rreth saj. E Zoti yt do të gjykojë mes tyre në
ditën e gjykimit për atë që ata kundërshtoheshin.
125. Ti (Muhammed) thirr për në rrugën e Zotit tënd me urtësi e
këshillë të mirë dhe polemizo me ata (kundërshtarët) me atë mënyrë që
është më e mira. Zoti yt është Ai që e di më së miri atë që është
larguar nga rruga e Tij dhe Ai di më së miri për të udhëzuarit.
126. Në qoftë se doni të merrni hak, atëherë ndëshkoni në atë masë sa
jeni ndëshkuar ju; e nëse duroni pa dyshim ai është më i mirë për ata
që durojnë.
143
127. Pra, të jesh i durueshëm! Durimi yt është vetëm me ndihmën e Allllahut.
Ti mos u pikëllo për ata, as mos u brengos për dredhitë që
bëjnë ata!
128. S'ka dyshim se All-llahu është me ata që janë të devotshëm (që
ruhen prej të këqijave) dhe me ata që janë bamirës.

No comments:

Post a Comment