SURA 31. LUKMAN
Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit
1. Elif, Lamë, Mimë.
2. Ato janë ajetet të librit me plot urtësi të përsosur.
3. E që janë udhëzim e mëshirë për ata që janë punëmirë.
4. Të cilët rregullisht e falin namazin dhe japin zeqatin dhe ata, e mu
ata janë të plotbindur për botën tjetër (Ahiretin).
5. Të tillët janë të udhëzuar në një rrugë të qartë prej Zotit të vet
dhe janë fatlumë.
6. Po ka nga njerëzit që blenë tregime boshe e më qëllim që t'i
largojnë njerëzit prej rrugës së All-llahut pa pasur kurrfarë fakti dhe
për t'i marrë ato (ajetet e) All-llahut si tallje. Për ta me siguri
është përgaditur dënim i turpshëm.
219
7. E kur i lexohen atij ajetet Tona, ai kthehet kryelartë dhe bëhet
sikur nuk i ka dëgjuar ato, bëhet sikur në veshët e tij ka shurdhim të
rëndë, pra, ti përgëzoje atë më një dënim të dhëmbshëm.
8. E ata që besuan dhe bënë vepra të mira, për ata janë Xhennetet e
begatshme,
9. që në to janë përgjithmonë. Premtimi i All-llahut i prerë, e Ai
është i gjithfuqishmi, i urti.
10. Ai i krijoi qiejt pa shtylla, sikurse po i shihni e në tokë vendosi
kodra të rënda që të mos luajë vendi bashkë me ju e nëpër të shpërndau
nga të gjitha gjallesat, dhe nga qielli Ne kemi lëshuar shi e kemi bërë
të mbijnë në të nga të gjitha llojet më të dobishme.
11. Kjo është vepër e krijimit të All-llahut, e me tregoni pra mua se
ç'krijuan ata të tjerët pos Tij. Jo, asgjë, pra, idhujtarët janë në një
humbje të pafund.
12. Ne i patëm dhënë Llukmanit mençuri të përsosur (e i thamë): Të
falënderosh All-llahun, e kush falënderon, e mira e atij falënderimi i
takon atij, e kush refuzon (edhe ai e ka për vete), në të vërtetë, Allllahu
nuk ka nevojë (për falënderimin e tij) pse Ai vetë është i
lavdishëm.
13. (përkujtoju popullit tënd) Kur Llukmani duke e këshilluar, birit të
vet i tha: "O djali im, mos i përshkruaj All-llahut shok, sepse
idhujtaria është padrejtësi më e madhe!"
14. Ne njeriun e kemi urdhëruar për (sjellje të mira ndaj) prindërit të
vet, sepse nëna e vet atë e barti me mund pas mundi dhe pas dy viteve
ia ndau gjinin. (e porositëm) Të jeshë mirënjohës ndaj Meje dhe ndaj dy
prindërve tu, pse vetëm tek Unë është kthimi juaj.
15. E nëse ata të dy tentojnë që ti të më përshkruash Mua shok, për çka
ti nuk ke kurrfarë fakti, atëherë mos i respekto ata, po në çështjet e
jetës së kësaj bote të keshë mirëkuptim ndaj tyre, e ti ndiqe rrugën e
atij që është i kthyer kah Unë, mandej kthimi juaj është tek Unë, e Unë
do t'ju njoftoj për atë që keni punuar.
16. O djali im, s'ka dyshim se edhe ajo (vepra) peshon sa kokrra e
lirit, e të jetë e fshehur në rrasë guri, ose në qiej apo në tokë, Allllahu
do ta sjellë atë, se All-llahu është i butë dhe hollësisht i
informuar.
17. O djali im, fale namazin, urdhëro për punë të mira, e ndalo nga të
këqiat, përballo me durim çdo gjë që të godet, vërtet, këto janë nga
çështjet më të preferuara.
18. Dhe mos shtrembëro fytyrën tënde prej njerëzve, mos ec nëpër tokë
kryelartë, se All-llahu nuk e do asnjë mendjemadh e që shumë
lavdërohet.
19. Të jesh i matur në ecjen tënde, ule zërin tënd, se zëri më i egër
është zëri i gomarit.
20. A nuk e dini j se All-llahu nënshtroi për të mirën tuaj çka në qiej
e çka në tokë dhe plotësoi ndaj jush të mirat e Tij të dukshme e të
fshehta, e megjithatë prej njerëzve ka që polemizojnë çështjen e Allllahut
duke mos pasur as dituri, duke mos qenë i udhëzuar dhe duke mos
pasur libër të ndritshëm.
220
21. Dhe kur atyre u thuhet: "Pasoni atë që e shpall All-llahu" ata
thonë: "Jo, ne ndjekim atë që gjetëm te prindërit tanë!" E edhe sikur
djalli t'i kishte thirrur ata në dënimin e zjarrtë!
22. E kush ia dorëzon veten All-llahut duke qenë edhe punëmirë, ai
është kapur për lidhjen më të sigurt dhe vetëm tek All-llahu është
përfundimi i çështjeve.
23. Ty mos të brengos mosbesimi i atij që nuk beson, kthimi i tyre
është vetëm tek Ne, e për atë që vepruan, Ne do t'u tregojmë. All-llahu
vërtet është i dijshëm për atë që mbajnë në zemra.
24. Ne u japim të jetojnë pak (në këtë botë), e pastaj i shtrëngojmë
ata me një dënim të rëndë.
25. Nëse ti i pyet ata: Kush krijoi qiejt e tokën? Me siguri do të
thonë: "All-llahu!" Thuaj: "All-llahut i qoftë lavdërimi!" Por shumica
e tyre nuk dinë.
26. Vetëm të All-llahut janë të gjitha që gjenden në qiej e në tokë;
All-llahu është Ai që s'ka nevojë dhe është i lavdishëm.
27. Sikur të gjithë drutë në tokë të jenë lapsa dhe sikur detit t'i
shtohen edhe shtatë dete (e të jenë me ngjyrë), nuk do të mbaroni
fjalët e All-llahut (do të shterroheshin detet, do të soseshin lapsat,
e jo mrekullitë e Zotit). All-llahu është ngadhënjyesi i urtë.
28. Krijimi dhe ringjallja juaj nuk është më e rëndë se krijimi i një
qenieje (një njeriu); vërtet, All-llahu është që i dëgjon e i sheh
veprat e njerëzve.
29. A nuk e di se All-llahu e fut (errësirën) natën në ditë dhe e fut
(dritën) ditën në natë, dhe Ai i nënshtroi Diellin e Hënën (të lindin e
të përendojnë) dhe secili rrjedh (noton) deri në një afat të caktuar
dhe se All-llahu hollësisht është i njohur për atë që veproni.
30. Kjo (dokumenton) se All-llahu është Ai (Zoti) i vërtetë, dhe se ajo
që ata adhurojnë pos Tij është gënjeshtër, e All-llahu është Ai i
larti, i madhi.
31. A nuk e sheh se anijet lundrojnë në saje të mirësisë së All-llahut,
e për t'ju treguar juve madhërinë e Tij. Vërtet, edhe në këtë ka
argument për secilin që është shumë i durueshëm dhe shumë mirënjohës.
32. E kur i mbulon ata ndonjë valë si reja, i drejtohen All-llahut
sinqerisht me besim vetëm ndaj Tij, e kur i shpëton ata e dalin në
tokë, ka disa prej tyre që i mbesin besimit të drejtë, e faktet Tona
nuk i refuzon kush pos të pabesit dhe përbuzësit.
33. O ju njerëz, kini kujdes ndaj Zotit tuaj dhe kini frikë ditës kur
prindi nuk mund t'i bëjë dobi fëmijës së vet, e as fëmija nuk mund t'i
bëjë dobi asnjë send prindit të vet. Premtimi i All-llahut (për thevab
ose azab) është e sigurt, pra të mos ju mashrojë jeta e kësaj bote dhe
të mos ju mashrojë ndajë All-llahut djalli mashtrues.
34. S'ka dyshim se vetëm All-llahu e di kur do të ndodhë kijameti, Ai e
di kur e lëshon shiun. Ai e di se çka në mitra (të nënave), nuk e di
kush pos Tij se çka do t'i ndodhë (çka do të punojë) nesër, dhe askush
nuk e di, pos Tij, se në ç'vend (ose kohë) do të vdesë. All-llahu është
më i dijshmi, më i njohuri.
No comments:
Post a Comment