SURA 43. ZUHRUF
Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit
1. Há, Mimë.
2. Pasha librin (Kur'anin) sqarues!
3. S'ka dyshim se Ne e bëmë atë Kur'an arabisht, në mënyrë që ju ta
kuptoni.
4. Dhe se në librin amzë (Levhi Mahfudh) te Ne, gëzon famë të lartë dhe
është plot urtësi.
5. A thua Ne ta lëmë këshillimin ndaj ju e t'ju braktisim, pse ju jeni
popull i shfrenuar?
6. E, sa pejgamberë kemi dërguar te popujt e lashtë?!
7. Dhe nuk u erdhi atyre asnjë pejgamber, e të mos tallen me të.
8. Andaj, Ne i zhdukëm ata që ishin më të fuqishëm se këta dhe
shembulli i atyre të mëparshmive është përmendur më parë (në Kur'an).
9. Nëse ti i pyet ata: "Kush i krijoi qiejt e tokën?" Me siguri do të
thonë: "Ato i krijoi i gjithfuqishmi, i dijshmi!"
10. Ai që tokën e bëri djep për ju dhe mundësoi të keni rrugë nëpër të,
e të mund të orientoheni (për qëllimet tuaja).
11. Dhe Ai që lëshon nga qielli ujë (shi) me masë. Ne i japim me të
jetë një vendi të vdekur. Ja, kështu edhe ju do të nxirreni (të gjallë
nga varrezat);
12. Dhe Ai që krijoi të gjitha llojet (çiftet) dhe ju mundësoi të
udhëtoni hypur në anije ose në kafshë.
13. Të uleni mbi to dhe atëherë, pasi të jeni vendosur mbi to, ta
përkujtoni të mirën që u dha Zoti juaj e të thoni: "Falënderuar qoftë
Ai që i nënshtroi këto për neve, sepse ne nuk do të kishim mundësi ta
bënim këtë.
14. Dhe ne me siguri do të kthehemi te Zoti ynë!"
15. Megjithatë (pranuan se Zoti është i vetmi krijues), ata i
përshkruan Atij pjesë (fëmijë) nga robërit e Tij. Njeriu i tillë
njëmend është mohues i hapët.
16. A mos Ai nga ato që krijoi, për vete përcaktoi vajza, kurse juve u
dalloi me djem?
17. E kur ndonjëri prej jush lajmërohet me (lindje të vajzës) atë që ia
pat përshkruar Zotit shembull, fytyra e tij, nxihet dhe i zihet fryma.
18. A, atë që rritet me stoli, e në dialog është i paqartë (ia
përshkruajnë Zotit)?
19. Edhe engjëjt që janë adhurues të Zotit i quajnë femra? A prezentuan
ata krijimin e tyre (melekëve)? Dëshmia e tyre do të regjistrohet dhe
ata do të merren në pyetje.
20. Ata pastaj thanë: "Sikur të kishte dashur All-llahu, ne nuk do t'i
adhuronim ata (as idhujt e as melaiket). Ata nuk kanë për këtë (që
thonë) ndonjë fakt, ata vetëm gënjejnë".
265
21. A mos u kemi dhënë ndonjë libër para tij (para Kur'anit),e ata i
përmbahen atij?
22. Jo, por ata thanë: "Ne i kemi gjetur të parët tanë në këtë fé dhe
vazhdojmë gjurmëve të tyre".
23. Ja pra, Ne nuk kemi dërguar para teje pejgamber në ndonjë
vendbanim, që të mos i ketë thënë paria e begatshme e tij: "Ne i gjetëm
të parët tanë në këtë fé dhe ne jemi të orientuar gjurmëve të tyre".
24. Ai tha: "A edhe nëse ju kam sjell rrugë më të mirë nga ajo që i
gjetët të parët tuaj?" Ata thanë: "Ne nuk i besojmë asaj me çka ju jeni
dërguar!"
25. Atëherë Ne ndërmorëm ndëshkime kundër tyre, e shih si ishte
përfundimi i gënjeshtarëve.
26. (Përkujto, o i dërguar) Kur Ibrahimi babait të vet dhe popullit të
tij i tha: "Unë jam i larguar prej asaj që adhuroni ju,
27. përveç Atij që më krijoi, dhe që Ai do të më drejtojë!"
28. Dhe ai (Ibrahimi) e la të përjetshme atë fjalë (besimin në një Zot)
ndër pasardhësit e vet me shpresë që ata të kthehen prej rrugës së
gabuar në rrugën e drejtë.
29. Por, Unë u dhashë mundësi këtyre dhe të parëve të tyre të kënaqen
derisa nuk u erdhi e vërteta dhe i dërguari me fakte.
30. Po, kur u erdhi atyre e vërteta, ata thanë: "Kjo është magji dhe se
ne kësaj nuk i besojmë!"
31. Pastaj thanë: "Përse të mos i ketë zbritur ky Kur'an një njeriu të
madh nga dy qytete?"
32. A thua ata e përcaktojnë mëshirën (pejgamberllëkun) e Zotit tënd?
Ne kemi përcaktuar ndër ta gjendjen e jetës në këtë botë; Ne kemi
dalluar disa në shkallë më të lartë se të tjerët, që të shfrytëzojnë
njëri-tjetrin për shërbime. E mëshira (caktimi për pejgamber) e Zotit
tënd është shumë më e dobishme se ajo që ata grumbullojnë.
33. E sikur të mos ishte që njerëzit (do të lakmonin) të jenë të një
feje (jobesimtarë), Ne atyre që nuk e besojnë Zotin do t'ua bënim
pullazet e shtëpive të tyre nga argjendi si dhe shkallët nga argjendi,
mbi të cilat ata do të ngriteshin.
34. E edhe dyert e shtëpive të tyre nga argjendi edhe kolltukët, mbi të
cilët do të mbështeteshin.
35. Edhe stoli të ndryshme (ari etj.). E, të gjitha këto nuk janë gjë
tjetër pos kënaqësi e jetës së kësaj bote, kurse bota e ardhshme te
Zoti është për besimtarët e ruajtur.
36. Kush mbyll sytë para këshillave të Zotit, atij ia shoqërojmë një
djall që nuk i ndahet kurrë.
37. E ata (djajt) do t'i shmangin nga rruga e drejtë, kurse
(jobesimtarët) mendojnë se janë duke i udhëzuar.
38. E kur të vijë ai (jobesimtari) para Nesh, do të thotë: "Ah, të
kishim qenë larg mes vete sa lindja me perëndimin; sa shok i keq je
ti!"
39. Dhe sot, për shkak se ishit zullumqarë, shoqërimi juaj nuk do t'ju
bëjë dobi në vuajtjet tuaja.
266
40. A mos ti do ta bësh të dëgjojë i shurdhëti, ose ta drejtosh të
verbërin, apo atë që është zhytur në humbje të thellë?
41. E, nëse të tërheqim ty (të marrim jetën ose të shpërngulim), Ne
patjetër do t'u hakmirremi atyre.
42. Ose, mund të bëjmë që ti ta shohësh atë që ne u premtuam (dënimin),
ngase Ne kemi fuqi kundër tyre.
43. Andaj, ti përmbaju asaj që po të shpallet, e s'ka dyshim se ti je
në rrugë të drejtë.
44. Dhe se ajo (shpallja) është lëvdatë e madhe për ty dhe për popullin
tënd dhe për këtë (lëvdatë) më vonë do të përgjigjeni.
45. E ti, pra, pyeti ata të dërguarit që i dërguam para teje, a kemi
lejuar që në vend të All-llahut të adhurohen zota të tjerë?
46. Ne e patëm dërguar Musain me argumentet tona te faraoni dhe rrethi
i tij, e ai tha: "Unë jam i dërguari i Zotit të gjithësisë!"
47. E kur u solli ai argumentet Tona, ata u tallën me to.
48. Dhe Ne nuk u treguam asnjë mrekulli (ndëshkuese) që nuk ishin më të
mëdha se njëra-tjetra dhe ashtu i ndëshkuam në mënyrë që të tërhiqeshin
nga rruga që praktikonin.
49. De ata thanë: "O ti magjistar, lute për ne Zotin tënd sipas besës
që të ka dhënë (të na largojë dënimin) se ne po besojmë!"
50. E kur ua hoqëm atyre dënimin, qe, ata e thyen besën.
51. Ndërsa, faraoni thirri popullin e vet e tha: "O popull imi, a nuk
është imi pushteti i Egjiptit (i Misirit) dhe i këtyre lumenjve që
rrjedhin nën pallatin tim, a nuk po shihni?"
52. Pra, unë jam më i mirë se ky qyqar që mëzi flet!
53. Përse nuk i janë vënë atij bylyzykë nga ari, ose të kenë ardhur
bashkë me të engjëjt shoqërues?
54. Dhe ashtu ai e frikësoi popullin e vet, e ata e respektuan, por ata
ishin vërtet popull i shkatërruar.
55. Kur ata nxitën hidhërimin Tonë, Ne iu hakmorëm atyre dhe i
përmbytëm të gjithë.
56. Dhe i bëmë ata shembull e përvojë për të tjerët.
57. Kur iu përmend popullit tënd si shembull biri i Merjemes, ata
brohoritën.
58. Dhe thanë: "A janë më të mirë zotat tanë apo ai?" Ata nuk të thanë
atë, vetëm si polemikë, por ata janë njerëz ngatrrestarë.
59. Ai (Isai) ka qenë vetëm një rob, të cilin e bëmë pejgamber dhe e
bëmë shembull të jashtëzakonshëm si përvojë për beni israilët.
60. Po sikur të duam Ne, do të bënim prej jush engjëj që do t'ju
zëvendësonin në tokë.
61. E ai (Isai) është parashenjë e momentit (e kijametit), pra kurrsesi
mos dyshoni në të (në katastrofë) dhe eni pas meje kjo është rrugë e
drejtë.
62. E të mos u pengojë djalli, se ai për ju është armik i hapët.
267
63. Po kur Isai erdhi me argumente tha: "Erdha te ju me pejgamberllëk
dhe erdha t'ju sqaroj atë pjesë që e kundërshtonit, pra kini frikë Allllahun
dhe më respektoni mua!
64. S'ka dyshim, All-llahu është Ai Zoti im dhe Zoti juaj, andaj Atë
adhuronie! Kjo është rrugë e drejtë!"
65. Dhe grupet u përçanë mes vete, e të mjerët ata që janë zullumqarë
nga dënimi i ditës së dhembshme.
66. Nuk presim tjetër ato (grupe) përveç katastrofës t'u vijë befas
duke mos e hetuar fare.
67. Atë ditë shokët e ngushtë do të jenë armiq të njeri-tjetrit, përveç
atyre që ishin të sinqertë në miqësi.
68. (Atyre besimtarëve, që ishin shoqëruar për hir të Zotit, u thuhet):
"O adhuruesit e Mi, sot nuk ka as frikë për ju, e as që do të jeni të
pikëlluar!"
69. (Robërit e Mi) të cilët besuan argumentet Tona dhe ishin myslimanë.
70. Hyni në Xhennet, ju she gratë tuaja, të gëzuar!
71. Atyre u shërbejnë me enë e gastare nga ari, aty do të kenë çka t'u
dëshirojnë shpirti dhe t'u kënaqet syri. Ju do të jeni aty
përgjithmonë.
72. E ky është Xhenneti që u është dhënë për atë që keni punar.
73. Aty keni shumë pemë prej të cilave do të hani.
74. Ndërkaq, kriminelët janë në vuajtje të përjetshme të Xhehennemit.
75. Atyre as nuk u lehtësohet (vuajtja) dhe aty janë të dëshpruar.
76. Ne nuk u bëmë atyre padrejtësi, por ata vetë kanë qenë horra.
77. Dhe ata thërrasin: "O malik, le të na e marrë shpirtin Zoti yt!" ai
thotë: "Ju do të jeni aty përgjithmonë!"
78. Ne u patëm sjellë të vërtetën, por shumica prej jush ishit urrejtës
të së vërtetës.
79. A mos vëndosët për ndonjë çështje (grackë kundër Muhammedit), por
edhe Ne kemi vendosur (ta ndihmojmë).
80. A mendojnë se Ne nuk dëgjojmë ndjenjën e fshehtë të tyre dhe
bisedën mes tyre? Po, e dëgjojmë dhe të dërguarit tonë (engjëjt
përcjellës) që janë pranë tyre, shkruajnë.
81. Thuaj: "Sikur Mëshiruesi (All-llahu) të kishte fëmijë, unë do të
jem i pari adhurues (pse unë e di më së miri se ajo është gënjeshtër)!"
82. Larg asaj është Zoti i qiejve e i tokës, Zoti i Arshit, nga ajo që
ata i përshkruajnë.
83. Po ti, lëri ata të zhyten edhe më thellë dhe të argëtohen derisa të
arrijnë në ditën që u është përcaktuar.
84. Ai është që në qiell është All-llah dhe në tokë All-llah, Ai është
i urti, i dijshmi.
85. I lartësuar qoftë Ai, që vetëm i tij është sundimi i qiejve e i
tokës dhe çka ka ndërmjet tyre dhe vetëm Ai di për momentin e kijametit
dhe te Ai ktheheni.
268
86. Ata që i adhuruan pos Tij, nuk mund të ndërmjetësojnë (të bëjnë
shefaat), përveç kush dëshmoi të vërtetën, e ata e dinë.
87. Po nëse ti i pyet: Kush i krijoi ata, me siguri do të thonë: "Allllahu!"
E si pra, i kthejnë shpinën?
88. (Zoti e di) Edhe thënien e tij (të Muhammedit): "O Zoti im, këta
janë një popull që nuk beson!"
89. (E, Zoti iu përgjegj): Hiqu tyre pra, dhe thuaj: "Qofshin
braktisur, e më vonë do ta kuptojnë!"
No comments:
Post a Comment