Saturday, 28 May 2011

SURA 98. BEJJINE

SURA 98. BEJJINE
Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit
1. Ata nga ithtarët e librit dhe idhujtarët, të cilët nuk besuan, nuk
iu ndanë (besimit të tyre) derisa atyre u erdhi argumenti i qartë,
2. I dërguari prej All-llahut, që lexon fletë të pastra,
3. Në të cilat ka vetëm dispozita të drejta.
340
4. Dhe ata të cilëve u është dhënë libri, nuk u ndanë vetëm pasi që u
erdhi argumenti.
5. E duke qenë se ata nuk ishin të urdhëruar me tjetër, pos që ta
adhuronin All-llahun me një adhurim të sinqertë ndaj Tij, që të
largohen prej çdo besimi të kotë, ta falin namazin, të japin zeqatin,
se ajo është feja e drejtë.
6. S'ka dyshim se ata, të cilët nuk besuan nga ithtarët e librit dhe
nga idhujtarët, do të jenë në zjarrin e Xhehennemit, aty do të jenë
përgjithmonë. Të tillët janë krijesa më e dëmshme.
7. Ndërsa, ata që besuan dhe bënë vepra të mira, të tillët janë krijesa
më e dobishme.
8. Shpërblimi për ta te Zoti i tyre janë: vendet ne Xhennete nëpër të
cilët burojnë lumenj, e aty janë përgjithmonë, pakëputur. All-llahu
është i kënaqur ndaj tyre, e edhe ata të kënaqur prej Tij. E ky është
për atë, që i ka pasur dronë Zotit të vet.

No comments:

Post a Comment